
Nga Alba Malltezi
Në Sarandën e bukur këtë vit kishte lindur papritur një tjetër “fshat” turistik me vilat nga 1 milion euro. Bosh. Si një fantazmë mes bregut plot jetë dhe gjallëri të jugut. Lindi, pasi pak më tutje është një tjetër fshat turistik po me vila 1 milion, që lodhet duke u mbushur me influencera përvit, me gazetarë e politikanë që flenë falas apo të paguar nga dikush. E pak më tutje akoma, ka lindur një tjetër fshat turistik me vila nga 300 a më shumë euro nata, ku nuk ofron asgjë për pushuesit veç bukurisë (të modifikuar) të së bukurës Shqipëri.
Mesa duket është “epidemi” e fshatrave 1 milion euro përderisa, duket se, po mbijnë nga jugu në veri. Një politikë që rrezikon të mos sjellë asgjë për Shqipërinë veç ndonjë nate qëndrimi të rastësishëm të ndonjë personazhi vip. Nuk mund të vijnë në ato vila të pasurit e vërtetë të Europës dhe të botës, të cilët e kanë të vështirë të qëndrojnë në një vilë afër apo mbi 1 milion euro me telat e korrentit elektrik që iu digjen mbi kokë, apo rrugët pa trotuarë, pa viza të bardha. Mund të vijnë vetëm falas. Siç e kanë të vështirë të vijë dhe shtresa e mesme e botës së qytetëruar, e cila, edhe pse mund ta gjejë këtu luksin më të lirë, e sheh shpejt se është një luks i rremë.
Atëherë, për kë mbijnë vilat afër apo mbi 1 milion euro? Siç po e shohim dhe nga kronika, dhe siç e sheh kushdo që ka hyrë qoftë edhe një herë në këto struktura, politikanë, ish-politikanë, ministra, ish-ministra, gjyqtarë, ish-gjyqtarë, gazetarë, ish-gazetarë, familjarë të tyre i sheh të dyfishuar, të trefishuar, të katërfishuar nëpër këto objekte. Të dalin në Gjirin e Lalëzit, siç dalin në Dhërmi, siç dalin në Sarandë e Ksamil. Pra, dukshëm, vilat 1 milion euro janë për ta dhe për kë pasurinë e ka përfituar nga kriminaliteti i rëndë.
Është interesant një paralelizëm që mund të bëjmë me Shqipërinë dhe Italinë. Për shembull Berluskoni, një figurë milioneri që u kopjua shumë në Shqipëri, nisi krejt ndryshe të bëjë milionat e tij të para: Ndërtoi rreth Milanos dy vendbanime të jashtëzakonshme për shtresën e mesme, quhen Milano 2 dhe Milano 3. Me material të lirë parafabrikat (që uli koston e çmimit të ndërtimit dhe shitjes së tyre) bëri apartamente dhe vila perfekte, nga superarkitektë, në një mjedis që edhe sot e kësaj dite nuk ka të njëjtë, mes gjelbërimit të pamatë (30 përqind ndërtime dhe 70 përqind gjelbërim), rregulli urbanistik, shërbime si shkolla, zyra postale, polici dhe supermarket, që joshën jo vetëm ata që nuk ishin të pasur, por edhe të pasurit që ëndërronin të jetonin në qetësi dhe në mes të natyrës, edhe pse shtëpitë e tyre nuk do të kushtonin dhjetëra milionë euro si në zona të tjera të Italisë. Pra Berluskoni, bëri shtëpi të lira, në një mjedis shërbimesh me 5 yje. Ne, bëjmë shtëpi të shtrenjta në një mjedis, ende në transformim.
Apo si në Greqinë e 6000 ishujve, ku shtëpitë e peshkatarëve, sturkturat e vogla dhe të thjeshta që u ngritën qoftë në Santorini, në Mikonos apo në shumë ishuj të tjerë, nuk ishin vila 1 milionëshe. Nisën si shtëpiza të vogla që më pas, është mjedisi, shërbimet, bukuria përreth që ua jep vlerën e tyre edhe më shumë se 1 milion.
Por Shqipëria e vogël nuk e ka luksin të harxhojë vend dhe kohë me realitete që nuk janë në proporcion me atë që ajo ofron: Mikpritje, thjeshtësi, turizëm për të rinj dhe për shtresën e mesme në Europë dhe në botën mbarë, që sheh të paarritshëm papritur një turizëm të bukur në vendet elitare (për shkak të shtrenjtimit të shërbimeve dhe të çdo gjëje që lidhet me turizmin) dhe kërkon shpëtim në Shqipërinë deri tani me çmime të përballueshme.
Kështu, qoftë apartamentet në Tiranë, qoftë vilat në bregdet, nuk kanë asnjë logjikë pozitive tregu, mjedisi dhe kulture të kushtojnë afër apo mbi 1 milion euro. Shqipëria prej kësaj, asgjë nuk fiton. Përkundrazi, e konkretizon në mënyrë tragjike çarjen e padrejtë, të palogjikshme dhe ta panatyrshme, sociale. Herët a vonë këto vila mund të shndërrohen si një muze në natyrë, ku turistët shqiptarë dhe të huaj, do të mund të shikojnë se si bashkëjetojnë në vila gjigande të korruptuarit e pushteteve të tranzicionit, njerëz të showbizit, si në një teatër absurd jete.
E mo se Jane legalizim I parave te vjdhura ketu ne shqiperi nga zyrtarucet e administrates shqiptare . Pse nuk zhbiriloni kush Jane ata qe investojne
Epidemia GOLEMiste ka kapluar tere Shqiperine. Kushdo qe mendon se blerja e nje vile 1 mln euro eshte investim i mire ne kete kohe ne Shqiperi eshte nje IDIOT. Ne Greqi dhe Itali ne zona elitare mund tw blesh super vila me gjysmen e vleres madje ne Sardenja mund edhe te ta falin shtepine nese investon. Nese ka njeri qe krahason Sardenjen me Saranden eshte serisht nje IDIOT ose dikush qe nuk del dot jashte kufijve te Shqiperise dhe tere parate kriminale i mbetet ti shoenzoje ketu.
Kane pastruar para por pa mend ne koken,i kane çuar dem.Prandaj thote fjala e vjeter" paraja haram ,haram shkon,"
Ne Gjirin e Lalezit Kompania me e madhe e Turizmit ne Bote "Melia" ka ndertuar nje super Resort.. Shkova dhe pyeta, nuk kishte dhoma te lira. Po kesaj cfare emri i vini ju? Kujt ja vodhi parate Melia? Juve ju erren syte, kur shikoni Shqiperine te zhvillohet, te krahasohet me Boten e qyteteruar, me Turizmin. Ju jeni mesuar me plehrat ne cdo plazh, ne cdo pyll, ne cdo rruge, ne kohen e Saliut. Fatkeqesisht koha e plehrave dhe pisllekut ka mbaruar, bastioni i fundit ishin bre.ket e Voltanes ne Shkoder. Kryebashkiaku i ri e pastroi Shkodren, Velipojen per 1 muaj.
Ne nje fçat shon e gjen Belindene me vile sa stomaku i saja, ne nje fçfat tjetere takon Saliune me nje vile sa koka e tija, ne nje fçat tjetere gjen Blentin e klosit qe e vuri prape krietar me nne vil sa llokaria bakrare e tije, ne nje fçat tjetere te fanepset Fantomaci Bleni Fevziu me nje vile sa bilet e shokut te gruac se tije. Ca te ju them une. Na qelbene halene haleete
Vile gjoja 1 milione me gjysem ore Uje ne mengjes dhe gjysem ore uje pasdite …Uje qe qelbet e nuk ben per asgje,vetem te lash bythen dhe aty te djeg nga klori…Shteti i Rames si Fytyra e tij si mut i zi ….Ky pis e thelloi hendekun keq,,njerezit nuk kane te hane ,ka kapur cdo media e shet Bar per Delet e foto me Emigrante gjoja turista e te ulesh ne Sarande nuk i numuron dot 100 te huaj se aty isha …Turizem me Byreqe ne Vilat 1 milonshe ,,,nuk flen njeri Naten ne Sarande nga Muzika se paguajne policine e luajne deri ne mengjez.Turizem ne kohen e Koleres
Ne vend te artikullit duhej nje denoncim per vjedhjet qe i behen fondeve publike. Do te mjaftonte qe gjykatat te merrnin listat e 'banoreve' te ketyre vilave dhe bazuar ne ligjin antimafia (qe eshte aprovuar ne Shqiperi) te bente 'sekuestrim preventiv'. U takonte ketyre 'banoreve' te hapin gjyq me shtetin (pra me shpenzimet e tyre) qe te vertetojne burimin e te ardhurave kryqezuar keto te dhena me deklaraten vjetore tek tatimet. Kete e shkruan te bardhe mbi te zeze ligji Antimafia. Po kush do ta zbatoje ligjin!? Ata (gjykatesit dhe prokuroret) i kane vete vilat ne fe njejtin fshat.
Nese i Ndertojne shqiptaret , do jene vetem ish pushtetaret dhe ish zyrtaret e Politikes.. Nese i ndertojne ato qe meren me miell dihet ! se ku i gjejne... Se njerez shqiptare te Biznesit , veshtire mbase ? te Investojne kaqe shume 1 milion ? Nese jane te huaj dhe Kompani te forta , eshte pune tjeter . Gjithsesi per nje Jete te thjeshte dhe normale.. secilit i mjafton nje hyrje te thjeshte ..se fundja askush me ne fund te Jetes nuk i mere me vete..
Nese i Ndertojne shqiptaret , do jene vetem ish pushtetaret dhe ish zyrtaret e Politikes.. Nese i ndertojne ato qe meren me miell dihet ! se ku i gjejne... Se njerez shqiptare te Biznesit , veshtire mbase ? te Investojne kaqe shume 1 milion ? Nese jane te huaj dhe Kompani te forta , eshte pune tjeter . Gjithsesi per nje Jete te thjeshte dhe normale.. secilit i mjafton nje hyrje te thjeshte ..se fundja askush me ne fund te Jetes nuk i mere me vete..
Tu vihen taksa. Po ndenjën bosh, pronarët do ta gjejnë zgjidhjen- ose do ulin çmimet ase do ti shesin më lirë. Ekonomi tregu. Po të jenë prej droges, hetojini, gjykojeni dhe sekuestojini.
Shkrim i logjikshem.
Vetem Enveri me Ramizin e zgjidhnin kete problem. Na lane Saline dhe ilir Floririn trashgim por ato tradhetuan. U bane Hajna dhe Vampire. I gezofshin 400.000 demokratet.
Bravo!
duke ju dhene bregdetin per te bere vila private nuk fiton populli por vetem njerezit e korrupsionit ,kaq e thjeshte eshte .....vend ku makuteria eshte ulur kembekryq...historia do e gjykoje ,pak por e sigurt