Arrestimi i Salianjit/ Kurbani i Berishës dhe Ramës për kontrollin mbi drejtësinë

28 Shtator 2024, 20:14Blog TEMA
Arrestimi i Salianjit/ Kurbani i Berishës dhe Ramës për

Nga Desada Metaj

Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-në më 8 janar kundër Berishës, me arsyetimin se pas doktorit ishte shumica e demokratëve. Dhe mbase këtë e ka besuar vërtet deri dje pasdite, kur ai grusht njerëzish që Berisha dërgoi për të tek Drejtoria e Policisë, e kanë ftilluar se, pavarësisht dhembshurisë që mund të ndjejë për të, Sali Berisha është dhe mbetet një dhe i vetmi “i burgosur politik” në Shqipëri.

Kjo ishte forma elegante e përgjigjes që kryetari i PD-së i dha Salianjit dhe grupit të atyre që u përpoqën të krijonin një pol të dytë interesi opozitar pas atij të katit të tetë. Më pak elegant doktori u tregua ndaj Gaz Bardhit, me të cilin qartazi nuk ndau dje mirëkuptimin për ngujosjen në selinë e PD për të mos dorëzuar Salianjin.

Mjafton pak shkollë politike për të kuptuar se berishizmi nuk ka lidhje me iniciativën e lirë politike, aq më pak mund të tolerojë hilet e vogla të atyre që nuk konsiderohen besnikë. Zjarrin e djeshëm të entuziazmit të Gaz Bardhit për ngujimin në PD, mosdorëzimin e Salianjit dhe ngrirjen e marrëdhënieve me parlamentin, Berisha e fiku me një kovë ujë në konferencën e sotme për shtyp.

Ai i kujtoi kryetarit të grupit parlamentar se syshkeljet me Elisen (që anuloi mbledhjen e kryetarëve të hënën) janë veprime diletante. Berisha paralajmëroi sot një valë të re rebelimi dhe proteste brenda sallës së parlamentit. Sali Berisha as nuk mori mundimin të përmendte Gaz Bardhin sot lidhur me këtë vendimmarrje, për të cilën do të vendosë “pro” dhe Këshilli Kombëtar nesër. Pas këtyre lëvizjeve, Gazment Bardhit i duhet të mjaftohet me begenisjen që Edi Rama i bën herë pas here duke i nisur fermane në platformën X. Me gjasë, i ngazëllyer nga pasioni i Gazit për t’u përgjigjur dhe inati i Berishës që veç lexon replika përdëllyese, Edi Rama vijon shkëmbimet e mesazheve me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, edhe pse në fakt mund t’ia lërë Niko Peleshit këtë detyrë.

Duke e parë në rrafshin politik, arrestimi i Ervin Salianjit ka sjellë një dinamikë të re në skenën ku Rama dhe Berisha shfaqin hapur ambiciet e tyre për të përfituar sa më shumë nga situata. Arrestimi i Ervin Salianjit, në planin personal, është padyshim një ngjarje e rëndë, edhe pse në planin politik, deputeti demokrat do të përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum. Këtë ai nuk do ta ketë të thjeshtë, po të mendosh se vetëm 24 orë pas burgosjes, mes kolegëve të grupit të tij parlamentar ka nisur gara e ethshme se kush do ta zëvendësojë si drejtues politik në Elbasan.

Për opozitën Salianji është thjesht viktima e Fatmir Xhafës dhe ca gjykatëve të Apelit ndërsa Sali Berisha është kalorësi që i ka shpallur luftë gjithë drejtësisë. Ndaj thirrja e tij sot për një betejë finale në parlament është testi final se për të qenë në listën e ardhshme të deputetëve nuk mund të mjaftohesh vetëm duke përmendur emra prokurorësh dhe gjykatësish.

Ky është momenti që të gjithë duhet të kuptojnë se paqes së firmosur mes Gazit dhe Elisës i ka skaduar afati. Amnistia penale dhe kodi ri zgjedhor ishin fryt i marrveshjes së parë (dhe ndoshta të fundit) që Gazment Bardhi firmos për llogari të Berishës.

Tashmë që ky mision ka përfunduar kryeministrin dhe kryetarin e PD nuk i pengon askush të nisin përpjekjet për të neutralizuar problemin e përbashkët – atë me SPAK. Kaosi i paralajmëruar në parlament nga opozita dhe aktiviteti i komisionit Xhafaj nga mazhoranca kanë të dyja në shënjestër institucionet e drejtësisë. Dhe nuk është sekret për të kuptuar se bëhet fjalë për SPAK-un. Sikundër po kaq lehtë merret me mend se për të risjellë kaosin në Kuvend, burgosja e Salianjit është një motiv i fortë. Si dhe për t’i treguar botës se reforma në drejtësi duhet mbrojtur nga kjo opozitë destruktive, mjafton Komisioni Xhafaj.

Burgosja e Ervin Salianjit duket se do të jetë “kurbani” i fushëbetejës së politikës me Prokurorinë e Posaçme. Nuk kanë lindur dhe aq rastësisht legjendat në këto troje. Që të qëndrojë solide “kalaja kundër SPAK”, u gjet edhe Rozafa e radhës, Salianji. Rama i jep qartësisht sinjale përuljeje Xhafës duke i “murosur” Salianjin për të siguruar përkrahjen e tij në varrosjen e drejtësisë

37 Komente

  1. k
    konservator

    Salianjit I ngeli ne dore patatja e nxefet ,qekur saliu edhe lulin ishin te dashuruar politikisht.Keto sekrete qe ka marre pjese luli duhet te na I tregoje te gjitheve ne ,publikut te gjere.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Qe nga Titulli them kjo eshte Larask

      Përgjigjjuni
    2. g
      goni

      Foli Madame Chatterley , si mund te rinte pa folur...

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njaziu manxiu

        Kur e mendon qe eshte dhe e bukur dhe ti i bie me dore me kete foton…

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goni

          Ine sle kirve pa i rene me dore. Dhe tet eme.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Marinela

          Desi s'e di qe kurbani nuk behet me keca te shtire..

          Përgjigjjuni
        3. N
          Nari

          Eshte e neveriteshme kur lepires te zellshem te Berishes,te cilet deri dje e ngrinin ne qiell dhe e benin hero sot bejne rolin rolin e kundershtarit te "eger" dhe pa kompromis te tij.Po Sala ky ka qene edhe para se te ndahej me Lulin pasuese e te cilit eshte kjo biba,bile Gerdecin,21 janarin,vjedhjet ne rrugen e kombit,pivatizimet skandaloze si KESH,rafineria e naftes ne Ballsh,koncesionet e ndryshme,klubi Partizani etj etj.Femijet miliardere pa u thene njeri puna e mbare Sala i beri ku ishte kryeminister dhe zotrote e ngrije ne qiell,ndersa tani na tregon perralla me mareveshje Rama-Berisha per te na nxjere Lulin si alternative,i cili eshte thjeshte nje kukull e Sales,te cilin ai e flaku kur i doli nga rreshti

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vrana

            Asgje nuk mora vesh nga ky shkrim pa strukture dhe koherence.

            Përgjigjjuni
          2. G
            Gjel deti Peqini deputet 13 kg

            Rama eshte pokerist . Shpesh ai ngacmone qellimisht Bardhen per te lene ne hije Berrishen. , Berrisha i xhelozuar godet Bardhen , jane satellite qe rrotullohen rrethe planetit Rama . Rama do ti mbaje ne kete gjendje deri ne zgjedhje ai kerkone qe keta ti rikthehen kaosit ne parlament dhe protestave , sidomos te dhuneshme . Te godasesh drejtesin kur 78 % e popullit e mbeshtet do te thote te deklarohesh humbes pa hyre ne zgjedhje . Te organizosh proteste per Babalen , kunder drejtesise haaa vêtem opozite nuk Jane por nje grupim alabakesh .

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taulant

              Sakte e ke shkruar. Rama tall menderen me kreret e PD se. As 30 deputete nuk do arinje te marin. Ka nje urrejtje mbare popullore per kelyshat e saliut.

              Përgjigjjuni
            2. q
              qerosi

              Laj thaj vish, per kartore te kane njohur e te njohin te gjithe !

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi Lekdushi.

                Sa shumë fantazi mjerane, zonjë! Ju arsyetoni sikur të ishit adoleshente. E çuditëshme se si e rrëzoni atë pak personalitet që kishit. Mesa duket tani ju kanë mbetur vetëm krundet.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Ben

                  Sa e zgjuar behesh mok zocke! Perseri nuk merr vesh as nga shteti demokratik as nga drejtesia!

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    arben kulla

                    kuku salia si e katandisi pd jan ber bashk bllokmenet dhe shkaterrojn ca gjejn para

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rocco Siffredi

                      Kur i erdhi zeri ksaj kurves mor amani? Kjo bucja qe kur ishte te PD vendoste gjoba televizioneve. Xhins kurvash

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Moisi Golemi

                        Ik moj debile, femër pa shtyllë kurrizore!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sadiu

                          Qënke pak laraskë moj gazetare, por edhe njëçikë e sëmurë për kriminelin Sali. Vazhdoni se në këtë formë po e forconi Ramën në pushtet

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Noci

                            Ështe e çuditëshme se gazetare,politikane,njerez opozitare flasin ,akuzojnë,gjykojnë,por asnjeri nuk e pranon denimin qe gjykata i dha nje deputeti.Po pse mor shoku zoteri intelektual,keshtu sipas jush do t'a vazhdojmë luftën politike,vetem mbi bazën e shpifjes.Ka 30 vjet qe shpif Berisha dhe po aq vjet qe kur dështon thote keshtu e do politika,si me Nanon ,Meten e shume te tjere.Parlamenti shqiptar dhe konferencat e shtypit vetem shpifje kane nga te gjithe.

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              flase

                              KJo gazetare e nisi mire ne fillim, por rruges si duket u shkerdhye me Ilirin, ndersa sot femra dale jashte mode si kjo Desada dhe nje fare gazetare tek Euronews albania, Milori, qe nuk eshte rruze po eshte kthyer ne dele qe nuk e di as vete sa desh shkojne. NUk mundet qe me qetesine artificiale te na mbush mendjen se nuk eshte e perdale. Paçavure mediatike tipike shqiptare si ato qe shkojne e hane mut ne Dubai.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cika

                                Kukumjacke! E paguar nga udbashi per te vene ne nje kandar nongraten hajdut dhe vrases me zoterine KM. E paturpe!

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mohamed

                                  Saliani fiks perzervativ i perdorur keq. tragjikomike eshte kur thone do bllokohen rruget ????????????????????????. Se ashtu kush per saliun e jo per kte tocin

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Z
                                    Zina sallaksja e bukur

                                    Kjo eshte analiste per sex! Kete e di mire ta luaj? Se ça mutin do qe ben shkrime te tilla, kjo e di? Na ke çudit shume me kete artikull? Dreqi e di ku e kish mendjen kur e ka shkruar?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Trapajane hesapi

                                      Fantazia e saj rrjedh nga deshira per " viktimen e Saliut dhe Ramen".Sa xheloze do te behet Grida Suma tani.Shkrimet e takemit tuaj vecse nxisin shpifjet dhe fallsifikimet.Asgje tjeter me shume.Po,Ju nxisin dhe epshwt.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bejkush

                                        Ervini montoi nje inskenim. Bëri një poshtërsi , pavarsisht se ndaj kujt ,kështu që duhet të jemi të qetë që mori dënimin. Sa për dënimin që ishte politik apo me gabime nga gjykata nuk kam çfarë të them ,dhe bëjnë mirë t'a ankimojnë se Drejtësia nuk bëhet me hilera. Erdhi koha që edhe këta pupacët e kryetarëve ,Sali, Edwin dhe Ilir të shkojnë nëpër burgje kur e kruajnë më tepër sesa duhet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lezhjani

                                          Me kete shkrim e tregove veten fycke fare moj e zeze.Trute e gomarit ju paska hedhur Saliu te gjitheve. Mos derdh shume lot per Saljanin se nuk do te kesh per rrugacet e tjere , qe do pasojne ate. Sa per Ramen , hyjne apo dalin Saljanet nga burgu, nuk do tja dije fare nga keta kundershtare te degraduar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lezhjani

                                            Me kete shkrim e tregove veten fycke fare moj e zeze.Trute e gomarit ju paska hedhur Saliu te gjitheve. Mos derdh shume lot per Saljanin se nuk do te kesh per rrugacet e tjere , qe do pasojne ate. Sa per Ramen , hyjne apo dalin Saljanet nga burgu, nuk do tja dije fare nga keta kundershtare te degraduar.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lezhjani

                                              Me kete shkrim e tregove veten fycke fare moj e zeze.Trute e gomarit ju paska hedhur Saliu te gjitheve. Mos derdh shume lot per Saljanin se nuk do te kesh per rrugacet e tjere , qe do pasojne ate. Sa per Ramen , hyjne apo dalin Saljanet nga burgu, nuk do tja dije fare nga keta kundershtare te degraduar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                SS

                                                Ore po ti deri dje ishe gojore e thekur e Berishes dhe regjimit te tij, nga na dole kaq “disidente” antiBerishiane ti konkubina e Besnikit?!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. .
                                                  ..

                                                  @ sa mban bari vesen aq mban dhe Kurva besen

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. S
                                                  Salehu

                                                  Shume fantaziste kjo cika,ka bere nje hartim per idiotin salihanen

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Tom

                                                    Nese politika ka arritur te bazohet ke Salianji I Uet ...shkolle pa shkolle , ka mare fund ky vend.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      astrit

                                                      Ne nje shtet normal denimi i deputetit per shpifje eshte mese normale. Me ne fund shqiptaret po ndjejne se pushteti i te koruptuarve, debilave, mashtruesve e shpifsave po lekundet fort. Nuk besoj e nuk deshiroj qe kjo klase politike e degjeneruar, e pa afte, hajdute te jete e afte te luftoje drejtesine qe e duan te gjithe shqiptaret e jo vetem Spak e organet e drejtesise. Sa per raportet e semura e imorale mbrenda Pd se Berishes kam bindjen se kthehen ne kancer e do ja mare jeten kesaj partie te degjeneruar.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Babale dje , Babale sot , Babale mot .

                                                        Bashkudhetari i Grida Suma Duma eshte nje ushtar i zhveshur i ushtrise se shpartalluar berrishiane . Kush fshihet pas Babales ? kush ja besoje aksionin Banales ? l'oncle Berrisha apo leitnante Basha ? . Babale ishte ai ushtari qe donte ti ngjiste shkallet e gradimit me shpejtesi , direkte minister i brendeshem e kishte kete talent te trasheguar nga Shega e martuar divorcuar , e martuar divorcuar , e martuar divorcuar ne pafundesi.... Shkathtesia e tij dallohej qe ne femijeri ne aksionet per vjedhe misrash ne fshate kishte talent dhe partia i besoje aksionin me pseudonimin Babale por qe Babale ra brenda ........... - Bashkudhetar dhe udhetar i ish députés se Top Chanel Grida Suma Duma overdosa e glorifikimit per momentin eshte strategji per mos te treguar ideatoret e vertete si thoshte xhaxhi Enveri : (. Akti jot herroik te beri ty herro ti dhe jeten per partine .... ) mjerran , denancoi hapur me emer mbiemer ideatoret e vertete te ndihesh i lire ne brendesi . Kerko falje familjes dhe ministrit Xhafaj , kryej denimin dhe mbas daljes nga burgu beje rrugetimin me bashkrrugetaren 30 vjeçe me e madhe se ty Grida Suma Duma. Kembe te mbare Babale edhe per te tjeret , mos harro sapunin

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tirona

                                                          Kur ta marrin vesh Salianji dhe Gaz Bardhi qe kjo ishte loja do t'u vije me plas. Gazin do ta godase me vone Saliu, sepse ai eshte jurist dhe i di hilet e ligjit. Step by step....thote politika.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Ana

                                                            Kjo eshte FYCKE!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. a
                                                              abccddheef

                                                              Laraske qe nuk gjen dot fole. Nuk e morem veshe perse gjith ky shkrim vetem llafaollogji boshe.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. U
                                                                U.C

                                                                Kur rradha i erdhi të Berlinit mur të binte , dhe ra , pasi e thëmuan , çdo cifele nga masa e ngurtë , i'u derdh , mbështollë , plexi- glass , dikujt i shkoi në nu dhe e ricikloi . Çdo kush nostal i asaj epoke , kurështarë , që e mundi atë , apo i dha shtymën mudi t'a përvetonte , një format të tillë , kub . Në nu nëse do t'i shkonte dikujt t'a ringrinte një të tillë , a kala - kështiellë - tanimë të tejdukshëm , çdo cifël mund të rivleronte përkundër vjellës së saj ciklike , gëlqerore , e për emër një si ndrimë , Utopiana Castel .

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje