Të gjithë gabojmë me Tritan Kalon

26 Korrik 2023, 13:48Blog Nga Frrok Çupi

Të gjithë gabojmë me Tritan Kalon

I vetmi krim i Tritan Kalos është se të lë, ose edhe të josh, të hysh në mëkat. Jo në mëkatet ndaj njeriut në përgjithësi, sepse ai për këtë punë ka ardhur në jetë- të mbrojë njeriun nga infeksioni i çdo lloj. Edhe në luftën e egër kundër pandemisë së Coronavirusit, Tritani u shfaq pa parë nga dera ku hyri; nuk donte t’ia dilte se ku do të dilte. Na shkuan shumë miq e të njohur, me atë rast. Ndërkohë fituam shumë modele të shenjtëruar mjekësh që për vete na shfaqeshin në ekrane të rraskapitur, ndërsa ne na jepnin shpresë. Atëherë kam menduar seriozisht se edhe Tritan Kalo do të shkonte ‘me atë rast…’. ‘Me atë rast’ është një dy-fjalësh që e kam gjetur kudo në Moskë aty nga vitet 2000, 2001…

Njerëzit kur takoheshin pyesnin njëri- tjetrin për të afërmit: ‘Si është zoti Igor?…’, bie fjala. Tjetri mblidhte buzët: ‘Ah, Igor shkoi me atë rast’…. ‘Me atë rast’ rusët nënkuptonin luftën, ose luftën në Afganistan ose pikëllimin për rënien e komunizmit. Sidoqoftë, luftë e njeriut ishte edhe ajo. Në luftën kundër Covid, ‘në atë rast’, Tritani nuk do të kishte dëgjuar asnjë mik e njeri të dashur që t’i thoshte ‘ruaj jetën tënde’. Kjo është pjesa tjetër e mëkatit të tij. Tritan Kalo nuk të lejon ta ‘kurosh’ në defektet e tij, dhe kjo të mbetet ‘pishman’ sa jetë të kesh. Dhe kjo të bën të gabosh me të…

Beteja e fundit kundër përbindëshit që kësaj here u quajt ‘coronavirus’, u zhvillua në Tiranë, që nga marsi i vitit 2019 e deri… sa nuk i ka ardhur fundi. Të gjitha betejat e jetës së tij, Tritan Kalo i ka zhvilluar në Tiranë; kur studionte ose punonte në Europë a në pjesën tjetër të botës, atje veçse u ‘karikua’ shkencëtarisht për ta bërë luftën në atdhe. U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë ku fitoi Medalje të Artë. Ndërsa diplomimin pas Tiranës e kreu në Universiteti Paris 7, Fakulteti i Mjekësisë “Xavier Bichat”, Francë; një prej universiteteve më në zë të botës. Në Tiranë u kthye si ‘ylli i mjekësisë’ në Sëmundjet Infektive e Tropikale dhe në Reaminacionin Mjekësor.

Por gjithnjë e kam parë që lëvizte si ‘hije’; as brohoriti, as kërkoi ‘shikomëni mua’. Derë më derë ku dikush e thërriste për një të sëmurë e kam parë Tritanin. Ka parë ky vend mjekë ‘të shquar’ të epokës së Tritanit që edhe telefonin e shtëpisë e kishin me një hyrje: Vetëm shkonin por nuk hynin thirrjet telefonike. Ka parë ky vend mjekë që e infektuan tërë klimën dhe palcën e shoqërisë, me mijëra të vdekur por më shumë të infektuar. E tani nuk i del këtij vendi helmi i vjedhjes dhe krimit që injektuan ata ‘doktorë’… Tritanin e perceptoj si doktorin që ndjek rrugën ‘ku kaluan ata’, me qëllim që të shërojë të sëmurët e lënë rrugës prej atyre…

Në vitin 1997, sapo Shqipëria u çlirua nga lufta civile e drejtuar nga qeveria e presidentit të kohës, në mes njerëzve më elitarë të kohës, Tritanin e prisnin që të ishte në krye të ekipeve të larta mjekësorë, ose në krye të institucioneve të shtetërore të mjekësisë… Por nuk ndodhi, ata kishin hyrë nëpër zyra dhe doktori nuk kishte ku t’i takonte. Atëherë nisi procedurat për ‘jashtë’, ku e prisnin institucione të njohura në botë. Kështu i futi në mëkat edha ata që dolën nga lufta civile. Këto ditë po bëhet gati prapë të kthehet atje, o në Paris o në Kanada.

Prapë do të na e lërë mëkatin mbi shpatullat tona: ‘Më kishit, por nuk më mbajtët’. Mosha e tij erdhi në një pikë ‘ligjore’ ku ai ‘duhet të largohet’- sipas ligjit lokal. Lajmin e kanë emetuar mediet, por edhe vetë doktori. Po si është kjo punë, që të gjithëve ligji ynë na lë ‘me gojë hapur’. Ne jemi etërit, por kthehemi edhe në viktima të ligjit. Si mund të ketë pension për Tritan Kalon? Ky është mëkati vetë, ku gabojmë të gjithë.  Në botën e Perëndimit njerëzit e rrallë të këtij lloji janë ‘mbi ligjin’. Këta duhen mbi ligjin, në vend që në fronin mbi ligjin të vihen të pavlerët.

Kjo është marrëdhënia mes të mirës dhe të keqes, ku ligji bën punë vetëm kur nuk godet të mirën. Tritani, me ‘gabimet që bëjmë’ të gjithë, më sjell në profesionin tim, që nga mjekësia e tij. Ishte një italian ‘përbindësh’, Indro Montaneli, gazetar, historian e shkrimtar; besoj rrallëkush nuk e njeh. Sot, në 25 korrik, ka përvjetorin kur u varros në vitin 2001. Deri atë ditë, askush nuk e ‘përjashtoi nga puna’. Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, edhe pse Indro nuk iu bind që të hynte në Parlament, as të kthente në favor të tij politikën editoriale, e ftoi në krye të medias. Deri në 2001 ai ishte kryeredaktor i letrave i Il Corriere della Sera. Indro ishte në punë deri në 92 vjeç… Nuk e di se si do ta lëmë Tritanin të ikë pas ca ditësh, ai nuk është më shumë se diku te 70! Të gjithë do të jemi në mëkat.

34 Komente

  1. R
    Rina

    Nji personalitet i fushes se tij, nji mjek profesionist qw na beri ta admirojme e ta degjonim me vemendje sa here dilte ne ekrane. Njerez te tille çdo shtet normal e i shfrytezon sepse jane çdo gje, jane memorie institucionale. Jam nene e nji mjekeje te re. Do kisha deshiruar qe ime bije te kishte patur me shume profesire te tille gjate formimit te saj te gjate e te veshtire. Sa keq te vjen qe figura te tilla i largojne sepse nuk bejne pakte me sisteme dhe kulturura drejtimi te korruptuara. Jete te gjate doktor kudo ku te shkosh

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haxhiu

      Imagjinoni kur nje mumje spiun maskara me 100 flamuj si Frroku ende qendis artikuj ne shtypin e shkerdhyer shqiptar, ta leme Tritanin pa pension tani, adhurojme mumjet vetem kaq.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DArdani

        O haxhiu i mekes Po pse o Te vrafte perendia flet keshtu cte ka bere Froku Te leroj nenen apo Te ka tredhur ty. Po flet per nje njeri e pastaj mjek jo per tritan preshi shehu.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nemesis

          "DArdani"! Nuk e ke kuptuar akoma? Frroku, me shkrimet e tij e "vesh" mbretin e "Haxhiut", pr dr Sahale rrumpallen, me lakuriqsi. Keta "Haxhinjte",verbohen nga virtytet njerezore, ata duan vetem instiktet kafsherore te shpellareve.

          Përgjigjjuni
      2. S
        Sokoli

        Ore ky Tritani pse qahet rrugeve? Ka plot spitale private qe kane nevoje per mjeke, te punesohet atje. Po me mire te shkoje ne Kanada, se boll e ka lene familjen vetem andej, dhe nuk justifikohet dot me sherbimin ndaj atdheut. Egoizmi eshte ves I keq, ky siç duket e ka te lindur. Edhe ne maternitet I sapo lindur ka dhene shembull personal qe te jete kudo I pari.

        Përgjigjjuni
      3. A
        Asdfg

        Kemi te rinjte! Asnje ne Shqiperi nuk vlerson eksperiencen. E shikon ti çpo behet tek ASH. Ne edhe akademiket i duam te rinj, ti na tregon per Kalon….Dalim bertasim kush e ngren me shume zerin e shan, ai meriton nje vend pune, nje ofiq! Ne kemi doktore shkencash 30 vjeçare pa nje dite pune, ti do te na mbash Kalon t’i sherbeje vendit. Je ne metro ti? Po deputet apo politikanet e di ti?! Ke deputete qe skane punuar nje dite ne profesion, po na bejne ligjet e pretendojne te na udheheqin e te behen k/ministra. Çupi na ler rehat me gjithe Kalo. Ne e dime ç’eshte demokracia, ju me eksperienca disa vjeçare jeni thjesht dinosaure, qe punuat, u munduat, e bete kete vend. Mos prisni as faleminderit, as te rrini ne pune edhe thjesht si doktore a mesues nderi!

        Përgjigjjuni
        1. v
          vullnet

          Dakort zoti Cupi por nuk na thate a i ka zbatuar 10 porosite e Hipokratit... a ju merte lek pacienteve....??? Ketu ne vendin tone mjeket qe nuk pranojne lek jane me pikatore.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zot fale !

            Vullnet u befsh per rahmet nga ndonje Infeksion ...pastaj kthjellohesh.

            Përgjigjjuni
          2. t
            taibe

            Kete drejte zoti Frok Cupi shume te drejte Po ai ishte zoti doktor i mizave qe firmosi protokollin qe njerzit te varoseshin me plasmase. A e miratoi ai protokollin e famshem mjekoi te gjithe ne mase si te jene dera dhe dosa Sherbimin e beri per kokuqen per te mos dale ne pensnion, pasi kokekuqja do edhe ca. A i la koleget tu rritej masa virale per shkake te te metave qe kishte sherbimi aspirator

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjergji

              Kalo nuk ka qene asnjehere pedagog. Mos ekzagjeroni, eshte mjek infeksionist me pervoje, por mosha ben te veten. Rruge te mbare Tritan, dhe shiko shendetin.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alfred

                I dashur Frok Parimisht jam dakort me shkrimin tend, POR ky Tritani ne vitin 1975 nen udheheqjen e mamase se tij qe ne kete kohe ishte sekretare e partise ne gjimnazin Qemal Stafa, doli me propozim per gjimnazet e Shqiperise qe te gjithe djemte qe mbaronin gjimnazin te shkonin ne prodhim qe te edukoheshin nga klasa punetore. Mua me ra fati i mire qe kete edukim ta beja ne fabriken e tullave duke shtyre vagonat e dekovilit bashke me nje person qe sapo kishte dale nga burgu i denuar me 25 vjet pasi i kishte prere koken gruas thjesht per xhelozi. E kete e kisha dhurate nga Tritani. Shenim: emri i postiesit eshte i vertete

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zysha e fizikes

                  Alfred ashtu eshte por sa per korrektese i ngaterron pak datat dhe ngjarjet. Ne 1974 u be eksperimenti i stazhit 1 vit ne pune i maturanteve dhe Kalo nuk ka qene maturant dhe akoma me keq ky ishte vendim i qeverise. Pra ja fut pak si kot. Kalo ngelet nje mjek i perkushtuar dhe jo sharlatan qe denohet per rrushfet si dikush tjeter.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alfred

                    Ka kaq shume rendesi nese ka qene 1975 apo 1974? Une e kam pare me syte e mij kur eshte ngritur dhe ka bere propozim. Nena e tij ka qene mesuse gjeografie dhe sekretare e partise se gjimnazit Qemal Stafa. Gjuante cunat e gjimnazit kush kishte basetat e gjata dhe nxiste disa nxenes per te bere flet rrufe. E bene edhe me mua kur isha ne vitin e katert. Familje pise.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Slavenko

                      I ke lujt fene kjo zysha mos o nrejt Naferiti orej vorri?Po ai erdhi ne Shqiperi se i premtoi Roma me i hudh noj kocke se nuk e hate dot ktu ne Kanada.Un kom ne foton qe kemi dale ke pallati pionerve me Sadeten.Te pershnes.Sllavja

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Ledion

                        Sadetia ka qene drejtoresha dhe nena e Tritanit ishe nje xhuxhe me perparse si pastruese shkallesh dukeshe

                        Përgjigjjuni
                    2. S
                      Slavenko

                      Zyshe sja ka fut kot Alfredi ,ne kemi filluar vitin e matures ne 74 dhe mbaruam ne qershor te 75 dhe Tani ka qene inisiatori i shkuarjes ku ka nevoje atdheu.Kom dhe i foto ku kemi dale te gjithe djemte e asaj mature.Natyrisht ishte vendim i qeverise po gjeti Kalon ta propzonte sepse Naferiti nona vet ishte sekretare partije.Ene kjo qe do me bo interesantin e u kthy ne Shqiperi se se hate dot Canadane.Qofsh mire zyshe po tka lon i cik memorja .Slavenko

                      Përgjigjjuni
                    3. I
                      I. K

                      Tamam keshtu ka qene

                      Përgjigjjuni
                    4. P
                      P. Xh.

                      Z. Cupi ngre nje problem qe shkon pertej personit te Prof. Tritan Kalos, mjek-dijetar, i talentuar e i perkushtuar, qe bashke me kolege te tjere e gdhendi emrin e tij ne kujtesen e popullit ne nje lufte pa precedent per jeten. Si mund te lihet te largohet nje specialist, nje njeri tille? Nje Tritan Kalo me pak, nje mallkim me shume per politiken e anti-njeriut, dhe per te gjithe ne te tjeret, pjestare te nje populli pacient!

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        H. Taraboshi

                        Ligji ne Amerike nuk percakton moshe pensioni. Me ligj ne moshen 62 vjec ke te drejte te marresh pension, por po deshe edhe te punosh aty ku je. Nqs nuk merr pensionin( social sicurity) ne moshen 62, ahere ky pension automatikisht rritet 8 perqint , mbi rritjen e viteve per pune, deri ne moshen 70… Si praktike edhe po qe se per arsye shendetedore, pershembull per doktoret qe kane probleme mendore nga mosha, akomodohen ne rolin e keshilltarit apo shkencetarit…Etj…i vetmi qe u detyrua te dilte ne pension ka qene nje pastrues autobuzash. Kur mbushi 101 vjece ndermarrja me miratimin e tij beri festen e ndarjes ku atij ju kerkua falje sepse ligji nuk parashikonte trajtim mbi moshen 100vjec. Doli ne pension me nje pakete ndihme dhe me nderime te medha….per kurizitet shqiptar ai ishte zezak…

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nje Pacient

                          Eshte fatkeqesi e madhe per situaten qe eshte krijuar ne shendetesi .Shume pak mjek profesioniste dhe per me teper human ka kur nevoja eshte e madhe semundjet jane shtuar si dhe sorollatjet nga ana e personelit te bluzave te bardha nuk mungojne .Fatkeqesi e shohin pacientin si mjet fitimi del gje apo sdel dhe atehere vendoset menyra e sherbimit. Qe mbas 90-tes eshte futur keq ky lloj sherbimi e deri me sot vazhdon. Une nuk enjoh Dr Kalon dhe nuk mund te flas ne kete drejtim te sherbimit te tij por dua te them se shendetesia ka shume nevoje per mjek me experiece dhe mendoj qe per keta lloj mjekesh nuk ka pension asnje here gjithmone duhet te jene ne gadishmeri per te dhene ndihme njerzeve qe kane nevoje . Shteti duhet te beje dallime se na mbyten me falni “budallenjt “ .Shendetesia ka nevoje per njeres te zot ne profesion dhe te ndergjegjshem mos ti shohin pacientet nga duart dha gje apo sdha gje ,eshte bere semundje kjo duhet hequr te kthehet dhe njehere ai sherbim i para 90- Tes.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Li

                            Doli kjo mortja perseri . Dhe na ben gjithollogun tani . Vaj medet!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Martin

                              Tritan Kalo eshte etaloni, kriteri, modeli qe tregon ndryshimin midis ligjeve te botes demokratike dhe Shqiperise Diktatoriale te Kryetareve te Partive ne Pushtet: ne SHBA ku jetoj une, administrata e institucionit ose companise ku punon te luten te mos dalesh ne Pension; ne Shqiperi te nxjerrin: meshkujt 65 vjec, femrat 62. Dhe pastaj Piktori thote thone "Nuk kemi mjeke!?" Tritan Kalo eshte moshatar me kusheriren time, sivjet sapo mbushi 67 vjec dhe e detyrojne te dale ne Pension !? Kulmi i hakmarrjes otomane, marrezise dhe i keqdashjes ndaj nje Njeriu te Madh, vetem per faktin se kritikon te metat e Ministrise se Shendetesise dhe Mireqenies Sociale!?. Tritan Kalo duhet te mbahet ne pune e te sherbeje deri sa t'i punoje truri, kemba e dora...dhe goja! Po Shqiperia eshte ciflig i Piktorit dhe ministreshave qe nuk pranojne asnje verejtje. Te na rrojne Piktori dhe ministreshat seksi!

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Ledion Labi

                                Ne vitin 1975, Tritan i nxitur nga Organizata e PPSH ku bente pjese nena e Tritanit, morri inisjativen qe te gjithe cunat e gjimnazeve te shkonim per tu edukuar nga klasa puntore. Klases time i ra qe te punonte ne Metalurgjikun e Elbasanit. Nje vit nga jeta na shkoji kot nga ky faqezi. Si mundet ky njeri, me kete formim te kete punuar me moral si mjek?

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  ELEKTORATI GRI

                                  Perpara ligjit jane te gjithe te barabarte . Pse nuk funsionon ligji eshte dava tjeter .Ne se punoi dhe pat sukses ne luften kunder kovidit ky fat i ra prandaj te marre nga Presidenti dekoraten qe i takon. Nuk lirohen dhe s'ka vende pune prandaj largohen mjeket e rinj.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Per Alfredin

                                    Alfred i dashur, Dr. Kalo te paska marre ne qafe, pasi paska hedhur i pari idene qe pas mbarimit te gjimnazit, te rinjte te benin nje vit stazh ne pune prodhuese! Dhe ti paske vuajtur shume, sepse per nje vit ke shtyre vagonat me tulla ne fabriken e tullave ne Tirane, bashke me nje ish-te burgosur per vrasjen e gruas per pune xhelozie. Bukur, pse nuk sheh anen pozitive? Ja pra, qe e paske mesuar nje gje te mire gjate stazhit. Ke mesuar se gruaja nuk vritet, qofte edhe nese te tradheton dhe ti ne fakt nuk rezulton te kesh vrare ndonje grua!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. n
                                      nje mik nga Vlora

                                      duket ky Froku mbaroj pune me politikanet ,dhe tani po kalon nga mjeksia per te na treguar se kush duhet te dali ne pension ose jo Ne repartin e Sem infektive ne rastin e COV -nuk ka qene vetem Tritani ,por nje sere doktoresh te tjere qe erdhen nga pensioni si Lul Kraja e te tjere per t ndihmuar per rastin.Me tu larguar epidemia Prof Lul Kraja iku ne pension ,dhe nuk bere zhurme ne shtyp qe te kthehej prap ne pune ,qe ka qene nje infeksionist perfekt??Tani ky Tritani kerkon te kthehet prap ne pne se e joshin (leket nen dore qe i japin pacientet ,kjo eshte nje ligjesi ne QSUT ku nuk perjashtohet skush ) Po te ishte se do te ishte kaq i vlefeshem e mernin spitalet private ,(por Tritani nuk do atje sepse atje i japin nje roge kurse ne spitalin Infektiv eshte burim i lekeve nen tavoline ...me te cilat Tritani nuk shkeputet dot.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Himarjoti Lav

                                        Me te metat e te mirat respekt per profesorin. Profesjoniste te tille i duhet ketij vendi. Te shpresojme ne lajthitje te ministrise se shendetesise.. Respekt profesor per vitet ne kurriz e jetet e shpetuara nder vite e se fundmi ne pandemi. Together forever

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          Ulsiu

                                          Frrok cari jo vetem shkruan artikullin me porosi por edhe gjysmen e komenteve.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Km

                                            Frroku ,me kete rast,nuk ben nuk ben ndonje mekat,qe dikush i versulet atje lart.(mbi toke ,Jo ne qiell').Shkruan ne stilin e tij per nje njeri me koken plot,qe me Pune ,Jo me "kafe"Ka marre rezultate per tu pasur zili,qe si jashte dhe Brenda mbetu po' ai,njeri studioz,i perkushtuar per profesionin,per jeten e cdo njeriut.Eshte njeriut qe nuk Ka pare duart e pacienteve apo familiare e,mjek qe Ka firmosur mbi ligjin e Hipokratit,Jo Hipokratit.Respekte per te si njeri dhe si mjek.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bujar Kanapari

                                              Kush mbush moshen e pensionit duhet te largohet, sikur kryeshkencetari botes te jete, ti hap rrugen tjetrit qe kerkon pune. Shteti po pati nevoje per sherbimin e tij, krahas pensionit te vleresoje financiarisht kontributin e tij ne rruge tjeter. Mbaj mend qe stazhi maturanteve, qe ishte nje nga lajthitjet e sistemit, eshte hequr ne maturen e vitit 1982, ku konkuruan per ne universitet njekohesisht, matura e vitit 1981 dhe 1982, nderkohe kuotat e pranimit ishin te njetat, duke i mohuat te drejten e studimeve te larta shume maturanteve.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mukadezi

                                                Tritani mjek i zakonshem me reklamente madhe

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Latif Dreqi

                                                  oboboo cfare monstre eshte ky Frrok Cupi, nje human pa shtylle kurrizore fare..Oh Zot si mund te jete njeriu kaq i pacipe. Nje sherbetor par-exellence i koleres se kuqe! Pale kur do te beje dhe ky teveqel filozofira, shkon e merr shabllon nje togfjalesh dhe ku e paska degjuar? ne Moske! Ytt te dhjefsha sojin o burre shkerdhate, spiun i ndyre i mortjes se kuqe!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Phoenix

                                                    Tritan Kalo eshte nje sharlatan me pagese dhe nje kriminel i kategorise se pare. E them kete, sepse ka prova te pakendurshtueshme, se ky pseudodoktor qe ka bere betimin e Hipokritit, i meshoi dhe i meshon mashtrimit te Covid-19 dhe gjenocidit te armes biologjike te shitur si Covid vaksine. Kjo eshte e verteta. Keta te shitur, kane gjak ne duart e tyre. Drejtesia vonon por nuk harron.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. I
                                                      Ilir

                                                      Si shume infeksioniste apo mjeke e treguan veten se kush Jane ne kohen e covid 19.kampioni I hajduterise tek njerezit nevojtare perfshi dhe vdekjet e tyre ishte majmuni pipero ,(se dime tani mos ka vdekur), pastaj vinin me radhe edge te tjeret perfshi edhe kete tritanin karagjoz. Por perse nuk erdhi me perpara covid te kontribuonte ne shqiperi, por erdhi a there kur percillnin njerzit ne boten tjeter dhe mbushnin thaset me para!?! I dyshimte. As per moshen, nuk ka rendesi ne shendetesi, sa me I moshuar AQ me i pergatitur. Vetem per jete pensionist duhet Moshe ,kurse per plakun gjinush kriminel e I biri kriminelit nuk ka kriter Moshe ,se ky nasradin I rjedhur I duhet shkences se akademise cobenjeve ne shqiperine e dhjere.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje