Nuk fitohet me dhunë, Z. Luçiano Boçi!

7 Maj 2025, 22:37Blog TEMA

Nuk fitohet me dhunë, Z. Luçiano Boçi!

Nga Alessia Balliu

Ajo që ndodhi në Elbasan, në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, nuk ishte vetëm një incident i shëmtuar, por një pasqyrë tronditëse e gjendjes së brendshme të kësaj force politike. Dhuna mes djalit të Luçiano Boçit dhe një të afërmeje të kandidatit të Partisë Demokratike nuk është thjesht një konflikt personal — është dëshmia më e qartë se kur humbet busulla politike, humbet edhe kontrolli mbi sjelljen, mbi mesazhin dhe mbi njerëzit.
Është e dhimbshme të shohësh që një parti që dikur përfaqësonte shpresën për ndryshim, sot përfaqësohet në media me pamje grushteve e përplasjeve. Por kjo nuk vjen rastësisht. Kjo është fryt i një mënyre të sëmurë drejtimi, i një përpjekjeje për të mbajtur pushtetin në dorë me çdo kusht, duke përdorur gjithçka — edhe ndërhyrjen brutale në proceset e brendshme siç ishte rasti i primareve. Luçiano Boçi, në vend që të mbështeste një garë të hapur, transparente e demokratike, zgjodhi të fusë duart në proces, të ndikojë me emërime dhe të thellojë përçarjen.
Sot PD është e përçarë jo vetëm në Elbasan, por edhe në Shkodër — dy qytete të rëndësishme për historinë e së djathtës. Të dyja të lëna në një situatë kaosi organizativ, konfliktualiteti dhe mungese besimi. Si mund të ofrosh shpresë për shqiptarët kur s’mund të ofrosh qetësi, drejtësi dhe bashkim brenda shtëpisë tënde?
E djathta nuk fiton me dhunë. As me pazare, as me përçarje. E djathta fiton kur është e ndershme me anëtarët e vet, kur është e hapur me shoqërinë, dhe kur është e aftë të përfaqësojë vlerat konservatore me qytetari, me kurajo dhe me përkushtim.
Koha e njerëzve që duan të sundojnë PD-në si pronë private ka marrë fund. Dhuna që shpërthen nga rrënjët e padrejtësisë është një kambanë alarmi. Dhe në këtë alarm, nuk është vetëm Partia Demokratike që rrezikon, por edhe vetë ideja e një opozite të fortë, të përgjegjshme dhe të gatshme për të marrë përgjegjësi nesër.
Luçiano Boçi duhet ta kuptojë: nuk fitohet me dhunë. Dhe sigurisht, nuk fitohet as me frikë. Shqiptarët duan shpresë — jo sherr. Bashkim — jo grushte.

 

14 Komente

  1. A
    Aron

    "Si mund të ofrosh shpresë për shqiptarët kur s’mund të ofrosh qetësi, drejtësi dhe bashkim brenda shtëpisë tënde? nuk fitohet me dhunë. Dhe sigurisht, nuk fitohet as me frikë. Shqiptarët duan shpresë — jo sherr. Bashkim — jo grushte." Me qarte nuk ka si thuhet. Shpresoj qe ajo 30% te zgjohet dhe mos ta hedhi voten dem tek kjo kenete qe po hane edhe njeri-tjetrin. Shqipetare demokrat, thajeni kete kenete njehere e mire, tani keni rastin me te mire. Braktiseni, edhe nqs nuk doni te jepni voten ne partite e tjera, me mire rrini ne shtepi se me keq se kaq tek partia juaj nuk ka ku te veje me.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Duhen NJEREZ te TJERE... BOLL me keta... PRIMITIVE! Ka akoma IDIOTE qe i ndjekin, dhe kjo eshte FATKEQESIA me e madhe.

      Përgjigjjuni
    2. j
      joti

      Sa të jetë në krye të kësaj bande Sali non grata kurrë nuk do të ndahet e vrasjet.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrat elbasanas

        Luciano Boci perfaqeson politikanin llafazan, grindavec e skuth i perfeksionuar per pabesite e veprimet undergraund ndaj disa figurave ne PD e elbasanit. Kam qene prezent ne disa raste kur ai manipulonte antare te PD per tju kundervene nje prej figurave te nderuara te kryesise. Ky njeri e beri lemsh PD ne elbasan dhe dyshoj qe do ta beje corap dhe PD e shkodres. Shkodranet ta mbajne sa me larg kete skuth e llapaqen kokbosh.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lexuesi

          E djathta shqipetare PD eshte kopje e kryetarit te saj, nje person qe perca e sundo, ata qe jane mbetur ne jete “ fis” egersirash nuk mund te bejne ndryshe nga kryetari sepse duhet t’i shohin krye djallit qe dhe kelyshet e tij jane po aq te djallezuar si ai… Nje hale e vertete….!!Sorry per fjalorin…

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje qytetar

            E cuditshme.... ! Kam lexuar disa shkrime te kesaj A. Balliut dhe gjithashtu e kam pare e degjuar edhe duke diskutuar live ne TV. Nje ndryshim i madh . Shkrimet e saj duket qe jane shkruar nga nje penë e mprehte dhe me experience , ndersa kur e degjon neper debate apo diskutime sikur degjon nje shitese zarzavatesh tek tregu fshatar .

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muli dora vetë

              Sje vetëm që e ke vënë re këtë. Po mos u cudit, është normale kjo për llojin e specieve që shkojnë te PD.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bysheku

              Te nderuar shkodrane. Ju uroj suksese te gjithanshme. Pas kaq vitesh isha ne Shkoder. Jam emocionuar shume. Shkodres sa pashe une po i rikthehet ajo lavdia e dikurshme, pasterti, qetesi, njerez te veshur bukur qe shetisin me familjet e femijet, grumbuj grumbuj djem e vajza te reja, Sa bukur. Shkodra keto dite do vendose per fatin e saj. Ju lutem shkodraneve, beni kujdes. Aty ndodhet nje Luciano Boci nga Elbasani. Jini te kujdeseshem ndaj tij. Nuk e kan sjelle kot ne ate qytet te bekuar. Ai nuk e ka mendjen tek votat, te jeni te bindur se ai ka si mision gjullurdite, eshte nje provokator shume i rrezikshem, keta ne Elbasan jane si familje ngatrrestaresh dhe sipas atyre qe degjojme ai nuk kthehet ne Tirane pa sajuar nje vrasje per te akuzuar kundershtaret. Ju lutem beni kujdes, mos bini ne provokimet e tij, shmanguni sa te mundeni, tregoni qytetari sic ju takon. Nuk meriton Shkodra asgje te tille. Kujdes Lucianon.

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Profesori intelektual shpellar që zihet me grushta. Shqiperi je e dhjerë,nuk do bëhesh asnjëherë.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Munika

                  Kur s'ke mendjen, do perdoresh te tjerat. Gazi perdor bythen, Muli perdor pshurrjen Nallbati grushtet.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    E djathta nuk fiton me dhunë???? Po cila e djathtë o zonjë??? Akoma të djathtë të duken këta ty moj?? Këta janë bandë anarkiste në rastin më të mirë dhe bandë kriminelësh në rastin më të keq, madje kjo e dyta është më afër realitetit.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shaba

                      Këta të gjithë janë budallenj. E keni parë ndonjëherë xenin të rrihet jo e jo po as të grindet me dikë? Nuk e di mbase me Arminën?

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje demokrat elbasanas

                        Thirje demokrateve te ndershem shkodrane nga nje demokrat elbasanas jo berishian. Tregoni kujdes me Luciano Bocin qe ju ka sjelle Berisha ne shkoder. Eshte grindavec, llafazan e skuth. Demokrateve shkodrane jo vetem qe nuk do i ndihmoje por ka per ti prishur pune. Kujdes, ai hedh gurin e fsheh doren.Mund te organizoje dhe perplasje diten e zgjedhjeve. Ruhuni nga ky shpirtzi !!!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          T

                          Shabe xenin se kemi pare por arminen e kemi pa tuj u qi

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje