
Sot në 60-vjetorin e lindjes, për një tip si Gjergj Luca, është postulat thënia e Aleksandrit të Madh, se “Nuk ka asgjë të pamundur për atë që përpiqet”.
Në gjashtë dekada sfida, ka dalë nga një betejë dhe hyrë në një tjetër, për të nënshtruar të pamundurën dhe shkruar emrin e tij, në vepra të cilat janë shprehja e ideve novatore dhe guximit të sipërmarrjes. Gjergji ka lënë vitet të bëjnë punë e tyre, dhe ai të ketë mendjen e vet, për të qenë çdo ditë e më i pranishëm atje ku e thërret zemra dhe e ngas shpirti.
Dhe, dhe mos gaboni t’u shkojë në mendje, ta shihni atë duke shuar 60 qirinjtë, ngase, ka dynjanë për t’i vënë “zjarrin”, me pasionin e tij shpërthyes, për të qenë aty ku do dhe duhet, me zë e me figurë, vetë ai, Gjergj Luca, me ose pa dakordësinë e atyre që janë kundër dhe atyre që mendojnë ndryshe.
Nuk ka si ai në mënyrën se si prezantohet, se si i bën gjërat, se si është shndërruar në një fenomen të rrjeteve sociale, se si vihet i vetëm përballë atyre, që po kaq sa e urrejnë edhe e duan, e ca të tjerëve që në bishtnimet e përballjes, kanë një mundësi për ta sulmuar dhe akuzuar.
Cili është ai që nuk e ka parë dhe ndjekur Gjergj Lucën, në Facebook, Instagram, Tik Tok, YouTube, në TV, Podcast, përballje publike, evente, akte humaniteti, zëshmëri qytetare, gjithkund ku betejat e debateve janë në përplasje. E kanë ndjekur me adhurim dhe lexuar më kërshëri rrugëtimin e tij plot të papritura, rrëzime dhe ringritje. Ndoshta duke e parë jo tamam, si biri i dy të mëdhenjve të artit tonë skenik, Ndrekë dhe Mimika Luca, por duke e kuptuar se si ai zgjodhi një tjetër portë për të hyrë në hodhin e famës.
Mënyra e tij impulsive, e drejtpërdrejtë dhe e vërtetë, gjithkund dhe gjithmonë, është prezantuar si një risi dhe ka krijuar reaksion. Përpjekje për të qenë vetja shpesh ka patur kosto për të, por ai i është kundërvënë me mosbindje dhe mosnënshtrim.
Pak prej atyre që e ndjekin, kryesisht në intensitetin e të qenit prezent të rrjetet sociale, kanë ikur nga mënyra atipike e komunikimit; pa u shastisur, pa shtrembëruar turinjtë, pa skërmitur dhëmbët, pa nëmur e sharë me libër shpie, me një shqipe o kuku medet. E pse, vetëm e vetëm se ai mendon dhe vepron ndryshe. Ka një qasje atipike të denoncojë problemet dhe parashtrojë zgjidhje.
Luca, në të qenin prezent dhe reagues, sipas mënyrës së tij, kudo ku ai mendon se heshtja është një marrëveshje pajtueshmërie me përkeqësimin kërcënues të situatës, tregon se është detyrë e çdo vullneti qytetar, të mos i bindet autoritetit të së keqes, që kërkon të bëjë ligjin në dëm të secilit, edhe të shpresave që po mbajmë me shpirt nëpër dhëmbë.
Me më shumë kundër se pro, Luca i ka grahur siç di vetë ai dhe as që i ka që e ka vënë ujin në zjarr që të ndryshojë, apo ta vrasë mendjen, sepse kështu i pëlqen këtij dhe ashtu nuk i pëlqen atyre. E si mundet më origjinal dhe kokëfortësisht të na bind, se ai është malësorë, kokëshkëmb kur thotë diku Rama, i cili edhe pse e ka mik Gjergjin, qëkur ishin shokë lagjeje, sërish është i bindur se ai është Luca, në gjërat që bën dhe mënyrën se si ai i bën.
Me rëndësi te ai është të mos heshtë. Edhe kur ka dhe kur nuk ka gjë për të thënë, atij nuk i rrihet. Me doemos do sajojë diçka, që vërtetë i’a vlen, diçka që bëhet virale dhe thyen rrjetin.
Ai është i vetmi që di fuqinë e vërtetë të të qenit ndryshe. E di se të heshti dhe të shohë vetëm punët e tij, si sivëllezërit e tjerë sipërmarrës, që bëjnë namin me para, pa i futur hundët edhe më punët “e huaja”. Por atij s’pari nuk i rrihet, i hanë duart për punë dhe shpirti e thërret në vorbulla zjarri, nuk pajtohet me disa gjëra që i dhëmbin dhe ca të tjera që mund të jenë ndryshe në Shqipërinë që duam, të jeta ajo që është, por ca më shumë, ajo që meriton të jetë.
Ai është i jashtëzakonshëm dhe nuk ka kohë për të humbur për t’u marrë me gjëra të zakonshme. Kjo që ai bën, i jep kuptim përditshmërisë së tij, duke bërë “çmenduria” që e bëjnë atë personin që e ndjekin të gjithë, e urrejnë të gjithë, e shajnë të gjithë dhe të gjithë duan të jenë si ai, s’paku të kenë famën e tij, milionat që e ndjekin.
Në majën ku u ngjit Gjergj Luca, të gjithë e vumë nga një gurë, ndoshta edhe nga gurët me të cilët e qëlluam.
hahaha zera te lire jemi te gjithe, bile ca komente na i censurojne te tema po do behet fjale per tu krahasuar me "zera te lire" si ky .... ze i lire o tema qe ta dish ti jane ata qe burgosen neper sisteme qe nje pakice ushtron ndeshkim dhe frike te popullatat, ze i lire eshte ai qe ne kte vendin tone shtetin tone i nxjerr ca krime ne media , jo vrasje se ato i kane inat po ua nxorre, po krim ekonomike psh perdhunimet etj etj sa per te kte ky ha leket tona sepse ha leket e politikaneve dhe leket e politikaneve jane leket tona. kutpove ti?
Nuk di ku e gjete fjalinë "ky ha lekët tona" !. Gjergj Luca nuk ka marrë asnjë tender publik nga qeveria. Ka një biznes, të tërin iniciativë, punë, vullnet dhe disilinë personale. Ç'lekë të paska marrë ty ? Për peshkun që ai zë në det, mos e ushqen ti ? Dil dhe ti peshkopi, ndërto, investo po deshe. Kush të ka ndaluar ? Por ti, mëso duket je mësuar me qofte babai dhe dembelizmi të ushqen urrejtje dhe xhelozi për të aftët, punëtorët e investitorët e guximshëm.
Ekzakt Fatmir ,por kujt u flete ,ca dembeleve inatcinj te pafate skllever me mentalitetin koperativist
@Fatmir Fare, asnje tender, vetem “icik ekskluzivitet” per kapjen e peshkut ton per 10 vite ne ujrat shqiptare dhe “icik dhjetera hektare toka dhe godina shteterore” me 1 euro!
I kerkove ti e s'ta dhane ekskluzivitetin?! Kush tjeter e kerkoi? Bota keshtu funksionon... Kush ka ide, kush ka iniciative, kush leviz kembet e arrin para te tjereve... behet i vlefshem edhe per shoqerine, hap vende pune, krijon mireqenie,edhe duke marre te drejta... ekskluzivitete.Mos doje te te vinte japonezi, e te ta merte te drejten e peshkimit, sic ka bere ne gjysmen e rruzullit?! Ty, greku ta ka mare psh... te drejten e kosit... po po, ne gjithe boten, kosit te bardhe i thone "kos grek". Cajit te malit, i thone "caj grek" dhe ne "Amazon" mund ta blesh me 250 € kg. Jeni ne gjume, "ne autobus" sic thoshte Fadil Hasa.
@ilir! Une kam 20 vjet qe kerkoj pronat e te pareve te mij e ma mohojne kete te drejte, me dokumenta e tapi qe te 1930, jo me te me japin “eksluzivitetet”! Lere “gjumin e autobuzin” po rri shtrember e fol drejte, pa e dijme shume mire, e di dhe ti shume mire se si funksionojne “idete dhe iniciativat” ne kete vend! Te sfidoj te me tregosh qofte edhe nje link apo dokument qe tregon qe Luca e fitoi ekskluzivitetin mbi nje proces transparent dhe te barabarte mes shume aplikimesh!
Ka Mar leket e ministris se krifses o ...
Dhe finanncimet e krifses ky dhe duka
Trafikanti Gjergj Luca, do furnizojë me ushqim 2 kampet e refugjatëve në Shëngjin e Gjadër. Mediat italiane, publikuan këto ditë materiale, lidhur me faktin që krye trafikanti shqiptar Gjergj Luca, ka hapur restorantin “Tratoria Meloni” në Shëngjin, brenda zonës ku është ngritur qendra e pritjes së refugjatëve afrikanë që do na sjellë Italia. Në këtë kronikë, mediat jashtë ndikimit të Melonit thanë: - Një restorant i mbushur me foto që portretizojnë kreyministren tonë. Një zot shtëpie (Gjergj Luca), që tregon admirimin për Giorgia-n. Por vjen kurioziteti, për të zbuluar më shumë lidhur me emrin e pronarit të restorantit ‘Tratoria Meloni”. Duke iu referuar denoncimeve nga “Pamfleti”, mediat atje i prezantuan publikut italian dhe i kujtuan kryeministres Giorgia Meloni, se Gjergj Luca që ka vënë emrin e saj te restorantit i tij në Shëngjin, është shefi i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafikun e drogës, kontrabandës e pastrimit të parave. Po kështu, përveçse si trafikant i skeduar dhe nga EUROPOL, DEA e Anti-Trafiku i Shqipërisë, Gjergj Luca është i lidhur ngushtë në veprimtari private anti-ligjore me kryeministrin Edi Rama. Ky, nëpërmjet vendimeve klinteliste të qeverisë të firmosura prej tij, i ka dhuruar trafikantit Gjergj Luca, dhjetëra pasuri shtetërore, lincenca, koncesione e fonde nga buxheti shtetit dhe e lejon të mos paguaj taksa, të bëjë kontrabandë dhe pastrojë të ardhurat e trafikut të drogës në biznese peshkimi e restorante, siç është dhe restoranti ‘Tratoria Meloni” në Shëngjin. Po pse e hapi krye trafikanti Gjergj Luca, restorantin ‘Tratoria Meloni” në Shëngjin? Në informacionin që ka “Pamfleti”, thuhet se kryeministri Edi Rama, nëpërmjet kryeministres italiane Giorgia Meloni, i ka siguruar Gjergj Lucës, të drejtën e furnizmit dhe trajtimit me ushqim, të refugjatëve e trupës së shërbimit në qendrën e pritjes në Shëngjin dhe kampin e refugjatëve në Gjadër të Lezhës. Në marrëveshje, thuhet se trajtimin e refugjatëve e ka detyrim Qeveria Italiane me kompani private që i cakton ajo; por Edi Rama, duke shfrytëzuar miqësinë me Giorgia Melonin, ka futur në lojë mikun trafikant Gjergj Luca, duke i dhënë biznesin e furnizimit ushqimor në kampe. Kompania “Rozafa” e Gjergj Lucës, është pajisur brenda ditës së martë, me certifikim nga Ministria e Bujqësi- Ushqimit dhe AKU për Sigurinë Ushqimore, sipas certifikatës “ISO 22000”, kur firma e tij nuk e ka këtë certifikim ndërkombëtar për sigurinë e cilësinë ushqimore. Në shpërblim të kësaj mundësie biznesi miliona Euro, me trajtimin ushqimor te dy kampet e refugjatëve, trafikanti Gjergj Luca ka hapur restorantin “Tratoria Meloni” në Shëngjin, të mbushur me fotografi, vizatime portretesh e paralla elozhesh për kryeministren Giorgia Meloni. Nuk e dimë, nëse kryeministrja Giorgia Meloni e quan “nderim” vendosjen emrit të saj, restorantit të një krye trafikanti, por mos reagimi e madje dhënia e një shërbimi që lidhet me sigurinë e jetës, tregojnë se asaj i pëlqen kjo lajkë e shpërblim publik prej tij. Ndoshta nuk e ka ditur, që pronari Gjergj Luca i restorantit me emrin e saj në Shëngjin, është me dosje si bosi i një klani trafiku ndërkombëtar droge edhe në Itali. Tani që Giorgia Meloni e mësoi nga mediat italiane me referencë nga “Pamfleti”; e di ajo se cfarë qëndrimi do mbajë, por duhet të ketë parasysh, rrezikun se trafikanti Gjergj Luca, bashkë me ushqimin mund të çojë dhe drogë në kampet e refugjatëve e mund të nxjerrë nga kampet e të trafikojë dhe refugjatë drejt vendeve të BE./ Pamfleti. 29 GUSHT 2024, 08:26
Pamfleti natyrisht për të gjitha shpifjet është në gjyq me Lucen. Shpifje si puna e 5 anijeve japoneze të dhuruara Ministrisë së Bujqësisë dhe kjo e fundit ja paska dhënë Rozafës. Anijet nuk jane si makinat qe jane disa qindra mijera dhe nuk gjenden. Pyesni ambasaden japoneze nese ka,sjelle ndonje here anije ( ose edhe varka te vogla) ne Shqiperi per ministrine apo per ndonje privat dhe zbuloni genjeshtren. Po kështu edhe fondet e përfituara nga IPARD 1.8 miliardë lekë ( të reja apo të vjetra). Pyesni OLAF ose Delegacionin e BE ne Tirane nese rezulton emri i Luces ose ndonje perfaqesuesi te firmes se tij ne listat e perfituesve me te drejte ose pa te drejte nga IPARD. Kam frikë se do ti djegë fort Pamfletit dëmshpërblimi për shpifje.
Pamfleti natyrisht për të gjitha shpifjet është në gjyq me Lucen. Shpifje si puna e 5 anijeve japoneze të dhuruara Ministrisë së Bujqësisë dhe kjo e fundit ja paska dhënë Rozafës. Anijet nuk jane si makinat qe jane disa qindra mijera dhe nuk gjenden. Pyesni ambasaden japoneze nese ka,sjelle ndonje here anije ( ose edhe varka te vogla) ne Shqiperi per ministrine apo per ndonje privat dhe zbuloni genjeshtren. Po kështu edhe fondet e përfituara nga IPARD 1.8 miliardë lekë ( të reja apo të vjetra). Pyesni OLAF ose Delegacionin e BE ne Tirane nese rezulton emri i Luces ose ndonje perfaqesuesi te firmes se tij ne listat e perfituesve me te drejte ose pa te drejte nga IPARD. Kam frikë se do ti djegë fort Pamfletit dëmshpërblimi për shpifje.
O Pamflet, si ka mundësi që ju dini kaq shumë të zeza për këtë investitor i vetëbërë dhe USA nuk i di !!!!. Apo... i di USA dhe hesht !!!!. Mendoj se këto aludime janë marri. Unë nuk besojë alushinacionet tuaja. Ky, Gjergj Luca, n'a qënka trafikanti më i madh i drogës që e keni zbuluar ju dhe DEA nuk di gjë !!!!!... Pyyyyyyyy...... Ti o gazetar i Pamfletit je një shpifarak e shantazist i nëmun. Je një zhvatës ordiner që nëpërmjet shkrimeve të tilla, jo thjeshtë tenton të nxish suksesin dhe arritjet e një biznesmeni të vetëpërmbajtje, por e shantazhonë duke këmbyer heshtjen me euro.
E saktë. Kush do le të verifikojë Ti kërkojnë ambasadës japoneze dhe BE nëse ka sjellë anije, ose nëse Rozafa ka marrë fonde të IPARD, në rast nuk u beson autoriteteve shqiptare. Nuk besoj se Luca ka blerë Japoninë apo BE. Pamfleti është një gjobevenes me shpresë se mos del gjë nga Luca . Por kësaj radhe do të paguajë Pamfleti. Pse nuk paraqitet në gjyq? Kur ka fakte e ka të lehtë të fitojë.
O Kar,nuk merret USa me gjithe trafikantet e botes o rrote kari se ka halle te veta trafiqesh...
shiko shiko... "certifikate nderkombetare per sigurine ushqimore" thote ky ...trafikanti me larte!!!! Po kush e ka kete cert. ne Shqiperi o zoteri? c'jane keto budallice qe flisni o burr i dheut. thoni 20 here trafikanti..trafikanti... pa permenduar asnje fakt... dmth beni propogande
Ke te drejte o njish! Keta shpifin e shpifin... nga injoranca e shpirti i ZI qe kane. Osé dikush u jep nji kocke... ta lepijne si zagare qe jane.
...sa bukur e ke pershkruar te madhin Gjergj Luca. Askush nuk ka se cfare shton tek shkrimi juaj, vecse une do te hiqja ate qe thoni ju se me shuume ka kunder. Kurre, nuk jane shumica ata llapaqene qe flasin tv apo, kafeneve, shumica absolute jane ata qe e admirojne hapur e ne heshtje, sepse shpirti i Gjergjit eshte nje pafundesi miresie.
Mëse e vërtet. Shpirti i Gjergj Lurës, është det me mirësi, protagonizëm, kreativitet, guxim, vullnet, punë e dashuri. Kush shpif e përhap lajme të paqena kundër tij, ose shantazonë për përfitim pasuror, ose fluturon me presh në fundshpinë pas berihajës, ose është i pa aftë e nga inferioriteti e xhelozia, shan e mallkon njeriun e mirë.
Asgje nuk ka rendesi per publikun, pervec faktit nese ka vjedhur apo perfituar prona dhe fonde publike.
Dua dhe une te invento po se le njeri nuk ti bejne letrat etjer etjera
E ke provuar? Njeh njeri që e ka provuar dhe nuk I kanë bere letrat, etj. ?
Ja ka futur pordhes kot. Njeriu kur do vertete, nuk ben lloqe por leviz kembet e... trurin.
Gjergj LLUCA ESHTE PESHKU I MADH I JURI KIM.PO ERDHI SJO PRAPE GJERQI DO HAPE NKJE RRESTORANT ME EMRIN "jurisprudenca Kim DHE PESHKU RRAMOVICI" MOS ma FSHI KOMENTIN ..ose pranoje o pam qe s'flet NGA frika RRAMANE
Per mua Gjergj Luca eshte mirfilli qytetar,i drejtperdrejte,i vertete, i paepur. Te tille i duhen shume progresit ne Shqiperine tone
" Ze I lire " Gj. Luca , nje bubuzhel qe zjgerryhet ne koritat e E. Rames .
Ky eshte me per ti qire gruan se qeverritaret.Jane butheqirat si gjergji qe japin grua e nene per para qe mbajne hajdutet ne pushtet.
Kishte shume vete per koncesionin e tonos...po gjergjka afron nene e moter e bythe per para dhe prandaj e mori Gjergjka...
Fatmir dhe Lora! I ka falur Rama miliona m2 toke te shtetit. Nuk e dini kete? Ai eshte trafikant dhe dosja e tij eshte ne SPAK. Sot e mbron Rama, neser... Me cfare pagiheni ju te dy, bythlepiresit e Rames dhe Luces. Me Leke, me droge apo me peshk.
Shqiperia 1 €... e beri salushi.
Ky nuk e ka vetem zerinve lire! Ketij gjithshka i kushton lire! Ky merr prona me lire sesa "lire", me vetem nje euro! Ky puneson punetor ne magazine me lire se sklleverit, 3 mije leke ne muaj! Ky puneson "peshkatar ne det te thelle",5 mije leke ne muaj! Me kete "parajse" shume-dimensionale, ky pak ben propagande ne favor te Edvinit nga c'i takon te beje! Duhet me shume, me shume!...
Fatkeqësi që ju jepet dritë shtypi. një përqindjeje komentuesish që e keqpërdorojnë lirinë e fjalës dhe veçanërisht shqipen tonë të bukur she të ëmbël. z.Mero s’ka pse për hir të lirisë të fjalës të lejohen bastardë injorantë,të derdhin vrerin e tyre primitiv,në gazetën Tema.
Fatkeqësi që ju jepet dritë shtypi. një përqindjeje komentuesish që e keqpërdorojnë lirinë e fjalës dhe veçanërisht shqipen tonë të bukur she të ëmbël. z.Mero s’ka pse për hir të lirisë të fjalës të lejohen bastardë injorantë,të derdhin vrerin e tyre primitiv,në gazetën Tema.
Perpiqu zoti i nderuar Luca!