Dantelet e hekurit dhe shija e një Shqipërie që fluturon

9 Maj 2025, 19:55Blog TEMA
Dantelet e hekurit dhe shija e një Shqipërie që fluturon

Nga Baton Haxhiu

Në mëngjesin e 9 majit 2025, Edi Rama ecte në sheshin e ri të Aeroportit të Tiranës pa fjalë të tepërta, vetëm me ato pak ndërhyrje që të tregojnë më shumë sesa po mendon sesa po thotë.

I afrohej fasadës që shtrihej si një perde e lehtë prej hekuri, e zbardhur nga drita e mëngjesit, dhe ngrinte kokën sikur po shikonte jo një objekt ndërtimi, por një pasqyrë të vetë Shqipërisë në prag të një tjetër transformimi.

Ai nuk po inspektonte punimet, po sodiste një vepër që e kishte projektuar me mendje dhe përfytyruar brenda vetes. Dhe pavarësisht se në dy ditë janë zgjedhjet, nuk mund të mos shkruash për një gjë kaq të bukur.

Në rrëfimin e tij entuziast, Marco Casamonti nuk flet si një arkitekt që përfundon një projekt. Flet si një njeri që sapo ka shpikur një mënyrë të re për të hyrë në një vend. Ky do të jetë një shesh i mbuluar me gjatësi gjysmë kilometri. Flamuri më i madh shqiptar, i ndërtuar me pixel, me granit dhe mermer.

Poshtë, 1000 vende parkimi që të çojnë drejt e në terminal, ndërsa sipër, fasada që ndriçon gjithë natën, do të tregojë pamje nga Tirana. Ai nuk po e përshkruan thjesht Aeroportin e Tiranës. Po përshkruan një portë të re për vendin, të punuar si një skulpturë e ajrit, ku çdo element ka qenë objekt shijeje, jo thjesht funksioni.

Ai nuk ecte nëpër sheshin e aeroportit si një kryeministër që inspekton, por si një krijues që preket nga ndriçimi, ngjyrat, ritmi i strukturës, nga mënyra si graniti i kuq dhe mermeri i zi ndërthuren në një tapet që nuk të çon vetëm drejt terminalit, por drejt një ideje.

Shqipëria që pret të huajin, thotë kjo portë, nuk është më ajo që kërkonte ndjesë. Është një Shqipëri që i del përpara me krenari, si një komb që ka zbuluar veten përmes formës.

Fasada e aeroportit dukej si një perde e tejdukshme hekuri, e gdhendur në mënyrë që të duket si dantele, një rrjetë moderne që përthith dritën, fsheh betonin dhe e shndërron strukturën në një bashkim midis arkitekturës dhe danteles industriale.

Rama kishte një qëllim të heshtur, fytyra e Shqipërisë nuk mund të ishte më e shëmtuar, aq më pak kur çdo vit kalojnë prej këtej mbi 15 milionë njerëz.

Ai kishte thënë hapur se nuk e duronte më këtë pamje.

Prandaj, ajo që u quajt përmirësim i Aeroportit të Tiranës, është në fakt një akt estetik, një ndërhyrje kulturore, një instalacion i përhershëm që tregon se shija është një politikë shtetërore dhe Rama e ka vendosur që të jetë e lartë.

Ai i ka dhënë Casamontes duart e lira, por edhe frymëzimin duke e shprehur qartë me vizatim dire dhe me fjali se çka do nga projekti.  Bashkë kanë ndërtuar një imazh që do ta përjetojë çdo udhëtar që prek Shqipërinë për herë të parë, një portë që nuk pyet më për të kaluarën, por e imponon të ardhmen.

Aeroporti nuk është më thjesht infrastrukturë. Është një ekspozitë e qëndrueshme, ku drita, guri, xhami dhe metali përfaqësojnë elementet e një vendi që ka vendosur të jetë më shumë se praktik, të jetë i bukur.

Shëtitja e Ramës në sheshin e ri të aeroportit, aty ku flamuri shtrihet jo në një shtizë, por mbi tokë, në granit, nuk është veçse një ritual i stilit. Ai i afrohet fasadës, ngre sytë mbi atë rrjetë hekuri që duket si gdhendur me gërshërë të imta, si të ishte një perde urbane për një skenë moderne shqiptare.

Në fakt, e gjithë ndërhyrja është një skenografi që Rama ka dashur për dekada, Shqipëria që e pret vizitorin si një aktor që ka bërë provat, jo si një figurant që kërkon duartrokitje.

Kjo është pika ku politika largohet dhe mbetet vetëm estetika.

Shefqet Kastrati, investitori që ka ndërmarrë transformimin, është po aq pjesë e këtij vizioni. Ai nuk është një sponsor i rastit, por një bashkëshkrues i infrastrukturës së re që e kupton se Shqipëria nuk është më vendi ku ndërtohet sa për të përfunduar, por për të lënë gjurmë.

Dhe kjo nuk është e vetmja portë që po ndryshon pamje. Në jug, Aeroporti i Vlorës është gati të presë Air Kosova-n, një simbol tjetër i ribashkimit ekonomik dhe simbolik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në veri, Aeroporti i Kukësit, një ndërhyrje modeste, por me dinjitet, i flet një Shqipërie tjetër, asaj të thjeshtësisë që nuk kërkon luks, por respektim të dinjitetit të udhëtarit.

Kështu, ndërsa fushata politike vijon me ritmet e saj, ka një shfaqje tjetër që vazhdon në heshtje, ajo e shndërrimit të Shqipërisë në një vend që di të duket bukur. Dhe në këtë skenë, Edi Rama nuk është thjesht regjisori.

Ai është edhe skenografi, edhe piktori, edhe ai që pastron pluhurin para se të hapet dera e një Shqipërie që nis në Aeroportin e Tiranës dhe Vlorës.

Sepse për të, drita, ngjyra dhe forma janë më shumë se simbolikë. Janë një mënyrë për të bërë shtet.

30 Komente

  1. G
    Genci

    Priten komente budalllalleku dhe urrejtje nga Kosovaret te tipit: Kosova eshte Zvicer, Shqiperia Zimbabwe. Mjafton te lexosh nje koment kosovari ose te besh muhabet 5 minuta per te kuptuar cfare niveli qendrojne si njerez.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      Me kenaqe shpirtin me kete shkrim Baton,faleminderit.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shabani

      Shumë bukur pẽr kẽdo qẽ don tẽ shohi ndryeshimin, mẽnyrēn e qeverisjes, forcẽn e inestitorẽve shqiptarẽ dhe tẽ lexojẽ tẽ ardhmen e vendit. Lexuesi ka nevojẽ tẽ hyjë nẽ pẽrmbajtjen e investimit siç e sjell z. Baton. Kēnaqẽsi ndjeva.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezhguesi

        Të lumtë goja o Baton, o kampioni i gojores.

        Përgjigjjuni
        1. r
          raul

          Bravo Baton me kenaqe me kete shkrim te bukur per gjigandin me 4 mandate Edi Rama si kryeministri me i sukseseshem ne 35 vite demokraci dhe i dyti per nga jetegjatesia ne pushtet pas legjendarit Mehmet Shehut, komandantit te lavdishem te luftes na-cl. Edi Rama me 11 maj hyn ne histori si kryeminstri qe po e fut Shqiperine ne BE ,nje premtim i mbajtur krahas shume te tjerave. Kurse plakushi i koncertit ne vitin 1936 ne gjendje te renduar mendore, i braktisur nga populli shqiptar ne 92% e teritorit ne zgjedhjet e 14 maj 2023 sot deklaroi se sa te vije ne pushtet do shkaterroje gjithcka qe ka ndertuar Edi Rama ne 12 vjet sic beri me mbikalimin e Zogut te zi dikur.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sara

            turizem,aeroporte ju ngeli goja vetem per te arreduar ,ndersa pleqte le te vdesin sa me pare,turp e faqe zeze,nuk mendoni per njerezit e vendit tuaj por vetem per te huajt .

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rezi

              Sara mendo ti për pleqtë, shteti bën sa mundet por kapitalizmi ky është. Iku koha kur mendohej për njeriun. Po pse jeni kaq negativë o njerëz? Fitoni gjë me këtë negativitet? Keni mllef? Shkoni nxirreni diku në ndonjë vënd ku ju lajon hapsira, në një pyll e livadh, jo këtu. Faleminderit për shkrimin Batonit.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dino

                Ne Kosove japin gjysmen e pensionit ne krahasim me Shqiperine o handikapat. Se ca inati keni marre ndaj Shqiperise s e marr vesh

                Përgjigjjuni
              2. R
                Runini

                Të lumtë Baton, e ke përshkruar fiks ashtu siç i takon. Respekt .

                Përgjigjjuni
                1. a
                  adi

                  Fat qe Atedheu ka Edi Ramen kryeminister

                  Përgjigjjuni
                  1. u
                    uskania

                    Një shkrim i bukur, realist, me stilin e Heminguejit.

                    Përgjigjjuni
                    1. u
                      uskania

                      Një shkrim i bukur, realist, me stilin e Heminguejit.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Alfred

                        Po mor jaran, por punet nuk fillojne as nga bishti, as nga catia, fillojne nga "themeli". Si aksesohet aeroporti jaran, di te na thuash! Sa kohe te merr rruga nga Tirana gjer atje? Edhe pse jane hedhur gjithe ato para, prape se prape situata eshte katastrofe! Te mos flasim per mungesen e linjes hekurudhore! Ti nuk lodhesh duke i bo fresk Rames, sepse paguhesh mire!...

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Albin Kurti qe kerkon patericen e Sali Kafshes

                          I nderuari Baton, ke nje fatkeqesi, qe nuk ta heq dot, thjesht nuk I perket njerezve qe te lexojne sot. Sinqerisht, me vjen keq, por keto jane vellezerit e mij, dhe te tute, njekohesisht. Shume thjesht, quhesh jashte kohe, por jo jashte hapesires (sipas dialektikes materialiste te sh. sali). A ka mundesi, te rishfaqesh, pas 50 vitesh. Une sta jap dot kete mundesi, se nuk kam mundesi te shtyj vitet e mija. Respekte per Mendjen dhe Penden Tuaj, I Nderuari Baton Haxhija.

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            UÇK

                            Më 11 maj, vota shqiptare nuk do të peshojë mbi fletë, por mbi ndërgjegje. Një rizgjedhje e Ramës do të përfaqësonte aktin më të rëndë të harresës kombëtare që nga mbyllja e syve ndaj gjenocidit në Kosovë. Një votë për Ramën më 11 maj është një votë për heshtjen ndaj krimeve, për përuljen ndaj Beogradit, dhe për përdhosjen e sakrificës kosovare në emër të “stabilitetit” të rremë. Mos e votoni Edi Ramën dhe PS.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Genci

                              Tani qe e tha Kosovari pikerisht Ramen do votojme hahaha. Ishalla ju mbyll kufirin fare mos ju shofim me bojen se vetem budallalleqe flisni

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bajrami

                                Ky Debil u(Edi Rama) eshte deklaruar se nu i ka hije e as shije BE pa Sebin e Vuqiqin. Po qka na duhen keta trdhetare si ky e Batoni i cili edhe Baben e kishte pro serb. Zoti ju marrofte e ju ndeshkofte.

                                Përgjigjjuni
                              2. A
                                Albini

                                Baton ka raste qe edhe zbaton.Edhe pse je i paisun me pasaporte Shqipetare akoma nuk je bere qytetar,diçka te mungon brenda vehtes,nu e di po me dukesh sikur ke ardhun dje prej malsie e s,ke mujt me marrun akoma ere qytetarie qe e gjithe Tirona dhe Edi Rama e ka per hije.Ju pengon ne hile brenda kesaj dashnie dhe atdhedashurie.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Ska emer

                                  Gojore nga Kosova për njeriun me anti Kosovë !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. v
                                    vilajet tallava

                                    Tema jeni bere gazete humori banal, kur vazhdoni te ekspozoni kete qenush te rames me fytyre dhe tru derkuci, te importuar nga Kosova ,qe sharlatani ram, te tregoje ´´miqesi´´ me birazerat kosovare, me shprese se mos e hane ata andej sapunin per djathe.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      shqiperi moj, qe te kane dhjere

                                      Filloi dhe censura e Bazes, nje dite para zgjedhjes, per te mos i prekur sharlatanin historik dhe qenushet qe lehin per te, si puna e haxhiut, mbas kockes se majme te hedhur nga ai.Kujtoj Z. Veliaj, kur tha qe haxhiu, me eshte versulur mua mbasi nuk i dhashe nje territor ne Tirane, qe ai donte ta merrte ne menyre te paligjeshme.Por tani duket, qe ja ka hedhur dhe ate kocke beu i surrelit.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dielli

                                        Gjer kur do mban Shqipëria në gjirin e saj Batonin,shpiunin më të rafinuar serb e rus.Për me keq ky agjent serb e bënë politikën në Shqipëri,e mban informimin e gazetarin,apo edhe ndërmjetësin në shpërndarjen e pareve të Serbisë në Shqipëri për agjentet e shumë serb që kan vërshuar të gjitha institucionet e shtetit pa shtet në Shqipërinë që ka mbet vetëm kuptim gjeografik e jo shtet i shqiptarëve.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Realisti

                                          Nuk ta do njeri mendimin handikapat ketu Kosovar.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. C
                                          Cen Dymi

                                          Baton Stanishici spiuni i Serbise fytyre Derrkuci jo njeriu , solli ne Tirane kesh.te Edi Rames spiunin tjeter Serbe Shkelzen Maliqi krushku i Tropjanit te Saliut Mehmet Elezi. Baton u shofsh ti dhe gjithe spiunat e Serbise , sic thone ne Tirone ta heqte biri e bije , nipi e mbesa pse jo 7 breza.okriminel me surrat Derrmuci. ..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Cen Dymi

                                            Baton Stanishici spiuni i Serbise fytyre Derrkuci jo njeriu , solli ne Tirane kesh.te Edi Rames spiunin tjeter Serbe Shkelzen Maliqi krushku i Tropjanit te Saliut Mehmet Elezi. Baton u shofsh ti dhe gjithe spiunat e Serbise , sic thone ne Tirone ta heqte biri e bije , nipi e mbesa pse jo 7 breza.okriminel me surrat Derrmuci. ..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Cen Dymi

                                              Baton Stanishici spiuni i Serbise fytyre Derrkuci jo njeriu , solli ne Tirane kesh.te Edi Rames spiunin tjeter Serbe Shkelzen Maliqi krushku i Tropjanit te Saliut Mehmet Elezi. Baton u shofsh ti dhe gjithe spiunat e Serbise , sic thone ne Tirone ta heqte biri e bije , nipi e mbesa pse jo 7 breza.okriminel me surrat Derrmuci. ..

                                              Përgjigjjuni
                                              1. C
                                                Cen Dymi

                                                Baton Stanishici spiuni i Serbise fytyre Derrkuci jo njeriu , solli ne Tirane kesh.te Edi Rames spiunin tjeter Serbe Shkelzen Maliqi krushku i Tropjanit te Saliut Mehmet Elezi. Baton u shofsh ti dhe gjithe spiunat e Serbise , sic thone ne Tirone ta heqte biri e bije , nipi e mbesa pse jo 7 breza.okriminel me surrat Derrmuci. ..

                                                Përgjigjjuni
                                                1. C
                                                  Cen Dymi

                                                  Baton Stanishici spiuni i Serbise fytyre Derrkuci jo njeriu , solli ne Tirane kesh.te Edi Rames spiunin tjeter Serbe Shkelzen Maliqi krushku i Tropjanit te Saliut Mehmet Elezi. Baton u shofsh ti dhe gjithe spiunat e Serbise , sic thone ne Tirone ta heqte biri e bije , nipi e mbesa pse jo 7 breza.okriminel me surrat Derrmuci. ..

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. I
                                                    I pa aneshmi

                                                    Thjesht bukur

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bummm.bumbum

                                                      Po pse batoni ja merr gêrnetës së ramës me gjith topa? Sepse ësht ana-list dhe thithjen e ka buk. Shërbëtor besnik i lekut. Ju që e la lavdëroni e keni fituar byrekun me gjith dhall .

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje