A kanë turp deputetët e PD-së?

25 Korrik 2023, 09:39Blog Nga Namir Lapardhaja

A kanë turp deputetët e PD-së?

Që në krye të erës, sherrnaja në PD u manifestua si një betejë për karrigen. Përveç qëndrimit politik shumë të fuqishëm të zotit Basha, që kulmoi me largimin nga grupi parlamentar të zotit Berisha, gjithçka tjetër nga ana e protagonistëve ka qenë kalkulim i ngushtë dhe pazar i rëndomtë për karrigen e deputetit. Asgjë politike nuk ka pasur aty.

Në këtë konflikt, mes të tjerash, PD-ja tregoi se është një parti pa mendim politik, ndërsa shumica e deputetëve të saj, siç po tregojnë edhe në këto ditë të nxehta korriku, janë figura qesharake, të cilët, më shumë se sa idetë, artikulojnë llogje pazari; më shumë se sa përfaqësues të popullit, shfaqen si skllevër të padronëve. Kur u është dashur të flasin, ata kanë heshtur; kur u është kërkuar të marrin vendime, ata kanë ngritur dorën në anën e atij që kanë menduar si më të fortin. Për sa kohë kanë menduar se Lulzim Basha është më i fortë, kanë qenë në anën e tij.

I shihje të ishin edhe më të egër se vetë ai në përballjen me zotin Berisha. Pas largimit të Bashës dhe mungesës së gjatë në PD, çuditërisht, ata që ishin më të zellshmit, u shndërruan në më të egërit kundër tij. Në vend që largimi i tij t'u kishte shërbyer për të promovuar veten dhe për të artikuluar disa teza përtej Bashës dhe Berishës, se si PD mund të dilte nga gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet, ata nxituan të futeshin 'në pazar' me vetë Problemin e madh dhe arsyen e konfliktit në PD, zotin Berisha, duke e tradhëtuar kauzën të cilën kishin mbrojtur prej një viti e gjysmë dhe duke i lënë rrugëve njerëzit që i kishin besuar dhe ndjekur.

Si është i mundur një metamorfizim i tillë? Si mund të besohen njerëzit që nuk shfaqin asnjë princim elementar të moralit dhe të besueshmërisë? Nuk e kam fjalën për raportin e tyre me zotin Basha, sepse për mua kjo është gjëja e fundit që ka rëndësi në këtë rast. Raportet individuale janë të dyanshme dhe, nëse ato janë prishur, faji nuk mund të kërkohet vetëm në njërën anë, por tek të dy palët. E kam fjalën për raportin me veten, me të vërtetën dhe me koherencën e qëndrimeve publike. A kanë turp këta njerëz? A mbajnë përgjegjësi në mbrëmje për ato që thonë në mëngjes dhe a skuqen në drekë për ato që kanë artikuluar një ditë më parë? Është e pamundur të vijohet me shprehjen e dalë boje që “në politik nuk ka moral”. Është kjo mungesë morali që e ka çuar politikën shqiptare në këtë gjendje, ashtu siç është kjo brerje e madhe e vlerave morale ajo që e ka çuar shoqërinë tonë në depresion të thellë.

Edhe ky konflikt i fundit i disa deputetëve të PD-së, në gjykimin tim, po tregon mungesën e qëndrimeve politike dhe të vlerave morale në raport me të drejtën dhe të vërtetën. Të joshur nga premtimet e zotit Berisha, ata thjesht po bëjnë “lojën” e tyre sipas parimit “në politik gjithçka është e lejuar”. Të nxitur nga shpëtimi i karriges dhe i mandatit të deputetit në 2025, ata po humbasin fytyrën dhe besueshmërinë në raport me publikun dhe të vërtetën. Fundja, nuk janë as të parët, as të fundit. Por si të gjithë të mëparshmit, janë të destinuar të harrohen shpejt. Vetëm besnikëria ndaj së vërtetës dhe së drejtës jeton gjatë, çdo gjë tjetër venitet, mbulohet nga turpi dhe harresa.

28 Komente

  1. B
    Banushi

    E ke qare Njerez pa dinjitet

    Përgjigjjuni
    1. d
      daku

      Që në krye të erës...? Jo po ne krye te pordhes apo ne fund te fendes. "Heres heres" o koqe kanari!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        Ashtu esht , ata te PD nuk kane turp fare qe nuk mbajne ne krye nje hajdut te papare si Rama spiuni i Serbise

        Përgjigjjuni
    2. L
      Luli

      Pyetja eshte - A ke turp ti lapordhaja? Po kush perveç te marreve munnd ta quaje QENDRIM POLITIK SHUME TE FUQISHEM TE BASHES??? A jeni ne metro apo keni ik nga trute. Merrni parate per ato qe shkruani por mos e teproni se beheni qesharake.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Urrejtesi profesionist

        O "Luli" po vetem ajo fjale ta prishi terezine? Imoraliteti i PD -se hic ,zero ? Ste ben peshtypje? Eshte si puna e gjilperes ne kashte.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dardani i Ri

        PD është një sekt i degjeneruar, jo parti politike. Aty ka vetëm klane dhe luftë klanesh. Ajo duhet shkrirë e gjitha, pa përjashtim. Eshtë rreziku më i madh për kombin tonë.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zzz

          O Namir. Pd e ka ngrene turpin me buke kohe me pare ndoshta qe kur ke qene ti ne shkolle. Per shkrimin Ne krye te heres jo ne krye te eres sepse nuk eshte era qe fryn por hera , hera e pare e dyte, e me rradhe. Shko bej pushime se pd duhet te shkrihet qe te shpetoje shqiperia dhe shqiptaret. Rruge te mbare pd.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Usa

            Jo vetëm që nuk kanë turp por i kanë futur një gotë verë prapa dhe mbllaçiten si hajvanë.Shkatëruan dhe atë pak idealizëm tek demokratët e vërtetë.Mostra me kryemostrën.....

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tata luigji

              PD eshte ISISI I shqiperis njelloji si ne lindjen e mesme, pra funksiinon si organizat terroriste Salih bin laden eshte lideri i tyre siq ishte vellai i tij Osman Bin Laden per lindjen

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sokrati

                Kjo pyetje eshte jashte çdo logjike brenda bandes se ashtuquajtur ''Parti Demoktratike''. Kjo pyetje vlen vetem per njerezit me moral, per njerez normal, qe kane personalitet, dinjitet dhe nder... Sherrxhinte e bandes jane mesuar vetem me sherre, sharje e shamata vend e pa vend, se keshtu i ka edukuar banditi saliPisi dhe kurre keta bandite nuk kane per te ndrruar kurs. Jane nje bande antishqiptare dhe per çdo gje kerkojne te behet ashtu siç ata duan, pavaresisht se ka apo nuk ka lidhje me normat, rregullat dhe ligjet. Populli tashme i njeh mire keta hajvane te pagdhendur dhe u jep dhe do tu jape gjithnje ate, qe meritojne: injorimin dhe mosperfilljen.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Muzaka i Ri

                  Bravo Namir, vetem duke ju nxjere fyturen ne drite ketyre njerzve pacavure do mare udhe kjo pune. Njerzit po i braktisin dhe po i lene rruges si lopa bajgen. Ka nga ata qe mundohen ta mbledhin bajgen dhe ta bejne mullar, por perseri bajge mbetet.

                  Përgjigjjuni
                  1. i
                    i indinjuari

                    PD. nuk ka qene,nuk eshte dhe nuk do te jete kurre parti politike.Historia do ta vertetoje dhe njerzit do thone ku kemi qene sa pa tru .

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fatmiri

                      Deputet e pd-se jane nga listat e mesnates te caktuar nga Lulbrava.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Raimond vlonjati

                        "Fatmiri"! Deputet e pd-se jane te gjithe MALOKE ose me mentalitet MALOKU, te caktuar te gjithe nga KRYESHPELLARI dr pr Sahaleja. Ajo qe toj ja faturon "Lulbraves" o ni teori prej qenbirqenizmi e Sahalese. Argita, e bija, plotesonte listat per deputete, ja nepte per miratim KRYESHPELLARIT, babes vet, Sahalese, ky, pasi e kqyrte listen, bote ndryshimet e nevojshme, pastaj ja jepte TELLALLIT, Luzim Bashs ta çpallte ne mexhlis sikur e kish bo ai listen. Te gjithe e DIME SE LULZIM BASHA, ka kon ni FIGURINE PREJ DYLLI NE DURT E FAMILJAE KOBZEZE BRRISHA.

                        Përgjigjjuni
                      2. R
                        Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

                        Lapardha! Hajdutet. Kriminelet........nuk u vjen turp oj lapordha.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Ermal

                          Po ata bajga ishin e bajga mbetën. Thjesht tani duken si bajga në shi siç kanë natyrën e vërtetë të tyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            rita

                            Po ore byrazer, po si po ja ben atyre qe ta shkerllyen ty mamin, atyre te PS-se?? Se ketyre ju doli boja po ato te tute sipas teje u ka mbetur ndonji fije boje? Amaaan, aman. I diskutoni te PD-se sikur te tjeret jane me mire. Ik ore e q. mamin tat e pasta fillo analeshin.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sali Ramut Berisha

                              "rita"! Je gati per naj "teke"? Vrap se m ka kcy damari.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shkerdhyesi i Rilindasve

                                Vetem PS eshte Partia e Shpreses se Shqiptareve me Rrahjat, Avdulajt, Habilajt

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Liri Berisha

                                  "Shkerdhyesi i Rilindasve"! Ti po qe je "karmadh",aq karmadh sa ja fut vetes tate e kenaqesh tu majt foton e Salehut mes t shalvet. Sa per Rrahjat, Avdulajt, Habilajt, ata jane ne shpi pa qera, por shiko qindra maloko-shpellare qe jan bo milardere me tokat e xanuna e qe mbrohen nga familja kryecube e Brrishes, qe sot bojn "demokratin" e devotshem sikur t jen t bijt e Çhurçhillit e jo malok bythen plot mut, ani pse e kan t mulume me "PRADA", prap qelben qy atje tej.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shkerdhyesi i Rilindasve

                                    O fisqir, te qifte gomari femijen ne djep, po te jem une malok, i bie te jete malok edhe Skenderbeu. Une jam nga Vlora or karthithes rilindas, dhe me origjine nga ballkoni i Vlores, Kanina. Po ju karlindasit keshtu e ndani Shqiperine, jug-veri sepse keshtu ju leverdis. Te kritikosh Ed Drogaxhiun, per ju rilindasit i bie te jesh automatikisht me Salen ose me Liken. Kush po ia qi per Salen, Liken apo apo Fatosin, tani kemi Edrogen ne pushtet i cili ka bere 1001 te zeza dhe po ben akoma. Po ka bere zullume Sala, futeni ne burg se keni 11 vjet ne pushtet. Mos harroni fjalet e Koco Kokdhise per Edrogen, "i limaksur per pushtet dhe para".

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shkerdhyesi i Rilindasve

                                      O fisqir, te qifte gomari femijen ne djep, po te jem une malok, i bie te jete malok edhe Skenderbeu. Une jam nga Vlora or karthithes rilindas, dhe me origjine nga ballkoni i Vlores, Kanina. Po ju karlindasit keshtu e ndani Shqiperine, jug-veri sepse keshtu ju leverdis. Te kritikosh Ed Drogaxhiun, per ju rilindasit i bie te jesh automatikisht me Salen ose me Liken. Kush po ia qi per Salen, Liken apo apo Fatosin, tani kemi Edrogen ne pushtet i cili ka bere 1001 te zeza dhe po ben akoma. Po ka bere zullume Sala, futeni ne burg se keni 11 vjet ne pushtet. Mos harroni fjalet e Koco Kokdhise per Edrogen, "i limaksur per pushtet dhe para".

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Liri Berisha

                                        "Shkerdhyesi i Rilindasve"! SKANDERBEGU o kon MALOK 400 KARAT, vetem se ka pas grun, Doniken kah Kanina, por kjo sun do te thote qe toj je i KAR i kulturum se je ka Kanina. Njesoj, ASHTU SI JE KA FLET, dhe si SHKRUN, JE NE TINA FIS ME AVDULAJT, ENE JE NISOJ SI BISLIM MYFTARI KA KERRNAJA E TROPOJS. Ni kshill na un: Bjeri Edi Rams me llafe t pista se t mer me sy t mire kanibali Sahale Brrisha.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shkerdhyesi i Rilindasve

                                          Ik se po t'i shkerdhej robte ty te parit, Edit te dytit edhe Sales te tretit. Nuk beheni njerez ju te verberit e Rilindjes. Jua ka shplare trurin Rilindja dhe nuk njihni gje tjeter pervec kultit te individit; qe komandanti eshte i pagabueshem. Pervec sharjeve dhe lepirjeve, ju nuk njihni gjuhe tjeter.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Liri Berisha

                                            "Shkerdhyesi i Rilindasve" Ene un jam takort me ty. Tina, si KARMATH qy je, bo shum mir qy shan qeverrine ne kryministrin. Kjo trego se je shume i emancipum dhe se kerko shum ka jeta, por m ban pershtypje t keqe ni gja: Tina, kur sha kryministrin ne qeverrine, i sha me fjalt fiks si i shan ne Sahale Ramut Brrisha, pranaj un potencoj se tina "Shkerdhyesi KARMATH i Rilindasve", nuk je kush tjeter, veq se je culli em Shkelzeni Brrisha.

                                            Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Andi -NY

                                    Therret haduti kapeni hajdutin. Ky Namiri qenka i pari qe nuk ka turp! Berisha eshte fatkeqesia e madhe e kombit shqiptar, por te paraqesesh Bashen si shpetimtari i PD -se eshte fatkeqesia e dyte me e madhe e kombit. Kur do ta kuptojne njerezit qe Basha dhe Berisha jane bashke dhe te mire kordinuar me njeri -tjetrin !!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Namiri

                                      C'far do qe te behet eshte shume vone kjo histori do lere gjurme te thella per shume vite

                                      Përgjigjjuni
                                      1. U
                                        Universi shpresa ime

                                        Mësoni të shkruani shqipen o jû gazegart me shkoll fillore se na hapët barkun. Sa për PD-ën e salimutajt sikuse edhe për PS-ën e Tosdrogës e gjith të tjerat 145 parti fundurinash jeni kusar hajduta e kriminela me kollare. . Jeni bajga të ppsh-ës. Minuat demokracin e vërtet e na lat rrugve. Vetëm vjedhjet e pronave sa e sa viktima. Ramuti me 3 gra I cop bojaxhiu pa shkoll ka 20 vjet në politik . Me prona e vila sa edhe Olsin e bëri njeri e solli nga kurbeti pa brek sikur Tosi dikur. Te fëmija do ju dal haka e popullit shqiptar.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje