Albini do luftë… po pastaj

24 Korrik 2023, 14:40Blog Nga Frrok Çupi

Albini do luftë… po pastaj

Albini i Kosovës e bëri si ‘burrat mistrecë’ të fshatit dikur. Mistreci dilte te bregu përballë shtëpisë së fqinjit dhe i bënte zâ: ‘O filani, ta dish se ta preva vijën e ujit. Po deshe hajde vritemi…’.

Ai tjetri nuk kishte ndërmend me ngreh luftë; por edhe e dinte se ‘mistreci i katundit’ këtë punë kishte: Bënte sherr me njërin e kruhej me tjetrin. Në fund diçka dilte edhe për atë, dhe kështu jetonte.

Kur Albin Kurti doli në bregun përballë Serbisë, bëri fiks si ai në fshat. Serbisë nuk i tha se ‘do të të godas me ushtrinë time’, por ia la fjalën varur.

-Nëse Serbia do të fillojë luftën, ne nuk i trembemi!,- tha Kurti.

Këtë e tha në Austri, në median e këtij vendi Imperial, domethënë në altoparlantin që është mes Serbisë dhe Europës, ku fjala bën jehonë.

Qëllimi i Albin Kurtit është thuajse i njëjtë me qëllimin e ‘fshatarit mistrec’ të së shkuarës. Ky e do luftën me Serbinë, e do si ‘ujin e paktë’. Sidomos në këto kushte kur lufta është bërë e ngjashme me të nxehtit e pashoq dhe ku vetëm një fije shkrepëse mund t’i vërë zjarrin dynjasë. Vetë Albin Kurti, në kushtet kur i ka treguar ‘derën’ Perëndimit dhe po izolon e varfëron vendin e vet, nuk mund të dalë nga qerthulli i vet pa bërë një luftë.

Albini e ka luftën me Serbinë, ashtu siç ka me Serbinë edhe punën e përbashkët në afera të pista e kriminale. Por aferat kriminale bëhen në fshehtësi nga populli, lufta ka tjetër kuptim: Shpallja e luftës ndez zemrat e militantëve, të njerëzve që rrojnë në kotësi, të nacionalistëve të verbër dhe budallenjve.

Kjo, pikërisht kjo, i nevojitet Albin Kurtit:

Nga lufta ai del më i fituar se sa kaq i humbur është sot. Nga lufta del ose ‘hero’ por pa asnjë vlerë për popullin dhe Kosovën; nga lufta del edhe si viktimë që do t’i përmendet emri në sharki.

Por mbi të gjitha, me luftën që i nxit Serbisë, Albin Kurti arrin, padyshim, gjëmën më të tmerrshme: Në mbarimin e Luftës nuk do të ketë më Kosovë Republikë, as Kosovë shtet, as kjo Kosovë e pavarur që kemi sot. Me luftën e Albinit shkohet përsëri në rrënjët ku ishte Kosova para vitit 1999.

Nuk është aspak rasti për të menduar se ‘si do ta fitojë luftën Kurti?’.

E para, sepse Kurti as e ka idenë që të fitojë luftën; për këtë lider edhe humbja e luftës është një fitore e tij. Si një fshatar ‘mistrec’ në Veri shekullin e kaluar. Ai ra në Shkodër dhe shtiu pushkë në Pazar. E pyetën kur u kthye në fshat: ‘Ore a mos shtive pushkë ti, allahile!?’

-Unë shtiva pushkë në Pazar të Shkodrës!- tha fshatari me mburrje.

-Për të fituar nuk fitova, por pazarin e prisha!- u mburr prapë fshatari.

Albinit i duhet një luftë, ndryshe nuk del nga balta e tij. Kjo do të quhej Lufta e Dytë e Kosovës. Lufta e parë ishte Lufta e Amerikës dhe UÇK, të cilën e kundërshtoi dhe e hodhi poshtë Albini.

Ndërsa Lufta e Dytë- luftë e vetëm Albinit.

Tanimë Amerika as NATO nuk marrin pjesë në një luftë që e kanë kryer. E Dyta, për hajër Albinit!

36 Komente

  1. E
    Eni

    Ik ore trap

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Trapi te hyfte ne bythe!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        Edhe spiun edhe hajvan , ky Cupi qrnka. O Cupi deficenti nga sa flet tregon qe je komplet lopcar. Ik o legen me mentalitet bujku se na hape barkun, dhe Kurtit i hengesg mune ti dhe Rama spiuni i Serbise

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alniku

          Ndrysho emrin të lutem Al-bin Kurtoviç

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbër

            Pse u dashka të qelbësh çdo shkrim në gazetën Tema? More xhahil, more zgjatim i zorrës së trashë të Saliqen Kriminelit, pse nuk shkon te portalet e Çim Pekës (Xen Sypeshkaqenit) dhe të tjera gropave septike të Saliqenit, por vjen dhe ndyen këtu???! Ore i paguari i Djallit!!!

            Përgjigjjuni
      2. N
        Neutrino

        Nuk është vetëm Albino. Ka një ushtri trushplarësh mbrapa. Një pjesë e mirë me të dyja këmbët në Shqipëri. Dhe deshira e tyre është ta shkatërrojnë edhe Shqipërinë. Albino është Haxhi Qamili i kohëve moderne. Por nuk besoj sa b.... për pushkë. E ka rraf mirë serbi në burg, prandaj lef si chiaua.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albin trimi

          Albini eshte trim.Amerika i thote mos hyj ne ate derre o trim.Ai mburet do hyje. Le ta hape e te hyje se do gjeje p...e plakes Mjere populli per udheheqesit qe ka.Ne kete rast nuk ka ate qe meriton

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama Vučić

            Ç'janë këto fjalë të Vučić-it? "Albini do luftë!" - thotë Vučić. Në fakt Albini po bën hapa të gabueshëm politik, jo pse nuk ka të drejtë, por sepse nuk po koordinohet me Amerikën e cila po e amniston Serbinë për ta tërhequr nga Rusia.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Doktor Mortja

              Nga nje banane për gjithe zagaret e Shkelqesise se tij Magjari i Surrelit!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Serbia do luftë!

                Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës! Serbia do luftë por po e pret rezultatin e agresionit rus! Kjo propaganda perfide proserbe se "Albini do luftë" ju zbulon lakuriq se jeni në sinkron me "vëllain" e Ramës. Albini po gabon pse nuk koordinohet me Amerikën, por Albini nuk do luftë se Kosova nuk krahasohet me armatimin e Serbisë e cila ka armatim më shumë se Kroacia Shqipëria Maqedonia Mali i Zi së bashku! Si Rama si gazetarët pro Rama - vëllezër të Vučić-it.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  frrok qupi spihun fundrrine pulqak i pa’lame

                  Albinit nuk i rruhet edi per sllavet,nese Kosova sulmohet,shqiptaret e Kosoves e degjenerojne vuqiqin dobiqin e Fahri Musliut apo vllaun e edvin drogagjiut,ndersa ju pulqaket e mirdits,lezhs apo shkodres etj,ju doni per dhendure shkijet dhe beni krushqi me ta.O frrok-felliqesira,o spihuni i lagjes,u legen qe gruan e kishe kurven e lagjes,e ke hak me ta shkoklue ate gocen tate o ndyresire pulqak I felliqte qe te vjen era nje ore larg njejte si bq-qirve nikoll leshi,preq zogajt,mark mut markut,apo agron debil gjekmarkajt apo miqve qe ua kane dhene motrat serbve

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    ben

                    ne rast lufte kosovaret i han m ..serbise ikin te gjith azilant neper evrpo do i kesh o trim interneti.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      dardani I shkerdhen motrat benit dhe ripjellseve

                      O ju dhe serbise qe i mbeshtesni ua shkerdhefshim rracen jevgjito-greko-sllave pa harruar dobiqin edkari,meron,frrok qypin dhe te gjitheve ju ripjellsit bqire

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tropojani nga Malesia e Gjakoves

                      Na mbyten injorantet . Le qe nuk kuptohen fare se çfar duan te thone , po dhe ato pak fjale qe thone nuk dine ti shkruajne ! Injorante funksionale ne sherbim te Serbise .

                      Përgjigjjuni
                    3. Q
                      Qorra dhe te shurdher jane

                      Fantastiku Frrok Cupi,ke shkruar gjera me vlere,por albinet nuk dine te lexojne...

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cika

                        Albinerit jane armiq. Te paguar nga saliu, zeni dhe vicici

                        Përgjigjjuni
                      2. E
                        Eni

                        Albini nuk vjedh ndaj e do populli...Albini nuk ka frike

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asd

                          Shume sakte, por aq nuk mjafton. Duhet edhe zgjuarsi, edhe diplomaci por edhe aleate qe te mbrojne e lidhin interesat.

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Tarrasi

                          O Frrok legeni. Katunori historina me katunin trego se aq e ka diapazonin. Ske lon byth politikani e TV pa lëpirë. Je një ???? rrace. Shko te n'koll lesi e përsajateni bashkë, thirrni edhe ministrin e vatikanit ????????????

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nuh Bushkola i bajrakut te lleshit te zi

                            Ky froku i cupjve nuk ka ditur asnjehere te analizoje.Kosoven ky nuk e ka dashur.madje ka dekomente qe provojen qe UCK e ka quajtur krijese serbe njelloj si Berisha dhe Meroja

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Niko

                              O Frok tra.. ata qe i lepiheshin amerikes jane ne burg tani, asnjeri nuk i do lepiresit edhe gjermanet gjate luftes spiuneve kur mbaronte pun i vriste.Vucici u shkon kundra edhe amerikaneve edhe evropianeve dhe spiet fare per ta del me i fituar.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cika

                                Ti dhe albini js leponi serbise dhr vucicit, se gjoja jeni patriote dhe trima sypatrembur. Ore plehra serbe, usa beri kisoven. Ju doni ta coni prape ne serbi.

                                Përgjigjjuni
                              2. F
                                FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                O 'katoliku' Frrok!Para se te vazhdosh si gore te meresh me ushkuret e Albinit,kerko ti blesh breke nudist Edvinit.Nuk di te kem lexuar ndonje rresht tendin per divizionin 'Hajdari' qe terrorrizon 33 vjet shqiptaret dhe ne krye te antishtetit vazhdon te mbreteroje SS-Serbi SALI,Neroni qe dogjiish Shqiperi dhe ne krah ka patur xhihadistin ,integralistin Edvin bojaxhi! Nuk te degjova as ty e as Edvinin kur nje organizate 'parti' e ashtuquajtur VV-KREU I SAJ aLBIN BENTE FUSHATE ELEKTORALE NE dROPULLME REGJI TE udb-SE NDERKOHE QE AKOMA NUK ISH KRIJUAR QIVERRIJA NE KOSVE!!!!?????Po nuk je burre te vrasesh vehten te pakten hesht!

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arti

                                  Bravo Frrok

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    sapa

                                    Do ishte mire te flisje per ndryshimin qe ka shteti memes shqiperi me shtetin e kosoves.Kosova qendron shume me lart se shqiperia ne cdo aspekt politik.Dhe Albini eshte zgjedhur 2 here nga populli.A e dorezon nje politikan shqiptar i shqiperise postin e tij dhe ben zgjedhje te reja?kurre.Albini e ka bere kete.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. C
                                      Cika

                                      Supa qe pi albini edhte ngs kazani i serbise.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. R
                                      RAIFI

                                      O njeri i mjerë,a do bëje ti luftë nëse ta merrte greku jugun e Shqipërisë?!Tek e fundit jo vetëm jugu por disa territore sa Shqipëria nuk kanë pasuri sa Veriu i Kosovës.Po pse flisni pa pasur asnjë dije,apo tradhtia dhe leku serb që po shpërndahet gjithandej në Shqipëri iu ka verbuar.Amerika mike e dini ç'i bëri Vietnamit pas luftës 30 vjeçare,ia la Rusisë e Kinës,po Aganistanin,Irakun,Libinë.Pra miku është vetëm mik e për territoret tona duhet luftuar vet.Shpejt do keni rastë ta provoni aty ku fitoi njeriu i Agimit të Art.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bato

                                        O Raifi, po nuk te duket sikur ja ke fut pak kot me keto krahasimet? Po si mund te krahasosh Shqiperine me kete rast? 1. Shqiperia nuk ka qene nen thundren greke o mik, Kosova dje doli nga thonjte e serbeve. 2. Nje lufte mes Shqiperise e Greqise nuk mund te kete kaq kollaj, sapo ta diktosh ti pas tastieres, se jane te dyja vende te NATO-s, 3.Te luftoni vet pa ndihme ne Kosove, as qe behet fjale se i hyn detit ne kembe... Ndaj rri me kembe ne Toke o mik. Ky Frrok Cupi mund te jete edhe analist vari leshte, por keto komentet e tua jane edhe me keq akoma. Tung

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          RAIFI

                                          Kush nuk bënë përpjekje për të mbrojt atëdheun është tradhtar.Ndersa se Shqipëria e Greqia janë në NATO s'ka asnjë rendësi,nuk kalojnë shumë vite do e shef ç'do të ndodh në jug të Shqipërisë.Kishte dikur edhe Pakt të Varshavës tani nuk ka,edhe NATO mund të mos ketë.Të gjitha shtetet e NATO përgatitën për mbrojtjen e vendit të tyre përveq Shqipërisë.

                                          Përgjigjjuni
                                      2. L
                                        Lexues

                                        Te thuash qe do mbrohemi po u sulmuam nuk do te thote te nxisesh luften. Perkundrazi, sa me i armatosur dhe i pergatitur te jesh aq me shume do te mendohen fqinjet para se te te sulmojne.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ilirjan

                                          Ke do te sulmoje Serbia o njeri... NATO-n,Ameriken, qe eshte kembekryq ne Kosove, dhe CLIROI Kosoven?! Pasha buken, kaq e gje pernjimend s'e kuptoni a ?! Jepni edhe mend?! Oh si nuk kam nji grusht te rande ti bie malit qe s'bezan!!O Zot i madhnueshem, beji shqipet e mija te KUPTOJNE! Amerika e per uri Serbine me ULTIMATUM, e tash... Serbia po sulmoka Ameriken!!!

                                          Përgjigjjuni
                                        2. P
                                          Princi (Belgjikë)

                                          Shumë folklorik ky Frroku. Me histori malcie kërkon të bëjë politikë të madhe. Mirë o Frrok, Albini na dashka luftë..., po Vuçiçi, mos është si ai burri i Malcisë që nuk donte luftë, por i binte në qafë kot ai mistreci, që s'e linte në paqe?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Trimi njifet në një betejë të të barabartëve

                                            Që nuk e ka lypë serbi një ballafaqim ballë për ballë e ka lypë. Gjithënjë serbi ka bërë luftë me duarthatin aty është treguar "trim" kriminel.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              Igor

                                              Keti Frokut nuk i funkcionon truri ky nuk kupton ma shum se nji metro nga huda kur thot Albini don lufte ky nuk e din se Albini eshte ma i shkolluar se ky gjysem Serbi ku i perserit fjalet e Vucicit ,

                                              Përgjigjjuni
                                              1. k
                                                kabassi

                                                Frok Cupi me gjase sloganin "Albini do lufte " e paska degjuar prej ish ministrit te Millosheviqit per propagande tash kryetar i Serbise.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Aleksander Thana

                                                  Albini, dmth, Albishti eshte delirant dhe aventurier i rrezikshem per te gjithe dhe mbeshtetet nga nje grup tjeter debilash qe luftojne me mullinjte e eres.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje