A jemi para "rishikimit" të historisë, apo përballë tradhtisë kombëtare

10 Korrik 2023, 12:31Blog Milazim KRASNIQI


Konflikti ndërmjet Albin Kurtit e Edi Ramës, shkon shumë përtej profileve të tyre psikologjike dhe madje shumë përtej ngjarjeve të fundit. Ky konflikt në instancë të fundit ka të bëjë me krizën e thellë të qëndrimit ndaj kombit shqiptar, veçmas në Kosovë. Qëndrimi ndaj kombit shqiptar në Kosovë ka hyrë në një proces halucinant çrregullimi e deformimi.

 

 

A jemi para "rishikimit" të historisë, apo

Përveç në përvjetorë për të vdekurit, në raste të tjera pothuajse kurrë nuk mund ta dëgjosh të përdoret sintagma kombi shqiptar, as nga politikanët, as nga akademikët, as nga opinionistët, as nga klerikët në Kosovë. Sintagma kombi shqiptar është futur nën embargo.

Në këtë rast shihen edhe pasojat e presionit fillestar neokolonialist, me të cilin aspirohej që deshqiptarizimi të përdorej për pajtim me serbët. Nga prezenca ndërkombëtare mendohej se duke krijuar një shoqëri multietnike, pa ngarkesa nacionale, mund të arihej më lehtë pajtimi. Por ndodhi që deshqiptarizimi u arritë në një masë të madhe, por jo edhe pajtimi. Vendin bosh të shqiptarizmit, e zuri stalinizmi shqiptar. Kësisoj, Kosova krahas deshqiptarizimit, u ristalinizua. Ndërsa, stalinizmi shqiptar e ka rritë konfliktualitetin edhe me serbët dhe me të jgithë të tjerët që ka përballë.        


Duke mos e pasur asnjë idi se çka të bëjnë me veten e tyre në realitetet e reja jetësore, shqiptarët e Kosovës, të dominuar nga ideologjia dhe praktika staliniste, tashmë janë shumë nevrikë, nevrastenikë dhe paranojakë. Nuk e durojnë asnjë fjalë, asnjë këshillë, asnjë vërejtje. Madje as nga Bill Klintoni, çlirimtari i madh i Kosovës. Lëre pastaj ta durojnë ndonjë fjalë a veprim nga Edi Rama. Tashmë sulmet edhe ndaj Bashkimit Evropian janë sublimuar në shprehjen e famshme maoiste të Donika Gërvallës se Bashkimi Evropian na qenka tigër prej letre. (Jam i bindur se as lideri kinez e as rus nuk e kanë këtë mendim për Bashkimin Evropian.)

Natyrisht këtë riindoktrinim stalinist e ka ideuar dhe pompuar në mënyrë absolute personalisht Albin Kurti dhe “Lëvizja Vetëvendosje!”Fillimisht LVV e ka konsideruar prezencën ndërkombëtare në Kosovë si armiqësore. Mandej si armiqësorë i ka shikuar e trajtuar të gjithë kundërshtarët politikë në skenën politike të Kosovës. Meqë pas zgjedhjeve të vitit 2021, Kosova ka mbetur pa opozitë reale, sepse elektorati i dha Kurtit dhe LVV pushtet absolut, mujsharia staliniste albiniane tashmë ka filluar që edhe Shqipërinë ta trajtojë si armiqësore, sepse stalinizmi pa armiq nuk funksionon. Bile marrëzia antiShqpëri ka mbërritur deri në atë pikë sa deputet të LVV, të kërkonin që shqiptarët e Kosovës ta bojkotonin bregdetin shqiptar. Me një fjalë u ka humbur tërësisht orientimi në kohë e në hapësirë.

Ky version i ri i stalinizmit, albistalinizëm, duke u konfrontuar me komunitetin euro-atlantik, me Shqipërinë dhe me opozitën, në thelb është bërë tërësisht antikombëtar. Pse? Sepse shqiptarizmi, si edhe atlantizmi, po u paraqitet si pengesë në synimin e instalimit të regjimit të terrorit, atij terrori që e patën eksperimentuar në kohën sa ishin në opozitë. Prandaj edhe sulmet ndaj Edi Ramës në fakt janë sulme për t’u distancuar atlantizmi dhe nga shqiptarizmi, që mishërohen me Shqipërinë. Kjo fare nuk do të thotë se Edi Rama domosdoshmërisht përfaqëson shqiptarizmin. Stalinistëve të LVV u mjafton fakti që ai përfaqëson atlantizmin, për ta shikuar si tepër armiqësor. Pra, Edi Rama po përdoret vetëm si tabelë qitjeje, për ta vrarë përtej tij shqiptarizmin dhe atlantizmin, jo pse mban çorape të kuqe.

Nëse vazhdon kjo çoroditje dhe nëse bëhet triumfuese, në Kosovë mund të ketë këto versione të çrregullimit antishqiptar:

1. Armiqësia ndaj Shqipërisë do ta zëvendësojë armiqësinë ekzistuese ndaj Serbisë, ashtu që armiqësia ndaj Shqipërisë do të bëhet virulente, active, ndërsa armiqësia ndaj Serbisë do të mbetet indolente, pasive.

2. Gjeneratat e reja në Kosovë mund të bëhen antishqitarë siç janë bërë maqedonasit ndaj bullgarizmit.


3. Mund të eksperimentohet që të formohet një komb tjetër, jo domosdoshmërisht kosovar, por një komb ideologjik, si koreanoverioët.

4. Mund të kërkohet në në ardhmen bashkimi me Serbinë siç po kërkojnë një masë e madhe proserbe në Malin e Zi.

5. Do t’i rikthehen nacionalizmit burimor shqiptar dhe LVV e Kurtin do ta shpallin tradhtar të kombit shqiptar.

P.S. Unë besoj se kjo e fundit ka më shumë gjasa të ndodhë, bile në të ardhmen jo fort të largët.
(9 korrik 2023)

14 Komente

  1. E
    Erdogan

    Per cfare "Kombi" po flet zoti Mylazim "Pellazgu"? 1821 Kombi Greke i Epiroteve te Pirros dhe Kastriotit,te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos,te Heronjve te Lashte te shumte u ngriten per tu cliruar nga Perandoria Osmane. Perse "Skliptare" si Ismail bej Vlora, Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet shkuan ne Stamboll kur "vellezerit" e tyre sipas yoush te persecutuar nga Greqia kishin rreth 6-7 Dhekadha (dekade "shqip") qe po jipnin jo vetem Perusine (pasuri "shqip") per Kombin e tyre Greke por edhe Jeten. A nuk you quajti thjesht nje vend myslimane Bushi i cili shteti i tij colonialist ndau Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke? Perse kjo lufte e Heronjve te Revolucionit Greke Arvaniasit u pengua nga Colonizatoret Angloamerikane? Perse sot po lejojne te kthehen Simbole historike si Agia Sofia ne Xhami? Perse kjo Evrope Ipo-krite (hipokrizi "shqip") zoti Krasniqi po mbron nje shtet pushtues si Turqia nje komb Historike si Greqia? You me ke jini zoti Mylazim me Arvanitasit apo "Rilindasit turq" qe luftuan per Sulltane?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mbresa

      KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

      Përgjigjjuni
      1. N
        Naim Frashëri

        BAGËTI E BUJQËSI O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar. Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua. Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë, Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija, Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Celo Mezani

        Respekte Milazim ! Shumë e thellë dhe e saktë analiza jote.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa.al

          Milazim, mos u ngazellé nga llogjet e Çelo Mazllëmit .Në daç qoftë thellë, në daç qoftë cekët, Çelo Mavria do të mbytet, se nuk di not. Po ti o Milazim, lëri teoritë dhe ideollogjitë, lëre marksizmin dhe stalinizmin se ato, si injorantë të shpifur që jini, nuk i kuptoni se i keni ju ndër vedi, se si thonë fjalës, nuk na lënë zilet e botës, të dëgjojmë këmbanat tona. Por na e shkoqit hapur: a do ta votosh Zajednicën sërbe në Kosovë, apo jo? A je gati ta bësh hartën e Kosovës vrima vrima dhe Zajednicën institucion kushtetues me të drejtë vetoje dhe që të ketë tagër, të kërkojë deri shkëputje nga Kosova. Këtë kërkon Serbia e Russia, për këtë vendosen sanksionet e BE-së, për këtë po çirret Franca dhe spërdridhet Gjermania, për këtë venë e vijnë me kërcënime e ultimatume, si balozët e zinj të qëmotit Lajçakët, Borelët dhe Eskobarët, për këtë po shklyhen në dysh këlyshët e shkjaut këndej dhe andej kufirit, për këtë po sulmohet dhe linçohet Albin Kurti, për këtë po bredh nëpër Ballkan loloja i Oborreve të Evropës, Kurvës së Motit, Edi Rama, për të mbledhur si lëmoshë kreditet e tradhëtisë për pushtetin e tij pervers. Nëse je edhe ti, o Milazim, në këtë rrugë të birbove dhe zagarëve të kombit, atëherë dëgjoje si të këndon populli: Milazim, largo taborrë, Lëri djemtë e mi të shkojnë, Se të kuqë, të bëj me bojë, Çerçiz Topulli më thonë!

          Përgjigjjuni
        2. V
          Visi

          Mjerimi i shqiptarëve pa përjashtuar nivelin e e shkollimit dhe të dijes në përgjithësi vie nga egoizmi,interesat personale ,kjo sëmundje gjenetike e shqipëtarëve. Prandaj edhe ky shkrim ka këtë funksion nga babai i kryetarit të PDK-së,ashtu si shumë shkrime nga shumica e gazetarëve e anal-istëve mercenar.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Naim Frashëri

            SHQIPERI, O JETEGJATE Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. ................................... Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë. - Poezi nga Naim Frashëri

            Përgjigjjuni
            1. N
              Naim Frashëri

              SKËNDERBEU Kush nuk e di Skënderbenë, që nderojti mëmëdhenë?... Dhe sot nga armët e tija Kullon fjeshtë trimërija! E di njerëzi e tërë Atë Zot ç’punë ka bërë: ‘Kur hiq Skënderbeu Shpatë Trimave u jepte datë! Burra të veshur në hekur, Dhe luftëtarë të pjekur, Q’ishin në luftë kaluar Përmbi kuaj’ të harbuar, Kur hiq me kordhët të prehtë Q’ishte si pendëz’ elehtë, Porsi pjepërin e priste, Në vdekje pa ndjer i klliste, Njerin’ e kalin e çante, Të dy më katër i ndante! Mirësin’ e trimërinë, Me mendjen e urtësinë T’ati Zoti njeri kurrë S’e ka pasur nonjë burrë. Vet’ aty burr’ e trim ishte, Edhe shokëtë që kishte: Si Tanushi me Uranë, E Mojsiu me Hamzanë Si Maneshi e Muzaka, Që hidheshin posi flaka, E si Lekë Dukagjini, Si Perlati e Mardini Zenebisha, Araniti. Gjon-Koka, q’ish si hastriti, Kont, prens, mbretër e të tjerë, Burra të vler e të ndjerë, Qenë trima të vërtetë, Nuk u bënë rop në jetë, Opopo, ç’kanë lëftuar, E ç’punë kanë punuar! Sa mbretër e prensë qenë Njohnë të madh Skënderbenë, Zun’ udhën e urtësisë, Ishin larg marrëzisë... Madhëritë nuk i donin, Po kishin vëllazërinë, S’e qasninë djallëzinë, Pa lan’ emërë për jetë. Zotërinjtë e vërtetë... S’kishin ata thash`e theme Të këqija e të rreme, Donin gjithë mëmëdhenë Dhe kombin e Skënderbenë. - Poezi nga Naim Frashëri

              Përgjigjjuni
              1. N
                Ndre Mjeda

                GJUHA SHQYPE Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon; përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del. ................................ Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand. Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq. Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet. E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet. - Poezi nga Ndre Mjeda

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zef Serembe

                  ***VRULL *** Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë mua në gji. I helmuar shkoj jetën te ky dhe: Mërzitem në katund, në vetëmi. Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti, Që zgjon te trutë e mi mendime shumë, Zemra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit, Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë. Arbria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon, Por fryn era dhe akulli më zë, Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron: Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjergj Fishta

                    ***GJUHA SHQYPE*** Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â' e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhè ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona qi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mâ para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kênë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia! - Poezi nga Gjergj Fishta

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      fatkeqesi e vendit, dobesi e shoqerise

                      Ju flisni per stalinizem, por si ka mundesi qe Kosova, pjese e Jugosllavise e ka braktisur Stalinin qysh para viteve 1950, ndersa Shqiperia e mban gjalle dhe sot por jo ne shtet por ne shpirt e zemer?! Shqiperia eshte e hapur deri ne kufijte e bordellos, ndersa Kosova eshte kthyer ne bordello edhe brenda familjes vetem ne jeten e saj dhe youtube?! Bastard jane bere ! Na e veshtiren jeten keto lloj plazmash te qelbura!

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjergj Fishta i riu

                        Me 8 nentor 1941 du serbe, Milladin Popovic e Dushan Mugosha kishin penetruar ne Tiranen. Shqiperia ra pré e sherbimeve serbo sllave. Dy burra te Kosoves, Rexhep Mitrovica dhe Xhafrr Deva u nisen me ngute per Tirane ti gjejne dhe eleminojne. Kerko kendej , kerko andej nuk i gjenin doté se ju fshiheshin hère ne Vlore, hère ne Permet, hère ne Berat. Thone qellimi justifikon mjetin. Kerkuan dhe ndihmen e gjermanve e si gjeten dot. Kur frytet e serbeve u poqen ne Shqiperi, u larguan se po ti Kish kapur Shqiperia, te gjalle i kishte pjekur dhe do ju a nxirrte ne pjate serbeve t'i shiojonin. Shkuan partizanet komunist shqiptare deri ne Kosove ti gjejne e ju bajne gjamen para serbeve, mirpo si kuptuan se kush jane njerzit e Enver Hoxhes, ja mbathen e si besoin ma edhe Mitrovices se tyre. Ather ne terbim e siper, partizanet shqiptar ju turren kosovarve, i carmatosen dhe ju a vune Miladinit e Dushanit nen kenge. Ja PSE nuk duhet leshuar Mitrovica se aty keputen fijet e sherbimeve serbo sllave dhe frytet e tyre te hidhura ne Tirane nuk rezistojne ndryshimit te bashkimit kombetar dhe Mitrovica asht gardiani historik e ceshtjes kombetar. Asht nyja gardiane midis infiltrimit komunist serbo sllave dhe te patriotizmit iliro shqiptar. Aty keputen fijet e Kominternit internacionalisto komunist ne Ballkane. Ju lutem mos ma bllokoni kome tin.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          KATUNDARI

                          Tradhtia ka tipar servilizmin vasalitetin neshtrimin pa lufte .Nje njeri i pakorruptueshem mund te jete menjefregist po asnjehere nuk mund te jete tradhetar .Tradhetarin kerkojeni tek bythlepiresit dhe jo te luftetaret .Persa I takon Stalinizmit dhe Enverizmit Shqiptareve sot u duhen me shume se kurre ne Kosove dhe ne Shqiperi .

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje