Vota për 9 partitë e reja një shuplakë për dyshen Rama-Berisha

8 Maj 2025, 18:12Blog TEMA

Vota për 9 partitë e reja një shuplakë për dyshen

Nga Kreshnik Spahiu

Më pyeti një mik, çfarë të bëjmë të dielën?
Ti ke dy zgjidhje i thash:
- bojkoto zgjedhjet dhe shko në palzh
- qëndro në Tiranë dhe voto partitë e reja

Të dyja janë obsione të mira sepse rezultati në 11 Maj nuk ndryshon pasi gjithë Shqipëria e di kush fiton dhe kush humb por nëse duam të projektojmë ndryshimin politik në 2029 duhen votuar partitë e reja.

Në 11 Maj nuk vendoset kush do qeveris Shqipërinë por përcaktohet e ardhmja e opozitës dhe prognoza e zgjedhjeve 2029
Nëse në 12 Maj do kemi vetëm dy fitues: PS-PD atëhere Shqipëria futet drejt fatalitetit dhe Edi Rama do jetë njeriu më i interesuar të mbaj Berishën si faktor kundërshtar deri në zgjedhejt pasardhëse.

Shqipëria po përjeton një moment historik dhe 9 partitë e reja kanë disa avantazhe që nuk i kanë pasur partitë e reja më parë gjatë 35 viteve:

- 9 partitë e reja kanë aleat SPAK i cili ka shkatrruar gjithë strukturat kriminale brenda partive të vjetra: PS-PD-LSI
- 9 partitë e reja kanë aleat mediat dhe rrjetet sociale. Kurrë më parë partitë e reja nuk kanë pasur kaq akses mediatik dhe network nga rrjetet sociale
- 9 partitë e reja kanë sot votën e disporës ku 250.000 emigrantë do votojnë dhe nuk kanë pasur mundësi më parë.

Vota për Ramën apo Berishën na mban ku jemi ose na kthen në të shkuarën.
Shqipëria sot ka alternativa të reja përtej listës së servilve që fut Rama dhe Berisha.
Parlamenti ka nevojë për Erald Kaprin, Endri Shabanin, Adriatik Lapajn, Arlind Qorrin, Agron Shehajn, Elena Kocaqin, Kreshnik Osmanin, Pano Sakon, Ferdinant Dervishin apo Dash Shehin.

E diela po afron dhe shumë nga ne jemi dyshues për politikanët e rinj, por gjithsesi ata duhen vlerësuar për kurajon dhe guximin xhaketave të vjetra.

Padyshim që 9 partitë e reja gabuan që nuk u bashkuan por nëse ju i votoni ato mund të sjellin ndryshimin e vonuar, në të kundërt pas 4 vjetësh do dëgjojmë sërish violinën e Edi gërrnetës për bufin e kënetës. Vota për Berishën e mban Ramën pas 2029 në pushtet, ndërsa vota për 9 alternativat e tjera na jep mundësinë që së bashku të luftojmë 4 vjet për ndryshimin e madh dhe Shqiperinë e re.

13 Komente

  1. S
    Salehu

    Nike sorra

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Kreshnik Sorra lehu me pagesë për një kohë të gjatë nga Gjermania, tash është thirrur për shërbimet e rasatit të zgjedhjeve në Shqipëri, ashtu do ta ketë kontratën e pagesës! Në se partizat e reja do të ishin bashkë atëhere mund të ndodhte një farë ndyshimi si hap i parë. Por kështu si janë kokrra, kokrra shanset janë të ulta!

      Përgjigjjuni
      1. U
        U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

        Nik ! Respekt. E sakte.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Poseidon

        TE FINANCUARA NGA SHKERDHENI,VETEM MIRE NUK DO BEHET,KESHTU SI GJITHMONE TE VEGJELIT TE LEHIN DERI TE PREMTEN ,PASTAJ SHIHIM E BEKME PER PAS.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shansi i së dielës

          E pra Kreshniku ka plotësisht të drejtë. Të gjithë trushkulurit militantë janë tërbuar, por duhet vërtet votuar për partitë e reja. Na kanë mbirë në sy Berisha me Ramën. Boll është boll. Të dielën shqiptarët kanë një shans të largohen nga dypartizmi drejt një demokracie të vërtetë. Ky do jetë pushkatim moral për Ramën dhe Berishën.

          Përgjigjjuni
          1. t
            timo

            Kreshnik, sidomos vota për të riun Dash Shehi!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

              Timo ! Batututa e dites .

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                Timo ! Batututa e dites .

                Përgjigjjuni
              2. A
                Arlinda Ymeraj

                Shumë e drejtë Kreshnik. Mos e digjni të vetmen armë që keni në dorë-votën, për dy të papërgjegjshëm, që e kanë patur me pash besimin tonë, që nga 1992, dhe e kanë abuzuar! Mos ju jepni kënaqësinë që të thonë me vehte- e vumë edhe një herë përpara tufën e bagëtive.

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mevlani

                  Niku na trego aman nje here si ta futi Arvizu kur te tha qe dil me siglen Kuç e zi se do te te mbeshtes dhe Rama aso kohe tha si nuk nxiti edhe ndonje Kreshnik tjeter se me shume vota do kisha marre.Leri teorite o Kreshnik se je bo si Genc Burimi me deklaratat qe jep,ja keni dhi edhe Tak Ngjeles.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Labi

                    Zgjedhjet nuk janë as shpulla,as grushta ( me përjashtim të boksit) 10 ose 15 mandate i ikin PD tënde. PS merr aq kishte në mos më shumë. Ku janë shpullat, o analist i shquar? As PD nuk i skuqet faqja sepse janë fëmijtë e saj plangprishës. Pse i pergjithëson "shpullat" e tua prej balte?

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                      Edhe ti dikur ishe Parti e Re. Por ishe satelit. Perfundimi...aty ku je...i pavlere. Edhe keto Risite qe thia jane thjesht satelite te PS ..PD.

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        fjala

                        O Kreshnik, por ti thua qe Rama do mbaje Berishen deri ne zgjedhjet e 2029, por je i sgurte per kete se Berisha nuk besoje do jete mbi toke atehere! Keshtu qe partine e familjes transferohet ne shoqate dhe partia e re do dali jo nga Flamuri e thuthuqi, jo nga Ky Shehu e dervish, jo Luli qe e çkuli as nga Lapa e zhapa pjelle e kalitur ne beteja e as nga Shabani qe nuk di se çfare kerkon, parti e re dhe opozite formohet nga nje intelektalqe ka mendim kristal ne politike jo nga kacidhjare te shtire si Lapa me shike Ashtu vete me mire une. Megjitheate na e ka lene amanet Kadareja me vjershen e tij per opoziten qe do krijohet: "koha thirri ne skene partine" , pastaj do hapen porta dhe do dali tymi bardhe e njerezit do vershojne ta mbushin.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje