A do të jetë Edi Rama një Ataturk?

9 Maj 2025, 12:00Blog TEMA
A do të jetë Edi Rama një Ataturk?

Nga Frrok Çupi

Sëkëlldinë e parë në lidhje me pyetjen që lidh Edi Ramën e Shqipërisë me Qemal Ataturk në Turqi, e ndiejnë ata që e marrin për ‘anapolla’. Sikur këta po e bëjnë Edi Ramën mbret të pashpallur dhe Shqipërinë si Turqinë. Siç u ngatërruan para disa vjetësh me Orhan Pamuk, nobelist, në Stamboll. Një avokat, pak i pa kultivuar, e paditi shkrimtarin se ‘kishte fyer Ataturkun’. Bëhej fjalë për një fiction me titullin ‘Netët e Murtajës’. Por ai s’e kishte fare fjalën për Ataturkun. Edhe këtu, nxitimi se ‘mos na e bëjnë Ramën mbret’ i përplas shumë njerëz me vetveten.

Siç ka ndodhur aq shpesh në Stambollin e Ataturkut. Turqia kishte nevojë jetike që të ndahej nga e shkuara e mbytur në baltën e kohës, dhe të modernizohej. Duhej elementi më fillestar. Gruaja e Ataturk, që nuk e quante vetëm grua, ishte e para turke që hoqi shaminë e kokës. ‘Çdo gjë që shohim në botë është puna krijuese e grave’, thoshte Ataturk…Nga modernizimi i njeriut të vetëm, deri te reformat kushtetuese.

Ne vijmë nga një periudhë e tmerrshme prapambetjeje dhe gjakmarrjeje. Ligjet e kanuneve u risollën nga qeveria post- komuniste si ‘zgjidhje sulltanate’ me qëllimin: ‘Vrisni veten, por më lini të zhytem’. Këta vinin nga dy epoka të ndërthurura, Feudalizëm dhe Komunizëm dhe zgjodhën më të keqen e të dyjave.

Siç ishin reformat Ataturk që ndoqën periudhën e Tanzimatit.

Mbrëmë në një program televiziv në Tiranë, por edhe nëpër bisedat e llojit të tyre, nga këta po luftojnë kundër Edi Ramës pse paska moton se ‘Shqipëria bëhet anëtare e BE vetëm Edin dhe PS’. Nuk e di pse i dalin përpara si shkëmbinj të vërtetës! Ky nuk është lavdërim, dmth që ‘vetëm me Edin…’, kjo është shumë e thjeshtë. Ata që e kishin vendin në duar e degdisen diku në Lindjen e Mesme dhe kthyen në një ‘tortë 500 metra katrorë’ mu në shesh që e rrëmbenin ‘zulutë’ me kova. ‘Inshallah’ ka humbur ajo video se nuk kemi ku dalim para botës.

Me Edi Ramën Shqipëria ka mbërritur deri në portat e mëdha të kështjellës Europiane. Sikur të kthehet ky, atëherë aty bëhet baltë ‘arnaut’ dhe shansi humb përjetë. Siç nuk do të dukej shansi i Turqisë si Republikë e re, pa një shtet kombëtar, laik dhe modern, me plot ndryshime politike, ligjore, fetare, kulturore, sociale dhe ekonomike, të hartuara dhe të zbatuara nga prijësi i Revolucionit.

Në Tiranë, duket se dy trokitje moderne po u gjëmojnë ende në veshë atyre që nuk e duan Republikën si Republikë moderne: Shteti Bektashi dhe Reforma në Drejtësi! Ndërsa me Turizmin si gjënë që njihej vetëm në zakonet parapolitike si ‘bujrum në konak’, thuajse po pajtohen. 11 milionë turistë në vit dhe një ekonomi e trefishuar në qeverisjen e Edi Ramës. Ne duhet, në të gjitha rrethanat, thoshte Ataturk- t’i japim rëndësinë më të lartë ekonomisë kombëtare. Shteti i Ataturk e filloi modernizimin me Reformën e Drejtësisë, modernizimin e Kushtetutës.

Kur e pyetën se ‘a vetëm ti e bën Turqinë moderne?’, Ataturk u përgjigj:

“Janë dy Mustafa Qemalë. Njëri, Mustafa Qemali prej mishi dhe gjaku, i cili tani qëndron para jush dhe i cili do të ndërrojë jetë. Tjetri jeni ju, të gjithë ju këtu që do të shkoni në skajet më të largëta të tokës sonë për të përhapur idealet që duhet të mbrohen me jetën tuaj nëse është e nevojshme. Unë mbështes ëndrrat e kombit dhe puna e jetës sime është t’i bëj ato realitet”.

Kur Edi Rama tha përsëri dje në mesnatë në një televizion se ‘vetëm me Edin dhe PS’ Shqipëria hynë në Bashkimin Europian, ata rreth tij u ngritën pupthi si avokati mendjepaktë në Stamboll kundër Nobelistit se ‘na fyeve flamurin’. Edhe Edi Rama iu tha qartë: ‘ Më ngadalë, po them ‘Unë dhe Partia Socialiste’, dmth ‘të gjithë ju’, ajo shumicë qytetare që është lëshuar shesheve dhe parqeve drejt pikës së fundit të rrugës për në BE. Domethënë për në Qytetërimin e vetëm modern.

Pak a shumë si në epokën kur modernizohej Turqia dhe lëvizte  kryeqytetin nga Stambolli në  Ankara.

15 Komente

  1. T
    Ta ketë thënë Ataturku vallë?

    “Islam, this absurd theology of an immoral Bedouin, is a rotting corpse which poisons our lives.” --Mustafa Kemal Atatürk

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veli Stafa

      Popullit turk ne ditet e tij me te veshtira te agresionit grek,anglez,italian dhe francez iu gjend prane Lenini me bolsheviket e tij te tmerrshem.Turqia u coptua nga imperialistet e Antantes.Ata i lane Turqise vetem nje lagje te Stambollit (Catallxhe).Me mijera mitroloza, fisheke e veshmbathje (ushtria republikane kemaliste ishte zbathur) dhe lingota ari ju dhuruan Ataturkut nga Moska.Ata kishin hallin e Dardaneleve e Bosforit.Asgje nuk leviz pa interes ne kete bote qe eshte leva e arkimedit e shoqerise njerzore.Kete fakt e pershkruan bukur Ismet Toto ne librin e tij Gazi Qemal Ataturk. Gaziu e kishte frike komunizimin dhe nderkohe qe merrte ndihma nga bolsheviket, bente bizedime sekrete me britaniket se mos i futej bolshevizmi.4 parullat e Qemalizmit kane qene :Jemi republikane,jemi laike,jemi populiste, jemi etatiste.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cen Dymi

        Nje hale , nje spiun sigurimi , nje i pa fytyre ve ne goje ATATURKUN e madhe , si Frrok Cupi i shpellabe te Mirdites po vjen dita e kiametit , mos e thente zoti o O Frrok.......!!!!!!!!!!!!!!!!!@@@ Po more Frrok legene si nuk ke turp del 2 - 3 here ne dite more Hijene e mutit.......... Apo je ne ne gare me spiunat e tjere te sigurimit na Mirdita si Prec Zogaj , Nikolle Qeni ( Lesi ) , Aleksander Franga , Matrin Leka ( Miu ) si ka mundesi te gjithe Mirditore. Vetem Enver Hoxha ju kish njohur ju o zagare nderkomtare qr ju shkoi ne hell...!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhilali

          Ti nuk je Ce Dymi por Cen Tumi .Je prezantuar me se mire me injorancen e mart duke vertetuar edhe teoremen me motivin se perse ky vend nuk behet akoma sepse zagare te paarsimuar e pa nivel shoqeror akoma leshojne receta per vlera ndaj çdokujt kur vetedihen qe jane llumi dhe plehrat e kesaj shoqerie ku fale tastierave qe shtypin mendojne se japin edhe mendje per shqiperine e shqipetaret.Kjo eshte fatkeqesi shoqerore.

          Përgjigjjuni
        2. G
          Germany citizen

          Hajde hajde sa ka vajtur lepirja e menderes.... mire t'ju behet ju koke-shtypurve qe rrini atje dhe prape PS do votoni. E kane thene te tjere te zgjuar kohe me pare: Cdo popull meriton qeverine qe ka!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            Histori turqish vk kush i lexin keto shkrime apo per mebtjet tyrke.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toni

              Ajo puna e kovave tregoi nivelin e Shqiptarit...por ata qe drejtonin hoqen vizat o Qup...futen vendin ne Nato dhe priten Bush. Na thuaj cka bere ky fisniku jot I momentit. Sa servil je?

              Përgjigjjuni
              1. d
                doktori i shurres se hysniut ne paris

                ka bere shqiperine, qe ish serbo-komunisti sali e la si kandahari

                Përgjigjjuni
              2. T
                Trotski

                Respekte Frok ! Sipas meje Z.Rama eshte Shtetari i pare shqiptar qe ia ka ngritur lart prestigjin Shqiperise ne arenen Nderkombetare.Krahasimi i tij me Ataturkun eshte me vend .Zoti ia shtofte Ymrin dhe Bufrat e zhapiket le te baltosen ne Kenete

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teodor

                  Cdo te thote te rrisesh prestigjin. Te forcosh pasaporten. Pasaporta Shqiptare eshte e fundit ne Europe dhe arritjen e fundit e ka ne 2010 kur u hoqen vizat. Tjeter? Qe shtetasit ne BE te trajtohen per dokumenta me prestigj dhe si Europian. Meqe jam emigrant po te them se trajtohemi si vendet e Afrikes. Keshtu matet prestigji jo me shetitje me avion apo sreka darka.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Nuk paske kuptuar asgj o Teodor, edhe pse jetoke ne vendet e BE'se. O zoteri, te marresh pasaporten e BE'se nuk eshte vetem ta kesh per te shkuar lart e poshte, se e kemi ate, por per te pasur status te barabarte me te gjitha te drejtat ne kete bashkesi, si edhe perfitimet qe marrin keto shtete, qe tek shteti yne i vogel do te jene edhe me te ndjeshme. Nuk mund te thuash qe prestigji i Shqiperise dhe shqipetarve nuk ka ndryshuar qekur ka ardhur Rama, sepse kjo tregon ose miopi, ase dashakenqesi.

                    Përgjigjjuni
                2. T
                  Tyrkie

                  Ataturku ishte Homo I lindur ne Selanik. Asgje te perbashket me Selcuket e Mongolise, Ai I kishte tmerr burkat dhe Callmat, fale tij shpetoi dhe Haleja e Arnavutllekut qe vetem lepin sume sipas Kocabashit qe ka ne krye. Ataturku e kishte inat mbretucin Ahmet dhe habitej si ky katnar jetonte ne lux e populli hante lakra te egra.. Turqit Jane nje komb qe prodhojne cdo gje, Arnautlleku si ishte eshte. Nje Hale ne Europe. Mbylleni fare dyqanin dhe ndajeni mes Serbit, Turkut e Grekut se si e keni bere me feudalet sot, zorr se i shpetoni nje ore cdo sulmi. Komb tallava me dhembepalare e Qelbes komunista

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kemal Ataturk

                    E sigurt qe ti Frrok je nje kurv burr. Dukesh qe nga surrati qe je rropqir

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      EMIGRANTI

                      Respekte e mirnjohje per shkrimin!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        Shkrim teper i sakte per ata qe kane mendje ta kuptojne. Ata qe nuk kane, do hidhen tek keneta, ku kane vendin.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje