Ankthi i Lirisë!

30 Korrik 2023, 19:00Blog TEMA

Ankthi i Lirisë!

Nga Kimete Berisha

Më vjen shumë keq për fjalën e Lirë, por Gjakova nuk është në Serbi!
Fjala e Lirë duhet të jetë e vërtetë! Përndryshe, fjala e Lirë - por e pavërtetë, është pallavër dhe të çon në robëri!
Ku ke parë ti këso Lirie që e mohon shtetin e vet!
Edhe nëse krejt bota çohen në këmbë dhe thonë se është normale që pronari i një media kombëtare shqiptare e konsideron veten gjakovar i Serbisë, e Kosovën - Serbi - ne nuk bën të pranojmë që Kosova është Serbi, se nuk është.
Nëse ia bëjmë qejfin një milioneri dhe plus me paret tona ia paguajmë qejfin që të jetë media e Serbisë, dalngadalë, duke i konsideruar shkeljet kushtetuese si gabime teknike - një ditë mund të bëhet 'normale' që Kosova të konsiderohet e Serbisë!
Është tragjedi e madhe që Kosova t'i nënshtrohet parapëlqimit të një tregtari që preferon të jetë shtetas i Serbisë.
Le të jetë.
Ji i Serbisë, ji ti i kujtdo që ta do zemra, por jo në emrin e Lirisë së fjalës ta mohosh shtetin e Kosovës.
Të isha gazetare e Klanit, e para do të largohesha nga një pronar që Kosovën e konsideron Serbi.
Sot Klan Kosovën po e mbrojnë veç gazetarët e saj, e pronari po hesht.
- Dil zotëri e trego çka dreqi ke nuk e ndryshon shtetësinë!
Unë prita se për një muaj do të bëhesh i Kosovës!
P.S. Liria e tepërt është robëri. (PLATO)

2 Komente

  1. D
    DRENICA E KUQE

    Eh! Oj Kimete! Gjakovarte qe e kane kerku Serbine e Jugosllavine dhe e kane kullote Kosoven tuj fole shqip e tuj mendu serbisht e jugosllavisht, po ata jane – te njejte kane mbete: shtetesine mund ta nderrojne e ta ndryshojne perdite (sikurse i ndryshojne dhe fjalet-pallavragjinjte), po Serbine e Jugosllavine i kane te skalitura ne koke (tru) dhe kot ju flet se ata e keta jane edhe ma shkie se shkiet... dhe e pengojne edhe sot bashkimin ... DRENICA E KUQE

    Përgjigjjuni
    1. U
      UÇK

      Kimete te kemi më kimet Je mëndje e ndritur Çdo kujt i jep hakun ashtu siq e mëriton pa marr parasyshë kush është dhe nga është Drenicen e urren vetem shkjau dhe ata qe jan më shkjaun Ty Kimete Drenica te ka më kimet Çendro para stuhive ashtu siq qendroj Shote Galica

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje