Nga shiu i Memollës, në breshërin e Veliajt

24 Korrik 2023, 16:43Blog Nga Eduard Zaloshnja

Nga shiu i Memollës, në breshërin e Veliajt

Në një mot si i këtyre ditëve, nuk të shkon mendja tek shiu, e aq më pak tek breshëri. Por shprehja frazologjike “nga shiu në breshër” të vjen menjëherë ndërmend, pas disfatës së thellë të kandidatit të opozitës dje në Rrogozhinë.

Më 14 maj, Rrogozhina ishte bashkia ku PS-ja fitoi me differencën më të ngushtë – vetëm me 21 vota. Dhe fajin për këtë humbje të ngushtë, opozita ia vuri qendrës së votimit në burgun e Rrogozhinës, ku kandidati socialist kishte marrë vota me shumicë. Pas shumë betejash në media dhe në KQZ e në Kolegjin zgjedhor, opozita arriti që të rifutej në zgjedhje të përsëritura në Rrogozhinë, në të cilat burgu u përjashtua fare nga votimi.

Në javët e ditët para zhvillimit të zgjedhjeve, politikanë të opozitës dhe analistë pranë saj e konsideronin pothuaj të sigurtë fitoren e Shkëlqim Hoxhës në Rrogozhinë, duke argumentuar se Memolla nuk do t’i kishte më votat e të burgosurve dhe se votat e emigrantëve të ardhur së fundmi për të vizituar familjet do të annonin nga opozita. Por ata nuk faktorizonin në argumentat e tyre Erion Veliajn…

Para zgjedhjeve të 14 majit, Veliaj si drejtues politik i qarkut të Tiranës, bëri fushatë në të pesta bashkitë e qarkut, por u përqendrua kryesisht në kryeqytet e në Kamëz, dy bashkive më të mëdha të qarkut. Në Vorë dhe Rrogozhinë, ku vjet PS-ja i kishte fituar zgjedhjet e pjesshme përkatësisht me 69% dhe me 61% të votave, Veliaj shpenzoi shumë më pak kohë gjatë fushatës, duke ia deleguar punën kryesisht vetë kandidatëve socialistë, si dhe politikanëve të caktuar për mbulimin e këtyre bashkive të vogla.

Në Vorë, kandidati socialist fitoi më 14 maj pothuaj 74% të votave të vlefshme, ndërsa në Rrogozhinë vetëm 50.1% të votave. Socialisti Memolla mori më 14 maj pothuaj po aq vota sa ç’kishte marrë vjet, por kësaj rradhe pati përballë një kundërshtar shumë më të fortë, i cili pothuaj e çoi rezultatin në barazim…

Dhe vijmë tani tek 23 korriku.

Në ditët e nxehta të këtij korriku, Veliaj zhvillonte nga 3-4 takime elektorale në ditë në Rrogozhinë, duke aktivizuar të gjithë politikanët dhe aktivistët socialistë lokalë. Nga zonat urbane në ato rurale, nga zonat e brendshme në ato bregdetare, Veliaj fushatoi pa pushim, duke i nxitur votuesit e majtë që s’kishin votuar më 14 maj të shkonin të votonin më 23 korrik. Dhe ky fushatim i palodhur i Veliajt e dha frytin në rezultatin e së djelës.

Socialisti Memolla mori 1529 vota më shumë se ç’kishte marrë më 14 maj, ndërsa opozitari Hoxha mori pothuaj aq vota sa ç’kishte marrë më 14 maj (shihni tabelën shoqëruese). Me fjalë të tjera, rritja e pjesmarrjes të djelën (krahasuar me 14 majin) u transferua e tëra në rritjen e votave socialiste…

Opozita u përball më 14 maj në Rrogozhinë kryesisht me shiun e Memollaj, dhe për fare pak, mund të kishte dalë e palagur. Ndërsa më 23 korrik u përball me breshërin e Veliajt, dhe doli e zgërlaqur…

Nga shiu i Memollës, në breshërin e Veliajt

11 Komente

  1. N
    Nul Moka

    O Zaloshnja, diferenca nuk është 1327, por 1731 vota......... Pra Erjoni kishte 1731 vota më shumë se nongrata....

    Përgjigjjuni
    1. Analist

      SUKSESE SKUADRES SE PARTISE SOCIALISTE ME ERjON VELIAJN NE KRYE.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylli

        Ky Ed mafishja paguhet nga borderoja e Inceneratoreve qe te zderlaqet pas Er Velise.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ceco

          Me pak fjale dje Dolen me kuc e me Mac per te votuar Mucmollen…. Lind pyetja pse nuk dolen ne maj keto simpatizantet e Byrektores Shqiperia e Re, apo kete nuk na e shpjegon dot Zaloshnja

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sa punëtor ky Eri..

            Po të më thoje dot dhe sa pare ka hudh Eri aty, ta bëja hallall artikullin. Ndryshe analizë sipërfaqësor. Pa aspak gazetari investigative. Që nuk shpjegon dot motivin se çfarë i bëri 1400 njerëz që nuk denjuan në Maj te shkonin me votu. Por në pikë te sezonit, kur jane plazheve dhe me 45°...? Breshëri i Veliajt nuk mund të ishte asgjë tjetër veçse breshër paresh. Se nuk e besoj se i rruhet k... kujt në Rrogozhinë për Erionin. Madje nuk është as ndonjë bashki e madhe apo strategjike ose e rëndësishme. Thjesht ishte sfida e Erionit me tregu se o dikushi... Nuk po them se e merritonte ai i PeDes me fitu. Por veç për budallenj mos n'a bëni o gazetaruc.

            Përgjigjjuni
            1. f
              frrok,educart,shaban,jemin te gjithe rraceshkerdhy

              O zdraloshnja,aman n’a teego njehere ate zenken ne studio me shpellarin frrok felliqesiren qypin se qfare te pat thene frroku kur i the qe ka qene spihun i lagjes frroku dhe kur ta ktheu frroku direkt ty qe ti kishe patur nje moter kurve dhe qe e kishe derguar tek pd-ja dhe qe ajo motra jote kishte kaluar dore me dore tek pd-istet siq thoshte frroku gjithnje,ne fakt ai dinte shume gjera sepse ishte dhe spihun i sigurimit dhe udb-se me fakte por dhe ka qene per nje kohe te gjate krye’redaktor i RD-se i sjelle nga udb-ja dhe shiku i gazidedes spihunit dibran qe bashkpunonte me udb-ne ku pjstar dhe bashkpuntor i udb-se ishte dhe eshte dhe mero gel’baza bashke me shaban memine ,jemin gjanen etj.Po si perfunduat te dy ne nje kamp bashke me frrokun aman,megjithse ku keni karakter ju qe jeni si ato moldavet e semaforave

              Përgjigjjuni
              1. M
                Me lot

                Mos shkruaj me ca kohe se do prishesh cke shkruar! Me lot

                Përgjigjjuni
              2. m
                mirel

                Hajde tallavaja e Veliut. Ka shpikur fjalen "fushatim" Ne ca kazani plerash i gjeni keta gazekare?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Durim

                  Rrofte shoku Veliaj, i cili me fryme revolucionare në ditët e nxehta të këtij korriku, zhvillonte nga 3-4 takime elektorale në ditë në Rrogozhinë... O Zaloshnja Llapa

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sandri shatervonit

                    Dmth Zaloshnja qe ben keto sondazhet e "pavarura" na mburr Erionken? Normalisht qe nuk i intereson menyra e Lalit per te bere fushata, pashpirteria banditeske e detyrimit te jashteligjshem si ne tirane e rrethina per te marre pjese ne cdo lloj aktivitetu te detyruar? etj etj. Do e shohim ERionin shume shpejt se kush eshte, imagjino nje gazetare e thjesht e beri te humbi durimin e te filloj te kercenoj. Po kur ti dalin te palarat e bandes se Mjaftit me ne kryer Red Mollen? ;0

                    Përgjigjjuni
                    1. 7
                      777

                      Servil mbete gjithmone ,ushtari I mire Shvejk,alias Eduart Zaloshnja! Media duhet te jete e pavarur qe te jete e besueshme nga qytetaret,por ne fakt jeni LOLO OBORRI, qe I sherbeni padronit,jo popullit!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje