Berishës as iu hoq non grata, dhe as u pastrua

8 Maj 2025, 09:21Blog TEMA
Berishës as iu hoq non grata, dhe as u pastrua

Nga Andi Bushati

Lajmi se Sali Berisha mund të udhëtojë lirshëm përtej Atlantikut, i ardhur pothuajse plot katër vite pas shpalljes së tij Non Grata, nuk pritet të ketë ndonjë efekt të madh mbi të.

Fushata elektorale për 11 majin është në fundin e saj dhe zvenitja e këtij akti, që u stis për të shkallmuar opozitën vendase, zor se ofron kohë për të rikuperuar gjithë dëmin që i është bërë në katër vite. Pra në këtë kuptim ai është i vonuar.

Së dyti, procesi gjyqësor ndaj tij, i kurdisur nga mashat politike të SPAK, për të justifikuar juridikisht fermanin që fnënshkroi sekretari Blinken, është zhytur në zvarritje diskredituese, dhe të gjitha manovrat që u bënë për ta izoluar tashmë kanë rënë. Pra në këtë kuptim ai është i tejkaluar.

Së treti, përdorimi i sanksionit për ti hequr drejtimin e PD-së dhe për ta fragmentatizuar atë, sipas një strategjie që vijon të aplikohet, ka dështuar prej kohësh, sepse Berisha edhe u rikthye në krye të partisë edhe i bashkoi pjesët e saj të mëdha. Pra në këtë kuptim ai është i pavlerë.

Me përjashtim të përkëdheljes së egos së plagosur të një lideri, ambicia kryeore e të cilit duket se është gjurma që kërkon të lërë në histori, lajmi i ardhur nga Uashingtoni nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe as në fatin politik, as në atë juridik të Berishës.

Sikur këto të mos mjaftonin, përmasën e të gjithë asaj që ka ndodhur e redukton më tepër edhe mënyra se si u shpall ky lajm. U gjet metoda e pyetjes së një gazetari në Departamentin e Shtetit.

Sado i njohur në rrethet politike në SHBA, ai nuk mund ta zëvendësojë nxjerrjen e një dekreti zyrtar. Pra, ne ende nuk kemi një heqje, anullim, apo zhbërje të Non Gratës. Në pikën ku gjendemi flitet thjeshtë për një zhvlerësim të saj. Kjo kuptohet lehtë po të kalosh në filigran komunikimin konciz që Departamenti i Shtetit ka pasur me korespondentin për Shtëpinë e Bardhë të agjensisë Axios, Marc Caputo.

I instruktuar qartë nga lobuesit ai nuk pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë, se a është hequr sanksioni, por nëse Berishës i lejohet të udhëtojë drejt Amerikës. Përgjigjja që merr është kombinimi i një gjuhe sa perfekte aq edhe të drunjtë diplomatike. Ajo flet për rastet “përjashtuese” kur dikush mund të shkelë në ShBA. Përkthimi popullor është: Non Grata nuk është hequr ende, por ajo nuk ka më vlerë, për sa kohë Berishën, këtej e tutje, nuk e ndalon dot askush të kapërcejë oqeanin.

Pra kemi të bëjmë me një fshirje njolle, por jo me një revansh triumfal. Në këtë dyzim, në këtë akt, as kështu as ashtu, duket se ka ndikuar fuqishëm influenca ende e pa fikur e atyre që e gatuan katër vite më parë Non Gratën. Përpjekjet në Uashington, trysnia e disa mediave të lobuara aty e pse jo dhe lumi i pashtershëm i parave të zeza nga Tirana janë faktorë të ndërthurur që Berishës mos i jepej sadisfaksioni moralo-politik që priste. Shikuar kështu, ajo që ka ndodhur nuk ka ndonjë ndikim kush e di se çfarë mbi të ardhmen e tij të afërt.

Por nëse personalisht për Berishën masa është gjysmake, vlera e saj për opinionin publik, për debatin që është zhvilluar furishëm këtej nga anët tona është e p imagjinueshme.

Për katër vite me radhë skena e debatit politiko- gazetaresk u nda në dy grupime skajshmërisht antagoniste. Të parët përbetoheshin për besueshmëri ndaj një Amerike të pagabueshme. Ata i mvishnin asaj deri atribute gati hyjnore, duke mos i vënë në diskutim fermanët e zyrtarëve të saj më të rëndomtë. Falë një koalicioni ramistësh të pasinqertë dhe opozitarësh të cilët nuk emancipoheshin dot nga hija që u bënte Saliu, mjedisi ynë u infektua nga shumfishimi i broçkullave që lëshonte Eskobari, apo debilllëqeve prej çupëline të vonuar të Yuri Kim.

Kundër kësaj furie të sponsorizuar me mjete të mëdha ishte e vështirë të dëgjoheshin pak zëra, në minorancë, që nuk e përtypnîn dot si të mirqenë dogmën se Amerika ka gjithmonë të drejtë, se ajo është e pagabueshme, se vullnetit të alearit të madh strategjik, i duhej shkuar pas me çdo çmim. Në emër të kësaj çmendurie, disa pranuan të silleshin si lshko, nga frika se mos u jepnin të hanin bar, të tjerë u bënë qesharakë, duke mohuar votën, nga frika e pjesmarrjes në kuvende anti amerikane, sistemi i drejtësisë u bë pis, duke i mohuar opozitës reale simbolet e përfaqësimit, ndërsa militantët rilindas forcuan pushtetin autokratik duke u fshehur pas slloganit “nuk bashlëpunojmë me Non Grata-t”.

Deklarata e fundit e Departamentit Amerikan të Shtetit ka një vlerë të jashtëzakonshme se ajo e asgjeson virusin e kësaj dalldie kolektive. Po të lexohet me kujdes ajo i jep tërësisht të drejtë grupimit të dytë, asaj pakice që mbrojti idenë e një sanksioni të padrejtë dhe të lobuar. Ajo i jep fund fabulës së idiotëve të dobishëm të Amerikës së pagabueshme. Aty ka një frazë kyçe, ku akti i Non Grata-s trajtohet si një vendim politik i administratës Biden, që merr peng marëdhëniet shqiptaro- amerikane. Shprehje më e fortë për të kaluar të drejtën tek ata që e kritikuan, apo e përbuzën vendimin e sorosistit Blinken nuk mund të kishte.

Pikërisht për këtë ajo që ka ndodhur ka një rëndësi të veçantë, që e tejkalon rastin vetjak të Berishës, apo debatin se ç’deri në pikë u shpëla ai.

Sfida është shumë më e madhe. Duke dëshmuar se Amerika na sheh në mënyra të ndryshme: në vartësi se cila forcë politike është atje në fuqi, në funksion të preferencave apo interesave të momentit, qëndrimi i mbajtur së fundmi, e relativizon në mënyrë të skajshme peshën që ne i japim fermaneve të që na vijnë nga Uashingtoni. Vetëm budallenjtë mund të përdorin këtej e tutje argumentin “e ka thënë Amerika”, kur vetë kjo e fundit ka hedhur poshtë në mënyrë drastike vendimin e marrë para katër vitesh, të cklin sot e quan si shkatrimtar në mardhëniet me shqiptarët.

Pra këtej e tutje, për të gjykuar Sali Berishën, shqiptarët nuk kanë nevojë të ndikohen as nga Blinken, madje as nga Rubio. Të dy mund ta kenë mirë, apo gabim. Por askush nuk ka monopolin e të vërtets absolute. Për ne, Berisha është edhe ai që njohim vetë. Ai i përmbysjes së komunizmit në ‘92, por edhe ai rrëzimit të piramidave të ‘97; ai i heqjes së vizave e i antarësimit në NATO, por edhe ai i 21 janarit. Memoria kolektive për të as nuk mund të përcaktohet nga një dekret momental i një burokrati amerikan. Për analogji, e njëjta gjë do të vlente edhe nëse, p.sh Edi Rama, do të përfshihej në të njëjtën vorbull sanksionesh nesër. Ai nuk do duhej të qe më pak i adhuruar për tifozët e tij të sotëm, nëse përtej oqeanit e sankskonojnë për McGonigalin. Ai nuk do duhej të bëhej as më i zi, për ata që e kritikojnë, nëse Amerika ndryshon qëndrim kur të bjerë nga pushteti.

Asjnë ferman zyrtarësh kalimtarë nuk mund të ketë fuqi ndikuese mbi historinë që ka përjetuar mbi shpinën e tij një popull.

Dhe ky është lajmi i madh i zhvlerësimit nga administrata e Trump të vendimit për Non Gratën që morën paraardhësit. Ajo e relativizoi edhe më tepër fuqinë hyjnire që disa u rekën ti veshin “aleatit tonë të madh”. Këtej e tutje, dekrete si ai i Blinkenit nuk mund ti shiten me shqiptarëve ashtu si pasqyrat indianëve.

41 Komente

  1. I
    Inçest Bllokmenësh

    Shko e fryhu tek jevgat, se as më budalla i berishistëve nuk sheh ëndrrat që sheh ti! Pastaj për ty është i pastër Saliu si Ferid Bejleri, se sheh me syun e zarfeve që të paguan Zeni dhe sillogjet, AMIN! Merr paratë, por prano dhe poshtërimin e përdhunimin e përditshëm që të bën realiteti, me më shumë sportivitet, se kur gërthet shumë bën lojën e atij që të shqyen bythën. Dhe të mendosh që t'a kanë hypur janë po i njëjti brum budalllësh si ty. Por është dallga e duhur edhe për një mësues mediokër vizatimi si Edvini, si për një gomar tribal si Saliu në 1990. Ndërkohë sodominë e ke avaz. Me dëshirën tënde a me dhunën që t'a zhysin, po në një vrimë të përfundojnë. Pastaj në familje je!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vvv

      Andi, mi gjirizash i pisllekut dhe kriminalitetit te bllokut e sigurimit famkeq te diktatures ne vetflijim per te mbrojtur statukuone ramiziste te politikes 35 vjecare te masakres "demokratike".

      Përgjigjjuni
      1. U
        UNE

        E urren Ameriken me shume se i gjyshi. Kulmi!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Macgr

          HARROVE TE SHTOSH cudine me te madhe qe kam lexuar ::: ''Berisha paska rrexuar komunizmin ne Shqiperi dhe paska rrexuar piramidat ne "97. '' OLELE NENE kaq palaco genjeshtar te pa turp nuk nuk eshte e mundur te jete ne rradhet e gazetareve apo panelisteve si Bushati. /

          Përgjigjjuni
          1. D
            DEMOKRATIS

            " Për ne, Berisha është edhe ai që njohim vetë. Ai i përmbysjes së komunizmit në ‘92, por edhe ai rrëzimit të piramidave të ‘97;..." O Bushat ! Deri tani kam besuar se je thjesht nje njeri i lig dhe kaq. Me pohimet e sotme se i qenka hequr non-grata Berishes dhe, sidomos, me pohimin e mesiperm ( te cituar ne thonjeza ) nuk kam me asnje dyshim se edhe nga ana e intelektit qenke jashtezakonisht poshte. Vertete e ke ti qe S.Berisha permbysi komunizmin ?! Nje pohim i tille mund t'i shkoje per shtat leke Plepit nga Dukagjini apo Ilir Vrenozit nga Korca, por jo nje njeriu te shkolluar dhe, aq me pak, nje njeriu te medias qe pretendon t'iu jape mend te tjereve. Eshte e turpshme ta mendosh, po lere te pohosh. Berisha e mori " situaten " ne dore kur shteti ( paraardhesit e tu gjenetike ) e kishin lejuar pluralizmin, pra kishin pranuar nderrimin e sistemit. Sali berisha shkoi tek studentet si ndermjetes i regjimit me studentet dhe, kur e pa se regjimi beri kthesen 180 grade, mori iniciativen ( per shkak te egos se pashuar per pushtet e sundim ) dhe u vu ne krye te nje partie te sugjeruar dhe miratuar nga regjimi. Keto jane faktet historike qe nuk pjerdhin per mashtrimet mediatike Bushatiste dhe te te gjithe llojeve te tjera si ti.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Latifi tall bythen me Bufin

            Qesharake... nje gazetar pyete nje réceptionniste ne DASH dhe ai i thote : munde te vije kur te kete nevoje Amerika........? . Latit mendoje se i beri nje qoke Bufit para fushates por e beri me qesharak...kjo tregone qe Latifi i konsideron shqiptaret njerez te trashe , vertetone ate qe thoshte ne video ... Non grata hiqet nga ata qe ta vendosen ....dhe Bufi e di , kjo ishte nje shashke nga Latifi per ti ngritur moralin kenetes ..... I forte Latifi mori dollaret dhe tallin bythen

            Përgjigjjuni
            1. U
              Urim

              Per kara si ty. Gazetari: E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA. Përgjigja: Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it

              Përgjigjjuni
              1. X
                XHIXHI VELL MANOKLLA KE SUMA

                O urim, qe ta kane çpuar trunin dhe ta kane bere BRIM, GAZEKARI thua ti... JO PO SHKONI PYESNI robert KAR papa, ose me mire GAZEKAR pim çeka. US DS, nuk mund te ndaloje aktivitete ku (s)HALE KERMA mund te ftohet (NOC RROKUN der m'ime), psh ne nje aktivitet ne United Nations/NYC, por kjo nuk do te thote qe viza merret duke pyetur Deep Seek dhe do te shohesh pergjigjen NO NO NO NO NO NO NO, is currently ineligible to enter United States due to a public designation for "SIGGNIFICANT CORRUPTION" under Section 7031 (c)of the U.S. Department of State' sappropriations act. CURRENT STATUS: As of 2025, there is no indication the U.S. has lifted this designation qe do te thote: STATUSI AKTUAL: Që nga viti 2025, nuk ka asnjë indikacion se SHBA e ka hequr këtë emërtim (titulli NON GRATA).

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Per trapat

                  O kar Gazetari prane DASH ka pyetur DASH zyrtarisht dhe ka marre pergjigje nga DASH , jo nga sorrat.

                  Përgjigjjuni
              2. Y
                Yyy

                Latifi po tall bythen me shqiptaret, Berishes i rruan paret.

                Përgjigjjuni
              3. S
                Stape Pashi

                Nipi i Huzniut, shokut të armëve të Enverit, komunisti Andi Bushati, me këtë shkrim e shpartalloi përfundimisht imperializmin amerikan. Ja lehtësoi pak pozitën antiamerikanit tjetër Sa-leh Ber-bisha.

                Përgjigjjuni
                1. c
                  ce

                  Kur e mori vesh kete lajm te njofuar qysh para nje jave nga Muli kur tha se s'keni pare gje akoma, bythderrja gerdalle Editththththththth harxhi kaloi ne orgazem dhe njoftoi me vrap florianen qe ishte nisur me vrap per ne shqup duke harruar kreherin ne shtepi.

                  Përgjigjjuni
                2. @
                  @.

                  Sa i dhimbset perbindeshi ketij kelush komunisti. Çerdhe kukuvajash që nxini Shqiperin ne ç’do moment. Yt qelbesir se damken as nuk ja kan hequr as kan nermen t’ia heqin po kan lar gojen per 6 milonet qe kan marr.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    STRUGA

                    Andi Mut Muti! Berisha është dhe mbetet MUT- jashtëqitje e SHQIPËRISË- SHQIPTARISË

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vala

                      Kujt po I ketcet ne se u hoq non grata apo jo?! E rendesishme eshte qe lobuesit po e rjepin barbarisht derisa ti heqin edhe breket. Per ne ai mbete nje fashist I qelbur antishqiptar dhe hajdut ordiner qe kerkon rikuperim

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dakord

                        Edhe vrasës. Këtë damkën VRASËS nuk do ia heqë kurrë populli shqiptar. KURRË

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          selosaliu taso

                          po po

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Poseidon

                          ME NE FUND MERO ,GJETE NJE TE SHKERDHYER NGA ENVERI QE NE VOGELI , PER TI BERE NJE GOJORR SALEHKRAXHICIT.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Londra që flet vetëm të vërtetat

                            O trap Bushati i bllokut, pse Bon di kurvë mor burrë se nuk është se të mungojnë zgjuarsia dhe informacioni, por po të përdor rrangalli dhe del jashtë vetes. Po është turp dhe injorancë mor burrë! Pse nuk flet edhe për non grada nga Mbretëria e Bashkuar?! Apo atje ka folur gjykata dhe ua ka mbyllur thasët e rrenave. Turp t'u vij që mashtroni popullin e stërlidhur më shumë nga ju servilët se sa nga politikanët! Turp! Turp! Turp për ty o nipi i Hysniut e djali i Mediut!

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Posi

                              I te dhjefsha zrute ty mor enverist pa tru , po akoma se ke marre vesh non gratan e britanise mer hajvan. Ajo u kerkua nga amerikanet si çoke miqsh kur u pa se non grata amerikane e plagosi po nuk e mbyti Ariun Berishe. Pas kesaj kur ai po merrte çdo dite mbeshtetje u hodh karta e arrestimit nga Spak per ta derguar pastaj te Irena Gjoka. Çdo njeri normal e ka kuptuar se Edi Rama kto vite ka punuar per vete , per te bere shoke e miq ne bote qe i ka mikluar me para e favore.

                              Përgjigjjuni
                            2. N
                              Noci

                              Berisha i ka nxjerre bibilushin Keti kur ka qene i vogel,qe te beje shkurten.Tani po mundohet Bushati t'ja nxjerre Berishes.Nxjerrin gjysen rrenash por qe nuk kane asnje fare emocioni ne elektorat sepse dy dite kane ngelur.Ne SPAK thone se ndodhen asistente amerikane qe po ti pyesi qendra per Berishen ,patjeter do t'i thone se ndodhet ne hetim dhe eshte i pandehur,pavarësisht vendimit te gjykates kur te zhvillohet,se mund te dale i pafajshëm por jo dhendrin i tij qe eshte me i rënduar dhe ja ve njollen edhe Sales,se gjithe ajo pasuri u vendos nga e bija dhe dhendrin,por edhe i biri,ne kohen kur ai ishte kryeminister.Nuk mund te merret e mireqene fjala e nje gazetari rrugesh,i cili perdor "edhe mundet"

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Eraldo

                                Ca legeni qe je o plere,sa me lehtesi e thote mban dhe " 21 janarin" ..mase te mer 11 maji me vete plere..

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arma Vlora.

                                  O Plerè nuk marè mudimin te lexoj shkrimet e tua shkèrdhatore,por pèr te thène qè je SHKÈRDHAT MADHÈSHTOR,JU KINI SHITUR NDERIN DHE SHPYRTIN PÈR 5 LEK.O POSTAQI TI DHE LAROT SI PUNA JOTE.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bejkush

                                    Izni Abazi do kishte qenë më i kthjellët sesa nipi i tij ! Pas një jave do t'a shohësh o Andi se Saliu është Non Grata në Shqipëri. Maskarai që e mori kulaçin e paprerë nga komunistët dhe e shkërdheu vendin vet është histori e mbyllur për popullin shqiptar. Nuk e di ç'të detyron t'a bësh veten Fahri Balliu,Flamur Noka,Adriana Kalaja epo Vjollca Vokshi!????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqiptari i Ilirisë

                                      O Bushat,ose je një spekullant mediatik që kërkon të hiqesh si origjinal,ose je i trashë! Përgjigja që ka dhënë Departamenti i Shtetit është një përgjigje standarte për gjithë rastet e non gratave dhe jo specifikimet për Berishën. Këtë përgjigje do jepte DS edhe në kohën e Baiden. Por ti do ta shohësh siç të do bytha se do të mbrosh "tezat" e tua idiote se si e sheh Amerikën. Vazhdo kështu Bushat deri sa të kompletohesh krejt si idiot. Vetëm na u përgjigj nëse Berisha do merte dot vizë nëse do ja kërkonte ambasadës amerikane ? Lesht e Pacukut do merte,përtej broçkullave të tua!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. U
                                        Urime

                                        Per karat si ty : Gazetari: E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA. Përgjigja: Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tironci

                                          Ore shkerdhate kerkoi athere non grates qe te shkoje ne ambasaden Americane qe te marri vize dhe te shkoje ne Amerike sot? Ambasada eshte e hapur sot. Cfare ka thene DASH eshte krejtesisht korrekt ne perputhje me politiken e jashtme te Amerikes. Dash thote qe ne aleancen e kemi me popullin Shqiptar jo me udhheqesit e saj. Kjo do te thote qe nqs populli Shqiptar eshte I cmendur dhe zgjedh nje non grata ta udheheqi si puna e Sali plehut dhe behet larg qofte kryeminister ne si vend jemi te gatshem te leshojme perjashtime te perkohshme per arsye madhore pikerisht per shkak te kesaj aleance me Shqiperine dhe per kete shkak non grata mund te vizitoje Ameriken per te mos penguar bashkpunimin institucional. Kjo ka ndodhur me presidentin Palestinez Arafat por Yuri Kim e beri te qarte qe populli shqiptar ose qofte dhe demokratet duhet te shkeputen nga non grata se kjo nuk eshte ne te mire te Shqiperise.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lexoje dhe beji te fala Kimetes

                                            Ai është një reporter i njohur, i atashuar pranë Shtëpisë së Bardhë, dhe me këtë cilësi i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit, nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara. E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare”, i është përgjigjur DASH Marc Caputos. Ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” –thuhet në reagimin e Departamentit

                                            Përgjigjjuni
                                      2. l
                                        luli

                                        NON GRADEN ,ja kan konfirmuar vet shqiptaret sepse kane 12 vjet qe nuk e duan kriminelin qe ne vitin 97 armatosi gjith shqiperine dhe me 21 janar vrau 4 te pafajshem,ky eshte perceptimi i shumices ne shqiperi mor i rafinuari nip i diktatures

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Niko

                                          E çuditshme si ky zgjeban ëndërron.Nuk po i përmendim të kaluarën kriminale që i dinë të gjithë për sb pa asnjë të mirë,po marrim të tashmën si veprojnë gangsterët e tij në fushatë duke edhe u rrahur dhe duan të qeverisin. E ngushëlloj Bushatin për doktor mortjen, të kthjellohet të mos bëj sofizma,se është i neveritur.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            H2O

                                            Sa shpejt të nxorri Shkërdheni më Shkërdhitën! Grup i gatshëm në rresht ju kanë të gjithëve. Edhe tek gazeta e Ymerit e kanë gjetur kulluvarin. Variacionin e sejmenëve të tallavasë e kanë nga besimtari më i devotshëm deri tek 300 eurshi i këputur i vorjoqimarës dhe në fund tek më prostituta më histerike e bllokut.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Sinqerishtë po të pyes....

                                              Hyp se të vrava, zbrit se të vrava......ndajç hyp e ndajç zbrit, të vrava se të vrava...Këto kanë qënë, janë dhe do të jenë analizat dhe opinionet e tua... Me kë je Bushat...apo veq me paratë...?!?!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Media kurva

                                                O BYTHEPALARE E BYTHEQIRE, PSE NUK PYET SE KE KA PYETUR AI GAZEKARI SI PUNA JOTE? SA DOLLARE KA MARRE PER KETE PALO TWEET? O GAZEKARI ME MBIEMER PA EMER, PSE NUK PYET ATE GAZEKARIN? TI JE ME I ZI SE TE ZEZAT 35 TE SALISE E SALISTEVE O KELYSH I BLLOKUT! TY DHE SALINE U MBAN LIDHUR HYSNI KAPO ENDE... MJERIM PER TY.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Trojan

                                                  JU PUSHKATARE TE SALI EDVINIT DO IA FUSNI VETES SHPEJT

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. s
                                                    sa per saktesi

                                                    TemA ve gjithmone tituj sipas oreksit te Bazes - Ja titulli origjinal i shkrimit te Bushatit ne Lapsi.al - SI DUHET KUPTUAR VEPRIMI I DASH PER BERISHEN - dhe aty eshte dhe deklarimi i DASH - "..NE NUK DO LEJOJME QE MARREDHENIET TONA ME SHQIPERINE TE MBAHEN PENG NGA VENDIME TE POLITIZUARA TE EPOKES Biden-it..."

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Aron

                                                      As per te shkuar nuk ka per te shkuar kerma.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. i
                                                        iliri

                                                        O Andi nuk te kuptoj ,? aA eshte me e rendesishme per ty qe te bredhesh me shumë neper bote dhe te kesh nje komoditet qe te ndihesh rehat dhe te kujtohesh si njeri i gjirizave te sali berishes,nje njeri qe ska pike burerrie,nje njeri qe jeten e vet e beri duke ju lepire Shkelzenit dhe e brazove veten me fshataret si Cim Peka? Apo te jesh njeri me dinjitet.Ty or pinjoll steka ngel pike burrerie jekthyer si kukuvajk e familjes se berrishes,megjithate i ngjave Babes tend ,nje pirko servili i byrose ,prandaj e ke ne gen. Po tejap nje porosi,ha ne canakun tend ate qe te gatuan zoti dhe shko ne banjen tende sepse jeta eshte e shkurtet dhe ti je nje turp i madh i ketij kombi

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vjosa

                                                          Bushat kurva ! Kriminelin nuk e pastron dot nga krimet një grusht me dollarë ,sepse atë e kemi fshirë nga memorja ne Shqiptarët.Ai do mbetet me (non grata, pa non grata) krimineli ,hajduti , tradhëtari më i madh i kombit ton në gjithë ekzistencën e tijë.Me krmet që ai ka bërë ,po ta zhytësh një minutë në Liqenin e Shkodtës ,Liqeni do mari ngjyrë trubullt.Pastaj jam i bindur që ti për para lahesh në Lanë përditë.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. H
                                                            Hys Hyssa

                                                            Si the?

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Vicidoli

                                                              E sqaroje ky cari

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. w
                                                                wb

                                                                Ju qe permendni se Berisha e shtiu Sqiperine ne NATO, te dini te verteten se antarsimi ishte planifikuar para se Berisha te vinte ne skene. Berisha nuk kishte as gje te bere me ket planifikim.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje