Për Udhëtarët - bashkëatdhetarët që jetojnë e punojnë jashtë!

1 Shtator 2024, 19:49Blog TEMA

Për Udhëtarët - bashkëatdhetarët që jetojnë e

Nga Lavdrim Krashi*

Faleminderit të gjithëve ju që erdhët e vizituat Shqipërinë gjatë sezonit veror! Diaspora jonë, shqiptarët në çdo vend ku jetojnë e punojnë, janë ambasadorët më të mirë të Kombit. Nuk mund të ketë asnjë dyshim se askush më shumë se ju nuk mund ta mbështesë dhe drejtojë Shqipërinë drejt ëndërrës shqiptare për tu bërë pjesë e familjes europiane, në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët që jetojnë jashtë e kanë kryer me kohë integrimin e tyre në shoqëritë e vlerave të përbashkëta demokratike.

Mirëkuptoj ata prej jush, që ashtu si unë, në sajë të shkollimit në Shqipëri e përvojës në vendin tonë amë, keni ndërtuar me sukses karrierat tuaja në vendet perëndimore e në të gjithë botën duke ndërruar faqen e “çdo të thotë të jesh Shqiptar” nëpër botë e që mendojnë se puna duhet të vazhdojë.

Mbase ende nuk kemi arritur nivelet e vendeve ku ju jetoni, por çdo vit i afrohemi perëndimit pak më tepër. Ju jeni “turistët” më besnik të Shqipërisë dhe promovuesit më vizionar të Shqipërisë turistike në vendet ku jeni taksapagues me kohë të plotë Numri në rritje i turistëve të huaj, për të cilin ju kontribuoni shumë, e provon këtë.

Shqipërinë po e bëjmë të gjithë bashkë, ne këtu dhe ju atje që vizitoni shpesh e me mall dhe kontribuoni drejtëpërdrejtë. Përvoja juaj në vende me demokraci më të hershme e zhvillim më të avancuar është e një rëndësie të jashtëzakonshme si dhe një garanci për rrugën e sigurt nëpërmjet investimeve direkte, remitancave dhe kontributeve të tjera.

Vlerësoj me shumë krenari përpjekjet për të krijuar një raport të veçantë, për ta ngritur marrëdhënien e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi në një nivel krejt tjetër. Qasja dhe vizioni i politikës në 10 vitet e fundit krijoi premisat që aq sa është folur dhe diskutuar për Diasporën dhe rolin e saj në 5 vitet e fundit krijoi rrethanat e përshtatshme për miratimin e mundësimit të votes për të gjithë qytetarët shqiptar që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, nga Anglia në Amerikë, nga Gjermania në Itali, nga Suedia në Zvicër e kudo ku ka shqiptar. Shqipëria dhe demokracia e saj do të jetë më e forte dhe e zhdërvjelltë me votën tuaj.

Shpresoj të keni pushuar mirë e të jeni çmallur me familjarë, miq e të dashur. Ju mirëpresim vitin tjetër sërish e sa here të mundeni, këtë here duke përfshirë edhe “vizitën” virtuale me vote, në Pranverë 2025.

*Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut Dibër

34 Komente

  1. E
    Evropiani nga Shqipëria

    Paska ngel për vjeshtë ky? Çfarë janë këto hartime. Paska zënë radhën e qumështit për zgjedhjet e ardhshme?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptar nga Europa

      Vijme pervit ne Shqiperi. Pushimet tona,te stermerituara pas cfilitjes gjithevjetore ketu ku punojme, duam vetem ne Shqiperi t'i kalojme. Cmallemi me familjaret, te afermit, shoket qe na kane mbetur. Mos u nxitoni te gjykoni keq e perciptas "hartimet"... vetem sepse ju NUK I NDJENI, e rrjedhimisht nuk i kuptoni. Kemi 33 vite qe vijme, sjellim e... dergojme.Ju kemi pare te vuani(edhe per buke) , te vriteni, te rrembeni armet kunder njeri-tjetrit, te shkaterroni cdo gje qe kishte sadopak lidhje me qyteterimin, edhe Fabrikat qe mund tju ushqenin, i rrafshuat!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektese

        Lavdrim Krashin e njoh nga afër. E kam njohur ketu në Angli. Është djalë i mirë. Kete shkrimin si hartim e ka bere nga zemra e mirë. Edhe ja do puna ta shkruante, por edhe e ka ndjere. Pavaresisht shkrimit, pavaresisht se kush e ka shkruar, thelbi është i vertetë. Ne vijme per pushime, shohim edhe njerezit, lejmë lekë, harxhojmë lekë, jo per ekpnominë, por per qejfin tone. Shqiperia petfiton nga qejfi jonë. Pse jo. Pavaresisht halkeve dhe parregullsive, na pelqen vendi ynë. Kemi shkuar në vende të tjera per pushime, kater ose pese familje bashke, dhe kane qenë kot. Vjen edhe vetëm në Shqipëri dhe kenaqësh. Edhe vetem te dalesh në plazh, i gjen tre veta per muhabet. Ketu nuk ka rëndësi se si e tha Lavdrimi. Mos e gjykoni si socialist. Ajo që tha është e vertetë, pavaresisht se pse e tha e qysh e tha. Ti mbaj prapë Saliun. Emigrantët Jane ashtu si tha Lavdrimi. Ne nuk na shfrytezon dot as Rama as Saliu. Ate që bëjmë e bëjmë me ndergjegje. Respekte gjithë emigrantëve, ilegalë apo me dokumenta. Nuk është heroizëm të jesh emigrant. Por të paktën vettetuam që nuk jemi popull dembel, që rri gjithe ditën kafeneve dhe vetem mendoni ku do hajë drekën. Një pjese e popullsise në Shqipëri janë kokrra e dembelit, por nuk jane shumica. Shumica punojnë sa u del kurrizi. Kohë plazhi, por shoh punetoret e ndertimit dhe fshatarët që punojnë tere ditën.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pet.

          Ne pergjigjen Tuaj shihet qarte qe nuk me jeni pjese e Jona. Nuk ju ka perjashtuar askush, por po vete perjashtoheni. "Ju kemi pare te vuani(edhe per buke) , te vriteni, te rrembeni armet kunder njeri-tjetrit, te shkaterroni cdo gje qe kishte sadopak lidhje me qyteterimin, edhe Fabrikat qe mund tju ushqenin, i rrafshuat!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar

            E kisha per ata qe nxitojne te gjykojne emigrantet, pa u lodhur t'i kuptojne e RESPEKTOJNE shpirtin, sakrificat, vuajtjet qe i bejne edhe te shkruajne "hartime".Sic ben komentuesi me siper. As mund te veteperjashtohet... ASNJE shqiptar, e aq me pak ta perjashtojne nga dheu e gjaku qe i perket.Pastaj, thelbi duhet te jete artikulli, jo komentet, le te perqendrohemi te shkrimi!

            Përgjigjjuni
      2. A
        Ao

        Brovoooo!!!! Shkrim dhe mendim i shkelqyeeeeerrrr

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuituzovi

          Shume bukur.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drini

            Falemdenrit qe na falenderove Lavdim Krashi. Ne fakt eshte nje gjest i vecant ky falenderim, se se nuk kemi degjuar me pare te thote dikush nje fjale te mire

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mati

              E o Lavdrim, te pershendes per shkrimin. Ti qe e ke provu kurbetin ne kurriz e din mire sa mall kemi ne per ate vend e sa e duam ne shqiperine.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatos Nano

                Ai shkruan si emigrant pastaj si zot shtepie ne Shqiperi. Smerret vesh se ku eshte, por retoriken e Rames e ka mesuar mire. Ushtare te tille i duhen Rames ndaj e mori nga Uk dhe e futi deputet (qe se kishte enderru kurre)

                Përgjigjjuni
              2. D
                Dibrani

                Diaspora eshte krenaria e Shqiperise ne cdo aspekt; ka kontribuar shume per Shqiperine. Me vien mire qe politika me ne fund i mundesoi te votoje dhe deputeti Krashi, nje ish emigrant i suksesshem vete ka dhene nje kontribut te madh per arritjen e votes se Diasporës.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patriot

                  Ti mire e ke or mike nga ana teorike, por nga ana praktike nuk shkone. Ate pune heroike qe kane emigrantet per 30 vjete e shkatarron 3 politike Berisha-Rama- Meta per 3 dite. Ne rradhe te pare me antiligjet ne parlament dhe ne rradhe te dyte me vjedhjet e tyre galopante. Ju verioret ju paska kenduare mire Saliu sepse shprehja jote bashke do ta bejme shqiperine me duket njesoje si shrehja e Sales te gjithe bashkefajtore. Ne punojme ju vidhni, Sala ne bllok Pjetri ne burg. Sala kryetare Pjetei vegel.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                    E madhe kjo. Por kush ka tru ta lexojë nga fanatikët partiakë. "Saliu në bllok, Pjetri në burg. Saliu kryetar, Pjetri vegël." Edhe pastaj, vdiq. E trishtueshme, se si gjytyrymët që shkojnë mbrapa tre mamuthëve tanë të politikës nuk e vrasin trurin fare. Respekte.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      VL

                      Komenti me i goditur qe kam lexuar jo vetem ketu, por gjithkund. Respekte

                      Përgjigjjuni
                    2. K
                      Kuvendi

                      Sa bukur e ka shkruar! Diaspora meriton respekt per gjithcka qe ben per vendlindjen. Me voten e saj do te jap kontribut edhe me te drejteperdrejte. Ky Krashi ka ardhur deputet nga diaspora dhe ja di vlerat dhe sakrificat qe bejne emigrantet. Respekte!

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Ramo Mezini

                        UJI FLE, ARMIKU NUK FLE THOT NJE PROVERB POPULLOR SHQIPTAR. DISA ARMIQ NE KORRIK KISHIN SABOTUAR PLOTESISHT BUSTIN E SKENDEBEUT ME NGREHINA PERBALL E ANASH BUSTIT ME QELLIM QE AS TE MOS DUKEJ BUSTI DHE AS TE MOS KISHIN MUNDESI TE FOTOGRAFONIN BUSTIN VIZITORET. NE VATHIN ME DERRASA E KOMPESOTO NUK KISH ME TEPER SE 30 GJERA TE GJALLA DHE NE ROLEN E MADHE ME KOSHA PER FEMIJE KURRE NUK PASH ASNJE FEMIJE. KETO AKTIVITETE BEHEN NE PARK DHE JO NE MES TE BULEVARDIT KRYESOR E PERBALLE BUSTIT IKONE E KOMBIT. LEJA PER ATO NGREHINA ESHTE DHENE NGA IDIOTESIA OSE NGA MBETURINA TURKE NE SHQIPERI. SKENDERBEU KA QENE AQ I EGER ME ARMIQT SA ATA TMERROHEN EDHE NGA BUSTI I TIJ.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Detari

                          cdo vit i largoheni perendimit dhe i afroheni anadollit me gjithe ato arab e xhami arsyeja e pare dhe e vetme pse nuk kthehet me njeri ne ate vend kur ta kuptoni do jet shume vone.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Skifteri, Spanje

                            Falemnderit juve qe na i merrni si eurot ashtu edhe leket pa asnje diskriminim. Keni bere vertete pallate me shume kate dhe do votoj qe te ndertoni akoma me shume se familjarisht na pelqejne legot. Tek ushqimorja e lagjes kishte zbritur brezi i tete i jabaxhinjve nga fshatra malore me tradita antigramatikore. Vitin tjeter pres te flas filipinçe tek fruta-perimet.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Martin

                              Pse na mirepret vitin tjeter, 2024 ka edhe 4 muaj te mbaroje?!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Alban

                                Shum vone zoti deputet!!! Fushate elektorale me maj Ramen ne pushtet dhe pastaj ai ju harron se exsitoni!! Sa per voten nuk keni merita ju por GJYKATA KUSHTETUSE….

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  titi

                                  Nje shkrim i bukur dhe nje vleresim i shkelqyer per emigrantet qe jo vetem vijne ne vendine tyre per tu cmallur me njerezit e tyre,miqte dhe shoket po propogandojne ne vendet ku jetojne qe te vijne ta shikojne Shqiperine Por une kam nje sugjerim qe qeverija te investoje tek ujesjellesat qe bregdeti te kete 24 ore uje ndryshe nuk mund te flasim per zhvillim te turizmit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Deputet i biri botës!

                                    Ore ça u bo më ata çunat e Londrës! Nuk po i dëgjojmë më! Ka rra puna apo si ? Jo për gjë se na falimentuat dhe aeroportin e KU... Se "gjiganti" për ata e bëri ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sul Kodra

                                      Ky refugjati Dibrane u be deputet por qe i ka hije shume. Te jesh Dibrone tona i bon ky si Haxhi Lleshi qe nga coban dhish u be udhehekes. Lavderonjes nje keshille kerraben e Cobanit mos e humb se nje tufe dhi e gjen.....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sul Kodra

                                        Ky refugjati Dibrane u be deputet por qe i ka hije shume. Te jesh Dibrone tona i bon ky si Haxhi Lleshi qe nga coban dhish u be udhehekes. Lavderonjes nje keshille kerraben e Cobanit mos e humb se nje tufe dhi e gjen.....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Emigranti

                                          Kush o ky

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Labi

                                            Une nuk kuptova gje,e kishte per ardhacaket ne Tirone qe shkojne kalojne pushimet andej nga kan ardhe apo per cil e kishte,se ata qe jetojne jashte vine per te apre familket jo per pushime,nese e boni dhe ky hartimin,besoj palloshi gjate e ka lexu.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. p
                                              paemer

                                              e cuditshme si ju nderron qasja ketyre dhe atyre te pd sa vijne ne pushtet ,se perpara se te vijne e bejne zi gjjithmone ,kujt ti besojme piktorit opozitar apo piktorit ne pushtet ?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dibroni me qeleshe

                                                I zot i madh nga kush drejtohemi. Den baba den çerdhe spiunësh dhe pinjoll fiseve më të këqija të Dibrës. Haxhi Lleshi dhe Nexhmije Hoxha të paktën vinin nga fise madhështore, jo nga numri por nga historia. Sidoqofte të krahasosh këtë me ato është njëllojë sikur të krahasosh mutin me mjaltin prap se prap. Albania përpara hihihi

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Dibroni pa qeleshe

                                                  E ke ngaterruar me fisin tend! Te paska ngel ora te ndjeret Haxhi Lleshi dhe Nexhmie Hoxha-Xhuglini. Ky deputeti eshte shume dinjitoz ne fakt, nga deputetet me te mire artikuluat tebparlamentit dhe me eksperience perendimore e vizion. Tjeter gje se cfare kane ne dore te bejne deputetet te vetem. Per fisin, eshte hera e dyte qe fisi Krrashi ka pas deputet, me shume se cdo fis tjeter ne Diber.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. P
                                                  Poseidon

                                                  PO PO KUR TAKON ME POLICIN QE TENTON TE PERFITOJE NE CDO MOMENT TE SHKON MENDJA TEK SHPREBJA E FAMSHME "SHQIPERI TE KAM DHJE..",PRANDAJ I DASHUR PUNONI ME SHUME ME PIOLICINE NE TERESI DUKE JA NGRITUR RROGEN DHE DENIMIN PER SJELLJE TE KEQE NE PROPORCION TE DREJTE.....PSH NEQOFTESE JA RRITEN RROGEN 20 PERQIND PO KAQ TE RRITEN EDHE DENIMI....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Poseidon

                                                    PO PO KUR TAKON ME POLICIN QE TENTON TE PERFITOJE NE CDO MOMENT TE SHKON MENDJA TEK SHPREBJA E FAMSHME "SHQIPERI TE KAM DHJE..",PRANDAJ I DASHUR PUNONI ME SHUME ME PIOLICINE NE TERESI DUKE JA NGRITUR RROGEN DHE DENIMIN PER SJELLJE TE KEQE NE PROPORCION TE DREJTE.....PSH NEQOFTESE JA RRITEN RROGEN 20 PERQIND PO KAQ TE RRITEN EDHE DENIMI....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. V
                                                      Vetë-Lavdërimi

                                                      Ky eshte k@r! I eshte mbush mendja se vertet ka njeri nevoje per k@arlliqet e tij! Nuk e di si e ka peshkuar Rama kete idiot: ia ka rekomanduar ndonje prej cunave te Londres? Apo si spiun i rregjur denbabaden

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Emigranti

                                                        Eshte hera e pare qe nje deputet shkruan kaq embel, sic i takon, per Diasporen. Duhet te flas dhe shkruajne te gjithe edhe kryeministri, qeveria, opozita

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Ton

                                                          Shkrim I ndjere. Duhen ca djem te mire si Lavderimi. Vijme per prinderit. Kur mos ti kemi veshtire se vijme.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje