5 maji, jo vetëm Dita e Dëshmorëve, por edhe e krenarisë!

5 Maj 2025, 11:22Blog TEMA
5 maji, jo vetëm Dita e Dëshmorëve, por edhe e krenarisë!

Nga Amarildo Pregapuca

Dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore, sidomos në Shqipëri por dhe në shume vende të tjera, kishin diçka ndryshe nga shumë e shumë dëshmorë dhe heronj të mëparshëm.

Ata luftuan jo vetëm për lirinë nga pushtuesi, por dhe për dinjitetin njerëzor dhe mbi të gjitha, kombëtar.

Dinjitet i cenuar dhe rrënuar nga pushtimet e gjata, dinjitet i cenuar nga një klase qe iu shërbente pa një pa dy, pushtuesve dhe te huajve për interesa të vogla dhe meskine, ca here të detyruar, ca herë se nuk dinin mënyrë tjetër dhe ca here se nuk e njihnin fjalën dinjitet.

Dhe nuk të duhet ndonjë mendje gjeniale ta shikosh këtë... as të lëçisësh shumë, nëpër libra , si dhe në dosje të shërbimeve te huaja, të de klasifikuara tashme, ku e vërteta vret.

Por mjafton të shikosh fotot dhe videot e para të pushtuesve italiane.

Brigada të tëra ne shërbim te tyre, lidhjet e menjëhershme "kulturore" me parinë, punëtor me paraqitje " gjysmë-tradicionale" qe ndërtonin vepra ku glorifikohej fashizmi Italian, me nga një "Skenderbeg" diku, qe ish më shumë si bakshishi qe i lihet një prostitute dhe që sot "historianet" , e quajnë nder.

Mjafton të shikosh pamjet e "Pazarit" dhe nëse te ka ngel pak dinjitet në vete, skuqesh në turp.

Mjafton te shikosh fotot e videot te bëra nga "artistet" e huaj, qe vinin me këta pushtues, ku paraqitnin njeriun Shqiptar, si te dale nga guvat e lashtësisë.

Pa folur për mjerimin dhe injorancën në çdo skaj, ne çdo fytyre nga veriu në jug.

Dhe nuk po prekim plagët e gjakmarrjes, malaries, përmbytjeve, morrit, pleshtit dhe me radhë...

Pra lufta për dinjitet, i beri ata bij aq hyjnore nenash, te japin jetën e tyre, duke qeshur qoftë dhe nga plumbi i një tjetër shqiptari që se dinte as imagjinonte, se njeriu shqiptar mund të ketë dhe dinjitet.

Ndaj sot, pikërisht me 5-Maj, nuk është thjeshte Dita e Dëshmoreve.

Është dita e njerëzve krenarë.

8 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    mere me long se mishi u barua ......

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjola

      Te lumte Amarildo !

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vicidoli

        Po shqipet cfare kujtojne, del nje zagar e lehe prape e thote do ju hame, familjet e tyre ne euvrope jane te damkosur ne Albinistan krenar, rrofte djali I sheqeres karaxhixhit

        Përgjigjjuni
        1. X
          XHEMI L

          Te lumte me ne fund po degjoj nje shqiptar te vertete! FALEMINDERITnga zemra! LAVDI SAKRIFICES SUBLIME TE DESHMOREVE TE ATDHEUT!

          Përgjigjjuni
          1. k
            kirurg

            Të lumtë!

            Përgjigjjuni
            1. L
              LILOLABJA

              Faleminderit Amarildo!!!!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dreni

                Te lumte Amarildo. Ja kjo eshte krenaria kombetare. Te japesh jeten per Atdheun e jo tu sherbesh pushtuesve si gjyshi i "aristokratit alimuti" qe blinin diploma jashte shtetit, vinin nga nje papion, sorollateshin mbas prostitutave te Europes, u mbaronin parate, viheshin ne sherbim te pushtuesve, krzenin vrasje me pagese, spiunonin, shantayhonin njerey te ndershem duke u marre pronat e pastaj silleshin nga Hotel Dajti duke perdorur pak fjale italisht apo frengjisht dhe kur luanet heronj qe i kishin dale Yot Vendit ngulen Flamurin e fitores ndaj alizoteve e plehrave fashiste, keta iken si dhija per ti shpetuar varjes ne litar si kriminel lufte ne baze te konventave nderkombetare. Ca ti bejme ne ketij kelyshi te alizotajve, tapine e clirimtareve dhe fitimtareve e kemi ne.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Illo

                  Lavdi Dëshmorëve të Atdheut të LANÇ e të çdo kohë, të gjithë atyre, që dhanë jetën për idealin më të lartë - dashurisë për Atdheun!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje