
Më në fund letra erdhi. Ndoshta ka ardhur që dje, por sot u hap:
“Unë falënderoj autoritetet e Greqisë që ma sollën këtë letër, dokumentin për gjykatësen Irena Gjoka”. Deklaroi sot, para selisë së SPAK në Tiranë, ish president dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Letra nuk u pa, ashtu si vetë ‘dhurata greke’ në histori është çmuar si ‘e dyshimtë’. Por sipas fjalëve, letra damkos autoritetin e Gjyqtares së Gjykatës Speciale, e cila tani duhet të mbyllë gojën. Aty rrotull nëpër duar të SPAK dhe Gjykatës, ndodhen dosjet me veprat penale të Sali Berishës; dhe ky është malli. Malli, që në fakt është vetë zoti Berisha si ‘autoritet shqiptar’ kaherë po pret ofertën nga Greqia.
Oferta e parë u shfaq përmes Masakrës së Peshkëpisë, prill 1994. Në pikën tonë kufitare, një grup terrorist grek vrau dy ushtarakë: Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu. Atëherë presidenti shqiptar veç sa u tremb nga organizata MAVI e Greqisë, dhe ky nisi reagimin por u ul shpejt.
Megjithatë malli priste, duhej oferta tjetër:
Në vitin 1997 presidenti shqiptar thërriti se ‘luftën civile e shkaktuan CIA dhe Greqia!’. Shqipëria ra më shumë nën influenca europiane se greke; ai moment u mbyll pa treg.
Kërcënimet ndaj Kishës Ortodokse dhe vetë kryepeshkopit, u ulën.
Në fillim të vitit 2005 oferta erdhi e lartë, dhe këtë Berisha e pranoi. Në favor të kontratës u vunë lobisti greko- amerikan Nikolas Gage dhe ish shefi i CIA me origjinë greke, George Tenet. Sali Berisha mori pushtetin, u bë kryeministër, edhe pse pa shumicë votash.
Do të duhej t’i falte detin dhe të ‘mos kishte punë’ me Ligjin e Luftës; dy kërkesa. Prova ndaj Berishës, aq sa u shfaq, aq edhe u mbyt në detin e Jugut të vendit tonë. Marrëveshja e detit, sipas së cilës Greqia merrte mbi 500 kilometra katror det nga Shqipëria, ra në vitin 2009.
Sali Berisha u detyrua të shfaqej hapur si ‘njeriu i Greqisë dhe i e vetë Belerit’. Beleri ishte një shqiptar i alternuar në grek, hidraulik nga Himara, i sprovuar në kurset speciale të Qipros. Provën kulmore e kishte arritur në skuadrën për vrasjen e shqiptarëve në Peshkëpi dhe në poshtërimin e simboleve të kombit shqiptar. ‘Ishte i dënuar nga Gjykata. Berisha u tha se ‘unë jam shpallur patriot e nuk dal dot hapur’, por ata nuk e toleruan më. Çmimi i mallit do të ishte Himara, në krye të saj të vihej dhunuesi Beleri.
As kjo nuk u arrit. Nuk u arrit as që BE të pengonte Shqipërinë.
Atëherë, oferta e fundit për mallin shqiptar:
“Të japim një letër për Irena Gjokën!’.
Irena Gjoka është gjyqtare dhe kryesuese në Gjykatën Speciale të Tiranës. Berisha dhe Greqia e quajnë këtë gjykatë si ‘ferri që do të djegë krimet dhe shpirtrat e këqij kundër të kombit shqiptar’. Për këtë arsye e sajuan letrën bash në ditën e gjykimit të Berishës. Letra, sipas këtij, thotë se ‘Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi’.
Kjo është e dyta, pas Ina Ramës, që e kishte shpallur ‘lavire të bulevardit’; kësaj here është Irena Gjoka: ‘Një delikuente e pafytyrë, e pamoralë, e pakarakter e dënuar me burg në vendet fqinje dhe përdorej si skllave nga Edi Rama!. (Deklarata publike fjalë për fjalë e Sali Berishës).
Berisha ishte i detyruar të shpallte se ‘letrën e kam dhuratë nga autoritetet greke’.
Kaq ka rënë tani oferta për mallin Berishë; një copë letër.
Nje opozitar nuk i referohet nje gazete e perkthyer nga nje gjysem greqisht foles si Fredi Shehu por i drejtohet ambasades Grêke ne Tirane . Eshte ambasada zeri i nje shteti, perse Bufi nuk ju drejtua ambasades ? . Te gjithe folesit ju referuan çfare Fredi Shehu Bejleri i kishte thene ? . Saga Fredi Shehu Bejleri vazhdon kemi procésé ne vijim....
Nuk eshte synimi i tij te gjej te verteten, por te beje pis te gjithë ata, qe nuk i rreshtohen gati ketu! Durim dhe guxim zonjës Gjoka! Nje njeri pis sa do qe te mundohet, nuk ben pis te drejtin!
Po mor debil. Edhe une opozitar jam,mund ti drejtohe ambasades greke te ma jape shpjegimin? Prokuroria ka nje vit qe po "heton" akuzat e opozites po akoma ska gjetur gje. Mund te na thone se pas kerkeses bere autoriteteve greke rezulton se Irenka nuk eshte e denuar. Kaq. Por Irenka u duhet. Te godasin Berishen,te denoje druret e shtreber te bablokut,te heqe sekuestrot e ndertesave te cunave te rilindjes e te tjera bena si keto
Me duket me vend Komenti i mesiperm. Po te ishte i vertete kishte dale me heret .Gatim i sajuar ne zyrat e Asfalise se Belerit.Ne kete rast duhet te kryej nje hetim Ministria e Drejtesise qe ti mbylli njehere e mire Goje-Halen e Perbindshit te Vucidolit
Analiza brilante.Prokuroria shqiptare një vit pa përgjigje! Thashetheme Beleri? Irena mos të frikësohet.Por greku mund të sajoj vendime fallso,nuk i besohet!
Falenderim, i nderuari Frrok Cupi! Je krenaria e gazetarse shqiptare. Sot ne diten e deshmoreve kanibalet dhe kolaboracioistet thurin plane, per te gjetur ''mallin'' e duhur dhe sali Gerdalla eshte nje nga ata, i ndjekur nga morr alikoti etj etj. Turp dhe marrezi per drejtesine shqiptare, qe ende nuk eshte ne gjendje te shprehet per krimet e nje tradhetari me damke, si saliBisha, por i pranon dhe i duron sharjet sistematike, ofendimet dhe shpifjet e nje ish politikani te rrjedheur nen hetim...
Ishte tamam dita me e bukur,05.05.2025,pra,dita mbushur me pesa, njekohesisht dhe Dita e Deshmoreve,ku krimineli dhe gojehaleja Sali te arrestohej ne flagrance per fyerjet dhe fjalet poshteruese kunder gjykateses... Apo mos valle SPAK-u ka porosi qe ta lere te lire me qellim qe te "punoje" te nxjerre miliona te tjera per pagesat ne vazhdimesi per pastrimin dhe dezifiktimin e fytyres ne Amerike?...