Pa titull.
I.
Në shëtitoren e Mitrovicës.
Tupani bie për ata që kanë pare. Sheshi i vogël i qytetit nuk i zë gjithë ata immigrantë të interesuar për të vallëzuar për dashurinë.
Çdo gjë të duket e bukur në vend të huaj.
Kur je immigrant, vendlindja jote bëhet edhe më e bukur sepse nuk e ke afër për t'ia parë shëmtinë.
Prandaj, ndjehesh i çliruar vetëm aty ku të kanë lindur, sepse dashuria, që i thonë- platonike, dashuria nga largësia, është ajo dashuria më e lehta, më e lira.
Unë këndoja në Venedik e turistët më duartrokisnin, isha e lirë sepse 'nuk ekzistoja', isha në vend të huaj.
Sikur të këndoja para ministrisë së kulturës, do të dukesha personazhi i Niçes.
Po. Imigrantët e kanë gjallëruar qytetin. Ibri është shterur, sulmet në veri nuk dëgjohen nga tupani, dritë bën lumturia, dhe ka qebapa të shijshëm.
Karabinierët e ruajnë urën e Ibrit, e nëse je e bukur, të buzëqeshin si xhentëlmenë.
Immigrantë vijnë të lodhur, rrinë të lumtur, shkojnë të pikëlluar.
Sepse, gjithmonë duhet të ndahesh nga familja për së pari...përsëri një ndarje, përsëri një tjetër ndarje që mund të jetë e fundit, që gjithqysh një ditë do të jetë e fundit.
E ndarja, jo vetën për poetin është si një gjysmë-vdekje'!
Zemra më pikon gjak sa herë shkoj në Mitrovicë dhe me 'shpinë' e shoh nanën duke ma bërë me dorë derisa nuk shihet më.
Lamtumirë e gjatë kjo, lamtumirë palidhje, pa rrugëdalje. Çfarë dashurie është kjo, çka të duhet kjo dashuri që ta plas.
Të sëmurë, nuk të shëron dashuria.
Prandaj, kur vjen ndarja dua të ik tinëz, bile dua dhe pres me padurim që ai që e dua fort - sa më parē të më zhgënjej, në mënyrë që ta dua më pak e të ndahem më lehtë me të.
Dashuria nuk emigron.
- Unë jam larg, larg nga giithçka që dua dhe për largësinë time nuk ka ilaç. (a.c).
II
Turist në luftë - ka qenë Hashim Thaçi - tha Rambo. A është mesele e odave kjo; apo është Rambo një i pagdhendur që e sulmon çlirimtarun e robëruar.
Edhe nëse ka dashur t'i ndihmojë Hashim Thaçit (duke e degraduar), ka mundur të thotë fjalë të mira për të.
Me anti-komplimente nuk e ndihmon. Sepse, edhe ushtari-turist, për një ditë qëndrimi në luftë mund ta bëjë kërdinë.
Problemi i Hashim Thaçit nuk është se s'ka kush ta mbrojë, problemi i tij është se s'dinë ta mbrojbë as ata që e duan.
Si për shembull Urani. Për akuzën e Ramush Haradinajt lidhur me turizmin ushtarak të Hashim Thaçit, pa të keq Urani tha se Hashim Thaçi është person historik.
Po, de. Por, edhe krimineli hyn në histori për të keq. Historia nuk është veç e mirë.
III.
Tek Ulpiana, disa meshkuj e ngadalësuan veturën dhe më thirrën me zë në kupë qielli: Kimete, ku e ke Hashimin!
Në vend se të më ftonin në kafe.
IV.
A më mirë i kënaqur si derri a i vuajtur si Sokrati.
Nëse e pyet të vuajturin, ai do t'i dorëzohet kënaqësisë së parë që i vjen tek dera.
Se, vuajtja të lodh shumë.
E ana e mirë e lodhjes është se nuk ke forcë të vuash sa ta do zemra.
Vuan aq sa ke forcë.
Ti mundohesh, vuan, ke sevda në vuajtje, por secilën herë e më pak.
V.
Shqiptarët nuk po ankohen!
Prej se Albin Kurti (si Edi Rama): u shfaq superior përballë perendimit), shqiptarët u kënaqen me Kurtin i cili nuk pyet për Amerikë a Evropë.
Bile edhe 'nanën ma mori dje', pas ligjit për pensione.
Ajo ka vuajtur shumë sepse gjithmonë ka punuar (edhe sot punon) por nuk e ka marrë pensionin e punës. Atë grua krenaria nuk e ka lënë të bëhet e lumtur.
Tash po bën si e lumtur sepse i ka siguruar paret (e veta) për ilaçe, por unë nuk po pushoj t'ia thyej mendjen se Albin Kurti është 'i keq'!
VI.
Opozita i ka harxhuar fjalët.
Fajet e t'ua të vjetra nuk i mbulon me fajet e reja të të tjerëve.
Opozita na i ri-tregon lajmet që i dimë, në pritje të katarsisit.
Është njësoj sikur unë t'u tregoj juve se 'kush shkruan keq', por vet të mos shkruaj mirë.
Nuk mund të presësh drama me zeytin e me 'buzëqeshje xhentëleme' që të tregosh se 'ti je më i mirë'!
Pse po ta merr mendja se ti je më i mirë!
A je?
VII.
Nuk je.
Sot një deputete e Ramush Haradinajt u ankohet në zeyjtinin e vjedhur nga qeveria, e dje shefi i saj (me paret e fondit të reservabe) me tenderë ka blerë
arkëmorte për të zhdukurit, duke shkelur procedurën e varrimit. Njëherë duhet të gjenden të zhdukurit, pastaj të blihen arkëmortet.
VIII.
Zengiini i ri është shumë i rrezikshëm. Prandaj, derisa të vjetërohen pak, duhet të ruhesh nga 'hajni i ri'.
Gruas ia caktojnë të vjedh zeytin...E vet vjedhin si burrat.
Është mentalitet i shoqërisë shqiptare: çdo gjë e vjedh, prej kallamoqit në ara, deri tek ilaçet.
Dhe, pasi që e grabit sendin, e shkatërron.
Dhe tek kur e shkatërron - qetësohet.
IX.
Asgjë e re.,
Vazhdon korrupcioni, vazhdojnë vjedhjet, vazhdon krimi...
Hiperprodhohen 'mbeturinat kulturorw', poeti blihet me pare.
Heshtja e intelektualit blihet me paret e shtetit; nga qeveria blihet heshtja e valltarit; heshtja e regjisorit, heshtja e piktorit; heshtja e aktorit.
Heshtja e studentëve është falas.
Kurrë s'ka pasur heshtja çmim më të lartë.
Heshtja (ta blesh heshtjen me
pare) është biznesi më i ri i qeverisë.
Sipas qeverisë Kurti çdo i dyti shqiptar është krijues.
Po, pse jo!
Pa dalë në treg - nuk të blen askush!
Prandaj, në hulumtim del se 'të gjithë janë të kënaqur'.
Ata që nuk janë të kënaqur - nuk pyeten, sepse ata ikin nga Kosova.
X. Edi Ramës nuk i pëlqen më askush, përveç Përparim Rama që i pëlqen aq shumë sa është mahnitur me të.
Nuk e ka parë asnjë punë të tij,?veç e ka parë duke e dëgjuar me vëmendje Ramë Lahëb në Ulqin. 'Sa bukur dhe në mënyrë profesionale po dëgjuaka muzikë ky djali'. Veç n'të pëlqeftë si 'mashkull', se si kryetar - hajde pak tek 'Bregu i Diellit' dhe shihe se si e kanë mbuluar mbeturinat.
XI.
Mimoza Kusari ua ka bërë të ditur veteranëve se ata kurrë nuk do të përfshihen në pagën minimale. Veteranët për të janë një grumbull katundqrësh që kanë luftuar për një liri që pikë nga qielli.
Mimoza ka treguar se do t'i padis të gjithë ata që ia zbulojnë sekretet.
Për t'i zbuluar sekretet e saj me kriminelë serbë 'duhet leje', prej saj.
Safet, a pranon ti të të xhirojmë duke bërë çka s'bëhet në zyre e pastaj tëbta publikojmë videon!
P.S. Desha të shkruaja për dashurinë. Por m'u kujtua 'Xhulieta'.
Xhulieta ishte 13 vjeçare kur vdiq për dashuri, e Romeo s'kishte moshë...
Jo veç meshkujt shqiptarë, edhe Shekspiri, e përfytyronte dashurinë si 'një vajzë të vogël, të paditur, të bindur dhe të pasherr'.
Pra, dashuria ndodh e para e vetëdijësimi ndodh pasi të digjet zemra, pra vetëdijësiki ndodh pasi të harxhohet dashuria.
Pastaj mendova për Borëbardhën, që po ashtu ishte 12 vjeçe kur princi e shpëtoi me një puthje në buzë dhe e martoi..., dhe për dashuri të tjera fëmijërore me të cilat u vulos letërsia botërore....
Pse dashuria është gjithmonë e re dhe naive, po pse dashuria kurrë nuk është një grua e mençur, një grua serioze, gjykuese, kritike, e vendosur dhe e ditur...Këtij tipi të femres, i mungon vetëm
mjekra për të qenë mashkull, thoshte (më duket) Kanti.
Në këto mendime më erdhi ky mesazh (që më preku shumë) nga një mashkull i njohur nga Shqipëria. 'Ty nuk të kisha duruar as 24 orë. Përndryshe, do të më duhej me vra veten'.
Mesazhi i tij ishte një protestë që s'jam ajo 'vajza e pasherr, e pagojë, e paditur, dhe e bindur'.
Moj Kimete, nuk je keq per hartime, por je mashtruese ordinere. Akuzon weverine per korrupsion sepse pa gjetur viktimat ka blere arkivolet. Po si thua ti moj Kimete ti zhvarrosin nje here viktimat e pastaj te bejne tenderat per arkivolet. Te te vije turp qe merresh me keto gjera sensitive qe prekin mijerat e qytetareve te afert me viktimat, e me gjere.
Mashtruese ordinere... pse e lexone dhe e komenton kur eshte e tille ? cfare te preku ne humorin e Kimetes mos e ndjen veten personazhe i shkrimit
Degjoja Mihali anonime emigrante. Luftenxitese. Vellavrasese.
E SHKELQYER MENDJENDRITUR E PAC MENDJEN FEMER- ESHTE NJE URIM HYJNOR FILOZOFIK GJENIAL PER MESHKUJT SHQIPTARE SIDOMOS… PROBLEMI I VETEM I TYRE ESHTE SE NUK DINE AS TA LEXOJNE! LARG QOFTE TA KUPTOJNE! KY SHQIPTARI NGA SHQIPERIA I 24 ORESHIT NUK ESHTE I VETMI! JANE ME SHUMICE E NA TEPROJNE ! LINDSHIN SA ME PAK… ISHALLA HIC !
Hahahahahaha me pelqeu jashte mase kjo ese fantastike! Satira dhe sarkazma e mrekullueshme po aq e verteta! Bravo autores! "Kur je immigrant, vendlindja jote bëhet edhe më e bukur sepse nuk e ke afër për t'ia parë shëmtinë." ....dhe po ndenje dhe ca kohe me teper, fillojne hajnat dhe kusaret e vendlindjes te te grabisin naten! hahahahahaha
Bravo zj. Berisha! Ju shquheni për mençuri, dituri, patriotizëm dhe guxim.
KImete ju shkruani shume bukur.Dhe jo vetem por edhe ato qe thoni jane me vend Faleminderit
Kjo eshte debile pa tru qe e genjen mendja se ben artikuj. Nuk ia ka idene dhe kuptimin fjaleve qe perdor, te cilat i shkruan gabim ne shqip. Nuk di as dallimin e nje emigranti nga nje imigrant. As si shkruhen keto dy fjale. Pse i botoni keto shkrime me shqipe te çale e te perçudnuar, o ju redaksi injorante!
Që , ju , apo edhe të , i'u ngasë , shqisa , ndinë ! Me një arsyetim , cilëndo . E , sipas tuajës në rastin , mëndësi - për frut - me pyet edhe pa arsyen përkrah si nga ju edhe nga secila a cilido që s'e apo nuk ka si referat .
Të dhjefsha shqipen tënde.Je një injorant me dy klasë shkollë dhe këto të bëra me korespondencë.
Turpe per ju qe shprehni hapur xhelozine ndaj te bukures po mund te thoshe qe ka gabime ne te shkruar po shkrimi ka nje ide Pak rrespekt per dike qe punone qe kontrubone qe vendose nje gurre nese ju jeni me gjeni munde te shkruani por jame i bindur qe pervec zemres suaj te keqe nuk keni asgje tjeter
Artiste
Kimete lum ajo nënë qe te bëri dhe te rriti Ti je krenaria e asaj nëne dhe e te gjithë njerzve te ndershem e nuk je krenarija e rrugaqerisë se VV ZDRAVO te Radojçiçit Albini rrugaq e mashtrues Glauku injorant e rrugaq Vjosa e bija e UDBASHIT Mimoza idiote dhe valltare e Gadafit dhe Radojçiçit Cfeklla cfekull i papjekur idiot Albulena i thoshte Kadriut kriminel vet është gabelicë injorante Shfarci magjupe injorante dhe idiote E keshtu më radhë rrugaqet e VV ZDRAVO nga i pari në te mbram te gjithë faqezi mashtrues e delengji
Me çfarë shkruan o Kimete,të bën për vehte!Je e Madhe!
Nuk ka edhe aq faj ai shqiptari Shqipnis, se je me hon ti Kimete! Kur te knaq me bukurine (femnore) e shkrimeve tua te pakrahasushme me tjeter gazetar - kur ta bjen ne maje te hunes me perçatje prej budallice..
Ladi ke dashur te thoshe dicka por vetem ti e kupton cfare ke dashur te thoshe ndoshta foto e Kimetes te turbulluar pak hormonin e deshires. Ilacet shoku se do behesh keq
Lene ma, boll i bëre fllad vetes! Ulu pak me kambë në tokë. Nuk je as ma e mira, as ma e mençmja, as ma e bukra në shqiptari. Rueju prej pasqyrës...
E madhe je Kimete, sa kastraveci i Kurtit.
Kurti eshte i teri kastravec...i hidhur.
Epo te hidhur e do Kimetja e rrahur nga fortunat e krijimtarise se saj, per tja sublimuar mendimet e shkaperderdhura ne artikuj te sposorizuar.
o Zot sa kam qesh me kete satire fantastike te Kimetes! Sa me teper ta lexosh, aq me teper te shkrin gazit. i ka bere "autopsi" me shume zgjuaresi gjendjes social-ekonomiko-politike kosovare psikologjise dhe mentalitetit te njerezve. Rrallekush shkruan kaq bukur dhe me mencuri..
Nuk eshte faji i Kimetes qe shkruan jo mire Shqipen. Ndofta eshte sistemi arsimor ne Kosove (dhe ne Shqiperi keshtu eshte) qe nxjerr dyrdyla te cilet as nuk dine me fol as me shkrujt. Kur them sistemi arsimor ne radhe te pare faji qendron tek niveli i ulet i mesuesve (mesimdhenesve) te cilet duke qene dyrdyla vete kuptohet qe dyrdyla do te nxjerrin. Dyrdyl - I paditur i diplomuar (jo diplome fallco)
Kimetja ka te drejte! A e dini qe Shqipja eshte gjuha me e vjeter ne bote, 6,000 vjet thone. e provuar shkencerisht! Mosni bre burra do te kish thene ndrek Luca! Edhe mendjet e mykura te Shqiptareve 6,000 vjecare jane! Komb me injorant- dinak- tribu nuk behet! Edhe Gazi nuk i rezistoi tundimit te Saliut! Cfare te beje? Bytha ka nevoje te kruhet!
"Zbrazje e Shpirtit" ....... Kushdo me pak ndjenje dhe dashuri per atdheun dhe bashkekombasit "bie brenda" ne keto rreshta te mbushura me mesazhe,jo te thata,por edhe artistikisht te gjalla ! Pene shume e vecante .....Gjuha dialekt mrekulli (jo artikull gazete me drejtshkrim) ...... Te gjitha karakteret,tiparet,fenomenet me te cilat perplasemi jane aty ne keto "rreshta" ........ Asgje nuk i kundershton dot ...... Sarkazem dhe "thumb" i vecante ndaj cdo gjeje te shemtuar qe ndodh rreth nesh ....... Si lexues e admiroj .....Doni aktualitet ... si mund te shprehesh me mire edhe rrjedhjen e politikes,,kur thote : Opozita i ka harxhuar fjalet.Fajet e tua te vjetra nuk i mbulon me fajet e reja te te tjereve" !! Sinqerisht te falenderoj,na jep shume kenaqesi dhe mbi te gjitha,mundesi reflektimi ! Lymi Tutit
Te lumte Kimete.Verte je shum e talentuar dhe gjerave u shkon ne rrenje.Te pergezoj per guximin dhe menyren se si i ke lidhur te gjitha keto fakte ne menyre te denje.Edhe ty Kimete ,cunat ne Kosove nuk te vleresojne se te kane gjithmon para syve,ata qe jane larg teje thone: shum e zgjuar ,shum e bukur meriton nje djal ideal i jetes te saj per shokun e jetes.Te lumte..
PO RAMBUSHI DRU ME PRE NE NJE FARE MASE KA TE DREJTE ,SEPSE GJIGANDI ISHTE KOMANDANTI LEGJENDAR DHE NUK ISHTE NJE LUFTETAR I THJESHTE...........DHE RAMBUSHI KA TE DREJTE TE JETE XHELOX SEPSE GJIGANDI ISHTE KUDO KU DUHEJ TE ISHTE IDEATORI I LUFTES ,I FITORES DHE I FORMIMIT TE SHTETIT ME TE RI NE BOTE.......GJIGANDI ISHTE AI QE PRISTE E PERVILLTE MIQTE E MEDHENJ AMERIKA E E EUROPIANE..... DHE TI KIMETE MOS PRIT QE DRU ME PRE TE MOS JETE XHELOZ..... PER HASHIMIN BASHKE ME ALBINOVICIN E OSMANOVICIN............POR HISTORIA TANI ESHTE BERE.........EDHE PER SKENDERBEUN TANI KANE VEREJTJE CA TURKOMANE.........PO A MUND TE SHEMBET NJE MSL I TERE ????SKA NDODHUR , KESHTU EDHE HASHIMI ESHTE NJE MAL I MADH QE E KISHTE FAT KOSOVA.........E SHEKUJVE QE VIJNE SIC EDHE ADEM JASHARIN........TE TJETER JANE PER TE ZBUKURUAR MALIN (REMBUSHIALBILADENOVICOSMANOVICSALIKARAXHIC E KOMPANY

SHEKSPISI e nderuar zoja Kimete nuk fajson vajzen per vdekjen e saj ,as dashurine, por mesjeten me normat e saj.Shekspiri ka dhene te tjera dashuri si OFELI psh etj qe sigurisht nuk eshin 12 vjec se per ndryshe na e enxjerr Shekspirin pedofil dhe bashke me te gjithe meshkujt shqiptare.Ne fund edhe nje verejtje: Ku e dini ju se Rama nuk e njeh Perparim Ramen?