Nga Dritan Hila
Ka një përpjekje për ta paraqitur në prag të zgjedhjeve Berishën si të dalë nga izolimi diplomatik. Pas skadencës së afateve të tipit se do ia heqin “non-gratën” këtë muaj apo muajin tjetër, tani ofrohen rezolutat e Parlamentit Evropian, apo të partive popullore PPE në kongresin e Valencias të bëra me një sforco të madhe me ndihmën greke. Ajo që i mëshojnë më shumë është ardhja e LaCivitës për t’u dukur si një përkrahje e administratës Trump.
Në fakt e gjitha është një teatër hijesh. Besoj e keni parasysh atë lloj teatri primitiv ku duke kombinuar gishtat e duarve projektohen në perde pamje kafshësh apo qeniesh mitologjike. I tillë është edhe perceptimi që po përpiqen të krijojnë në publikun shqiptar për Berishën, ndërkohë që Berisha vazhdon dhe është po aq i izoluar sa përpara një apo më shumë vitesh.
Në fakt është vetëm një intrigë fshati ballkanik dhe aspak ndonjë merak evropian për një tip që dikur e takonin korridoreve të Brukselit dhe që fliste një anglishte të shqyer.
Nea Demokratia e Micotaqisit nuk ia fali Ramës mospranimin për ta çuar çështjen e detit në Hagë dhe ca më shumë humbjen e Himarës. Ndaj ishte ajo që sponsorizoi me sforco të madhe rezolutën e PE-së sikurse atë të PPE-së. Të gjitha bashkë kanë një vlerë praktike afër zeros.
Të dyja këto organizma kanë peshë në vendimmarrjen evropiane, aq sa ka Kujtim Gjuzi në politikën shqiptare. Sa për krahasim, dikur Internacionalja Socialiste bënte rezoluta për Fatos Nanon që ishte në burg, e megjithatë po të ishte për ato rezoluta, Nano akoma në Bënçë do ishte.
Ndërkohë Rama ka marrëdhënie personale me udhëheqësit më të rëndësishëm të kontinentit si Makron apo Meloni dhe dihet që në politikën e sotme pesha e vërtetë qëndron në kryeqytetet e BE-së dhe jo në Bruksel.
Sforcoja më e madhe është që ta shesin LaCivitën si përkrahje e Trump-it. Kjo mbase edhe mund të pinte ujë nga vitet ‘90-të, por jo sot. Sot shqiptarët dinë të dallojnë nuancat e diplomacisë, marrëdhëniet gjeopolitike dhe hyjnë në dokumentet e departamentit të shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë, pa pasur nevojë për gazetarët shqiptarë apo përrallat e Shqipërisë Madhështore.
Vetë LaCivita e hoqi entuziazmin e ndjekësve të Berishës kur tha që është këtu në titull personal. E për t’u tallur pastaj me këta që e kanë paguar dhe që ju ka mbetur ora në vitin ‘90-të, është e qeshura e tij kur bisedoi me gazetarët e “Dayli Mail”.
Nuk e nxehin dot gjellën as makinacionet kur qëmtojnë deklaratat e Rubios për Rumaninë dhe i shesin si të nisura për Shqipërinë. Këtë e kanë të qartë edhe Berishajt, ndaj kanë paguar 6 milionë që të mund të gjejnë një shteg deri në Shtëpinë e Bardhë.
Në një SHBA që është e mbërthyer me luftën ne Ukrainë, me tarifat doganore për Kinën, me një troshitje të aleancave historike të saj me Evropën Perëndimore dhe gjithë aleatët historikë, të pretendosh që po merren edhe me një plak 80-vjeçar të mbetur në një cep të Ballkanit që ka hall t’i heqin një damkë, është fantazi e harbuar.
Takati i Berishës është vetëm te ndonjë qokë që mund t’i bëjë Fred Beleri. Por edhe kjo jo për shumë kohë. Me fitoren e Ramës, edhe Athina do të dojë të negociojë me atë që ka timonin në Tiranë dhe jo atë që ka çelësat e kashtës në breg të Lanës. /dritare.net
Mese e vertete , e dukshme, sote shqiptaeer me e pakta udhetojne 2-3 here ne vite jashte, me cmime 2-3 ditore qe kape shifrat €150-200 € all inclusive.., dhe se kane me mendjen te nje plake kriminel i rrjedhur , perjashto disa te padale nga kamza
Do i durojmë edhe 4 ditë. Të shtunën është pushim. Të djelën që në mëngjes votojmë e pastaj bëjmë një drekë të mirë. Në darkë rehatohemi në divan me kokoshka e shohim si shkërmoqet banda PD. Të hënën jeta vazhdon por duke parë appin e KQZ herë pas here. Kurse spak nga e hëna lutet të vdesë saliu se ska bole ta dënojë.
heu ty dritan shqiptari,t'lumt pena ,kurr kac thell n'grop t'hales s'asht fundos tradhtia ,bash krenar ,po na pellet salia ,,a thu tradhtin po e ndal edhe sot ALLTIA ,si dikur mes Parizit krismat cpun tradhtin ,nerum jetes tan Heroit t'Kombit A.R Patriotit Epiriot , Avnis qe Shqipnis mbar i vyen sot, me na fshi turpin surratit ,me e shtri esadin tokes sot ,se nga Tradhtia shpirti i Kombit renkon po dhemb,a ka burra Shqiptaria me cue Dinjitetin e Kombit ne vend ??????????????
Po ik ore kaptinkale, mbete duke share te djathten dhe PD, je bere avokat i Ed b.q. dhe PS qe e rropen Shqiperine, a thua se je ka lene trashegim Krista-qi firmetari i pushkatimit te dy shkrimtareve desidente te rregjimit komunist.
Edhe von der lein votoi rezoluten e Gjuzit. Ptu bythelepires i peshtire.
A te qifsha rropt o klysh komunisti. Bythqir e ke pas baben e bythqir je dhe ti.. Coji njeher gruan Sales mos e nxjerr ajo nga gropa!!!!?
Bravo Minxhoz, exelent si gjithmone.
E për t’u tallur pastaj me këta që e kanë paguar dhe që ju ka mbetur ora në vitin ‘90-të, është e qeshura e tij kur bisedoi me gazetarët e “Dayli Mail”.
Humor origjinal të quash Dritan Hilën ,Minxhoz!
E sigurte.Rama nuk merr me shume se 55 -58 deputete. Do te jene partite e vogla ato qe do te percaktojne krahun fitues. Dritani si Dritan ja fut si kau peles,flet si militant jo si gazetar.
Tani,ti i njeh mirë grekët.Se çfarë niveli në përgjithësi,kanë duke i krahasuar me brezin tënd këtu.Mendo kur zgjefjin deputet në PE,përfaqësues të popullit të Homrrit një bandit dhe mi halesh si Alfredua.Kjo kstegori pak a shumë janë fhe dep.grek aty. Sidomos qeveritarët,që e njohon shqiptatët,e që i vlrtësojnë nga trapi,ngtitja dhe veset r Berishës,si më i "mënçuri" mes nesh.zKështu vlerësonin dje Azem Hajdarin. Sa budallenj i kemi kpmshonjtë. Dle çi bën.