Një karikaturë politike si Sali Berisha

7 Maj 2025, 18:50Blog Nga Imer Mushkolaj

Në vend se në alternativë politike, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer në meme, në karikaturë. Pavarësist se nuk pajtohem me atë çfarë ai ka përfaqësuar dhe përfaqëson, mua më vjen keq, më dhimbset në çfarë gjendje po shfaqet. Ai po bëhet përrallë para shqiptarëve, në vend që ta tregojë “përrallën” e tij për rikthim në qeverisje.

Fushata e opozitës në Shqpëri për zgjedhjet e 11 majit po vazhdon të karakterizohet me gafat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në njërën anë dhe me bullizimet e Edi Ramës së Partisë Socialiste ndaj tij, në anën tjetër.

Pavarësisht se nuk pajtohem me atë çfarë Berisha ka përfaqësuar dhe përfaqëson dhe pavarësisht se kam qenë dhe vazhdoj të jem kritik i veprimeve dhe vendimeve të tij, mua më vjen keq, më dhimbset vërtet kur e shoh në takime me qytetarë. Edhe sikur partitë rivale të mos merreshin fare me të, ai po e çmonton, po e denigron, po e shpërrallon veten në paraqitjet publike.

Natyrshëm, mosha e bën të veten. Dhe një politikan, i cili nuk e kupton kur është boll që të merret me politikë, përfundon si Berisha. Përfundon meme në rrjetet sociale, përfundon duke folur përçart, duke mos iu kujtuar për çfarë flet, madje duke huqur edhe shifra e data.

Kandidimi i tij në krye të koalicionit të djathtë nuk i bën kurrfarë nderi të djathtës. As ka gjasa të fitojë. Berisha e ka përfunduar epokën e vet politike dhe do të duhej ta kishte kuptuar një gjë të tillë. Nëse nuk e ka kuptuar, atëherë është dashur t’ia thonë familjarët e tij, bashkëpunëtorët e tij.

Sali Berishën e mbaj mend në politikë qysh si fëmijë. Që atëherë ai ndikoi edhe te kosovarët me karizmën e tij, i konsideruar si simbol i demokracisë. Nuk dua të përmend këtu përgjegjësinë e tij për raste fort të dhimbshme në Shqipëri, as mëkatet tjera. 35 vjetët e tij në politikë e kanë bërë atë egoist të papërmirësueshëm, njeri që nuk ngopet me pushtet.

* * *

Risia e vetme që solli Sali Berisha në fushatë zgjedhore ishte paralajmërimi me pompozitet se fushatën do t’ia bënte “njeriu i Trumpit”, “strategu i Trumpit”. Por, pajtohem me kolegë në Tiranë, që Berisha u nis të bëjë fushatë si Trumpi, por përfundoi si Joe Bideni. Gjithë çfarë i mbeti nga fushata “si e Trumpit” është një kapelë që mban në kokë. E kuptueshme, kaq nuk mjafton për t’ua mbushur mendjen shqiptarëve se ai është alternativa, zgjidhja më e mirë.

Më e mira që do ta kishte bërë Berisha është të tërhiqej nga politika, nga e cila ka marrë çfarë ka dashur, ka marrë gjithçka. Por, duket se ai nuk e ka kurajon ta bëjë një gjë të tillë. Ai ka zgjedhur, besoj me vetëdije të plotë, të shfaqet i tillë, në një moshë të shtyrë dhe shpesh i pallogaritshëm. Ai ka zgjedhur të bëhet përrallë në vend që ta tregojë “përrallën” e tij për rikthim në qeverisje dhe për “Shqipërinë madhështore”.

Nuk ka shërbim më të madh për qeverisjen aktuale sesa Sali Berisha kandidat për kryemninistër. Nuk ka shërbim më të mirë për socialistët dhe Edi Ramën sesa ai në fushatë. Andaj edhe nuk ka nevojë që të merren me të, sepse ai po merret me veten, po merret me paaftësinë e tij për t’i bërë rivaliet Ramës, me paaftësinë e tij për t’u ofruar qytetarëve ofertë serioze që do t’i çonte socialistët në opozitë.

Ditë pas ditë në fushatë Berisha po shpërfaq njeriun, i cili dikur shkëlqente politikisht, por që tash është e pamundur ta kthejë atë shkëlqim. Ai po prezanton para shqiptarëve njeriun, mbi supet e të cilit rëndojnë përgjegjësi për ngjarje në të cilat janë humbur jetë njerëzish. Ai po jep shfaqjen e fundit politike – veçse ka kohë jo si protagonist, por si një i harruar diku në hapësirat e teatrit, i cili nuk di çfarë kërkon në skenë, por që herë pas here lëshon ndonjë batutë.

Do të ishte fatkeqësi që alternativë e djathtë në zgjedhje të jetë veç Berisha dhe është fat që pjesë e garës janë edhe parti të reja. Ai është i mbaruar, por s’e ka marrë vesh.

30 Komente

  1. B
    Baca Bib

    Imer, Salusheviçi nuk ka vetëm përgjegjësi politike për krimet e kryera në qeverisjet e tij. Mbi të gjitha ka përgjegjësi penale. Ja të marrim krimet e tij më 21 Janar. 1. Me zë dhe figurë ndaloi prokurorinë të bëjë detyrën. 2. Me zë dhe figurë kërcënoi se do ta pushkatonte vetë Ramën po të afrohej përsëri kryeministrisë. 3. Me zë dhe figurë përhapi akuza për demonstruesit, se ishin vetë ata që kishin bërë krimet. Nuk po shtoj të tjera që janë me zë e figurë, apo akuzat ndaj tij për urdhërat fatale për fshirjen e regjistrimeve në serverin e kryeministrisë.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      I keni pare ata pleq qe vazhdojne punen deri ne moshe te madhe? Ata e kane nje hall, kane nje te semure, kane nje borxh per te lare, kane femijet drogaxhinj. Edhe Saliu nuk del nga qejfi ne rruge ne moshen 82 vjec, e ka nje hall te madh. Femijet e tij jane non-gratta, dhe ai perpiqet ti shpetoj nga burgu. Halle halle kjo dynja, hallit hallit nuk i ngja.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrofsh Imer Shqiptari

        E kemi shume te nevojeshme bashkimin e te gjitha Forcave mbareShqiptare ,jovetem asaj Fizike por edhe asaj Mentale ,mencurise e guximit bashkuar ,ne te mire e ne te keqe te jemi BASHKUAR nji Trup nji zemer ,vetem keshtu triumfojme mbi te keqen,mbi cdo ARMIK te e KOMBIT ttone ,ne Paqe e Lufte do Fitojm cdo Beteje bashk . Faleminderit per pranine tuaj ne perballjet me problemet,qe sherbetori i Greko-serbit salih brrisha ,ky Kancer ne trupin e Kombit ,i ka shkaktuar Shqiptarise . Duam BASHKIM nji Komb te Fuqishem Shqiptare ,si Kombi me i Madhe ne Rajon.Rrofsh Kosov Heroike qofsh e Bekuar

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tefiku

        O shoku! Po Berisha ka shkelqyer per gjerat me te liga e te poshtra qe mund te kete nje njeri per me teper per fatkeqesisht postet qe ka pasur se i ka bere gjemen vendit e popullit. Tani vjen verdalle si qen rrugesh i shkreti se nuk ka hallin e vet po hallin e gjarperinjeve qe ka ne shtepi se i ka te zhyyur ne mut. Ka gjynahe per te lare e po i lan e do ti laje deri ne fund sa ti dale shpirti nga bytha. Prit prit ti se ske pare gje akoma

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Ore po ç'është ky mut që shkruan "nuk pajtohem me saliun" dhe " po më dhimbset" që këtu ky është një këlysh i ndyrë i kopesë PD. Saliu është thjesht një kërmë, një kriminel. Mezi po pres të ngordhë.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dobet shume

          Gjuhe shume e varfer per te qene gazetar. Shkrimi renditesh rrethe démences se Bufit , por qe duhet te mjaftonte vetem dy rreshta. Bufi eshte kaq shume i zhytur ne mute , e ka kaq te gjate karriere kriminale sa gjithkush munde te beje nje shkrime excelent . Me vjen keq zoti Myshkolaj por duhet te lexosh per te pasur vocabulaire ...... krahina kosoves le per te deshiruar ...

          Përgjigjjuni
          1. p
            ppa

            Perkundrazi, gjuha dhe menyra e shprehjes se I.Mushkola eshte super!

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jim

            Ymer je I vetmi gazetar qe i ke thene ne sy Je nje vrases ! Bravo te qofte per guximin!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit!

              Respekt per gazetarin Mushkolaj! Ne Dardani, shqiptarer e kane dashur dhe respektuar gjithmone nje Udheheqes te forte dhe karizmatik. Kjo ndodhi me Enverin, ndodhi edhe me saliun! Aq me shume qe Doktor Mortja apo sali serbi apo Prostituta Kombetare sali vinte nga krahina e Gjakoves dhe kishte mbiemrin Berisha, shume i perhapur sidomos ne Dardani! Si shqiptar qe je, nuk duhet te dhimbset Gjallesa e Peshtire, e cila eshte pergjegjese per furnizimin e makines terroriste serbe ne kulmin e luftes ne jugosllavi, ndalimin e udheheqjes se UÇK apo pengimin e veprimtarise se saj! Ate qe pushteti rrumpalle berishist ju ka shqiptareve, krahasohet me ate te armiqve me te eger ! Nuk ja vlen me shkrujt se duhen libra! Kij parasysh diçka te thjeshte, Shiko me ke rrethohet! Me sali lushen, stresin, qim peken, familjen balliu, familjen antishqiptare Gjata, ed paloken, mul noken! Me keta, nuk ben dot kotec pulash jo me shtet! Tung e suksese e mos te dhimbset armiku! Keshtu i pafshim armiqte e Shqiperise si Prostituta serbe!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vicidoli

                Z gazetar, une nuk njohe njeri ma negativ qe Shqiperia ka pasur ne drejtim,njerii ndyte, pa moral, kopil, kriminel e I degjenruar

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noteri

                  Ky monstër nuk ka shkëlqyer kurrë për asgjë në 35 vjet.Vetëm zi e më zi i ka sjell krejt shqiptarisë.Në një debat tuajin ja ke numëruar një për një bëmat dhe gjëmat.,të lumtë zotri për kurajon.Ky është "babai"i gjithë të këqiave për 35vjet.Do ta mbyll jetën politike në mënyren më të turpshme.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironci

                    Qe te te qepet Amerika qe eshte nje vend i larget dhe pa ndonje interest te vecante per vende te vogla si Shqiperia e jo me per individe te vecante qe jane banore te saj dhe te te shpalli non grata do te thote qe ky individual eshte nje person shume i rrezikshem per Ameriken por dhe per Shqiperine, nje person ne nivelin e Osama Bin Laden.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

                      Tironci! E sakte! Por, serbiqka, rusiçka , graqija jane shtete terroriste me keq se bin laden! Pikerisht, ketij terrorizmi i ka sherbyer dhe Prostituta Kombetare sali!

                      Përgjigjjuni
                    2. i
                      ilir

                      Nje pyetje.Pse te besh gjith keto bema popullit quhet shkelqim.Sali Berisha vetem politikan nuk eshte sepse cdo vendimarje e ka bere te gabuar pa llogaritur korupsionin qe perhapi gjate qeverisjed se tij.Si mundet ti thuash ka shkelqyer ne politike kur gjith bota i kish vene embargo serbis,Berisha i jipte nafte per tanket per te rar shqiptaret.Si mundet ti thuash ka shkelqyer kur ishte kunder Rambujes qe i solli lirine kosoves.Nje politikan shkelqen kur mer vendime ne interes te popullit jo si Berisha qe pike droje apo turpi ka deklaruar vet qe ka dhene urdher te hapeshin depot e armeve apo coi avionet te bombardonin jugun.Berisha po ka nje merit qe ne sistemin gjyqesor vuri njerez qe ti sherbenin atij dhe familjes prandaj dhe sot livadhis dhe do te na mbush mendjen qe per 100 dite nuk do ket me te varfer ne shqiperi.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Prostituta Kombetare sali

                        Kishte filluar lufta ne ish jugosllavi dhe nga nje moment ne tjetrin pritej ne Dardani! Doktor Mortja shkaterron ushtrine shqiptare nga themelet, shet armatimin, zevendeson oficeret me barinj, mbyll fushat stervitore te UÇK, ndalon me burgim Adem Demaçin dhe te tjere, ben thirrje qe mos te firmoset Marreveshja e Rambujes, organizon apo lejon me qellim firmat piramidale! Nje njolle e zeze qe askush nuk e permend, eshte ardhja e forcave te OKB per te mbajt rendin! Duhen libra per te shkrujt per Kurven serbe

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shkelqesia e tij , Magjari i Surrelit

                          Adem Jasharin Desha te shkruaj jo A.Demaçi

                          Përgjigjjuni
                      2. D
                        Dursakja

                        Sali Berisha me gjithë krimet që ka bërë kundrejt këtij vendi është armiku më i rrezikshëm në historinë shqiptare.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Imeri tjetër.

                          Mushkola, pse nuk e thua troç: Saliserbi jeton për mungesë varresh.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Imeri tjetër.

                            Mushkola, pse nuk e thua troç: Saliserbi jeton për mungesë varresh.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E. Bislimi Tirane

                              Ne Kosove ka shume analiste e gazetare qe kan kritikuar edhe rrepte Sali Berishen per fatkeqesine qe nder vite ika shkaktuar Shqiperise e Kosoves, per te cilat tashme ka fakte te panumurta. Por, Gazetari i nderuar, djali trim e patriot Ymer Mushkolaj deri me sot eshte i pari nga Kosova qe i a ka thyer hunden Sali Berishes duke i a perplasur ne surrat ketij pizevengu vrasjet e panumurta e sidomos per vrasjet e 4 njerezve te pafajshem qe merrnin pjese ne nje proteste kunder Sali Berishes dhe Ilir Metes. Ymer Mushkolaj ka gjith mirenjohjen e respektin e qytetareve nga Shqiperia per qendrimin e patundur e kurajoz ndaj ketij te paudhi qe e mban peng Shqiperine prej 35 vjetesh per interesa te Serbise e qarqeve shoviniste greke, ne bashkepunim me vrasesin Fatmir Mediu, terroristin Fredi Bejlerin dhe perfaqesuesin e organizates terroriste greke ne Shqiperi, Vangjel Dulen.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bari Falliu

                                Me cilen karizem paska ndikuar xha Saliu te kosovaret, zoti gazetar? Qe e quajti UCK-ne organizate marksiste - leniniste dhe doli hapur kunder saj qe ne fillim? Qe shkaterroi ushtrine shqiptare dhe e hodhi vendin ne gremine me lejimin e skemava piramidale, pikerisht kur Kosova u ngrit ne lufte per pavaresi? Qe e furnizoi makinerine e luftes te Miloshevicit me kontrabande nafte, edhe pse ai mbante nen zgjedhe Kosoven dhe bente luftera me ish republikat e tjera jugosllave? Qe beri thirrje publikisht te mos nenshkruhej marreveshja e Rambujes, edhe pse aleatet tane ngulnin kembe per nenshkrimin e saj? Ka dhe shume gjera te tjera te rende qe ky njeri i ka bere Kosoves e Shqiperise, por nuk po zgjatem me tej.

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                  po si nuk. na u qerua. nga syte. ky kerm ky kriminel. ky vrases. ky. hajdut. sali berish. qe dodhi e shkateroi vendin

                                  Përgjigjjuni
                                  1. c
                                    chp

                                    zoti Mushkolaj Jeni i vetmi gazetar-analist qe ju kam degjuar qe i keni thene "te shkelqyerit tuaj dikur" Vrases tradhetar super hajdut.... Si ka mundesi qe paska shkelqyer...Turp per ju te kam konsideruar si trim por dole krimb

                                    Përgjigjjuni
                                    1. c
                                      ce

                                      Me gafat e tij cdo dite neper takime vampiri i vicidolit 81 vjecar me 27 akuza penale mbi kurriz me 7 sondazhe qe e nxjerrin ne renje te lire ne gropen politike septike me 11 maj , eshte kthyer ne Pal Vaten e Dukagjinit ku njerzit cdo dite tregonin barcoletat qe shkodranet benin rreth tij ne kohen e Hoxhes. Sot keto barcoleta tregohen per Bijdenin e foltores qe u thote tregtareve , do u ngreme tavanin , tregtari i thote po e kemi te larte shume tatimin 4.7% te xhiros. Vicidoli u thote po sa te vijme ne ne pushtet do ta ulim me 4.1 km tatimin tuej. Ky pra eshte Pal Vata i koheve moderne 81 vjec qe ka pare enderr te vije ne pushtet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Edi

                                        Shqiptaret duhet ti japin verdiktin perfundimtare qe ne 11maj ndyresira sali te pesoje disfaten me te Madhe qe njeh historia

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Borshi 2025

                                          Te gjitha i the mire zoti Imer, pervecse nje gje qe e the gabim, ai nuk ka shkelqyer asnjehere ne politike. Po, ka shkelqyer ne nje gje, ne shkaterrimin e ketij vendi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dielli

                                            Kush ua solli Salihun?!.Nga cili vend apo planet,apo ishte në mesin tuaj,që u priu proceseve demokratike,e zgjidhet Kryeministër,me votën e lirë,edhe President.Priti dy kryetar të Amerikës,futi Shqipërinë në NATO,bëri edhe prapsira sa të duash : firmat (bankat) mashtruese,furnizon Millosheviçin me naftë,po ky ishit ju që e zgjidhet se nuk kishi më të mirë apo ishit të njejtë si ai.Po kush është apo ishte alternativa e tij,ai që po e ndihmon haptas Vuçiqin kunder Kosovës,ai që po ndihmon me veprime konkrete Serbinë kunder Kosovës.Rracë për faqe të zez,të lindur për tradhtarë,shpiunë të Serbisë mbi 100 vjet.Do u kursej kësaj radhe nuk do ua numroi një nga një tradhtit e poshtërsitë por do i përmbledhim me një fjali:në Shqipëri fatkeqësisht veq politikë shqiptare nuk ka,ndoshta të nënë të dyshosh se edhe shqiptarët janë një përzierje me sllav,grekë e halabak të tjerë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dielli

                                              Kush ua solli Salihun?!.Nga cili vend apo planet,apo ishte në mesin tuaj,që u priu proceseve demokratike,e zgjidhet Kryeministër,me votën e lirë,edhe President.Priti dy kryetar të Amerikës,futi Shqipërinë në NATO,bëri edhe prapsira sa të duash : firmat (bankat) mashtruese,furnizon Millosheviçin me naftë,po ky ishit ju që e zgjidhet se nuk kishi më të mirë apo ishit të njejtë si ai.Po kush është apo ishte alternativa e tij,ai që po e ndihmon haptas Vuçiqin kunder Kosovës,ai që po ndihmon me veprime konkrete Serbinë kunder Kosovës.Rracë për faqe të zez,të lindur për tradhtarë,shpiunë të Serbisë mbi 100 vjet.Do u kursej kësaj radhe nuk do ua numroi një nga një tradhtit e poshtërsitë por do i përmbledhim me një fjali:në Shqipëri fatkeqësisht veq politikë shqiptare nuk ka,ndoshta të nënë të dyshosh se edhe shqiptarët janë një përzierje me sllav,grekë e halabak të tjerë.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Kris

                                                Flisni sa te doni.Aleanca Rama Berisha ka te siguruara dy vendet e para.Berishen do ts kemi sa te jete gjalle ne parlament .Ne europe do na coje kjo aleance.Europes i nevojitet nje landfill.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kris

                                                  Flisni sa te doni.Aleanca Rama Berisha ka te siguruara dy vendet e para.Berishen do ts kemi sa te jete gjalle ne parlament .Ne europe do na coje kjo aleance.Europes i nevojitet nje landfill.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje