Nga Ermal Mulosmani
Sali Berisha sot është Kryetari i vërtetë i opozitës. Ushtria e drobitur prej tri viteve luftë brenda vetes, është rimbledhur në repart, ushtarët kanë veshur uniforma të reja dhe presin urdhra nga Komandanti ose sejmenët e tij përcjellës. Nga reparti janë përjashtuar të gjithë ata njerëz që kishin një mendim të tyre. Janë aty ata që mendojnë me mendjen e Komandantit.
Berisha ka 50 deputetë të emëruar prej dorës së tij, ka vulën e PD-së me të mirat që rrjedhin prej saj dhe ka fashitur çdo kryengritje të brendshme potenciale. Çdo betejë e tij me Drejtësinë nga ky moment, do të jetë më e kollajtë për tu fituar. Të paktën në mendjen e Berishës.
Në raport me ndërkombëtarët “non grata” nuk po i prish ndonjë punë të madhe. Fundja as ka moshë dhe energji tani të bredhë botën.
Ka një problem të vogël këto ditë sepse duhet orientuar gjithë zemërimi i ndjekësve drejt vjedhjes dhe rrëmbimit të votës. Gjithë përfituesit e pushtetit të tij janë lëshuar me piskamë drejt hajdutit. Një retorikë e vajtueshme, viktimizuese, e përkatërvjetshme që shuhet si shiu i Majit pas dy javësh.
Zërat protestues vijnë duke u mekur dhe shpejt vjen vera. Berisha shkon të notojë e të ecë në muzg a ag, rrogëtarët e tij bëjnë gati votimin qesharak për Kryetarin e ri dhe votuesit iu kthehen edhe njëherë halleve të tyre ekzistenciale të tmerrshme!
Duhet të presin edhe 4 vjet për Komandantin…
Sali Berisha mori atë për të cilën kishte hyrë. Ai kishte hyrë për t’i humbur zgjedhjet dhe për të legalizuar Partinë. Të dyja këto i arriti. Lista e kandidatëve të PD-së fliste qartë më shumë sesa çdo fjalë e tij në takime: “Dua vetëm besnikë, qëndrestarë të momenteve të vështira dhe njerëz të paaftë.”
Ishte bash e kundërta e vitit 2005 kur mori gjithë kundërshtarët e tij me emër për tu përballur e fituar. Në fund të fundit humbja nuk do të ishte e tij, humbja është e popullit të opozitës.
Këtë e kishin kuptuar të gjithë përveç militantëve. Grumbulli berishist që nuk pranon të ndezë motorin e mendimit sigurisht ishte me shpresa të mëdha e të pashuara. Ata janë si flamurtari në luftë, nuk dorëzohen kurrë. As mbas humbjes.
Por përtej tyre, njerëzit kishin filluar të merrnin masat e veta. Meqë Berisha e mori bajrakun e vet dhe do ta ndajë me Mulin, Vokshin, Melisën dhe Erisën e jo me njerëz që kanë ide dhe vota, le ta mbajë.
Ata kishin dy rrugë. E para të ishin si milingona punëtore që do mblidhnin vota për eunukët intelektualë të Berishës në listat e hapura si sejmenë të sejmenit. Ose të dilnin e të përpiqeshin për vete. Rruga e dytë ishte ku e ku më e vështirë por sigurisht më dinjitoze se e para. Dhe formuan ushtritë e tyre të vogla me vuajtje, përpjekje, sharje e mallkime berishiste! Një herë e një kohë, kur dikush fliste kundër Komandantit brenda PD-së, të gjithë i vërsulshin: “Pse nuk krijon Partinë tënde ti e të shohësh sa të vlen lëkura”?
Kur e krijon Partinë të thonë: “Çon ujë në mullirin e Edi Ramës, je krijesë e tij”!
Në fakt, në mullirin e Edi Ramës çoi ujë Berisha që i largoi.
Njerëzit kanë ambicie, nuk pranojnë të jenë zare të një sejmeni si Flamur Noka. Nëse përfundojnë aty, ikin. Sepse mendojnë që janë më të aftë se aq.
Po a i vodhi Edi Rama zgjedhjet?
Unë nuk e di se nuk jam në terren. Por të supozojmë që i ka vjedhur totalisht. Ka vjedhur 400 mijë vota, në çdo zonë elektorale, në çdo qytet, fshat, lagje shtëpi. I ka blerë. Përmes favoreve, pensioneve, faljes së gjobave e njëmijë mekanizmave të pushtetit.
Ka bërë masakër elektorale! Po, fajtori kryesor i kësaj masakre është Edi Rama.
Por ç’do të bëjmë? Të qahemi, viktimizohemi? Të ankohemi te ndërkombëtarët? Mendoni se dikujt do t’i vijë gjynah dikujt për ne?
Qaramanë prej 12 vitesh. Të nënshtruar, ankues, akuzues, besnikë pa kushte. Dhe zhurmaxhinj. I marrin erzin atij që mendon ndryshe.
Bëni pra diçka! Fjalët nuk pijnë ujë më.
Militantët e vuajnë arrogancën e pushtetit, mungesën e një vendi pune, vështirësitë e biznesit, shpërfaqjen e hapur të krahinizmit, mungesën totale të nëj pushteti sado të vogël. Bëni diçka për ta. Ose lironi vendin dikujt tjetër!
Unë votova kundër Berishës me bindje të plotë. Do ta bëj sa herë të kem alternativë të vetme një Parti dogmatike, të plakur, eunuke, qaramane, dhe viktimizuese. I vetmi dëshpërim që kam për këto zgjedhje është që Partitë e reja, të gjitha, nuk morën mandatet e merituara. Me mundime të mëdha morën 3-4 deputetë, me zemër në dorë.
Nuk duhet të dekurajohen kurrsesi. Për sa kohë Partinë Demokratike e udhëheqin dogmatikë, injorantë e servilë, njerëzit do ta braktisin çdo herë e më shumë. Presioni i tyre do ta reformojë atë Parti dhe ndoshta mund të krijojnë kushte për një frymë të re.
Kjo është një përpjekje për të bërë diçka.
Po te kene mend partite e reja,pas pese vjetesh PD do zhduket si PL e Ilir floririt
Po ju kam than, o trimat e xha Beqos, rrofte Aleanca Berisha - Rama...205'...lol
Po te kene mend deputetet e Bashes qe i jane bashkuar vicidolit duhet te shkeputen nga vampiri i vicidolit dhe te bashkohen me Agron Shehajn, te krijojne grup parlamentar dhe te forcojne partine e tij qe neser te jete alternative kryesore .
Po ç'Sali? Saliu është në një copë lëvere që e përdor burri i Lindës për t'i drejtuar dhe lëshuar mllefin dhe urrejtjen e votuesve dhe vetë Saliun e tremb me burgun. Jo për të, se ai është gjysmë mumje, por klyshët e shkinës janë në moshë për të bërë nja 10-20 vjet burg, (se për Superdhëndrrin nuk i ha njeriu, nder u bën ta rrasi brenda).
I vertete, analize e vertete.
ZGJEDHJET E 2025 NUK PRODHUAN ASGJE TE RE. SIKUR TE MOS KISHIN NDODHUR FARE! RAMA E BERISHA DHE LSI PJESTUAR PER 3! KAQ. KEA, koalicioni euroatlantik qe u krijua pak dite para zgjedhjeve dhe mori 21000 vota eshte shpresa, drita ne fund te tunelit jo vetem per te por per vete te djathten e qeverisjen e Shqiperise. Mendohuni dy here kur te hidhni poshte keto cfare po ju shkruaj...
@ USA citizen: Mendo per USA-n, ku ke vajtur per nje jete me te mire dhe mire ke bere, se eshte e drejta jote. Por ne, qe s'kemi nder mend ose s'mund te vijme ne USA, na lere rehat se nuk ta kemi ngene.
pse nuk i thua zbato statutin saliut dhe ik? Pse po i bie jo nga Kina, por nga Japonia apo Marsi? Bjeri shkurt e drejt o njeri!
Nje Bushter nje Hajvan Nje Halabak kta jan Dhumi i PD
PD mund te vije ne pushtet vetem neqoftese riorganizohet, duhet te largohen te gjithe figurat pa kultur dhe te urryer nga populli, Saliu, Noka, Paloka, Mziu, Albana, mos te shajne dhe ofendojne ne Parlament, te afrojne fakte per denoncimet qe bejne per poziten, dhe kane shume shance te vijne ne pushtet, po vazhduan te fajsojne popullin dhe Ramen atehere kurr nuk do vijne ne pushtet. Populli eshte lodhur me Flamur Noken qe del ne parlament dhe ben te fortin.
Ka dek PeDe-ja o Zani, ka dek krejt, po krej eeee.
MOS MBAJ SHPRESE ZANI ,PD DHE SALEHU KA FITUAR ,DHE SIGURISHT RAHMUTI ,KA HUMBUR SHQIPERIA O INJORANT NJERI.CFARE KE TALLASH NE ATE TRURIN TEND.
Zani, edhe për Flamur Nokën ke mendim se duhet të largohet? Jooooo, këtu gabon rëndë! Pa Flamur Nokën PD do të ishte si një trup pa zëmër. Nëse Berisha përfaqson trurin e PD, Noka përfaqson zemrën e saj. Largimi i këtyre dy figurave kryesore do t'a bënte PD shumë civile, diçka të squllët pa forcë. Lezeti i PD qëndron në faktin kur ajo tregon se është një batalion ushtarësh, trima, të ashpër dhe krenar, të cilët me devocion ka marrë përsipër t'i ruajnë bythën Edi Ramës.
Rama duhet t'a mbajë fjalën, sepse tha PDja Noc Rokun do mari. Do me thënë tani unë jam antar i PDse mbasi PD ja nuk i fitoj zgjedhjeve. URAAAA JAM ME PDne, URA më mori PDja
Opozita mund te organizohet vetem pa pranine e Sales dhe gjithe shpures se tij (shih listat e mbyllura). Madje te mos quhet me PD. Ky emer i ka bere gjemen vendit. Le te harrohet. Le te gjejne nje emer tjeter. Le te marrin seriozisht organizimin, qasjet, programet. Le te shohin nje here me respekt vendin, popullin, hallet dhe zgjidhjet e tyre. Le te behen faktor. Le te bejne nje opozite te vertete ne parlament dhe jo vetem. Qe tani. Sot, jo neser. Dhe pastaj ju them se si vihet ne pushtet. Askush nuk vjedh vota. Gjithkush e ka mendjen ne koke per te pare, gjykuar e vepruar. Vetem te verbuarit nga te mirat e perfituara pa merite rrefuzojne te shohin realitetin. Qe ta mbyll, nqs ne tenxhere hedh gjithmone fasule nuk mund te pretendoj te ha mish per dreke.
C'kusur i kane demokratet qe te rijne 12 vjet ne opozite? Te gjitha justifikimet nuk qendrojne: 1. Ne se jane vjedhur vota nga PD-ja kjo eshte paaftesia e Drejtusve te Pd-se , pra nuk kane qene te zot ti mbrojne. 2. Pse duhet te ishte Saliu kandidat per kryeminister kur eshte teresisht i konsumuar brenda vendit dhe jashte vendit. 3Partine nuk e hapi por luftoj me xhaketat e vjetra si Noka,Paloka, Vokshi etj ne vend qe te pranonte ne strukturat drejtuse figura si Alimeti e tj.. dhe ky duhet te ishte kandidat per kryeministert. Saliut po nuk i erdhen ne mitind edhe antaret e perkrahesit me daten 16 mire do ishte te nxirte konkluzionin qe koha e tij perendoj dhe te bej riorganizimin e Partise.
Kush ta bëjë riorganizimin?! Saliu?! Je në metro?...
Kusuri i vetem i demokrateve eshte qe u vene akoma pas ketyre horrave. Nuk e meriton as Shqiperia, as demokracia e as demokratet kete situate.
Kjo është treshja e ndyrë që e varrosi PD-në...
Atë do thoja edhe unë o Xoni
Komunistet u kthyen Mbesa e kriminelit Manush Myftiu, Zana Myftiu, ben thirrje ne FB ti terheqim zvarre demokratet protestues. Nje karaputane e para kohes se demokracise e martuar ne kohen e komunizmit me nje spiun te UDB te ardhur nga Turqia eshte lumturuar ne fitoren e PS . Mendon baxhella plake qe kur i eci nipit te Spiro Kolekes apo mbeses se Beqir Ballukut, pse edhe ajo si mbesa e Manush Myftiut te mos mos marre ndonje thele.
O ferito,,,ik se cave rroten e carit o pallosh shpellash,,,ik te shkerdh,,sali komunistin,,ti Ke komunistin ne krye te PD mer loqe interneti,,
Ferit, a nuk i paske pi ilacet sot aaa?! Na thuj nai fjale pse Shokdra asht e marrosun pas kyekoministit kryekriminelit Sali? Pse Shkodra ne 35 vite ka votue komunista e klysh komunistash, shpiuna te sigurimit e klysh te tyne, pse? Sepse ne Shkoder UDB-a ka ken kamb kryq? Apo se Shkodra esht me shumice robsh te paditun, te pakry, apo plot fondamentalista?
@Ferit Ragami: meqe po e has per here te dyte komentin tend, po te pergjigjem ndryshe. Mos shkruaj fare se nuk ke haber nga kjo pune. Paske dhe difekte karakteri perderisa merresh me thashetheme dhe me biografite e njerezve.
E vertete, Sali kerma dhe banda e tij qe i ka mbet fituan, humbi vetem populli opozitar, por mire tu behet, sepse vete e mbajne kete bande me oksigjen. U shofshin bashke se shpejti.
Per aq kohe kur ne krye te PD-s do te jene ky grup antishqiptar (me ne krye Sali Berishen) ,ata nuk do te mund te vine ne pushtet.A mund te riciklohet nje xhakete e vjeter e mirembajtur (Edi Rama) me nje zhele ne prag te fundit te jetes (Sali Berisha)?Populli i dha voten PS-s se pse nuk pranon qe te shohe ne qeverisjen e vendit figurat e degraduara te kupoles te PD-s.
Fitoi Kavajen legjendare Tropojen Kukesin dhe Himaren, urime !
Shqiptaret... nuk po e kuptojne akoma dhe sot mbas 35 vjetesh ku ndodhen, nuk kuptojne si te sillen, nuk e kuptojne raportin e ndersjellte te komunikimit, nuk kuptojne qe e drejta e tij mbaron atje ku fillon e drejta e tjetrit, nuk dine te sillen, nuk dine te flasin, nuk kane kulture...FAKT. Mjafon te shikosh se si sillen udheheqesit e tyre Saliu me Edin dhe eshte e lehte te kuptosh cfare populli jemi ne Shqiptaret...
PDja shume shpejt do jete parti non grada ne Evrope DHE USA!!!! Do damkoset si parti terroriste.
Kjo duhej bere me kohe, por me mire vone se kurre.