Kolapsi moral dhe politik i PD-së

5 Maj 2025, 09:24Blog TEMA
Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nga Blendi Kajsiu

Debati në lidhje me 6 milion dollarët që supozohet se do shpenzojë berishizmi për të lobuar në SHBA ka nxjerrë edhe një herë zbuluar kolapsin parimor dhe moral të kësaj rryme politike që e prej kohësh e ka reduktuar PD-në në mburojën politike të familjes Berisha. Dy janë shenjat e këtij kolapsi: së pari, idea se cdo pisllëk është i justifikueshëm për të rrëzuar Edi Ramën dhe së dyti idea se Rama rrëzohet në Washington dhe jo në Tiranë.

Idea se në fushatë elektorale dhe në politikë opozita mund të përdorë korrupsionin për të rrëzuar një qeveri të korruptuar, që tashmë po artikulohet haptas nga berishimzi, fshin cdo normë, parim apo moral politik.

Opozita berishiste shndërrohet në një pasqyrë të pisllëkut korruptiv të pushtetit, që ajo vetë denoncon. Ndaj e vetmja garë politike që fiton PD-ja përballë PS-së sot është për të ofruar një standart politik edhe më të ulët se pushteti.

Nëse PS-ja reduktohet tek kryeministri Rama PD-ja privatizohet nga familja Berisha. Nëse qeveria Rama dje përlyhej në cështjen McGonigal ku u përfolën 225 mijë dollarë të berishizmi përfshihet në një lobim prej 6 milion dolarësh, që ende nuk dihen nga erdhën dhe ku do përfundojnë.

Nëse Rama dje e bëri pis Berishën me administratën Biden, sot Berisha do pastrohet me Trumpin, që është në fakt presidenti më i korruptuar që kanë zgjedhur ndonjëherë amerikanët. Aftësia e berishizmitt për ta ulur stekën e moralit politik përballë pushtetit Rama është sa mbreslënës aq edhe i dobishëm për pushtetin ramist.

Lexuesi berishist do më thotë se e gjitha kjo është e justifikueshme sepse vetëm kështu rrëzohet diktatura Rama. Plumbi do plumb, korrupsioni luftohet me korrupsion. Rama nuk mund të rrëzohet në mënyrë demokratike në Tiranë por vetëm me lobim në Washington.

Dhe këtu vimë tek kolapsi politik i PD-së që është në fakt produkt i kolapsit të saj moral. Në momentin që PD-ja reduktohet tek hallet e familjes Berisha betejat kryesore të PD-së bëhen në Washington dhe jo në Tiranë.

Është një opozitë që si qëllim kryesor nuk ka rritjen e votës por pastrimin e familjes Berisha nga akuzat për korrupsion dhe pengim të demokracisë. Ndaj beteja e saj politike dhe financiare është shumë më e drejtuar nga Washingtoni se nga Tirana dhe Shqipëria ku në realitet fitohen dhe humben zgjedhjet.

Midis zmadhimit të votës dhe pastrimit të familjes Berisha prioriteti i PD-së është kjo e dyta. Nuk ka shembull më domethënës se rreshtimi i berishizmit sovranist me Trumpizmin, që është rryma politike më rrezikëshme për interesat kombëtare shqiptare në historinë e politikës amerikane.

Rreshtimi i PD-së me Trumpin nuk i rrit asaj votat dhe as popullaritetin, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Edhe pse ka plot shqiptar në SHBA që e mbështesin Trumpin, shqiptarët e Shqipërisë e kanë të qartë që politikat e Trumpit janë një rrezik madhor për cështjen shqiptare.

Sulmet e Trumpit ndaj NATO-s, ndaj Bashkimit Evropian, aleanca e tij me Putinin dhe Serbinë, goditja ndaj Ukrainës, ligjërimi i tij anti-Islamik dhe mbështetja e tij për fundamentalizmin e krishterë janë të gjitha politika që venë në rrezik ekzistencën e kombit shqiptar. Ato kuptohen dhe perceptohen lehtë nga shumica e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

E megjithatë midis Trumpit dhe elektoratit shqiptar PD-ja ka zgjedhur Trumpin. Midis shpenzimit në fushatën elektorale në Tiranë dhe lobimit në Washington PD-ja ka zgjedhur Washingtonin.

Ndaj arritjet më të mëdha të fushatës së PD-së janë ardhja e LaCivitës apo një kontratë lobimi prej 6 milion dollarësh në Washington, që trumpetohet nga berishizmi si një goditje fatale për pushtetin socialist, a thua se zgjedhjet mbahen në SHBA dhe jo në Shqipëri. (Lapsi.al)

12 Komente

  1. M
    Munika

    Sakte. Ramen nuk e rrezon Washingtoni dhe as miljonat e vjedhura ketij populli. Ramen e rrezon Tirana, pasi te largohet kufoma non grata nga politika. Saliu nuk e rrezon dot Ramen edhe sikur te behet perbindesh, jo per zotesi te Rames, por sepse Saliu vec hajdut, eshte edhe vrases, kurse Rama akuzohet vetem per hajdut.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Djale i mençur dhe mjaft i ditur, problemet i kap per "briresh" dhe ju jep udhe me mençuri. Ka vetem nje problem me veten qe Ramen e urren, dhe nuk eshte më objektiv. Ne lidershipin aktual Rama eshte me pro perendimori, më progresisti. Jemi te shtrenguar te durojme e dhe ca deri kur te çfaqet nje më i mire...

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edvin Cami

        Në fund të fundit, edhe letërsia është politikë. Orwell e ka thënë: ‘Çdo art është propagandë.’ Letërsia ka gjithmonë një funksion apelativ – synon ta bëjë lexuesin të mendojë në një mënyrë apo në një tjetër. Nëse flasim për historinë e vonë të Shqipërisë, problemi më i madh, në tezën time, është një copë letër e firmosur më 3 korrik 1991 nga shoku Fatos Nano. Në atë letër, i bëhej e ditur Ministrisë së Drejtësisë se Partia e Punës shpallte shpërndarjen e vet. Por kjo nuk ndodhi. Ndodhi thjesht ndërrimi i emrit në Partia Socialiste. Kjo solli një vazhdimësi ideologjike dhe një konflikt që nuk është zgjidhur kurrë. Shqiptarët mbetën të ndarë: dikur si demokratë dhe komunistë, sot si demokratë dhe socialistë. Ky konflikt mori përmasa të rënda edhe në vitin 1997, dhe vazhdon ende sot në retorikën politike dhe në fushatat agresive. Derisa të ndodhë realisht ajo që duhej të ndodhte më 1991 – shpërndarja reale e trashëgimisë së Partisë së Punës – ky konflikt do të vazhdojë dhe do ta paguajnë brezat.”

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti 97

          Po Edvin ke te drejte, por natyralisht shpernarja duhej te ndodhte nga ngritja e nje opozite te paster antikomuniste. Faktikisht projekti i Ramizit i sabotoi gjerat, duke deleguar nje komunist te rrezikshem ne krye te PD.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mara emigrante ne Itali

          O njrez , o komentues Edi Rama eshtei pa aritshem ne te gjitha drejtimet si nga zgjuarsia , edukata, itegriteti .as nje nuk krahasohet me Ramen.Krahaskni kohen kur qeveriste pd me kohen ķur qeveris PS .Ky krahasim se ku ishim dhe ku jemi i ve kapakun komenteve .Edi kryeministri qe I ka munguar Shqiperise .Fitore Shqiperia 2030 .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kur Hajdutet therrasin "Kapeni Ahmetajn"

            Ke te drejte oj Kajsie...tere Moraliteti politik e jo vetem, eshte nga ana Rilindjes me nje zevendes-Rama ne arrati e tjetrin ne qeli e me Ramen aq krenar per kete soj Moraliteti d.m.th./

            Përgjigjjuni
            1. 6
              6 milion te pista per tu pastru

              Po lexoje deri ne fund artikullin. lexoje se ben komente idjote pastaj. Ky po te thot qe Ramen se heq dot nje dangall hadjut e vrases si Saliu. Saliu seshte aty per te hequr Ramen por per te mbrojt familjen dhe gjen e vjedhur. se 6 milionat nuk shpenzohen per te fituar zgjedhjet PD po per hallin personal te familjes te varfer te Saliut qe deri tani ka shpenzu nja 10 milion euro vetem per avoketer. Lere pastaj ca ka shpenzu e vazhdin te shpenzoj me evente, me salla, me stadiume, me analista, me tv, me portale, me bushat,... pa fund leku i ndershem. Vetem nje idjot nuk e kupton qe Sala, jo u ka korrputu, po ka ber lek sa per gjith brezat pasardhes. Nje qe shpenzon ne dy vjet mbi 10 milion lek nga paret e xhepit, vetem per te pastru njollen, imagjino sa lek ka neper of-shore e neper minerat afrikane. Ky po te thot qe Rama eshte ber si muti mullar tashme, me shumicen brenda e ca ne arrati. Po qe te iki Rama, duhet te iki si kast, me gjith keta rrumbythje si Saliu e Meta se jan e njejta dor, i njejti mentalitet, e njejta babezi, qe vijn te gjith me lug ne brez per te shqyer tepsin e ketij vendi te vogel.

              Përgjigjjuni
            2. H
              Humoristi

              Fushate elektorale qe te vjen turp se je shqiptare!Opozita kerkon te vij ne pushtet duke share me nene motra kundershtare,me kthimin e plepistave ne drejtesi,te cilet do te bejne arrestime ne mase te rindasve!?Pozita ben premtime per vitin 2030,ndersa kerkon mandat deri ne vitin2029!?

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bukur Kajsiu

                "Rreshtimi i PD-së me Trumpin nuk i rrit asaj votat dhe as popullaritetin, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Edhe pse ka plot shqiptar në SHBA që e mbështesin Trumpin, shqiptarët e Shqipërisë e kanë të qartë që politikat e Trumpit janë një rrezik madhor për cështjen shqiptare. Sulmet e Trumpit ndaj NATO-s, ndaj Bashkimit Evropian, aleanca e tij me Putinin dhe Serbinë, goditja ndaj Ukrainës, ligjërimi i tij anti-Islamik dhe mbështetja e tij për fundamentalizmin e krishterë janë të gjitha politika që venë në rrezik ekzistencën e kombit shqiptar. Ato kuptohen dhe perceptohen lehtë nga shumica e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë". Shumë bukur Kajsiu. Ke tru dhe i kap gjërat.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Kur thua "kolaps", do te thote qe kane pasur "moral", por ne te gjithe e dime qe kjo bande bashke me Sali kermen nuk ka pasur kurre moral, ndaj edhe ekziston vetem ne llumin e kenetes.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Popull

                    Pershendetje gelbaze greke. Nuk rri dot pa hong i çike m.... Te eshte bere ves. Edhe kur je i ngopur, ta japin te tjeret me zor.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eftimi

                      Eshte kenaqesi e vecante kur sheh djem te rinj te formuar mire si intelektual me integritet qe bejne analiza te tilla. te thella e te guximshme si Bledi Kajsiu, i cili ne syte tane vjen fjithnje te rritje si analist, si intelektual i perkushruar per Atdheun dhe i paanshem, qe gjithnje ndodhet ne anen e duhur te historise aktuale. Bravo Kajsiu. Je nje vlere e madhe dhe vazhdo, jepu shembull te rinjve se keshtu ngjallen shpresat e qytetareve qe Shqiperia do behet domosdo. Perbuzi ata qe perpiqen te te dekurajojne se per ate pune paguhen te paudhet qe nuk dijne te lidhin ushkurin e brekeve, nuk mund te sigurojne jetesen pervecse duke i u lepire agallareve qe e shkatrruan kete vend. Respekte Kajsiu.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje