Nga Edmond Arizaj
Nuk ka asnjë çudi në rezultatet e 11 Majit. Ata që mendonin ndryshe, ishin dritëshkurtër. Ata që shpresonin ndryshe, ishin të pashpresë. Ata që dëshironin diçka paksa ndryshe (qeverisje jo absolute) si unë, e ndjenin se ishte utopi. Demokracia pa mekanizma që kontrollojnë dhe frenojnë, madje edhe gjykojnë e ndëshkojnë, është thjesht zbukurim që kushton miliona për kuti e fletë votimi.
Opozitë më e dobët se pushteti
Të shkosh përballë “regjimit” duke u zvarritur prej tetë vitesh, duke lënë copa rrugësh, me të njëjtën fytyrë të lodhur, të drobitur, të pabojë, jo vetëm nuk sjell as frymë e as frymëzim, por përkundrazi, dëshpërim, pasivitet, indiferencë dhe më keq, largim drejt alternativave që japin mundësi. Opozita ishte e përçarë, pa kauzë të qartë, pa vizion bindës. Opozita nuk diti, e as nuk mundi, e ndoshta me këtë ofertë njerëzish nuk do të mundet ende, të sjellë dhe të ngrejë Shpresë. Reagimi dhe revolta, nuk fitojnë të vetme pa një strukturë alternative të qartë, të besueshme dhe bindëse.
Njerëzit të lodhur duan garanci
Nuk e duan ndryshimin, thjesht si rotacion. Imagjinoni edhe nja dy fshatra, ku vendimet e qeverisë i preknin direkt dhe ishin prej kohësh në protesta, votuan masivisht PS. Shumica jonë, sidomos ata jashtë Tiranës, madje jashtë vijës së verdhë, nuk votojnë për të ndryshuar, për ide, për demokraci e këto fjalët e mëdha, por që të mos humbasin ndihmën ekonomike, rrogën, vendin e punës, mikun që kanë gjetur e u zgjidh ndonjë punë. Kjo është një pjesë e mirë e popullsisë, e “depolitizuar ideologjikisht dhe intelektualisht”, e cila është preja e atyre që quhen patronazhistë. Pjesa tjetër e madhe e popullsisë, e lodhur dhe pa besim tek askush, u lë fushë të lirë votuesve të komanduar (zgjedhjet nuk fitohen në kuti, por para se të votohet). Dhe çfarë del? Votojnë 40 përqind, nga këta 70 përqind janë votat që i kemi të numëruara përpara ditës së votimit. Pra, edhe mund të mos jetë shumicë, por ama merr shumicën e atyre që votojnë.
Pushteti i PS është i shkrirë me shtetin
Sistemi zgjedhor dhe informativ është në kontroll total nga pushteti. Ku me ndihmë edhe të opozitës që për përfitime ditore, harron të ardhmen. PS ecën me laps në dorë, si në Kuç. Kontroll total mbi administratën publike dhe bashkitë, me ndihmën e vendimeve idiote të opozitës atëherë. Kontroll absolut mbi burimet ekonomike, përfshirë financuesit e opozitës. Kontroll i gjithanshëm i policisë, duke i lejuar të “bëjnë punëra edhe me opozitën”. Kontroll mbi komisionet zgjedhore, pse jo edhe mbi anëtarë të opozitës në plot zona jashtë Tiranës. Media dhe zëri publik është diku i frikësuar, diku i kapur, diku i përthyer, diku i kthyer, paksa fare i kundërt, duke sjell një opinion publik të deformuar.
Pra ajo që rëndom quhet vota e lirë, nuk na del dhe kaq e lirë, por është e lidhur pazgjidhshmërisht me punën, ndihmën, përfitimet, të nesërmen a fundin e muajit. Njerëzit nuk votojnë për bindje, por për mbijetesë.
Ndëshkimi që mungon e kthen votën në produkt me etiketë “Ky-kjo është i PS”
Organet e drejtësisë mund të japin “drejtësi”…pas një viti. Kujt i prishet puna! Pushteti le të mos bëhemi hipokritë, blen kohë, blen vota, blen të ardhme, dhe mund të të rregullojë jetesën. Dakort vota e varfër blihet më lehtë, ku me 100 euro, megjithëse ka rënë euro dhe po e bëjmë 200, një vend pune, shlyerje borxhesh, por edhe vende “pëllumbash” që për gjashtë muaj, sidomos ato larg Tiranës ku nuk të kap rrezja e mediave të bezdisura, të bën zengjin, nga një i panjohur. Makineria elektorale e PS me sistemin e patronazhimit në qendër e ka kthyer votën në produkt me etiketë “Ky-kjo është e PS”. Lejohet pothuaj gjithçka, siç edhe e kemi parë ndër vite, sepse mungon ndëshkimi.
Nuk duhet të fitojnë mbi PS, por të mundin sistemin
Rezultati i 11 Majit dihej. Me aq sa mundesha, unë e kam paralajmëruar që në 2017 se si do venin zgjedhjet njëra pas tjetrës nëse nuk reformohet PD. Nuk e di çfarë do bëjë opozita, por ata që u kënaqën me humbjen dhe shkatërrimin e Berishës si dhe ata që i qëndruan besnikë, janë po njësoj fajtorë për situatën e demokracisë në Shqipëri. Kanë vetëm dy vjet kohë, ose partitë e vogla duhet të bëhen të mëdha shumë shpejt. Nuk duhet të fitojnë thjesht kundër një partie tjetër, me program, me premtime, me tik-tok e FB.
Duhet të mundin një sistem.
Shkrim me "argumenta" hamendjeje. Të gjithë - edhe këta të lapsit e të mendjes - janë të fiksuar te shitja e blerja e votës - një treg i stërmadh ku zgjedhësit shesin dhe partitë blejnë - shumë e shumë më i madh se tregu i gjësë së gjallë që organizohej dikur të enjteve. Ato blerjet e PD-së ky zotria nuk ka qejf t'i përmendë dhe hiqet pastaj sikur ka hallin e demokracisë. Përpjekje për shit-blerje ka, sepse partitë që kur kanë "lindur" ashtu u mësuan nga ustallarët matanë detit e brenda detit, sidomos nga ata që përmes politikanëve donin të blinin Shqipërinë me një euro. Por këto vetëm sa ushqejnë ëndrrat e blerësve të votave, por nuk mund të jenë të përmasave të atilla që të përcaktojnë fituesit dhe humbësit. Procesi mund të deformohet në mënyrë përcaktuese vetëm me metodat e Saliut - kryetari i qeverisë së gangsterëve-, me SHIK-un e policinë e tij, siç bëri në '96-tën. Apo e ka harruar këtë gazetari që po na jep mend.
Pozita nuk mund te stimuloje ,te krijoje e te forcojne opoziten ! Opozita eshte pjese e demokracise,duke u bashkuar e bindur votuesit pe ndryshimin pozitiv te vendit. PS e ka bere 1- referendumi '94,'98 2-1998,2001..2013,2017,2021..2025.. Blerja e votes eshte perralle e Salihave dhe fyerje e inteligjences popullore...,prandaj eshte ne kete gjendje As dhunen nuk e voton populli !!!!!!!!!!!!!!
Ku jane keto 200 € mor ju qifsha robt se do merja edhe une si i papune qe jam
Jam i bindur se opzita ose me sakte populli opzitar e ka humbur betejen me PS perpara 34 viteve madje perpara se kjo te konvertohej nga parti e punes ne parti sovialise ne vitin 1991 tek ura lanes ne bulevardin dedhmoret e kombit
O Mondi, me le pa e lexuar deri ne fund shkrimin, po ata, si t'i quaj, atehere aktivistet e PD, cfare te duket se jane, qe bejne te njejten pune per llogari te partise,si patronazhistet e PS? Me gjej nje emer te lutem, si t'i quaj? O zoteri, mund jesh kunder Rames, dhe ai vete e ka thene se nuk jam me i miri, por me te mire se une tani per tani nuk ka, urdhero e provoje veten, futu ne beteje e fito si me i miri, ne te kundert, propaganda jote eshte si e Llapajt e Qorrit, sot te degjojne pak, se flisni "bukur", neser s'u menderos njeri.
Edhe ti i sëmurë nga Berishizmi dukesh o gazetar.Si nuk u bëtë njëherë të aftë ta shikoni realitetin sikurse është dhe jo siç ju pëlqen juve të jetë.Keni një jetë të budallallosur nga blofet e pafundme të Saliut dhe bëheni sikur keni mënd për t’iu dhënë të tjerëve.Thoni çdo hamëndësim apo subjektivizëm sikur të ishte fakt i padiskutueshëm dhe ju vjen çudi pastaj se përse njerëzit nuk reagojnë sipas midesë suaj.Ke të na thuash gjë,përshembull ti, se Saliu nuk i përmënd fare, për projektet madhore ,që janë në faza të ndryshme realizimi, dhe që njerëzit i duan dhe mezi presin të realizohen si mjetet e vetme për të zhvilluar vendin dhe përmirësuar jetën e tyre. Përshembull në 2017 unë dëgjova nga Saliu se” do ta shemb stadiumin ( air albania) po fitova zgjedhjet”. Tani dëgjova po nga Saliu që :”do ta bllokoj tunelin e Llogarasë pas 11 majit” !!!
Nuk eshte e drejte ta quash opozite,ata realisht per vete kan fituar,nuk kan humbur.Misionin e vet e permbushen.Ishin thjesht nje tufe batakcinjsh qe dolen e njeher ne skene si opozite,do marrin mandatet tani ndonje tender simbas rastit,e ku ka me mire?!Per fat te keq nuk jemi popull qe duam te afrojme ndryshimin,te pakten ti jepnin ndonje hapesire e ketyre te rinjve se po qe per germadhen gabohesh,e sigurt eshte qe ai ka dal gjithmone i fituar nga cdo pal zgjedhje qe jane ber ne Shqiperi.
Shitblerja e votave është një akuzë qëshumë pakë ka mundësi të vërtetohet .Por masa që pretendon opozita për blerje votash ështa akoma më e pa pranueshme .Aktualisht diferenca e votuesve midis PS dhe PD varion nga 180000 deri në 250000 dhe për efekt llogarie po e marim mesataren 200000 vota janë blerë .Mirë po a e di opozita se 200000•100euro dalin 20 milion euro ?lindpyetja kush do të sakrifikonte kaq shumë para për të mbajtur në pushtet PS ???Mëndja nuk ka kufij në imagjinatë se çfarë mund të ndodhë por jo, jo nuk kemi bisnesmen kaq të pasur dhe xhyrmet sa ti lëshojë parat si ujët e lumit me shpresë se po fitojë PS do të mi jap me shumë me tendera e tje .Kjo më bënë të mendoj se shitblerja e votës është një alibi e justifikimit të humbjes dhe mos njohjes së rezultatit përfundimtar.Prandaj oSali humbësi gjej arësye e sebepe të tjera për të justifikuar humbjen fatale të opozitës sepse këto mufka nuk i beson më i vogël e i madh .Zgjidhja e ksaj situate pa shpresë e PD është në dorën tënde .Jep dorëheqjen ti dhe nja 20 figura të tjera të djegura në opinionin e popullit Të shkrishë nga themeli strukturat e PD . Të organizoni tërë strukturat pa asnjë nga këto figura.Dorëzoni mandatet e deputetit të këtyre figurave përgjegjëse për humbje .Bëni një kongres të jashtëzakonshëm ku të rifformatohet PD dhe të ri zgjidhen strukturat drejtuese të partisë duke spostuar të pa përshtatëshmit dhe ato figura që e çuan në këtë gjendje partinë demokratike Po nuk bëtë regullime në themel pd po shkon drejtë shkrirjes dhe del nga skena politike shumë shpejtë .Është vetëm një mendim modest
O zot ,çfarë gazetari,çfarë analize!!!!!! Zotèri,kam 34 vjet së bashku me familjen prinderore dhe familjen time me femijet e mi që votojmë Partine Socialiste.Nuk me ka ardhur askush në derë të më trokas,perveç ndonje fletushke.Skemi asnje te punesuar ne shtet.Votoj si qytetar dhe shoh punêt e mia.Nuk shitem e blihem,ashtu si mendon ti.Ok.....
saliudo burgun jo voten
Largoni Berishen si pengesa kryesore per te filluar ndryshimin.
Që në mëngjes duket dielli dhe shihet, si do të jetë dita! Kjo është një thënie e popullit tonë të mençur. Saliu mblodhi rreth vetes banda të ndërgjegjëshme, që nuk u interesonte puna dhe veprat e mira. Kur nuk bëri asgjë të dobishme për popullin (po e shkruaj me gërma të mëdha: ASGJË) në rini, çfarë prisni të bëjë në pleqeri?! I pamendë, egoist, arrogant, rrebel, fodull, ish komunist sharlatan, i korruptuar, i dhunshëm, në politikë për 55 vjet me radhë! Çfarë kërkon më?! I çmendur! Shokët e tij të nderuar dhanë, atë që mundën dhe u larguan me dinjitet nga politika, duke ua lënë vendin të rinjve dhe sot jetojnë të qetë dhe të gëzuar pranë familjes, pranë fëmijëve, pranë nipër e mbesave. Ky llapaqen edhe sot, 82 vjeç plak, i humbur, i përjashtuar, i hedhur tutje si leckë, gjen kohë dhe u bën fresk rrudhave të thara të trurit me flamur nokën, një të degjeneruar, me gazmend bardhin shpifës, me albana vokshin, josefina topallin, garon, dumën e kompani, koreshin, baçin, boçin, dhe gërraçin dhe deklarohet se "do t'a zë në grykë fitoren Ranës"! Sa i çmendur, i dalë boje, i poshtëruar dhe gjakësor! Ky ishte funerali politik i pëdësë dhe i "liderit" saleh, që dikur ishin se ç'na ishin - mos qofshin kurrë!
Ose jane budallenj ose nuk kuptojne pse degjenerohen keshtu!Besoj se Rama edhe cdo muaj te bej zgjedhje prape do i fitoj,sado mire apo keq ben.Nuk mund te japin voten shqiptaret per ca debila e tradhtare,per nje bande qe jane shitur me kohe,shikoni kush perfaqeson pd e pastaj mendoni a votohen keta tips?
Nuk la horr, shpellar dhe Tra(M)p pa thirrur ne fushate dhe prap nuk arriti as ate qe kishte ne 2021. Shume e vertet... BUFI e ha derrin sa here te perballetMe e poshtra eshte qe per ate 1 cik pushtet per sigurine e familjes, na mori LATIFIN, nje mashtrues klasik (ja rrujti eurot, hypi nja 2 here neper podiume, doli neper ekrane e studio TV dhe... IKU- iplasi atij per shqiptaret nga qe i "DO" shume), na mori eurodeputanen Fredis Bejleris, nje mercenar e spiun i shitur tek klane anti-shqiptare, njeri pa fe, pa origjine dhe nje kokloqe, te cilin qe kur e shef e kupton qe ke te besh me nje HIJENE qe te kafshon mbas shpine dhe po te vij prap edhe LATIFI... egersohet aq shume sa te ha edhe MUNE. Cfare prisni nga nje KRIMINEL i paskrupullt, gjakatar, i cili te vret , te zhvat dhe te zhduk edhe per 10 cent. U SHOFTE RRACA E BYTHLEPIRESVE DHE E SERVILEVE TE BUFIT TE KENETES