
Kur po binte muzgu dhe po bëhesha gati të hidhja këto shënime në ballkonin tim të hapur nga vapa te Brryli, ndodhi një befasi e pakëndshme : Dy-tre karkalecë jo të vegjël hynë si me furi brenda dhe kërcenin sa nga një cep në tjetrin, duke goditur si me minitokmak dyshemenë, muret e xhamat ! Jo në livadh. E as në rrugë. Aty për aty, më shëmbëllyen me mjaft portale në ditën e tretë të javës që shkoi, që zbrazën “pisqollat” drejt Radiotelevizionit publik, duke e puthitur thepin dhe shqekëzën për Drejtorin e ri të Përgjithshëm, gazetarin e mirënjohur Alfred Peza.
Paralajmërimi serioz për të mos bërë, sipas tyre, “shkarkime masive” nga puna, sikur të prishte më keq edhe gjumin e prishur të këtij korriku. Na ruaj o Zot nga mizëria me karkaleca, se nga mushkonjat po presim tenderin e pambyllur në Ministrinë e Brendshme! ...Sa për “shkarkimet” e vërteta qëndron ndryshe : Janë vetëm “ 7 ndërprerje të marrëdhënies së punës për mosparaqitje në punë(prej kohësh), shkelje flagrante të rregullave në punë…Të gjitha, përmes një procedure strikte ligjore nga cdo pikëpamje”. Për kaq bëhej gurguleja në portale !
Po të mos kishin hyrë ata karkalecat e cartallosur, nuk do e filloja kështu shkrimin. RTSH-ja mua më ka dhembur e më dhemb. Edhe për arsye personale. Ka qenë një kombinat gjigand mediatik për brenda e jashtë Shqipërisë. Me kameramanë, gazetarë, regjisorë, montazhierë, folësa, telekronistë, teknikë etj mjaft të zotë e të talentuar. Në memorien e publikut, sot e kësaj dite ruhen emrat e tyre të nderuar. Por Politika në Pluralizëm ia futi thikat para dhe pas shpine ! Të përkëdhelurit e djeshëm të monizmit (sidomos ata që erdhën si me katapult nga jashtë këtij institucioni, në krye të drejtorive a departamenteve) jo vetëm që masakruan e larguan arbitrarisht mjaft punonjës “deri me urdhra nga SHIK-u famëkeq i Gazidedes”, por e kthyen në një oaz të thekur partie e qeverie. Shikueshmëria po merrte rrokullimën nga njëanshmëria vrastare nëpër Studiot e Lajmeve e gjetkë. Mercenarët e rëndomtë partiakë thyen dhe bënë copë e thërrime cdo kod etik, moral e profesional. RTSH-ja po mykej, plakej e myshkej edhe nga karakteret e fëlliqura që dinin të tundnin e shkundnin teserat blu si shamitë në vallen e pushtpushtetit. Nuk jepnin asnjë lajm ose shtrembëronin djallëzisht të vërtetat deri edhe për kolegët që bridhnin nëpër salla gjyqesh e rajone policie me akuza tragjikomike. Shkurt, qëllonin pa mëshirë “me hurin e fjalës” nga mikrofonat dhe ekrani. Pushteti dhe Partia mbi të gjitha ! Kur u arrit një majë zezonë në Informacion, duke hyrë direkt në Studio lajme të gatuara në SHIK, pa asnjë filtër publicistik e gazetaresk, filloi fundi i fundit përballë publikut të cmeritur e të zhgënjyer gjer në grykë. Faktet flasin dhimbshëm në vite, si njolla të zeza në historinë e medias shqiptare.
Dritëroi i madh, një nga patriarkët e publicistikës sonë, 29 vite më parë na foli shkoqur: RTV-ja nuk e ka mësuar ende demokracinë; është kthyer në një pasqyrë ku shikon fytyrën e qeverisë duke u krehur; është shndërruar në një transmetues shkel e shko të historisë së vendit; është ulur kultura e punës politike, ekonomike, sociale, letrare; u kalua në banalitet të padurueshëm sic ndodhi me fushatën e Referendumit me karikatura e butafori qesharake dhe me karagjozë të rroitur nga ethet partiake; censura është më keq se në regjimin e kaluar etj. Po kush dëgjonte nga ai vesh ?
Por koha i dha të drejtë poetit e gazetarit të papërsëritshëm:”…RTV nuk do të jetë një instrument në duart e demokracisë, por një qysqi në duart e antidemokracisë”. Dhe vërtet kështu u katandis ! Rrokullima vazhdoi gjatë nëpër këmbët e pushteteve. Njerëzia shkelte pultin e telekomandës te kanalet private…
Kur lexova shpalljen e kandidaturës nga Alfred Peza për Drejtor të Përgjithshëm, të jem i sinqertë, u gëzova. Por edhe rashë në mendime e dilema. Fredi është rritur në sytë e mi, si djalë e si gazetar. Megjithse ka provuar me sukses disa media të shkruara e elektronike, duke i ngritur nga hici, kur bëhej fjalë për RTSH-në edhe unë u stepa pakëz përballë atij guximi jo të zakonshëm. Mirëpo, i mocmi ka thënë se guximi shpesh është fillimi i fitores ! Aq më tepë kur ecën paralel me profesionalizmin e lartë. Pa ardhur nga lëndina të tjera të jetës sociale e ekonomike. Zgjedhja e tij në krye të atij gjigandi mediatik, nuk ishte rastësi. Për mua, më e goditura. Sepse atë institucion prestigjioz nuk e kam vlerësuar kurrë si “vend vakëf”. Përkundrazi. Është një barrë e madhe që kërkon shpatulla jo të vogla profesionalizmi e menaxhimi. Nuk pastrohet kollaj ndryshku e myshku i krijuar nga paaftësia, makutëria e papërgjegjshmëria. Sepse konkurimi i Pezës ka brenda edhe frymë atdhetarie të prekshme, pa llogaritur rehatinë e vockël personale. Aq më shumë kur pranon të kontribuosh pas një rrënimi profesional e financiar. Publiku taksapagues pret shumë pas atij zhgënjimi real e të pamerituar. Të paaftët, hajdutët e korruptuar, përtacët dhe dembelët, me siguri hidhërohen. Punë e madhe ! Janë po këta rondokopë, llafazanë e zabërhanë që përpëliten e jargaviten, betohen për të vërtetën dhe puthen me gënjeshtrën. Pastaj hidhen e përdridhen nëpër portale dhe ulërasin përtej gardhit për “shkarkime masive" !? Mjafton të mos bëjë firo portofoli a karta në bankomate dhe pa lëvizur nga Unaza e Kryeqytetit. Përshembull, ku janë telereportazhet me “bukë” nga krahinat e vendit tonë ? Jepen e rijepen ca emisione limonadë, për të mbushur boshllëkun e programeve dhe të transmetimeve radiotelevizive të vakëta e pa lëngun e jetës pluraliste në kulturë, ekonomi, art e politikë, shkencë e shëndetësi, në shërbimet e ndryshme ndaj qytetarëve etj.
Së pari, personalisht kam bindjen se Alfred Pezës nuk ia zenë dot kokën me derë, as servilët dhe as skuthët e intrigantët e regjur nëpër skalionet e Polit(h)ikës, biznesit e të kapitalizmit shqiptar. Aq më pak nga karkalecët e paemër mediatikë dhe sidomos nga karkanxhollët e përrallave popullore të veshur “me këmishë prej hekuri e që bënin cudira”! Dhe nuk e tjetërsojnë dot në urë e vig ku të shëtisin të mirë e të ligj…Së dyti, ai e njeh jo pak historinë dhe kulturën shqiptare e më tej. Dhe natyrshëm do të pengojë lulëzimin e antikulturës edhe si krijues. “Kultura jonë duhet të jepet në RTSH sic është krijuar dhe sic krijohet, pa dallime pikëpamjesh dhe idesh, pa dallime përkatësisht partie dhe botëkuptimesh”. E bukuar bën këmbë vetë ! S’ka nevojë hic për redaktime e retushime të shëmtuara. Vecse kokëtulët nuk mund të bëjnë dot ndryshimin që kërkohet nga taksapaguesit e opinioni i shëndoshë publik. Së treti, ngritja e një Tavoline të rrumbullakët këshillimore me ish punonjës të talentuar të këtij institucioni të nderuar dhe që e dashurojnë ende(jo thjesht nostalgji) e që kanë realisht dhembshuri, me siguri do i bënte mirë rritjes cilësore të programeve e emisioneve. Pa harruar jashtë asaj tavoline personalitete të spikatura nga fusha të ndryshme dhe pa shikuar vëngër bindjet e tyre politike. Sepse karkalecëve u vret veshët kjo lloj Tavoline. Ata nuk ka Ligj që i mbron, me përjashtim të Maliqëve… Së fundi, sikur Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK-u të veprojnë shpejt, thuhet se do të qelbet dynjaja nga abuzimet e shumta. A do të kakarisin vallë “kundërshtarët” përgjërues të “shkarkimeve masive" ?! Demek, janë hidhëruar së tepërmi, tamam si nëpunësit memurë pa shtyllë kurrizore që presin e përcjellin plot lëpirje varganin e drejtorëve pa u hyrë asnjë gjemb në këmbë. Ata tromaksen nga kapja e demit prej brirësh !...
Alfred Peza, mendoj se nuk lajthiti aspak dhe as fluturoi me krahë euforie kur konkuroi për Drejtues në RTSH. Minimalisht, duhet falnderuar dhe mbështetur sinqerisht. Por pa u ngutur dhe pa u tutur. Asnjë alibi nuk pi ujë para Ligjit. Në fund të fundit, një e ligë është shumë, një e mirë është pak ! Sic na këshillojnë te mençmit, të mos arrish ata çapaçulë e hileqarë që “hanë bajga, pastaj protestojnë kur gjejnë një qime”….
Nje shkrim si ky meriton mirenjohjen e z. Peza. Dhe ai eshte gazetar qe te paguan mire, se eshte paguar gjithnje mire per shkrimet e tij. Aq mire sa beri 1 milion Euro shpejt e shpejt. Ke te drejte per SPAKUn, duhet te merret me multimilionerin e paprekshem, qe sponsorizon shkrimet e tij online tek gazeta Dita. Ka leke kodoshi, nuk pjerdh per SPAK.
Faleminderit qe na dhe mundesine te falenderojme burat e kombit. Ta befshin tek niperit e mbesat kete nder qe po i ben stafit Alfredua!
Shko pirdhu me gjithe Kristo Mertirin ti o kriso qe vetelavderohesh!
Ha mut ha,lapanjoz.
Mos po e ngaterron pak me veten mor Alfredo! Njerezit kur ikin nga puna ne RTSH nuk jane njelloj me deputetin qe ishe ti. Ti kishe frike e mbaheshe pas mandatit te deputetit se kishe imunitet, prandaj ja hodhe paq atehere. I “Paprekshmi” je ti me shoket e tu! Jo rrogetaret qe bekan namin ne RTSH-ne qe ka buxhet vjetor per shpenzime sa nxjerr ti me ca “kronika” profesionale stil llapore qe te bejne aksioner ne banke. Asnje gazetar ne RTSH nuk eshte aksioner banke, nderkohe qe po dhjet nga SPAK, ti i mendon te tere si vetja, ndaj do ti nderrosh me patjeter. Do jene bere dhe keta milionere, po nuk i kane futur ne banke si une - thua ti krenar per veten. Gallate peqinase kjo e jotja.
o zot sa i peshtire. more karagjoz se pari cfare ku qe procedura e rregullt per zgjedhjen e fred pezes si DP? Se dyti - ku i ke procedurat e rregullta per largimin e atyre te shtate. nje procedure e rregullt zgjat afro nje vit per te hequr nga puna nje punonjes. se treti te tjerat qe shkruan te jep pershtypjen se je nje servil, spiun, sahan lepires mgjth emrin e krist je nje ndryshk kalbesire qe te rente ne koke largimi i njerzve nga puna. kerme kishin kohe qe nuk vinin ne pue- ekush ta tha ty o plehre. intresou dhe do shofesh qe eshte nje operator i semure me zemer. mos te zente 1 gushti.
Më në fund po shohim një shkrim professional për RTSH.Pasi gjigant mund të jetë vetëm në listë pagesa që mbahet nga taksat e popullit, kurse në prurje jep vetëm kasetat. Që i përsërit cdo 2 orë.Të shohim cfare do të bëjë ky drejtori i ri se ai i mëparshëm ishte inekzistent në dy vjet e gjysmë punë u paraqit vetëm dy javë në punë. Jo vetëm që të ketë pushime nga puna si të paaftë por të shkrihet. Dhe pas 6 muajsh apo një viti të na prezantojë një staf dhe një televizion publik që tja vlejë ta shohim. Ti mbyllë TV e rretheve se nuk ia vlen barra qerane dhe të krijojë një TVSH me profesionistë e konkurent me TV private. Të shohim sa do e realizojë këtë pritshmëri z. Peza. Respekte z. Mertiri për artikullin dhe problemet që ngre në shtyp nga këndvështrimi i gazetarit profesionist. Janë të rrallë ata si ti qe që ti thonë hapur problemet që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Pena juaj na ngjall shpresë që diçka do të ndryshojë në RTSH.
Moj Sara po me çudit se per dashnorel te Mertirit nuk me dukesh se ai tani e ben çiçin ne breke teksa shkruan hartime te klases se pare si dikur ato te miqesise me kinezet. Ndaj thuaji Kristos mos ha mut...
O Selfo Zeneli,po qenke nje rrote ka...,lexoje mire shkrimin,dhe mos te zente ty dita sotme,o kokrra legenit.qe mallkoke njerzit si gratë e liga.
Kadare thotë se në kulturë dhe në art nuk vlen shprehja "Kur s'ke pulën do hash sorrën" ajo duhet ndryshuar në "Kur s'ke pulën do hash pulën e komshiut ".Kjo vlen dhe për artikullin që ka shkruar gazetari i mirënjohur Kristo Mertiri. Zoti Peza të ketë mundësi të bëjë një reformë të thellë në TVSH pasi ajo është kthyer në një fole të paaftësisë që vegjetojnë me taksat e publikut. Edhe një vit sikur të mbyllet TVSH nuk do ta ndjejë kush mungesën se nuk e sheh kush. Mjafton që ai TVSH që do të dalë të jetë profesionist. Do keni mbështetjen e publikut dhe do rritet shikueshmëria e TVSH.
Shpresojmë të shikojmë RTVSh!
Më pëlqeu analiza historike dhe profesionale e rrugës plot peripeci të TVSH, urime sepse na kishte munguar e marrë malli për këto. Mos u mërzit për zilet, që bien ato duhen sepse të marrin më sysh ! Si gjithmon pendë e mprehtë, e saktë dhe shumë e drejtë. Urime dhe respekte !
I dashur miku im,Kristo! Gjykoj se e ke mbrojtur kot kete peqinasin,se eshte njeri pa taban,pa personalitet,etj si ish kapterr ushtrie qe ka qene! E njoh kur punova per pak kohe dikur tek KOHAJONE para 97-tes! Ai eshte nje SERVIL sepse nuk eshte profesionist!
O Kristo, o teleshmen! Alfred Peza mbetet te jete nje gajdut profesionist. Eshte fatkeqesi qe ai te drejtoje RTSH, Kristo vellai! Ti di te shruash bukur, por me kete cka shkruan per Alfredon, e ke menderosur. Mbaje mend se cili do te jete suksesi i tij, asgje ja.
Sara jam bere pa qir! Me ndihmon dot?
Pyet njehere tet eme, e sigurt qe e zgjidh
ore kerme ore mertiri intresou hoqi nje Geri sot nga rtsh. pyet kush ishte. ke mallkimet e gjithe rtsh more plehre servil gru qir
Ka plasur gojorja hapur. Shoku veteran pensionist Mertiri paska reflekse te forta. I heq protezat kur ta merr ne goje. Dhe kapteret nga Peqini vdesin per gojore pa dhembe. Ka P e qini Alfredë Pëzën
"Dy gjëra janë të pafundme GJITHËSIA dhe BUDALLALLËKU i njerëzve.Për të parën s'jam i sigurtë por për të dytën s'kam asnjë dyshim." Kjo shprehje e Albert Ajshtajn mu kujtua duke lexuar dy tre komente. Po është e vërtetë që jam dashuruar me shkrimet e z. Mërtiri, me problemet dhe profesionalizmin që i trajton, me hallet e njerëzve të thjeshtë që ai trajton nga Saranda në Kukës, nga Përmeti e Kolonja deri në Shkodër. Por z. Mertiri nuk është dashnori im, ai është dashnor i fjalës së lirë, i mendimit të lirë, i atdhedashurisë e patriotizmit. Po kaq e vërtetë qënka që me këtë artikull ka prishur gjumit e kënetës mediatike që quhet TVSH. Natyrisht që ju janë prekur interesat gazetarëve të paaftë për të shkruar, por të aftë e të sprovuar për sharë e ofenduar. Pasi ju duket vetja si ajo miza tek bishti i kalit që duke parë njerëzit që I përulen e nderojnë kalorësit, kujtojnë se nderojnë atë.Për njerëz të tillë nuk vlen replika as argumenti ata nuk duhen përfillur por duhen lënë në mjerimin e tyre. Pasi sic thotë shprehje popullore për njerëz të tillë:"Ti kesh miq të prishin punë, ti kesh armiq të hanë mu..ë."
O Ergys ,b..q.embake mire ne goje,meqe paske eksperenc mbaja dhe gazetarit se t'a mbush mire hijen.
O Selfo legeni te qi...gocen dhe ca te mban pragu shtepisë ,
Nje shkrim i qelluar, qe iu djeg vetem atyre qe e kane mizen nen kesule, e, i bien veshit te tyre portualisht!... Besoj fort e fuqishem se z. Alfred Peza do te dije t’ia dale e ta ve ne shina RTSH, ashtu siç e duan shqiptaret gjithandej, sidomos, ne qe mbetem fort shqiptare ne trojet e pushtuara nga Serbia e Jugosllavia, duke u rritur e rilindur shqiptare me RTSH-ne tone shqiptare, me Radio Tiranen... Shendet e suksese ne punen e tij, z. Alfred Peza!... DRENICA E KUQE
Nje shkrim i qelluar, qe iu djeg vetem atyre qe e kane mizen nen kesule, e, i bien veshit te tyre portualisht!... Besoj fort e fuqishem se z. Alfred Peza do te dije t’ia dale e ta ve ne shina RTSH, ashtu siç e duan shqiptaret gjithandej, sidomos, ne qe mbetem fort shqiptare ne trojet e pushtuara nga Serbia e Jugosllavia, duke u rritur e rilindur shqiptare me RTSH-ne tone shqiptare, me Radio Tiranen... Shendet e suksese ne punen e tij, z. Alfred Peza!... DRENICA E KUQE