Berisha dhe logjika primitive e hakmarrjes ndaj kujtdo që s’i shërben

6 Maj 2025, 10:45Blog TEMA
Berisha dhe logjika primitive e hakmarrjes ndaj kujtdo që s’i

Nga Altin Ketro

Një nga devizat më të qëndrueshme në karrierën politike të Sali Berishës është: Miku i armikut tim (politik) është edhe armiku im. Dhe këtë filozofi hakmarrjeje ai nuk e ka zbatuar vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe ndaj bizneseve, personaliteteve publike, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Mjafton që në mendjen e tij të vendoset etiketa “mik i Ramës” mbi një biznes, dhe Berisha betohet publikisht se do ta çojë në faliment sapo të vijë në pushtet. Ai nuk merr parasysh që këto biznese punësojnë mijëra qytetarë, që janë përfaqësues ekskluzivë të markave ndërkombëtare, dhe që kontribuojnë ndjeshëm në taksat vendore dhe qendrore. I sheh si objektiva personale, jo si shtylla të ekonomisë kombëtare.

Nëse Edi Rama do të kishte ndjekur të njëjtën logjikë në vitin 2013, shumë biznese që në atë kohë konsideroheshin të afërta me qeverinë Berisha, do të ishin falimentuar me një firmë. Mjaftonte të mos u shlyente borxhet për punët publike të nisura dhe të pambaruara. Por nuk ndodhi kështu. Rama zgjodhi të ndjekë një filozofi shtetformuese, jo një hakmarrje politike.

Kemi parë shpesh kryeministrin Rama, në nisjen apo përurimin e veprave të mëdha publike, duke përmendur hapur sipërmarrës që më parë kanë qenë afër pushtetit të Berishës, por duke theksuar se kjo qeveri nuk i ka parë kurrë si kundërshtarë, por si partnerë të zhvillimit. Për të, nuk kanë rëndësi bindjet politike të biznesit, por kontributi i tij në ekonominë kombëtare dhe në punësimin e qytetarëve.

Ndërkohë, Berisha dhe rrethi i tij i ngushtë, i kanë etiketuar vazhdimisht këta sipërmarrës si “oligarkë të Ramës”, vetëm sepse Rama nuk u hakmor ndaj tyre. Një lloj xhelozie primitive, sepse kryeministri aktual respektoi bindjet e tyre dhe i trajtoi si pjesë të zhvillimit ekonomik të vendit.

E njëjta logjikë përjashtuese dhe agresive është ndjekur nga Berisha edhe ndaj personaliteteve ndërkombëtare me të cilët Rama ka ndërtuar marrëdhënie të forta institucionale. Në vend që t’i shfrytëzojë këto ura bashkëpunimi për të çuar përpara interesat e Shqipërisë, Berisha ka zgjedhur t’i sulmojë dhe të premtojë se do t’i reduktojë marrëdhëniet në nivele minimale formale, nëse ai vjen në pushtet. Por marrëdhënie formale kemi edhe me Federatën Ruse. Ndërsa me aleatët strategjikë nuk kemi luksin të shkatërrojmë lidhje të ndërtuara me vite.

Sali Berishës mbart një ndjesi të thellë inferioriteti dhe një etje për hakmarrje që i bën dëm vendit. Nëse dëmtimi i marrëdhënieve me partnerët strategjikë prek më shumë Shqipërinë sesa ata, hakmarrja e tij ndaj bizneseve të brendshme prek drejtpërdrejt ekonominë dhe psikologjinë e sipërmarrjes.

Dhe këtu fshihet rreziku më i madh për ata biznesmenë që mendojnë se po joshen nga Berisha me premtime për taksa të ulëta. As mos e çojnë në mendje se do të punojnë të qetë, nëse nuk paraqiten si “ushtarë të bindur” të paradhomës juridike familjare, ku ndaheshin dikur tenderët dhe fatet e investimeve. Sepse kështu funksiononte Berisha i Dytë. Dhe Berisha i Tretë nuk do të jetë ndryshe.

3 Komente

  1. V
    Vala

    Tamam logjike shpellare me te cilen shkaterroi vendin e pastaj I vuri kazmen eshe vet PD

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xxx

      Shkatërroi dhe gjithshka ishte ndërtuar me djersën e popullit gjatë socializmit...shpellari, anadollaku

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xokja

        Këtë duhet ta lexojnë 35-55 vjeçarët që kanë qënë të vegjël në vitet e mbretërimit të Berishës. Ai futi në burg motrat Zeraliu dhe ju mori kushedi sa para, bile Vilma Nushi Zeraliut i rrëmbyen dhe të birin falangat e PD. Ai futi në burg Marsel Skëndon dhe i mori parat, ai futi në burg Arben… një tregëtar tapetesh sepse nuk donte ti jepte një shumë të madhe parash. Këto mbaj mend unë po kushedi sa të tjerë biznesmen dorëzuan paratë dhe i shpëtuan burgut. Të parët që e pësojnë janë gjithmonë biznesmenët, familja kërkon para që do dalin duke rrjepur biznesmenët. Popull votoni atë që nuk ju vjedh nuk ju vret. Kjo është PS, votoni për fëmijët tuaj votoni për mundin tuaj, për dinjitetin tuaj dhe të Shqipëris.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje