Edi Rama nuk funksionon dot pa armiq

3 Shtator 2024, 18:49Blog TEMA
Edi Rama nuk funksionon dot pa armiq

Nga Andi Bushati*

Edi Rama nuk funksionon dot pa armiq. Këtë po bën edhe ndërsa vijon me një ritëm frenetik të propogandojë magjinë turistike të Shqipërisë. Sa herë raporton të dhënat e aeroportit, sa herë poston foto me shezlongë të mbushur dhe po aq herë sa citon artikuj të mediave të huaja, kryeministri tregon me gisht edhe ata që duan ti zhveshin kostumin e heroit që ka prodhuar këtë mrekulli. 

Për sa kohë që bën të parën nuk ka ndonjë gjë të keqe. Në një sistem ku respektohet liria e shprehjes, mburrja dhe rrahja e gjoksit nuk përbëjnë mëkat. Problemi fillon kur ai përdor edhe në këtë fushë të njëjtën teknikë të konfliktit që mban gjallë kudo. Pompimi i suksesit të tij ka dëshpërimisht nevojë për betejë me “të këqinjtë”.

Kur ndonjë personazh i njohur flet për dështim, mediat pro qeveritare i hidhen në fyt. Kur Fevziu shkon dhe e filmon bosh plazhin e Gramës, menjëherë kryeministri boton të kundërtën në rrjetiet sociale, madje i ysht dhe gaztorët personalë, të vënë në lojë gazetarin. Kur Berisha ironizon televizionet e propagandës, që ai i ka stigmatizuar si “teleturizmi”, ngaqë përsërisin çdo ditë fjalët e përkthyera të të huajve që u tregojnë në shqip vendasve se sa të bukura janë Rana e hedhun, Palasa apo Ksamili, liderit të opozitës i vërsulen me komente që e vizatojnë si dikë që është xheloz për suksesin e Shqipërisë.

Vetë Edi Rama, si frymëzuesi i kësaj lufte pa objekt, ka shkuar shumë larg kur ka folur për një sulm të organizuar dhe për komplot ndëkombëtar kundër suksesit të prodhuar prej tij, duke siguruar se “institucionet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe”. 

Pra, sipas tij, ka armik të brendshëm dhe të jashtëm. Ka politikanë, kritikë, kundërshtarë dhe gazetarë që janë barikaduar kundër kësaj.  

Por, pasi ke dëgjuar këtë retorikë që na ka shoqëruar gjithë verën, vetvetiu të lind një pyetje e thjeshtë: cilët janë armiqtë e Shqipërisë turistike? Kush është i interesuar për dështim? A kanë leverdi kritikët e kryeministrit apo opozitarët që të ketë më pak flukse të huajsh që kalojnë pushimet në malet apo bregdetin vendas?

Teorikisht aspak. Edhe për ata që janë kundër Edi Ramës dhe mënyrës kleptokratike se si ai po udhëheq, turizmi mund të shërbejë si një valvul shpëtimi. Në regjimin e gati apartheidit që ka ngritur ai, ku po s’ishe pjesë e rilindjes, anëtar i bandave që punojnë për të, apo shërbëtor i oligarkëve që ndajnë paratë, je pothuajse i përjashtuar nga një jetesë korrekte dhe dinjitet, pra në këtë mjedis, ardhja e atyre që shpenzojnë euro në këtë vend, shërben si një tub oksigjeni.

Një njeri që nuk punësohet dot mes armatës të militantëve në shtet, mund të lëshojë shtëpinë me airbnb, një biznesmen që nuk fiton dot tendera, mund të marrë me qera një hotel, dikush mund të çelë një kafe, një restorant apo nëse ka më shumë të ardhura, një argoturizëm, në një zonë jo super të preferuar. Edhe tek ata që janë të zhveshur nga të gjitha këto mundësi, sërish ka shanc që të pikojë diçka nga një qarkullim më i madh të ardhurash. 

Pra, në këtë këndvështrim, turizmi e demokratizon ndarjen e parasë dhe lejon të mbetet sadopak edhe për ata të cilët klika në pushtet i ka përjashtuar nga çdo mundësi tjetër.

Kështu që, as kundërshtarët e Edi Ramës edhe as votuesit e opozitës nuk kanë leverdi personale të jenë kundër suksesti të turizmit. 

A, natyrisht, si kudo ku ekziston ende e drejta e fjalës ka mendime dhe ide kundërshtuese nëse duhet të jetë ky, apo jo, modeli i zhvillimit? Nëse ka një rrugë tjetër përpos golemizimit dhe betonizimit të rivierës së jugut? Nëse është afatgjatë skema me investitorë strategjikë, që privatizojnë dhe rërën, për të mos lënë “ata që zbresin nga mali që të vendosin çadrën sipas qefit”? Nëse garanton siguri të përhershme transformimi i trafikantëve në biznesmenë hotelierë? Nëse duhet menduar për një zgjidhje, kur fluksi i pushuesve që ka rritur çmimet, e ka privuar, sipas statistikave, gjysmën e popullsisë vendase nga luksi për të pasur të tilla?

Këta që ngrenë këto pyetje, pra që nuk miratojnë symbyllurazi linjën zyrtare dhe personale ‘të zhvillimit” përbëjnë grupin e parë të armiqve. Të dytët janë ata që tallen, përqeshin apo denoncojnë propogandën bajate të mediave tona, me sukseset marramendëse të Shqipërisë turistike. Të njëjtat televizione që kanë publikuar sondazhe që e nxjerrin kryeministrin tonë si liderin më të pëlqyer perendimor mes evropianëve, po ato që e kanë shpallur atë si shefin e ardhshëm të NATO-s, negociuesin për zgjidhjen e sherrit mes Ankarasë dhe Athinës, apo ofruesin e një drafti magjik që zgjidh mosmarrëveshjet e veriut të Kosovës, tani janë ngërthyer në një fushatë të ethshme për “promovimin” e një suksesi të pa imagjinueshëm që na bën të ëndërrojë për Shqipërinë e 2023-ës.

Aq qesharake është bërë kjo tendencë sa, nuk ka edicion lajmesh ku mos i thërritet në ndihmë hollandezëve për t’u teguar malësorëve të Thethit se sa të thepisura i kanë majat, hungarezëve për t’u mësuar himariotëve se sa të kaltra i kanë brigjet dhe australianëve për ti dëshmuar gjirokastritëve se sa të shijshme janë qifqitë. Ky komizëm tragjik meriton sarkazmën më therrëse por, të bësh këtë, nuk do të thotë se ke gjë kundër turizmit shqiptar. Ai është një reagim instiktiv kundër një procesi rënqethës shplarjeje truri.

Por, kaq i mjafton kryeministrit që qëndron në llogore për të të shpallur në morinë e madhe të atyre që luftojnë kundër Shqipërisë. Ai u rek të ndërtonte me mundim profilin e armikut të turizmit. Pikërisht ky armik imagjinar na ka ndjekur nga pas, si hije këtë sezon, si një lloj i huaji të cilin nuk po e takojmë dot. Ai është në fakt turisti më i çuditshëm dhe më absurd që zbarkoi sëbashku me fluksin e verës, pasi është thjeshtë pjellë e propagandës. Po ndoshta edhe ky i’a vlente për syrin e keq, në një vend që i pret me lehtësi dhe bujarisht të ardhurit e panjohur.

*Titulli origjinal: Identikiti i armikut të turizmit shqiptar

8 Komente

  1. s
    shqipoziu

    Ti po flet si nje inatci.Kur media apo perfaqesues te opozites filmojne cadrat ne 6 te mengjezit natyrisht e bejne nga keqdashesia e jo per te treguar realitetin.Idel detyre qeverise qe te tregoj realitetin duke filmuar cadrat ne oren 10 se dhe atehere fillon plazhi.Une jam nga Vlora dhe nuk dua turista te shtuar se me risin cmimet dhe une demtohem,po perball realitetit duhet heshtur.Sivjet shume turiste dhe fluks makinash sa nuk mer vesh qeni te zone kur i thone

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lëvizja panshqiptare

      Edvin Rama nuk ka armiq. Dhe askush në Shqipëri nuk është armik i Edvin Ramës. Njësoj si Sali Berisha është frikacak, servil dhe oportunist për të pasur armiq dhe po aq bythecë ka përballë, që i fryhen si armiq të tmerrshëm, por janë veçse prostituta që luajnë teatrin e interesit dhe tepsisë. Të gjithë "armiqtë" e Edvin Ramës i ke në rradhë tek i bëjnë portapotty labit analfabet Ferid Bejleri. Edvin Rama, si Sali Berisha ka ose shërbëtorë që e adhurojnë (ose urrejnë) por që prostituojnë për të ( kush për pasjon, kush për para, kush për karrige), ose padronë që ju lëpin pandoflat. Është harbut, arrogant dhe palaço, njësoj si Berisha kur gjen dhe deri ku i funksionon pushteti, por frikacak dhe piçkë kur vjen puna për të luftuar për interesin e shqiptarëve në llogoren e sakrificës, kur të gjithë të kthehen armiq dhe fëmijët e tu mund të vriten të parët . Bëhen pula që kthejnë vrimën e bythës, sapo ju turfullojnë , greku apo serbi dhe trima OKBje kur lexojnë tekstet që ju shkruajnë ata që ju rrijnë prapa. Biles grekut dhe serbit ju qajnë hallin dhe pijnë ujin e këmbëve. Empatia patetike ndaj armiqve historikë është më me qelepir se lufta ndaj tyre. Vetëm se pozicioni që na sodomizojnë liderët dhe pseudointelektualët tanë, të vetmit rojtarë të paqes së rajonit, nuk është aq i lavdishëm. As Edvin Rama, as Sali Berisha dhe askush në Shqipëri nuk është Enver Hoxha. Kur ndërton bujqësi, industri, ushtri, demografi, baza të fortifikuara , je duke i thënë botës që po lufton për interesat e shqiptarëve dhe do luftosh në krah e në krye të shqiptarëve, në llogore e bunkerë bashkë me t'a. Kur nuk ke as bujqësi, as industri, as ushtri, as flotë, as hekurudhë, as demografi dhe shqyen bazat, fortifikimet, naftën dhe sektorët strategjikë, je duke i thënë botës që hall të vetëm ke karrigen, paranë dhe humorin e padronëve, ndërsa interesat e shqiptarve vetëm mund t'i prostituosh jo ti mbrosh dhe nëse lufta të thërret në apel, do t'ja mbathësh me familjen dhe xhepat plot, duke i lënë shqiptarët në mëshirë të fatit dhe mall pazari i padronëve të momentit. Aq mirë e bën punën e ambasadorit amerikan Edvin Rama, sa SHBAtë nuk shohin më nevojën për të sjellë ambasador të tyren. Si mund të ketë armiq një njeri me këtë talent të jashtëzakonshëm servili, që bën punën e ambasadorit dhe interesave të vendit të tij, në vend të bëj punën e vet si lider shqiptar që ka për detyrë t'i dhurojë sa më shumë kokëçarje ambasadorit superfuqisë së globit për të avancuar interesat e shqiptarëve?!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        KINA DHE INDIA KU TI KESHE EDHE NE VARREZA EDHE NE SHTEPI

        Përgjigjjuni
        1. k
          kirurg

          Gënje pak me lezet mo, jo kaq trashë

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andi ferra....

            Ha ha ha, shkroi gungaci i gjyshit Husni. Husniu ishte zotni, por nipi doli delenxhi. Keshtu eshte ne kohet moderne, nga trendafili dalin ferra.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirana

              Vetem idiotet ose nuk kane armiq, ose i kane te gjithe armiq. Bushati ka te ngjare se hyn te kjo kategoria e dyte.

              Përgjigjjuni
              1. z
                zeri i shtetit

                Per Ramen ekzisto vetem turizmi ne Shqiperi, kurse per hallet e tjera as qe do t'ia dije.Vertet ka disa rezultate ne turizem,por ama jo kaq shume reklame, se ne vend te paraqitesh zhvillimin, ben te kundert. Punet qer duken nuk kane nevoje per reklame. Ne treg bertet me shume ai tregtar qe ka mallin me te dobet, kurse malli i mire shet veteveten.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Han's Travel

                  Posi posi Merkel ka von peruke .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje