Nga Ardit Rada
Këtë të diel, shqiptarët do të votojnë për një parlament të ri. Në këtë garë merr pjesë edhe një figurë e errët e historisë sonë: Sali Berisha. Një njeri që mbart mbi supe një sërë tragjedish kombëtare: që nga viti i zi 1997, tek masakra e Gërdecit, tek vrasjet në bulevard më 21 Janar. Dhe në vend që koha ta kishte zbutuar, ai ka zgjedhur që edhe sot në vitin 2025 të predikojë po të njëjtën gjuhë të dhunës, hakmarrjes dhe përçarjes.
Por ajo që është edhe më shqetësuese është se dhuna e frymëzuar nga Berisha nuk është më vetëm ndaj kundërshtarëve politikë. Ajo po gërryen edhe njerëzit përreth tij. Tre vite më parë nisur nga interesa krejt personale, ai udhëhoqi personalisht një sulm brutal ndaj selisë së Partisë Demokratike. Ishte një pamje turpi për çdo demokrat dhe çdo shqiptar që beson te politika pa grushta. Dhuna nuk ndalet me thirrje politike, ajo bëhet kulturë, dhe kjo kulturë tashmë ka përfshirë edhe strukturat e PD. Në Elbasan, mbështetës të Berishës dhunuan pak ditë më parë djalin e dyshit të PD-së, Luciano Boçit. Ngjarjen nuk patën guxim ta zbardhin për arsye që kuptohen, por filmimet e dokumentuan të gjithën.
Xhelal Mziu, një tjetër figurë e kampit të Berishës, u kap në kamera duke dhunuar një zyrtar local në Bulqizë. Po ashtu, kandidati i PD në Korçë, Bledion Nallbati, dhunoi një shofer kamioni para kamerave dhe policisë. Ky nuk është thjesht devijim! Është prova që dhuna është bërë sistem dhe metodë pune në Partinë Demokratike.
A mund t’i besojmë të ardhmen një njeriu që nuk kurseu as të vetët? A mund të rikthejmë në krye të përfaqësimit një figurë që ka treguar se kur nuk i bindesh, të rreh – kur e kundërshton, të fshin nga listat etj?
Shqiptarët kanë në dorë një vendim që shkon përtej partive, përtej flamujve dhe fjalimeve boshe. Sot nuk është thjesht një votë. Është një gjykim historik. Është një përballje mes kujtesës dhe harresës, mes dhimbjes së kaluar dhe shpresës për nesër.
A do të zgjedhim të rikthejmë hijet e errëta që sollën lot, plumba dhe varre? Apo do të kemi kurajon ta mbyllim përfundimisht kapitullin më të errët të demokracisë shqiptare duke i treguar Sali Berishës ‘vendin’ që i takon.
Historia nuk fal. Ajo shkruhet nga ata që veprojnë kur ka më shumë nevojë për guxim. Dhe sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për qytetarë të përgjegjshëm. Për të mos lejuar që nesër t’u tregojmë fëmijëve se e dinim me emër dhe adresë se kush ishte dhunuesi, por i dhamë edhe një mundësi për të disatën herë.
Zgjedhjet janë të qytetarëve. Por edhe përgjegjësia.
Jo, do ti besojme Belinda Balkukut dhe Ceno Klosit! Na kushtojne vetem 2 miliarde euro ne vit
O Gomar Nuk jane 2 milion. Jane me shume. Prijesi yt thote jane 3 milion. Keshtu qe hiqe atë qe ke shkruar, se e shikon xhaxha Bamka dhe te kallezon te Sali protoMORTJA. ………… “ÇDO DHOME E JUAJA BEHET ME NJE KOMPJUTER, MOS THEM PENTIUM 3 DHE 4, POR PENTIUM 2 ME 100 PERQIND”. …….. (dhe gomeret …… ulerima ne ekstaze ………).
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë, njësoj si emri që kam.
Shpresoj qe ajo 30% shqipetare qe e mbeshtesin te jene zgjuar deri neser dhe te behen te pakten 15%, se fatkeqesisht ua ka bere edhe atyre trurin dhalle me traplliqet e tij.
Kjo do te ndodhe kur shqiptaret te kene kulturen tuaj......... Ne nje vende te qyteteuar , foto e Bufit me diktatorin Hoxha do te mjaftonte te mos ishte pjese e politikes , pa kaluar me tej si sekretar i PPSH , doktor shurre i Hysni Kapos , foto me femijet e diktatorit Hoxha ne Drilon. duke vazhduar me krimet monstrueux te shkatemit te vendit . Mendoni ju qe elektorati gjermane do votonte nje bashkpuntor te Hitlerit ? . Popull i pa kulturuar , politikan te pa kulturuar , parlament i pa kulturuar , média e pa edukuar . Jam shokuar kur mora Taxi nga aéroport per capitale Tirana ku shoferi fliste me nje assurance te plote , Véliaj hajdut , Véliaj kriminel , Véliaj filloje te tregoje shifra maramendese , qeveri poshter , qeveri hajdute, e degjova e degjova dhe i thashe : Véliaj hajdut ! e thoni ju apo vendim formes se prere , si ka mundesi te akuzoshe dike qe se ke takuar nje hère , qe nuk di asgje nga puna dhe jeta e tije . Bollé qe votojne Bufin per mua ai popull eshte primitiv , te votoshe dike qe te ka vrare vjedhur tradhetuar degjeneruar me tanke mes Tiranes ne 1998 ai popull nuk meriton rrespekt.
Bravo Ardit Rada. Ja keta do ta bejne Shqiperine, u rrit nje brez analistesh, gazetaresh me integritet qe po sjellin ate pasurine me te madhe per te cilen kane nevoje shqiptaret, te VERTETEN. Ka 35 vjet qe na e kane rrembyer nocionin e te vertetes, nga banda qe u a rrembeu studenteve te ndershem idealet e dhjetorit qe do conte Shqiperine drejt prosperitetit. Dhe ja fundi. Tallet nje kriminel komunist, nje hajdut, nje dhunues, nje vrases, nje antikombetar pikerisht se krijoi nje sistem neodiktatorial e fashist, mbi bazen e genjeshtrave. U takon ju te rinjve qe ta zhbeni kete, sic po ben Arditi, Bledi Kajsiu e disa te tjere djem e vajza qe e duan Atdheun.
Te lumte goja Ardit. Por me e renda dhe antikombetarja per te cilen duhet ndeshkuar kjo kerme, eshte dalja ne fushate me flamurin grek
Vallaj o i ka godit te vetet Rama o ska njeri ne shqiperi! Vetem Enveri mund t ja u rraste shokeve me shume se Rama. Prandaj ke te drejte, asnje vote per Edi Ramen
Te pakten nuk ka vrare njerezve dhe te kete shkaterruar vendin tim ashtu sic nuk do ta bente dhe krimineli me I ndyre I nje vendi. Do te vije nje dite kur shqitaret ndoshta do mesojne nëse kane patur president, kryeminister, kryetar partie, sekretar partie te partise te kohen se komunizmit, apo nje agjent te sherbimeve te huaja. Nuk e dime ende, por asnje shqitar nuk e ka vrare popullin dhe vendin e tij ne menyre me te perbindshme se nje kriminel I tille.
"Asnjë". Ti thua që Rama i ka goditur të vetët por kjo paradoksalisht është një gjë pozitive sepse do të thotë që në një farë mënyre drejtësia po funksionon (edhe pse jo efikase), dmth po godet e po dënon ata që abuzojnë me pushtetin. Po në kohën e Saleh rrumpallës cili politikan është thirrur nga drejtësia, e lëre më pastaj të dënohej. Ata politikanë që ziheshin me presh në dorë, Saleh plehu thjesht u ndërronte postin, detyrën, por kurrë nuk ua dorëzonte drejtësisë. Për tipa si ty kjo quhet burrëri por për fatet politike të një vendi kjo është vdekje e drejtësisë, por ju shpellarët nuk keni si ta kuptoni kaq gjë sepse nuk e keni konceptin e shtetit, nuk dini çfarë është dhe si bëhet shtet. Saleh mortja i kishte të gjitha pushtetet nën thundrën e vetë kështu që nuk mund të kishte drejtësi dhe për ju salistat kjo është diçka normale, sepse jeni anormalë. Nga nesër do qëroheni një herë e mirë dhe nuk do dëgjojmë më për ju.
Na henksh mutin ti ardit
berisha eshte Haxhi Qamili i vitit 2025. Njerez refuzoheni!
Rada bravo kjo do tregoje kujtesen popullore per tu ndare nga KY kriminel.
Poashte nazisti salivukovic
e sakte