
Nga Musa Kurtulaj
Për njerëzit normalë në demokraci, e majta dhe e djathta nuk e asgjësojnë njëra-tjetrën. “Asgjësim” dëgjon vetëm nga disa studio të televizioneve të Tiranës, ku ka “analistë” që Shqipërinë e njohin jo më larg se deri te sheshi “Skënderbej” -
Si zakonisht, në përfundim të votimeve, mediat nxitojnë të prodhojnë harta me ngjyrime partiake për të treguar sa më qartë, sipas tyre, se cili është qëndrimi politik i njërit apo tjetrit qark. I bien fare shkurt, duke harruar se kudo që ka të majtë, ka edhe të djathtë – dhe anasjelltas. Kjo shkurtësi bën që, në disa raste, harta të tilla të marrin edhe ngjyrim antikombëtar, pasi përdoren nga individë të papërgjegjshëm dhe u shtohen edhe disa elemente grafike fyese për popullin dhe deri luftënxitëse, siç ndodhi edhe kësaj here. Fatkeqësisht, harta të tilla mbërritën deri në ekranet e televizioneve të njohura si serioze.
Kjo më nxiti të bëj këtë paraqitje të thjeshtë të ngjyrimit politik të Qarkut Shkodër, duke nisur nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, për t’u kthyer pas deri në ato të vitit 2013.
Zgjedhjet e 11 majit 2025
PD ka fituar 36.904 vota = 5 mandate. I shtojmë PD-së edhe të gjitha votat e tjera të partive opozitare në këtë qark – domethënë pa hyrë t’i ndajmë në majtas e djathtas – që janë 4.832 vota, dhe bëjnë gjithsej 41.736 vota. Pra, kaq vota ka opozitarizmi i djathtë së bashku me ndonjë ngjyrim të vogël majtas në Qarkun e Shkodrës.
Vazhdojmë me krahun tjetër:
PS ka fituar 34.721 vota = 4 mandate
PSD ka fituar 15.784 vota = 2 mandate
Pra, pavarësisht divergjencave të njohura tashmë gjatë kësaj fushate elektorale PSD–PS, politikisht vazhdojnë të jenë të majta.Kjo do të thotë, në shifra:
34.721 votat e PS + 15.784 votat e PSD = 50.505 vota dhe 6 mandate
Diferenca:
50.505 vota të majta – 41.736 vota të djathta = 8.796 vota dhe 1 mandat më shumë për të majtën. Me këtë rezultat, Qarku Shkodër rezulton majtas apo djathtas, si thoni?
Zgjedhjet e 25 prillit 2021
PD me koalicionin “Aleanca për Ndryshim” (AN) ka fituar 47.205 vota = 5 mandate
Nga ana tjetër:
PS fitoi 30.296 vota = 3 deputetë
PSD fitoi 16.425 vota = 2 deputetë
LSI fitoi 10.100 vota = 1 deputet
Totali i të majtës: 56.821 vota = 6 mandate
Diferenca:
56.821 vota të majta – 47.205 vota të djathta = 9.616 vota dhe 1 mandat më shumë për të majtën. Me këtë rezultat,Qarku Shkodër rezulton majtas apo djathtas, si thoni?
Zgjedhjet e vitit 2017
PD fitoi 40.763 vota = 5 mandate
Nga e majta:
PS fitoi 39.247 vota = 4 mandate
PSD fitoi 13.226 vota = 1 mandat
LSI fitoi 12.737 vota = 1 mandat
Totali i të majtës: 65.210 vota = 6 mandate
Diferenca:
65.210 vota të majta – 40.763 vota të djathta = 24.447 vota dhe 1 mandat më shumë për të majtën. Me këtë rezultat,
Qarku Shkodër rezulton majtas apo djathtas, si thoni?
Zgjedhjet e vitit 2013
Koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”:
PD - 45.799 vota
PR - 4.930 vota
PDSH – 1.273 vota
PAA - 915 vota
Totali: 52.917 vota = 5 mandate
Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”:
PS - 37.984 vota
LSI - 12.772 vota
PSD - 569 vota
PKD - 6.764 vota
Totali: 58.089 vota = 6 mandate
Diferenca:
58.089 vota të majta – 52.917 vota të djathta = 5.172 vota dhe 1 mandat më shumë për të majtën. Me këtë rezultat,
Qarku Shkodër rezulton majtas apo djathtas, si thoni?
Përfundimi
Në zgjedhjet parlamentare të:
• 2025: e majta ka 6 mandate, 8.796 vota më shumë
• 2021: e majta ka 6 mandate, 9.616 vota më shumë
• 2017: e majta ka 6 mandate, 24.447 vota më shumë
• 2013: e majta ka 6 mandate, 5.172 vota më shumë
Për 4 zgjedhjet e fundit parlamentare (2013 – 2017 – 2021 – 2025):
• E majta ka 24 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë
• E djathta ka 20 deputetë
Me këtë rezultat, Qarku Shkodër rezulton majtas apo djathtas, si thoni?
Për njerëzit normalë në demokraci, e majta dhe e djathta nuk e asgjësojnë njëra-tjetrën. “Asgjësim” dëgjon vetëm nga disa studio televizive të Tiranës, ku ka “analistë” që Shqipërinë e njohin jo më larg se deri te sheshi “Skënderbej”!
Ke shkruar me fakte dhe shifra or djalë. Por kush pyet për to në Shqipëri? Të majtë apo të djathtë qofshin!
Shumë saktë. Thuaja idjotëve të studiove televizive.
Keto 35 vite demokraci, Qarku i Shkodres ka qene gjithnje mbi 50% ultra i majte komunist, jo i majte. Thenia 'Shkodra antikoministe' eshte nje mit, nje e pavertete e madhe, sepse ky qark ka vutuar rregullisht me shumice Sali Berishen dhe sektin e tij plot ish sigurimsa, klyshe te tyre, e plot komunista e klyshe te tyre. Merrini me rradhe te tan te zgjedhurit e ketij qarku dhe do e shihni qarte nese jane apo jo shkodranet me prirje komuniste.
Komunizmi lindi ne Shkoder . Qyteti me me shume spiuna sigurimit ishte Shkodra .
Shkodra e majte ka 6 mandaté me matematike e Bashes del e djathte..
Per mendimin tim, Shkodra ,eshte si shqiponja me dy koka.Nje te kuqe( socjaliste )e nje blu( demokratike evropjane,jo berishiste,shpellaresh ) Pjesa tjeter e Veriut nuk ka ngjyra politke por tradicjonale: Aka dru me prte bre burra .
E thua,por kujt ja thua.
Shumë e saktë dhe arsyetim logjik. Por e keqja është se këtë gjë nuk e kuptojnë "ajka e gazetarëve, që po çajnë dërrasa 34 orë në 24 orë.
Shkodra te laje borxhet qe i ka pjeses tjeter te Shqiperise se nuk dihet sa vite nuk paguanin energjine elektrike dhe paguanim ne te tjeret per ta plus vuanim pa drita.
Nuk është e vërtetë, mos abuzoni !
Nje analize e sakte, respekt gazetar, ti nuk mund kurre te krahasohesh me legenenat e tv qe lehin nga mengjezi deri ne darke dhe nuk dine cfare thone sepse jane grumbullua ajka e nevojtoreve te Shqiperis, ju buken e ke fituar pa ba pale me qelbesira qe te qelbin, por me pune ne terren me ndershmeri e me karakter
Analistet e gazetaret ne Tirane njohin vetem thashethemet nga Rogneri Sheratoni Bulevardi deri tek15 kateshi dhe serviren ne media per te rritur shikueshmerine
Zgjedhjet e tjera do behen vetem ne Shkoder qe te ndahet edhe ky qark i majte a i djathte. Shqiperia nuk ka pse ben me zgjedhje. Te gjitha mandatet 100 % Majtas e te Majte deri ne marrjen e pasaportes BE nga Rama...kur te jete pas 20 - 30 - a 40 vitesh qofte.
Iu kane lene te clodheni ju Cenot durimmedhenjte , se qeverisja te lodh . Ju kini kapacitet te qeverisni nje bajrak , pra nje fis , si dikur ne lashtesi ne rendin fisnor . Vetem kete parim njihni dhe e ngaterroni me demokracine ! Por do te piqeni edhe ju nje dite . Vetem durim .
Një pershkrim i sakte sipas meje,z. Kurtulaj. Për veç se perçarje ne popull dhe acarim te situates ne vend, analizat e ketyre lloji analistesh,nuk siellin veçse dollar ne xhepat e tyre. Keshtu nuk i ndihmojme vendit, nuk i ndihmojme as opozites që është aq e nevojshme.
Shume e saktë,po me Keta plera analis ,nuk mundet te degjohe e te shikohen.kompet barbona dhe Laro injorant.
Shume e saktë,po me Keta plera analis ,nuk mundet te degjohe e te shikohen.kompet barbona dhe Laro injorant.
S'ka nevoje per komente , te votosh nje komunist te betuar si Saliu je nostalgjik i komunizmit. Nga meraku per fitoren e Sales humben finalen me rrogozhinasit .
Nje analize partiake e bere nga ky komunist 24 karat. Po nuk jane te sakta ato shifra sepse edhe kur LSI ishte ne koalicion me PD qe eshte e djathte kunder pushtetit kriminal te ripjelljes ti analisti komunist i leshit votat e LSI-se i bashkon me ripjelljen. Dhe kjo tregon se je i molepsur nga paragjykimi komunist. Pastaj te qendrojme tek fenomeni Doshi ne Vau Dejes ne keto zgjedhje qe doli force e pare pa qene e tille, vetem me vjedhje dhe manipulim prej hajni dhe gangsteri duke marre vota nga nje zone qe historikisht ka qene dhe eshte e djathte, dhe hajni Tome la pa mandat edhe Frrok Gjinin, kriminelin e PD qe ishte ricikluar nga pushteti kriminal i ripjelljes. Prandaj analiza jote eshte per leter higjenike
I dashur kjo analizë ka fakte zyrtare, shifra të firmosura edhe nga vetë PD ! Zotëri, që nga viti 2013, e majta bë Qarkun e Shkodres ka mijëra vota më shumë se PD ! PSD në gjithë boten quhet e majtë, kështu që ne në Shkoder nuk kemi pse të shpikum rroten! Pra me kundërshtoni me fakte, dhe jo fyerje ! Respekte !