
Nga Marko Caka, Nju Jork
Pasi zgjodhëm Presidentin Donald Tramp me shpresën që ta bëjë "Amerikën e Madhe Përsëri", tani vëmendja e shqiptarëve të Amerikës me të drejtën e votimit dhe të zgjedhjes është kthyer në mëmëdheun e tyre të dashur. Aty ku kanë ngelur më pak se dy muaj dhe partitë e mëdha kanë "mprehur shpatat" në betejën e tyre elektorale për të bindur shqiptarët se lufta në mes partive sapo ka filluar por fitoren e zgjidh vota e juaj .
Këto janë zgjedhjet më interesante që kanë ndodhur ndonjëherë sepse brenda kësaj dinamikë ka hyrë edhe SPAK e cila po tregohet e pamëshirshme ndaj politikanëve të korruptuar, të cilët sado me influencë në elektorat sot janë më të pa mbrojtur se kurrë nga mëkatet e tyre.
Nga të gjithë liderët politikë më i sigurti për fitoren është lideri i partisë socialiste Edi Rama. E di se të gjithë toksikët nuk e pranojnë këtë mendim, madje do ha edhe të sharat e tyre, por unë dua të flas me realitetin dhe jo atë që dua unë. E kam thënë me kohë se kur në kabinetin qeveritar një anëtar dënohet për korrupsion, të paktën për moral lideri duhet të japë dorëheqjen. Kjo është ana morale që e kërkon një shtet demokratik. Përderisa në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur tregon se shqiptarët janë më të përshtatur me mënyrën e qeverisjes sesi e drejton kryeministri, pra gjithësecili merr përgjegjitë e veta.
Ndërsa në anën juridike nëse ndaj kryeministrit deri tani nuk ka asnjë akuzë për shkelje ligjore atëherë nuk mund ta bëjmë fajtor medoemos për shkeljet e kolegëve të tij sado edhe miq apo të afërm të tij të jenë. Se ndryshe do kthehemi në diktaturë ku dëmin e vuante gjithë farefisi.
Kështu ka funksionuar përherë me shqiptarët, mbajnë qendrim vetëm atëherë kur shkojnë drejt qelive me akuzat ndaj tyre, sesa ndaj përgjegjësive morale.
Ajo që kuptoj unë deri tani është se korrupsioni në politikë paska vepruar në mes të afërmeve dhe miqvë të tyre shumë të besuar duke ju afruar poste dhe tendera. Pra brenda një cikli të shumë mirë besuarve, dhe aspak nëpërmjet kolegëve politikanë, drejtore, ministra apo deputetë. Këtë arrita ta besoj edhe nga një intervistë e fundit e Ilir Metës e dhënë nga qelitë e burgut për emisionin Opinion ku thotë "Në korridoret e burgjeve kam takuar njerëz shumë më me vlera dhe karakter se në “korridoret” e politikës.
Me këtë frazë arrij të kuptoj se punët e pista është shumë më lehtë ti kryesh me njerëzit e zanatit, pra të krimit sesa me besnikët e partisë, të cilit një herë e një kohë, njërit që donte ti besonte, i ndjeri e denoncoi dhe demaskoi me bllokun në dorë me zë e me figurë.
Ajo që po rezulton deri tani është se të gjithë ish-kolegët e kryeministrit që nga ministri Tahiri e deri tek i fundit ish kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, Edi Rama nuk ka asnjë lidhje si direkte dhe indirekte me korrupsionin e tyre. Se po të kishte të gjithë këta të dënuar dhe të akuzuar për korrupsion për të shpëtuar bythën e tyre do ta kishin varrosur 7 herë nën dhe. Pra deri tani unë nuk mund të flas asgjë për kryeminstrin e sotëm, përderisa drejtësia nuk e akuzon për implikimin e tij me krimin, sadoqë zërat duan ta bëjnë si më të korruptuarin e qeverisë. Unë flas me gjuhën e fakteve ku SPAK nuk ka asnjë gjë deri tani, derisa nuk e ka bërë publike sado që të jetë edhe nën hetim. Pra po ta marrim garën e sapo nisur se kush ka më shumë shanse për të fituar zgjedhjet e 11 majit, llogjika vetvetiu na çon tek socialistët me Edi Ramën. Po opozita ku gjendet?
Partia Demokratike që është më e madhja në mes të opozitës, por më e rrënuara dhe më damkosura ka pak shanse për të dominuar mbi vetë opozitën e vogël e të ndershme, se sa i përket bdaj socialistëve të konsiliduar kurrë në kurrës.
Ajo që po i dëmton më shumë demokratët është ndarja e tyre me të kaluarën, ku lideri i tyre me plot akuza ku me shpatën e demokleut më tepër po lufton aleatët e tij sesa kundërshtarin më të madh të opozitës, Edi Rama. Të gjithë ish aleatët e tij nuk e duan sepse ata dijnë shumë mirë se sa e vështirë është të bindësh shqiptarët me një nongrata në krye. Me të akuzuarit e SPAK-ut nuk fitohet përbindëshi i politikës, Edi Rama, i cili ka ditur sesi të mbaj afër partinë e aleatët e saj, dhe në të njëjtën kohë si të përçaje opozitën.
Të djathtëve u duhet më tepër ti besojnë asaj opozite që japin më shpresë partitë e reja, me liderë e tyre të rinj e të pa inkriminuar, sesa të një partie pak më të madhe por të rrënuar. Një parti e drejtuar nga një lider "i vdekur" që u duhet së pari të zgjidhin hallin e tyre e të familjes me drejtësinë jo më të zgjidhin problemet e shqiptarëve. Nesër mbush plot 15 vjet që fati më solli në tokën e premtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shpresën për të bërë realitet ëndrrat e mia, si çdo emigrant i huaj.
Të jetosh në këtë vend nuk është aq lehtë duke ditur se standardi i saj jetesës është më i larti në botë. Por, kushdo që ka ardhur në tokën e bekuar ka plotësuar sadopak ëndërrën e tij sepse është vendi i mundësive që nuk njeh dallime.
Ky vend të vlerëson kush je dhe jo nga je. Nëse i ke kapacitetet asgjë nuk është e pamundur mjafton vetëm vullneti dhe dëshira për të bërë gjëra të mëdha. Dhe falë gjeneratave të emigrantëve të ardhur nga gjithë bota Amerika ka bërë gjëra të mëdha dhe krenohet për sakrificën dhe djersën e tyre të dhënë për ta bërë këtë vend akoma më madhështor. Kështu që edhe unë si gjithë të tjerët po punoj e jetoj për të bërë realitet e ëndrrën time të vogël. Nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por të bëjmë aq sa kemi kapacitetet dhe mundësitë.
Shumë shpejt do të vij me një rubrikë unike nga formati i saj në youtube channel. Realizimi i këtij projekti pilot po bëhet në kryeqytetin e botës së argëtimit dhe të financës, Nju Jork ku xhirimet kanë nisur dhe bëhen akoma më impenjuese për nga vështirësitë dhe rëndësia që ka ky vend magjik.
Rubrika ka të bëjë rreth bashkëbisedimit tim të thjeshtë e me humor me qytetarët nga gjithë bota që vijnë për të vizituar këtë qytet gjigand me plot mistere, dhe që e mban zgjuar magjia e dritave të billbordeve që nuk fikën kurrë. E mendova këtë projekt jo vetëm si një gazetar-aktor, por edhe për të sfiduar veten në radhë të parë duke ditur se gjuha ime sado që kam shumë vite, ajo lë akoma për të dëshiruar për shumë arsye.
Sfida e dytë është drejtimi i automjetit gjatë bisedës e cila nuk është aspak i monitoruar siç ndodh në prodhimet e produksioneve të mëdha që kanë një staf të mirëorganizuar si dhe shoferat dublues (stunds) që kryejnë momentet më të rrezikshme të drejtimit të automjetit si dhe që kujdesen për sigurinë fizike të personazheve. Pra, kjo rubrikë është krejtësisht reale dhe jo me histori të stisura(fake) si ato të rrjeteve sociale ku nxjerrin me mijëra video si gjoja të verteta . Prandaj zgjodha këtë lloj formati ku sfidon kureshtjet e mëdha, siç janë njerëzit e huaj që i takon rastësisht, a janë të lirshëm në bisedë, a mund të arrijnë të komunikojnë në një gjuhë të përbashkët, në këtë rast në anglisht pa qenë nevoja e gjuhës së tyre amëtare e cila e bën më të lehtë e më të shpejtë artikulimin e mendimit kur don të shprehësh. Për mua bëhet akoma më e vështirë dhe madje mund të them me plot siguri se është ndër më të vështirat të të përqendrohesh në drejtimin e automjetit në trafikun më të rënduar në botë siç është qyteti i Manhatanit, pra të mbash një bashkëbisedim kaq të hapur dhe të sinqertë me plot humor e batuta.
Edhe komedianët bëjnë batuta spontane në stand-up-in e tyre por më parë ata janë të përgatitur dhe kanë një staf të tërë që punojnë për përformancën e tyre. Ndërsa në formatin tim janë vetë dy kamerat e automjetit që filmojnë rrugëtimin tim me të ftuarit drejt dectinacionit të tyre pa asnjë skalet dhe e gjithë biseda është spontane. Çdo bisedë nis me eksperiencat dhe përshtypjet e tyre për qytetin e ëndërrave dhe pastaj për jetën e tyrë në përditshmërinë e tyre në vendet ku ata jetojnë. Ta mendosh se i gjithë rrugëtimi nuk e ul aspak ritmin e shpejtësisë së automjetiit e cila është në rrjedhën e automjeteve të tjera duke qenë i përqendruar deri në maksimum si brenda dhe jashtë qytetit ku trafiku është tejet i rënduar si dhe në autostradë ku shpejtësia është akoma më e madhe dhe rreziku është më i madh kur të duhet të mbash ritmin e bashkëbisedimit.
Pasi kam nisur punën në testimin e këtij formati të veçantë kam kuptuar se njerëzit mes njeri-tjetrit arrijnë jo vetëm të kuptohen por edhe të miqësohen duke ndarë historitë tyre dhe jetën e tyre private pa komplekse që shoqërohen ku e ku me shakatë me plot batuta, por edhe ironi , një gjë që është shumë e vështirë të bësh komedianin në një gjuhë të dytë siq është rasti im me gjuhën angleze. Madje shakatë bëhen me një kategori vizitorësh të cilët i përkasin klasës së mesme në vendet e tyre, që do të thotë se jeta e tyre nuk ka vetëm seriozitetin por edhe humorin që u jep shumë pozitivitet
Të gjithë të ftuarit e rubrikës sime kanë ardhur për të vizituar qytetin e ëndrrave dhe janë të akomoduar në hotelet me 5 yje përreth kryeqendres më të madhe komerciale dhe argëtuese në botë, sç është Times Square. Ky format është një risi për mua, ku bashkëbiseduesit janë vizitorë të rastësishëm por pa komplekse që flasin për gjithçka nga jeta e tyre, si për sportet dhe artin, ashtu edhe për situatën e tanishme si atë politike dhe ekonomike në vendet e tyre përkatëse dhe në rang global. Një nga pyetjet që më bëhet shpesh është opinioni im në lidhje me Presidentin Donald Tramp, ku të shumtit nga ata janë më skeptikë si p.sh europianët, por ka edhe nga ata që e vlerësojnë dhe që shpresojnë që vendimet e tija do të jenë efikase jo vetëm për jetën e vetë amerikanëve por edhe të popujve të tjerë në gjithë planetin. Shumica e amerikanëve e shmangin bisedën për politikën dhe janë më shumë të fukusuar tek familja, jeta sportive dhe tek përditshmëria e tyre duke krahasuar Nju Jorkun e zhurmshem me provincat e tyre përrallore, të qeta dhe të paqshme.
Pastaj pyetja më e përgjithshme është ajo e origjinës sime, ku pothuajse të gjithë flasin me një respekt e admirim të veçantë për shqiptarët si popull, ndërkohë që Shqipërinë shumica nuk e kanë vizituar kurrë. Prandaj një gjë shumë e rëndësishme për mua është se në këtë rubrikë është mundësia më mirë për të promovuar vendlindjen time me bukuritë dhe vlerat e veçanta që kanë shqiptarët. Madje gjatë bisedës për ata që nuk kanë vizituar Shqipërinë dhe nuk e dijnë se ku i bie, u rekomandohet që dectinacioni i radhës të jetë Shqipëria, për mikpritjen e saj dhe me vendet ekzotike të cilët më premtojnë se do ta vizitojnë shumë shpejt. Por ka nga ata që dijnë shumë për Shqipërinë sidomos fqinjët tanë përtej detit të cilët si kurrë ndonjëherë flasin me shumë vlerësime për dy kryeministrat e dy vendeve, Rama-Meloni, siç është rasti i një avokate nga Roma që punon për kompaninë e madhe shtetërore, TreniItalia, e cila shprehet se italianët i duan shqiptarët. Dhe kjo dashuri sipas avokatës së njohur është rritur akoma më shumë me miqësinë e fortë të dy kryeministrave Meloni-Rama që janë shumë të suksesshëm në vendet e tyre fqinjë.
Se mos kthehesh ne Robert Papa nr 2 qe i thur lavde Sali kriminelit nga megjezi ne darke,vetem te shkoj ti lepij bythen ne Shqiperi i ka ngel.
Sa paguhesh per kesi lloj avokatie, mr. Kaka?!...