
Këto ditë, kudo ku hidhje sytë, një vërshim idiotësie me komente, shfryrje dufesh, sarkazma, inate prej shqiptarësh për një... skulpturë!!! Një vepër arti e derdhur në bronz, e paguar nga kontributet e fshatrave arbëreshe të Horës në Sicili, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pse ky mllef, pse kjo idiotësi? Sepse, medemek, portreti në bronz i Skënderbeut ngjan, sipas një tyrylylyje nga ballkoni, me fytyrën e Edi Ramës, se Edi Rama qenka Skënderbeu i sotëm, se vetë shtatorja është porositur nga ai, se... se... Dhe përralla vazhdon. Dhe ia nisi kori i kuak-kuakëve gjithandej, si kori i bretkosave ne komedinë e Aristofanit. U habita kur pashë në faqet e facebook disa modifikime që sot u bëjnë portreteve me programet e fundme kompjuterike dhe një hop mbeta ndërdyshas. Cinike. Hyra në debat edhe me nja dy-tre miq virtual për të ndarë afshet e mërive tona politike, verbërinë ku ajo na çon, nga arti që s’ka punë me to. Tepria në këtë rast e ka mpirë trurin e shumëkujt, gjykimin e tyre racional. Ajo krijon një farë zombi brenda teje, ti bëhesh vetë një zomb, pa dashur të dallosh, më së pari, se ç’është imazh, skulpturë, art dhe ç’është histori, portret i njëmendët i heroit etj. Doja të shkëputesha një grimë herë nga mendjet e tredhura prej militantësh, që kudo shohin, fillim e mbarim, vetëm fytyrën a bëmat e Edi Ramës, edhe te një vepër arti si skulptura e Gjergjit të madh në Sicili. Pikë e zezë me mendje të tilla! Mirëpo shprehja e pakënaqësisë, gjer dhe e urrejtjes për një politikan si Edi Rama, qoftë për deliret e madhështisë, qoftë për mitin që ai kërkon t’i ngre vetes sipas tyre etj., s’ka pse të katandiset kritika në shfryrje mllefesh për një vepër konkrete arti...
Dhe teksa rrekesha në zejen time për të përthithur atë çka shënjohet si “artistike” në shtatoren e skulptorit kosovar Gëzim Muriqi, imazhi, gjetja, kompozimi, portreti, shprehja nuk më lanë të ftohtë. Nuk pash inat në sytë e tij, siç komentohet. Përkundrazi, e gjithë vepra përcjell madhështi. Qëndrimi i heroit të ngjan si, ndofta, pas një beteje, fitoreje, kur ai e ka hequr përkrenaren e rëndë dhe e ka lëshuar të cek tokën, si për të shplodhur krahun që bëri luftën, ashtu si dhe shpatën po njësoj e ka lëshuar për të cekur truallin. Ose para një beteje, ç’rëndësi ka! Ajo që ta rrëmben shikimin padyshim është fytyra. Portret jo thjesht i një kapiteni, heroi, gjenerali, strategu, por ca më shumë. Një prijës. Ka një sy që sheh diku afër, ndoshta plojën e gjakut në betejën e fundme, ndoshta pirgje kufomash nga ushtria turke e mundur, por edhe të vrarë e të plagosur nga bashkëluftëtarët e tij. Ose krejt një hordhi. Dhe kjo e bën që zymtimin e syrit dhe fytyrës së tij ta përligj të tërën pikërisht situata e para apo pasluftës. I lodhur është kapiteni i madh i shqiptarëve pas një beteje të përgjakshme. E si mos të jetë i lodhur?! Por jo i raskapitur, ca më shumë i lëshuar. Jo! Mos vallë duhet që ai të qesh? Mos vallë duhet të ketë një portret të paqëm, “princëror” e veshje sallonesh, kur ai sapo ka dalë nga beteja, gjaku, stërlodhja? Gjithë situatën ai e ka nën sy, në atë vështrim sa konkret, mbase dhe të zymtë, mbase edhe me atë hije inati lufte që ende nuk i është fashitur fytyrës, por gjithsesi krenar, gjithsesi i vetëpërmbajtur, gjithsesi imponues. Vërtet një lider. Një qëndrestar mbi atë truall. I mbështetur fort në tokën e tij. Një portret që sundohet nga elementet epike, që epohen drejt sublimes, të madhërishmes.
Nga shumëkush kërkohet një ngjashmëri e portretit të Skënderbeut me “markën” tashmë të stampuar, së paku nga Odhise Paskali dhe Janaq Paçua në skulpturën shqiptare. Por nuk mund të jetë gjithçka ngjashmëri tiparesh e po asaj “stampe”, që tashmë është pranuar nga ne si fytyra e heroit. Me sa di unë, ekzistojnë nja dy portrete origjinale të Skënderbeut, pikturuar nga venecianët, kur ai shkoi aty. Por dy artistët tanë, Paskali dhe Paçua, nuk e morën për bazë, e tejkaluan dhe krijuan një tjetër portret, që vjen nga vetë përfytyrimi ynë historik, sa dhe mitik, për Skënderbeun. Dhe them se ky portret i skulptorit Gëzim Muriqi nuk i ikën imazhit epik prej prijësi dhe luftëtari, paçka se tanimë ai vjen në një situatë mirëfilli paslufte, jo në një qasje, të themi, meditimi, racionale apo soditjeje, ku mund të ravijëzohen edhe shprehitë e një largëpamësie historike. Mirëpo kjo është zgjedhja e autorit dhe ne s’mund t’i themi: “Bëje kështu, se kështu më pëlqen mua!”. E gjitha është një keqkuptim, për ta thënë butë, në mos për ta thënë troç, është injorancë, mllef, idiotësi, verbëri politike.
...Ja, gjëra të tilla do kisha dëshirë të shikoja në komentet e shumta për këtë vepër të re që i kushtohet heroit tonë kombëtar. Pra, vlerësime estetike. Por jo... Epshet politike ndyen me glasët e tyre prej korbash dhe orlash synxjerrëse edhe diçka të bukur, e cila duhet përshëndetur, duhet përqafuar, duhet krenuar, ka nevojë për përkrahje. Glasët e këtyre lloj specieve, si kuajt e verbër që ecin kuturu buzë greminave, shprehin mendjen e gjymtë të idhtarëve të pandreqshëm që gjithçka e konvertojnë në një qëndrim politik banal. Edi Rama mund të ketë njëqind kusure të tijat zotërinj, po ç’lidhje ka ai me përfytyrimin e një artisti?! Artistit pse ia poshtëroni veprën duke ia pështyrë me gjetjet dhe analogjitë tuaja të budallallepsura se portreti i Skënderbeut na qenka ai i Edi Ramës? Jo, nuk duhet mbërritur në orgazma të tilla, ku nuk përgëzohet një vepër arti, një artist, kur vetë gëzimi i përurimit të saj me domethënien që pati mes arbëreshëve të Italisë, tallet. Dëshira për të bërë pis gjithçka e në çdo rast e bën të pabesueshme të “vërtetën” tuaj. Ajo e kthen atë vetiu në një bumerang, siç është kthyer dhe do të kthehet, duke jua flakëruar shuplakën tashmë vetë juve me anësinë tuaj, verbërinë tuaj, manipulimin e trurit tuaj, budallallëkun dhe idiotësinë tuaj.
Jini vetvetja! Dhe kur s’merrni vesh nga arti, heshtni! Shani dhe dërdëllitni ndaj të tjerëve, por mos e shani dhe mos broçkullisni për një vepër arti duke gjetur gjilpërën në kashtë, pa parë traun në syrin tuaj. Hiqeni, dreqin, atë tra nga syri, sepse jua ka mpirë vështrimin, jua ka verbuar trurin, e ka bërë një tru brinjarësh, mos të themi gomarësh...
Cfare kocke kerkon te perfitosh me kete shkrim te peshtire prej sevili te perulur o Josif mendjepjerdhuri.
Papagjoni,si njeri i kenduar, nuk duhet tja kish ngaterruar emrin heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti, ne emrin turk Skenderbe.
Si ? Butshelig . Eshte titull ! Behu në ke nder .
Ky shkrim eshte bythelepirje ndaj Skenderbej Edi Ramës.Ky shkarashkrusi ,medemek kritiku i artit nga era e realizmit soc-komunist, e fatkeqesisht sot e kesaj dite kur ne fron pushteti jane pinjojte e soc-komunisteve, ket pun di me bo shkelqyeshem. Ndaj dhe ka nja 3 a 4 shpia e kushdi sa pasunia, esh ne moshe pensioni dhe sdihet sa bordero firmos si shperblim per te lehur hamhamhamhamhamham ne favor te pushtetit te pushtit. Ndaj mos e merni seriozisht ket palo kritik qe na e ka len dhurate ai zorzop sistemi. Ajo statuja eshte tepke me fytyren e Skenderbej Ed Rames ky na bo blablabla me na mush menjen se osh kompozim e fantazi e skulptorit kosovar Gëzim Muriqi. O te kripsha trute mo Papagjon a Papagjin, ate edhe nje femije kopshti e dallo qe eshte ftyra e Ed Rame, ti na thu Muriqi. Mos u lodh or njeri, bajini ca pushim servilizmit tat te lashte se tash je ne buze te gremises tate moshore. Boj si tbosh me pasnite qe ke vu, dhe lene avokatin e Edit qe ka aq shume gjona mbi vete sa jo ti por nje mije avokate te mblidhen nuk e peshtojne dot. Meso se ne jete nuk ka vec servilizem kurrizthym
Ja dhe tre dallkaukë , Luani( miu) , josifbeu (Josifi nuk mund të ishte Bej , se është kristian) dhe arlindi (plehlindi) . Nga një si ju të tre , autori i shkrimit bën çdo mëngjes aty ku shkon mbreti më këmbë . Ju nuk jini gjë tjetër , veçse plehra e nizamë të njeriut më të urryer që ka nxjerrë kjo Shqipëri , qoftëlargun e Viçidollit .
Me sakte se e keni shkruar nuk behet. Ketyre ju kane ikur bletet, por mbahen shume fort pas koshereve...
Shiko se mos eshte fytyra e motres kurve dhe gruas tende baxhell qe rri poshte ballkonit te Saliu o shpellar se diaspora dhe skulptore as qe mendojne se ka akoma shpellar si puna jote që i kap paranoja sikur Rama fle çdo nate me gratë e tyre
Po per cfare servilizmi flet o i pa mend,Po te thoshte se i ngjan Rames do ishte injorant si ju,Edhe sikur vertet ti ngjaje Rames, sepse une nuk e shoh,ate deshi te marre per model sic kane bere me qindra piktore e skulptore ketu e 500 vjet.KUSH me shume ,kush me pak ka cfaqur perceptimin e tij. Nuk ma nxe goja, por po ti kish vene nje fytyre alieni,prap do thoshit cfare tju printe rradakja. Sa per Papagjonin,eshte nje kritik i formuar aq sa ti te rrosh 200 vjet nuk e arrine.NUK e di sa shtepi ka por sigurisht i ka nga puna e tij intelektuale .Ti shiko njehere te mesosh si shkruhet shqipja pa gabime sepse per te vleresuar artin ,je bishti i kavallit.
Luan Josif dhe ti arlind kur të mbaroni barin jeshil kthejuni të thatit se deri aty keni horizontin. Bravo autorit të shkrimit. Nje bravo e madhe skulptorit.
I nderuar profesor Josifi! Si gjithmone keni shkrime korrekte per nga profili qe keni! Ju kam percjelle ne komentet modeste te miat qe mundesisht te jeni me shpesh me shkrime,analiza dhe komente sepse pena si puna juaj shkruajne bukur, shqip dhe shqeto si i themi ne nga anet tona! Shkruaj per ne qe i pelqejme ato shkrime,jo per ata qe s’kuptojne dhe s’kane per te kuptuar ndonjehere. Rrespekte
O Cife Papapa-Gjoni Kjo mëdyshja jote "romantike" ngjason me ndërzim brinjarësh me gomerësh me shpresë pa kujtesë, se do ngjizin ndonje lëvdatë nga qesja e pushtetit. O Cife Papapa-ja mos pshur ne xhepin tënd dhe thua po bie shi..është mbushur qarkorja Tëma me sojsëzë homunculus ,sqimatare " të artit" kitsch. Dhe kane kurajo te zene ne goje si reminiscent Odhise Paskalin.. Holy smoke!!