Si më shpallën armike kur ua thashë në sy se PD nuk fiton dot me Berishën

13 Maj 2025, 17:59Blog TEMA
Si më shpallën armike kur ua thashë në sy se PD nuk fiton

Nga Rudina Hajdari

Zgjedhjet e 11 majit, ashtu si edhe ato të mëparshmet, e gjejnë qytetarin shqiptar të zhgënjyer dhe të lodhur. Megjithatë, vota mbetet mënyra më e mirë për të shprehur revoltën edhe përballë një sistemi elektoral që punon kundër çdo shprese, sado të vogël. Problemi i parë i këtij rezultati zhgënjyes që pritet është mbi të gjitha sistemi elektoral.

Për sa kohë ai mbetet proporcional me lista të mbyllura në një të tretën e tij, ky sistem vijon të riciklojë një model të kalbur pushteti, që nxit servilizmin dhe mbyt konkurrencën e vërtetë brenda partive. Pakti i 2008-ës, Rama-Berisha për Kodin Zgjedhor nuk ishte kompromis për stabilitetin, por një marrëveshje për ruajtjen e status quo-së.

Ai u projektua për të mbyllur çdo hapësirë për forcat e reja. Ishte një aleancë mes së shkuarës dhe së tashmes, ku humbësit e vërtetë janë qytetarët dhe vetë demokracia. Përmes listave të mbyllura, shumica e votave preferenciale rezultojnë të pavlefshme për kandidatët që mbështeten realisht nga qytetarët. Listat “e hapura” janë vetëm në letër, ato shërbejnë më shumë për të nxitur konflikte të brendshme, pasi kandidatët nuk garojnë në kushte të barabarta.

Sistemi aktual, që promovon bindjen dhe nënshtrimin ndaj kryetarit të partisë, i shërben vetëm atyre që e mbajnë peng opozitën dhe pushtetin, mbi të gjitha Edi Ramës, gjë që na çon te problemi i dytë. Problemi i dytë është krimi i organizuar. Bandat nuk aktivizohen vetëm gjatë zgjedhjeve, por punojnë për pushtetin gjatë gjithë mandatit katërvjeçar, duke përgatitur terrenin që Rama ta ketë sa më të lehtë ruajtjen e pushtetit. Vota tjetërsohet jo gjatë numërimit, por shumë më herët, në terren.

Trafiku i drogës, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë kthyer në një sistem paralel me lidhje të drejtpërdrejta me politikën. Shteti, në vend që të jetë garant i interesit publik, është kthyer në mburojë për mbijetesën e këtij sistemi kriminal. Problemi i tretë është korrupsioni i përhapur në çdo nivel të administratës. Në këto zgjedhje ai u shfaq hapur, përmes shkeljes së ligjit zgjedhor dhe përdorimit të pushtetit për të bërë premtime që lidhen drejtpërdrejt me xhepin e qytetarit. Legalizime, rritje pagash, leje ndërtimi apo vende pune u përdorën si mjete për të ndikuar votën, duke e kthyer shtetin në një instrument elektoral. Kjo nuk është më fushatë, por manipulim institucional.

Në këtë realitet, krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk janë fenomene të ndara, janë pjesë e të njëjtit sistem, që siguron vazhdimësinë e pushtetit. Shteti nuk është më një garant i interesit të përgjithshëm, por një mjet për një elitë që mban pushtetin përmes patronazhit, propagandës dhe kapjes së institucioneve që duhet të garantonin zgjedhje të lira. Nga ana tjetër, opozita nuk ofroi zgjidhje.

Nuk kishte asnjë plan të qartë për të luftuar krimin e organizuar apo korrupsionin, e as për të ndërtuar një Shqipëri ku standardet europiane të jenë realitet. Në mungesë të një vizioni të besueshëm, opozita nuk arriti të ngjallte frymëzim. Me Sali Berishën në krye, ajo nuk u perceptua si alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit.

Kam qenë ndër të vetmet që në Këshillin Kombëtar të PD-së i kërkova Sali Berishës të bënte një hap pas, për t’i hapur rrugë një kandidati tjetër për kryeministër, bashkë me disa rekomandime të tjera. Jo vetëm që nuk u morën parasysh, por menjëherë u shpalla “armike”.

Prandaj, sot është e qartë: Partia Demokratike nuk është më në një betejë për pushtet, por për mbijetesën e saj si monopol opozitar dhe për shpëtimin personal të Sali Berishës nga statusi “non grata”. Partitë e reja janë viktimat më të mëdha të këtij sistemi. Ato nuk kanë burime të barabarta, nuk kanë klientelën e pushtetit dhe nuk kanë akses në makinerinë e vjetër elektorale.

E vetmja hapësirë e lirë për ide të reja dhe votë të ndërgjegjshme mbetet Tirana, ndoshta edhe Durrësi, qarqe ku votuesit janë më të pavarur ekonomikisht dhe më të informuar. Por edhe shumë prej partive të reja po përsërisin të njëjtat modele të vjetra: drejtim autoritar, mungesë transparence dhe strukturë “one man show”. Nëse një parti nis si kopje e kundërshtarit, me shumë gjasa do përfundojë si ai, ose më keq. Kur nuk ke pushtet, para apo patronazh, e vetmja armë e vërtetë është morali: sinqeriteti, demokracia e brendshme dhe argumenti.

Aty duhet të fillojë ndryshimi. Partitë e reja nuk duhet të premtojnë fitoren e shpejtë, por të ndërtojnë një model të ri me durim: me vlera, ide dhe pjesëmarrje të vërtetë. Vetëm kështu ndërtohet besimi. Koha e kompromisit me të keqen duhet të marrë fund. Dhe kjo nis me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nëse Shqipëria do të kishte një sistem me lista të hapura në nivel kombëtar si në Kosovë, Rama nuk do të guxonte të deklaronte “Iki kur të dua”. Edi Rama është në prag të mandatit të katërt si kryeministër.

Partia Socialiste mund të sigurojë shumicën e cilësuar me 84 nga 140 vende në Kuvend, mjaftueshëm për të zhbërë çdo reformë, përfshirë edhe atë në drejtësi. Si ka mundësi që qeveria e tij fiton terren edhe pse bashkëpunëtorët më të ngushtë janë sot në burg apo në arrati?! Edhe përballë këtij realiteti, Rama u thotë shqiptarëve përralla me mbret se Shqipëria do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. E vërteta është se ne duhet të ndërtojmë një shtet vërtet europian në Shqipëri, të bazuar në transparencë dhe llogaridhënie. Lajmi i mirë i këtyre zgjedhjeve ishte se, për herë të parë, u lejua vota e diasporës. Një arritje simbolike, por aq peshë sa ka.

Me rezultatet e këtyre zgjedhjeve, realiteti bëhet edhe më i zymtë: opozita humbet çdo rol kontrollues në parlament dhe nuk do të ketë më forcën për të imponuar as ndryshimin e sistemit zgjedhor, as për të ndalur zhbërjen e reformës në drejtësi. Në këtë situatë, krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të lulëzojnë. Opozitës i mbetet vetëm një mundësi reale, një bashkim forcash me individë të rinj, që kanë spikatur në këto zgjedhje duke e ndarë qartësisht nga e kaluara dhe nga figurat e përfolura për korrupsion. Shpresa e vetme është që vendi të përballet me zgjedhje të parakohshme, me protesta masive të rinjve dhe opozita duhet të jetë gati pa Sali Berishën.

32 Komente

  1. q
    qimi

    Kujt I plasi "nocrroku" per kacafytjet mes ju "malleshtoreve".

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ngordhesirat do zhduken, dale nga dale!

      Te gjithe keta jane idiote ore! Kjo eshte pataksi! Po si mund te shkruash dokrra duke fajesuar qeverine per fitoren fantastike te Edi Rames? Ore kokeboshe, kush jane ata shqiptare qe do te votojne nje non-grata, pervec atyre qe kane rrjedhur nga trute. Ore, Alizotet, Bardhet dhe rrugacet e tjere gangstere si Flamur Noka, Luciano Boci e kompani, qe rreh kundershtaret politike jane te destinuar te ngordhin. Ore, nuk ju jep me njeri vota juve me krimet qe keni kryer dhe vazhdoni te jryeni ne Shqiperi. Hajdare, ik zhduku se na bere per te vjelle. Edhe pse Berisha te vrau babain ti prape pas kermes mbete. Uau e pabesueshme!

      Përgjigjjuni
    2. A
      AS

      Akoma me "revolucione" autoria e ketij shkrimi. Votat mungojne . . .

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edmond Dantes

        Fitorja e 4 për PS, e bën këtë hostori të ngjajë me hakmarrjen e Edmond Dantes. Edi Rama i shkatërroi nga branda të gjithë kundërshtatët e tj politik, pa luajtur as gishtin e vogël. Bravo Gjigand!

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vicidoli

        Kjo tru laraska nuk ka lidhje me demokracine.Te gjitha ato qe thua jane per ju me edepsezin Sali.Ju ishit kurkushi pa prona apo ndonje lloj origjine .Babai juaj ishte gomar pa tru ku shok kishte vetem rrugacet e hajdutet dhe fundin e pati nga pazaret e kusarise kurse mamaja juaj nje shitese me shkolle plepash na u be pasanike duke shrytezuar karriken e pushtetit.Kurse Saliu eshte bandit kusar i papare ne historie e ketij kombi.Ku eshte elita e intelektualeve te ketij kombi po shtresa e pronareve real qe iu morr me shtepi e katandi.Beni mire mos tju shikojme me surratin ketyre dythundrakeve keqberes.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jim

          Ne kishte nje njeri hajdut dhe kriminel Ai ishte babai juaj !

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            E bija e Azem karit që vodhi e shiti armë sa deshte, një krimineli që është turp I kombit dhe që shpellarët e bënë dëshmor. Edhe I vdekur hapi dyert e kryeministrisë me dhunë. O shpellarë!!!!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neodemokrati

              Te drejte ke moj Rudin, po kujt ja ke thene jevgut belind karrieristit apo kermillit te partise

              Përgjigjjuni
              1. 1
                101

                Po ku je moj e bija e Azem Qen Hajdarit , spiunit te sigurimit te shtetit

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fajtori.com

                  Harrove Mamin që qiti vettingu prej pune!

                  Përgjigjjuni
                2. 1
                  101

                  Po ku je moj e bija e Azem Qen Hajdarit , spiunit te sigurimit te shtetit

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    101

                    Po ku je moj e bija e Azem Qen Hajdarit , spiunit te sigurimit te shtetit

                    Përgjigjjuni
                    1. 1
                      101

                      Po ku je moj e bija e Azem Qen Hajdarit , spiunit te sigurimit te shtetit

                      Përgjigjjuni
                      1. 1
                        101

                        Po ku je moj e bija e Azem Qen Hajdarit , spiunit te sigurimit te shtetit

                        Përgjigjjuni
                        1. 1
                          101

                          Po ku je moj e bija e Azem Qen Hajdarit , spiunit te sigurimit te shtetit

                          Përgjigjjuni
                          1. j
                            joti

                            Sali non grata po ti ketë mbetur dhe një fije dinjitet duhet të zhduket ose të shkoj në fshat nga ka ardhur ose tja futi vetes se sa të jetë gjallë ky plerë Edi Rama është në krye i pa diskutueshëm,është shkatërroi i PD vetëm shpellarët e mbështesin ...

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kot

                              Po ajo eshte loja, njeri mban tjetrin ne pushtet dhe ai qe eshte ne pushtet e le tjetrin te lire (hiq ato muajt kur fliste nga dritarja), pas gjithe atyre krimeve qe ka bere, ne menyre qe te gezoje miliardat qe ka vjedhur bashke me familjen... Idiotizmi eshte te populli qe nuk e kap dot lojen :)

                              Përgjigjjuni
                            2. t
                              taku

                              Ik moj kak se je e bija e mutit ti dhe me mut.se Berrisha

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tra la la ja

                                Koment ?! Hartim ? Vajtim?! Borrohitje për njerkën qe iku dhe mbetët bonjak Të gjitha së bashku ,shko ulu tek Prehri i gjyshit Mere Sepse je out Ja fut kot ...po fare kot ama

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  kasiodoro

                                  hapu dhe!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nga fshati titit

                                    Rudina beje te fala Sales,ju ka perdorur si familje si I ka dashe qefi dhe ju nuk keni rreaguar por jeni kenaqur me kockat qe ju hedhe Sala duke ju vene ne krye kur ju jeni dashur dhe ju keni shkuar si dele familjarisht.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Plaku me koqe te varura

                                      Ty nuk je armike, Ty je budallicë, lopë pa qumsht që u fute nga hiqi ne PD. Juve familjerisht ju dëndi Sala

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Engjellushe

                                        O rudina shum nami i keq ju ka dale ju Tropojaneve mbase nuk jeni te gjithe te keqinj por me berishen shqiptaret kan mare lemeri prandaj do votojn Edi Ramen edhe 40 vjet urime

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Y
                                          Yyyp xhixhi

                                          Oj debile po hoqet Saliun,dhe vazhdoni te flisni si saliu bay,bay for ever !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. c
                                            cika

                                            oj rudina, ty te ka pshurru doktor mortja prej kohe; ti dhe shume palo qendrestare jeni te pshurrume dhe askush nuk ju beson.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Votiesi i lirë

                                              Madështove! Rama dhe kushdo si Rama që është në shërbim të popullit, do të fitojë gjithmonë dhe Shqipëria do të përparojë! Shpellarët në mentalitet, në sjellje dhe në veprime do të gjykojnë si puna jote, Rundhinë, që ia the një të vërtetë salehut, por u shpalle prej tij armike. Këtu thellohu, në dëshiron të shkëputesh nga vatha...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Rudin Gunga

                                                Ik, moj laraske, se te pame sa vlen. Dashke te besh dhe ti revolucion si yt ate! Boll gjema i beri yt ate ketij vendi, mjaftojne e teprojne, andaj nuk na duhesh dhe ti.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Black Jack

                                                  Po Rudina , po

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vigjilenca

                                                    Kurrë nuk grinden dy zotëri me tru As një I mençur me një mendje hu Veç ngaherë dy budallenj me brirë Tërhiq e tërhiq këpusin zinxhirë. Të dy Saliu dhe Azemi bënin pjesë në këta dy budallenjtë me brirë që erdhën nga shpellat dhe këputën komunikimin njërëzor dhe vendosën komunikim si kafshët e egër të pyllit, ushqyerjen, ku fitimtar doli bisha Sali. Populli e dënoi me përjashtim nga rraca njërëzore të marrin Sali.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. U
                                                      Urrejtesi profesionist

                                                      Nuk kam pare apo lexuar asnje fjale, shkrim ,a reflektim real te situates ne shqiperi, nga ana e "kapove" apo kryetareve te partive te reja , ...aresyet e verteta perse fitoi Rama , qe i dime te gjithe dhe i thone shume prej komenteve me lart. Si ka mundesi qe nuk jetojne me realitetin keta ,por jane gati te fajesojne shqiptaret, per humbjen e tyre, dhe jo te ulen me modesti dhe perulje te pranojne ne rradhe te pare gabimet e tyre dhe ofrojne nje program real se si mund te ndryshoje ky vend......kaq eshte hapi tyre, ndersa intelektualet e vertete, shikojne jeten personale

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        EDI

                                                        O Rudi, atë babën tat, Sala jot e fuste në mut, sa lahej, shplahej e thahej, Sala ta fuste prapë në mut, derisa e dërgoi si dërr në thes sa la kokën, ta bëri mamën gjyqtare dhe ju u kënaqët se ju bëri me pare. Te hapen dosjet që mama jote ka gjyku është çmënduri fare fare si jan mbyll. SPAKU dosjet e mamës tënte duhet të hapi,

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. H
                                                          Haku

                                                          Pacavure, politike as pak fakte. Flet ne teori goce, teorine e dijm edhe ne, po na sill ndonje fakt, ramiun aty e ke, se ka ber njeri non grata dhe se akuzon askush per asgje me fakte. Nderkohe salise i dihen bëmat. Baben tend e perzuri nga partia... sa i perket partive te reja, flit me saline, ai ishte promotori i shkaterrimit te cdo partie te re, e sidonos kur dilte nga PD. Partine e Genc Pollos me shoke psh.. Keshtu qe meso historine e PD nder vite e do kuptosh kush ka qen ngerxhi i mos funksionimit te demokracise ne Shqiperi. Cdo gje tjeter me pas esht politike e brockulla. Vk

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje