Shqipëria jonë, me fustanin violet dhe kokën blu

13 Maj 2025, 11:15Blog TEMA
Shqipëria jonë, me fustanin violet dhe kokën blu

Nga Alba Malltezi

Është interesante harta zgjedhore që del nga votimet e 11 majit 2025: Shqipëria jonë elegante, me kokën blu (Shkodra, Kukësi e Lezha të së djathtës) dhe gjithë trupi violet i Partisë Socialiste.

Ndërsa sallonet politike po ziejnë me komentet postzgjedhore, duket se fati na ka sjellë një shenjë interesante për ta lexuar: A jemi ne shqiptarët e 2025-s kështu? Me kokën blu të së Djathtës, të paktën ajo europiane, duhet të ketë në synim familjen, besimin, identitetin kombëtar, pronën, rendin, patriotizmin dhe me gjithë trupin violet të së Majtës që në thelb të saj duhet të ketë: Punën, barazinë, progresin, të drejtat, mjedisin, emigracionin, dialogun, gruan, minoritetet?

Ka nisur një garë e shfrenuar, siç na ka ndodhur në gjithë këto vite, për të poshtëruar humbësit e për të lavdëruar fituesit. Po e bëjnë edhe ata që humbësit i nxisnin të merrnin armë, gurë, molotovë e çdo gjë kundër të tjerëve shqiptarë.

Harrojmë se pas një ngjarjeje, pas një ndodhie duhet të ndalim pak dhe të reflektojmë. Të arrijmë të dëgjojmë frymëmarrjen e një Shqipërie që ka dëshirën më të madhe të të gjithë kohërave të përmirësohet, të ndryshojë, të punojë.


Eshtë e bukur harta e Shqipërisë postzgjedhore me fustanin violet dhe kokën blu. Por, e dimë mirë se më e rëndësishme se pamja është zemra e një vendi dhe atë duhet të gjithë ta dëgjojmë pa zhurmat që disa krijojnë. Duket që kjo zemër, në këto kohë ka zgjedhur punën, pasi është vetëm puna ajo që mund ta ndryshojë dhe përmirësojë Shqipërinë. 

Ndoshta, pasi të rimëkëmbet e të marrë veten mirë, do të vijë radha të mendojë për të tjera vlera, ama vlera të vërteta të së djathtës europiane, që sot nuk i sheh ende si prioritet, i bukuri vendi im.

12 Komente

  1. E
    Emër

    Po nuk është e vërtetë moj Alba që koka është blu...... Llogarit edhe votat e PSD dhe e kuqja është dhumë më përpara edhe në Shkodër, Lezhë apo edhe Kukës. ...... . Nëse do të ishin zgjedhje lokale, a e fiton dot Shkodrën PD? Kështu shtrohet pyetja.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tedi Durres

      Nje koregjim te vogel: Shkodra muk eshte pjese e kokes blu, sepse e majta (PS PSD) jane violet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Analisti

        Kur ben edhe kjo karundarja si pith i bukur, e shtyp ai fshatari plak italian i shemtuar LOL Mjerane femer, gojorse e neveritshme.

        Përgjigjjuni
        1. 5
          5

          Ti nuk je analist, je vetem anal.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            imagjinoni pak qe ky Analisti te jet Qim peka me fytyre si cengel pusi hahahahahaha

            Përgjigjjuni
            1. P
              Perversa dhe të çmëndur

              Sa perversa dhe të çmendur kanë të drejtë të komentojnë këtu, mund të habitesh!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lala i Lushnjes

                Bukur Tiroci, bukur.

                Përgjigjjuni
          2. f
            fjona

            Si ka mundësi që fustani është kaq i bukur në njo kokë bosh siç janë shpellarët.

            Përgjigjjuni
            1. h
              heu burra !

              Shpellaret ne shekuj nuk u bene njerez qe nuk u bene. Lerini ne mutin ku jane sa te shuhen vete duke ngrene kokat e njeri tjetrit

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bukur

                Më pëlqyen përcaktimet mbi të djathtën dhe të majtën. Edhe titulli ishte gjetur bukur.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Linda

                  Zonje!

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    noname

                    qenie e neveritshme njesoj si qim peka....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje