Flutura Açka: Një portret i paautorizuar për Enkelejd Alibeaj

8 Maj 2025, 20:54Blog TEMA
Flutura Açka: Një portret i paautorizuar për Enkelejd Alibeaj

Nga Flutura Açka

Shënimi i orës 12.00

4.

Në pyetjen që i kam bërë vetes në mbyllje e sipër të kësaj legjislature parlamentare, se cili do të ishte njeriu i parë që do të doja ta takoja edhe pas zhbamjes së këtij Parlamenti, për të folur edhe për politikë, ose mbi të gjitha, për politikë, mes shumë miqsh e kolegësh pa dallim të logos që përfaqësojnë, emri i parë që do të më sillej në mendje, do të ishte Enkelejd Alibeaj.

Me sigurinë e asaj që kam parë, që kam njohur, që kam kuptuar në këta katër vite, dhe jo vetëm në raport me veten, por edhe të dimensionit politik të kohës, kam detyrimin politik ta veçoj emrin e tij.

Për shkak të disa situatave personale, nga fundi i dhjetorit të vitit 2021 e deri në qershor të vitit 2022, kohë kur Partia Demokratike po kalonte tronditje të mëdha – prej të cilave, as sot e gjithë ditën nuk ka shpëtuar – unë nuk kam qenë e pranishme në një pjesë të vendimeve politike që u morën, kështu që nënkryetarin kryetar të PD-së atë kohë, Enkelejd Alibeajn, e njoha rrugës, ndërsa përpiqeshim me një grup deputetësh të mbanin një eshtër reformatore të PD-së.

Në shumë ngjarje, vendime, qasje të rëndësishme politike, duke i besuar qartësisë, profesionalizmit dhe qëndrueshmërisë së tij, i kam kërkuar ndonjë këshillë për vendimet e mia. Shpesh përgjigjja e tij ka qenë befasuese: të veproja si mendoja unë më mirë, si ta ndieja unë më mirë!

Për vete nuk gjeja asgjë më demokratike se kjo dhe të gjitha çfarë na ndodhën gjatë muajve të vështirë të vitit 2022 dhe 2023, më dhanë bindjen se në shtatin dhe qëndrimet e Enkelejd Alibeajt, e kishte shtratin dhe sjelljen një eshtër prej demokrati të fortë, pa kompromis.

Nuk ka ndodhur kurrë në ndonjë tryezë tonat, të shpeshta me miq, ai të shajë vulgshëm Sali Berishën, Lulzim Bashën, siç kanë bërë shumë të tjerë. Qëndrimet politike ndaj tyre, i ka pasur publike, të moderuara prej një vetëkontrolli që vinte nga bashkëpunimi politik me ta, të cilin ia kam mirëkuptuar. Kujdesi i tij nuk ishin pendesë ndaj së shkuarës, por përgjegjësia për t’i dhënë kohë demokratëve të reflektojnë vetë.

Modestisht e thënë, në miqësinë tonë politike, por edhe njerëzore tashmë, kemi marrë disa vendime politike që duken sikur nuk kanë ndikuar aq shumë skakierën politike shqiptare – pasi janë shoqëruar me një fushatë të egër kundërshtuese deri në kufijtë e paditjes publike dhe fajësimit akut para demokratëve – por ato kanë krijuar bërthamën, apo nuklin, siç i thonë në gjuhën politike, të një nebuloze, e cila poqi gjithnjë e më shumë, një vullnet politik që kërkonte ndryshim, reformim dhr demokratizim të PD-së, pse jo edhe përmes vetësakrifikimit të karrierës politike.

Çdo betejë ka martirët e vet.

Mbase kësaj majaje të aksionit opozitar, do t’i duhet ende kohë të maturohet, por një grup kolegësh shumë të nderuar opozitarë, mes të cilëve ka qenë Enkelejd Alibeaj, meritojnë të gjitha nderimet e opozitarëve. Betejat janë të dokumentuara bukur mirë dhe nuk kanë klithma, flakadanë, përbetime, por seriozitetin e çdo fragmenti të kohës.

Në këtë betejë jo të lehtë në mesin e kaosit të demokratëve, kaos i blerë me para, me alibi, me gënjeshtra, me shantazhe, Enkelejd Alibeaj ka qëndruar demokratikisht, pa kërkuar të shpallë veten kurrë si kreu i ndonjë komete endacake politike.

Megjithë idhnimin që mund të kenë shumë demokratë, për shkak të asaj çfarë ka ndodhur, që po ndodh, dhe do të ndodhë me Partinë Demokratike, kam detyrimin t’u them se tek Enkelejd Alibeaj kam gjetur edhe demokratin, edhe të djathtin, edhe konservatorin, edhe të kursyerin në fjalë, edhe jopopulistin, edhe bashkëpunuesin, edhe të pakompromisin, edhe njeriun që negocion me ndërkombëtarët, edhe atë që ulet e pi raki me demokratë.

Kam gjetur të durueshmin. Durim politik që vetë më mungon ndonjëherë.

I tradhëtuar nga pseudoreformatorët gjatë zgjedhjeve të majit 2023 dhe i zhgënjyer mbase nga Basha pas kthimit të tij alla feniksi, ai zgjodhi rrugën vendimtare thuajse vetmitare.

Kështu, nga loja apo paaftësia e të tjerëve, ne nuk e çuam dot deri në fund betejën, ngaqë u penguam dhe u tradhëtuam po prej atyre, për nderin politik të të cilëve, vumë nderin tonë personal.

Tani, ajo bërthama për të cilën fola, është aty, dhe madje gjethëroi e bukur edhe në kushtet e shkretëtirës politike që i dhuroi kjo legjislaturë parlamentare partive të reja. Ato sot janë një realitet bindës, dhe do të jenë realitet i ndryshimit më 11 maj.

Sigurisht, nëse shqiptarët e kuptojnë vërtet momentumin e “takimit (pa hajdutë) me historinë”.

Në këtë bërthamë qëndrese për ta përmirësuar demokracinë shqiptare, shqiptarët nuk do t’i harrojnë disa emra të nderuar deputetësh, të cilëve ndoshta iu desh të sakrifikonin karrierën e tyre nga arsyeja pse zgjodhën t’i japin fytyrë - të vërtetë- europiane Parlamentit të shqiptarëve dhe PD-së së demokratëve.

Mes tyre padyshim është edhe Enkelejd Alibeaj. Qytetarët e Tiranë kanë rast ta kenë sërish në Parlamentin e shqiptarëve këtë politikan të nderuar, për ta vazhduar betejën e demokracisë së tyre.

Iu mjafton një + (plus) te emri i tij.

21 Komente

  1. n
    nora

    po ik o Flutra se nuk eshte politikan Alibeu, eshte tip i fryre si Alizoti, kane shume llafe e pordhe por jo inteligjence politike. po per ty mire eshte...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Alibeu jetoi në shpellë dhe tani doli antishpellarë.... Ti Flutura Fyçka sa e beson këtë gjë??? Ahhh po. Është shpellar I moderuar. Laraskë!!

      Përgjigjjuni
    2. E
      Endri

      Flutura ju duhet t’ju kerkoni falje demokrateve pse shperdoruat besimin e tyre tani ne keto zgjedhje do mund te kuptoni vleren dhe peshen reale qe keni jashte besimit te atyre qe neperkembet.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Ju demokratët jeni të vonuar. Edhe ato pak figura normale që kishit i zbythët. Qari i socialistëve.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cuku

        Tani po. ......meqe thot Flutura Ucka po votojme AliBeun.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Ne menaxhimin e krizes se PD Alibeu u tregua i paafte dhe tregoi nje mungese te tepruar dinjiteti politik. Levizja tjeter e tij politike ndarja nga grupi i Bashes ishte gabimi i radhes i tij qe u be ne kohen e papershtateshme, sot mua me rezulton qe kjo ndarje ishte harakiri politik i Alibeut.

          Përgjigjjuni
          1. a
            agim

            Tr ytashgohesh,gezofshi njeri tjetrin ne pension te dy te parakoshem pensionin,

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poshte transgjinoret

              A Mero Gelbaza o spiun i ish sigurimit te shtetit, nuk mund te botosh ne gazete deshirat dhe preferencat e nje kurve qe njihet mire ne Elbasan si thyese karash.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkodrani

                Provinciale ngele o zonja Flutra.E fillove simpatine politike me Salen,pastaj kalove tek Luli,tani po thu se ma i miri i tanve eshte Alibeaj.Tek te tre ke gabu,nuk dite me i lexu fare keto karafila politik.

                Përgjigjjuni
                1. v
                  varrmihesi

                  E ke qare nekrologjin e tij.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luani

                    Kjo eshte e vertete per Alibeajn por jo e thene nga ju..!!

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jonila G

                      Nuk ri dot pa dashnore ti Flutura Açka, bdonese je nje kur.... plakë! ESHTE TIPIKE KHO PER TY DHE ISLAMIKUN KOPIL ALIBEAJ!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berat

                        Besimi i demokratëve? Fjalë e madhe që shpreh vetëm një gjë përuljen pa kushte përpara Sal Berishës, mallkimit te Demokracisë shqiptare. Një egoist i shfrenuar, një karakter psikopati, një burrë i pa ndershëm, një vrases...... Partia e demokratëve vdiq që në lindje, kur kreun e saj e zaptuan komunistet me fanatikë, pinjollë të diktaturës,gardistë të kuq, shërbëtorë të vendeve fqinje, spiunë të sigurimit dhe rrugaçë ordinerë ( Sali Berisha-Gramoz Pashko-Tritan Shehu-Aleksandër Meksi -Pjeter Toma - Azem Hajdari)! Besimin e kujt paska shpërdoruar Flutura? Besimin e Saliut? Atë do ta shihni pas datës 12 maj, kur ta kuptoni o budallenj se ju ka përdorur dhe do tju lërë me gisht ne gojë...

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Karçka

                          Kjo flet me fjale te medhaja do te beje si Kadareja. Na cane karin keta debila. U bene te gjithe “shkrimtare”!

                          Përgjigjjuni
                          1. o
                            opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                            Ahahaha...Flutur Kackes i qenka kujtuar diten e fundit te fushates nje kufome politike qe u bo aq legen me ate emertimin "Kryetar i komenduar nga ish-Kryetari i dorehequr..." po aq sa me ate Vule partie te varur ne qafe nga pushteti per te luajtur rolin e 'opozitarit'

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              FCB

                              Ik mi sharrabajke se ti bashke me kete Alibeajn pa Sali Berishen jeni tullumbace te mbushura me pordhe.

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Hypokrizia juaj e ndyrë.

                                Autorizimim e ke bekuar disa ditë më parë jashtë ekranit dhe medjave. Alibeu doli Alimuti, kurse Ty më keq se muti. Hajde këtu dhe shkruaj tek gazeta e Mero Gëlbazës. Vritëni demokratët që ju dhanë votën dhe ju dendën në Parkament, sa turp, sa mosmirënjohës qe jeni.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kur te ben elozhe kundershtari

                                  Sa me shume shoh cfare botoni ju aq me shume me mbushet mendja se zgjedhja e duhur eshte Doktori! Flm Mero, qe na hap syte cdo dite e me shume!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Me ndiqni ne podkastin tim byth m’byth

                                    Politika te nxirrka futyren e vertete. Para se Butterfly t’i hynte politikes kisha simpati per te, por te vleresosh Alibeun percares te opozites?!?!?!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. .
                                      .

                                      Ok

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Njeriu

                                        Nuk jam dakord me disa komente qe gjykojne njeriun nga mbiemri Historia e mbiemrave dihet. Por Njerezit ecin perpara. Do te thoja qe emri ka me shume rendesi dhe flet per emancipatin e brezave nder vite, nderkohe qe mbiemri te mbetet peshqesh i trasheguar. Nje gje eshte e vertete ne tere kete shkrim: Qe Z. Enkelejd eshte njeri teper civil dhe te nderon, e jo pa pike personaliteti si puna e Bashes qe vetem te qeshe di me rast e pa rast. Votoni per ke te doni, se nuk me ha meraku fare per demon-kratet, po mos mohoni dicka qe eshte e vertete.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje