Nga Altin Ketro
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë sjellë në skenë disa parti apo koalicione të reja me emra intrigues, por që përfaqësojnë më shumë ambicie personale sesa vizion qeverisës.
Disa prej këtyre forcave udhëhiqen nga individë që, ndonëse e paraqesin veten si alternativa të freskëta, mbajnë qëndrime ekstreme dhe shpesh jorealiste. Gjen aty kryetarë partie që anojnë nga e majta radikale, me retorikë agresive ndaj biznesit dhe investimeve, të cilët premtojnë taksa të rënda mbi kapitalin, “sa frëngu pulën”. Vetëm se harrojnë, ose bëjnë sikur harrojnë, që edhe taksimi ka një logjikë ekonomike: mund të vendosësh edhe 50% taksë, por pasojat do jenë ose rritje çmimesh që godet konsumatorin, ose largim i investitorëve drejt vendeve të rajonit me politika më konkurruese.
Në anën tjetër, kemi një kryetar të shkëputur nga partia mëmë e djathtë, me sfond biznesi, i cili predikon një reduktim drastik të rolit të shtetit, sikur të jetojmë në një shoqëri ku institucionet funksionojnë vetëm falë vetëdijes qytetare. Ai premton se do largojë 100 mijë punonjës nga administrata publike me një të rënë të lapsit, sikur të pushonte punonjës të një “call center”-i. Kjo qasje ndaj shtetit, pa asnjë përvojë reale në administratë publike, e sheh qeverisjen thjesht si bilanc financiar. Por shteti nuk është thjesht një tabelë Excel-i: është një organizëm kompleks që siguron barazi, stabilitet dhe shërbime thelbësore për qytetarët. Largimi i një numri të tillë punonjësish jo vetëm që do paralizonte funksionimin e institucioneve publike, por do prodhonte një valë pasigurie sociale që historia e tranzicioneve të ngjashme në vende të tjera e ka treguar si të rrezikshme. Kjo qasje rrezikon të zhdukë vetë shtyllat e funksionimit institucional, duke e kthyer qeverisjen në një eksperiment të papërgjegjshëm ekonomik.
Një tjetër kandidat shfaqet me një mishmash të çuditshëm retorike, herë majtas, herë djathtas, me synimin për të kapur çdo votë të pakënaqur. I mungon një pozicion i qartë, ndërsa me gjuhë populiste dhe premtime të zhurmshme për “shumicë kushtetuese”, përpiqet të luajë rolin e anti-sistemit, por pa asnjë eksperiencë reale në menaxhim publik. Ai i flet elektoratit si një avokat që shpërndan fletëthirrje gjyqi, jo si një lider që ngjall besim.
Në teori, zërat e rinj janë të mirëpritur në një demokraci. Por kur hyjnë në skenë pa vizion realist dhe pa kapacitet për të qeverisur, ata rrezikojnë të bëhen burim destabiliteti. Disa prej tyre ose shpallin fitoren si të sigurt, ose, nëse nuk fitojnë, synojnë të nxisin krizë institucionale, me shpresën që vendi të ngecë dhe ata të shfaqen si “shpëtimtarë”.
Por Shqipëria nuk ka luksin të ndalet. Mjafton të hedhim një sy në Kosovë. Jemi tre muaj pas zgjedhjeve dhe atje ende janë pa parlament funksional apo qeveri të re. A kemi ne kohë për një krizë të tillë, në një moment kur negociatat me Bashkimin Evropian janë në një fazë vendimtare? A mund të përçojmë imazhin e një vendi të paqeverisshëm dhe të destabilizuar, pikërisht kur sytë e Evropës janë mbi ne?
Më 15-16 maj, Tirana pret liderët e BE-së, një takim historik që fillimisht ishte planifikuar për më 9 maj, por që pas ankesës së opozitës kryeministri Rama kërkoi që të shtyhej, për të shmangur çdo aludim për përfitim elektoral. Një gjest i tillë tregon përgjegjësi dhe ndjeshmëri ndaj standardeve demokratike, çka është e vështirë të imagjinohet nga një lider si Sali Berisha, i cili në të kaluarën ka treguar prirje për të shfrytëzuar çdo mundësi për përfitim personal dhe politik. Edhe lobistin që e ka paguar me miliona dollarë për interesa të tij personale, sot e promovon si figurë publike në fushatë. Madje, lobisti Latif, si askund tjetër, ka luksin e madh vetëm në Shqipëri që nga sheshi i mitingut të kërkojë largimin e kryeministrit.
Votuesit më 11 maj duhet ta kenë të qartë: lodhja me dy partitë e mëdha nuk është arsye për të eksperimentuar votën me forca pa përvojë, pa strukturë dhe pa vizion të qartë. Votat për parti që përfaqësohen nga dy-tre figura publike, pa histori institucionale dhe pa përgjegjësi politike, është në rastin më të mirë një votë e humbur, dhe në rastin më të keq, një boomerang që e paguajmë përtej një mandati 4-vjeçar.
Sigurisht, asnjë forcë politike nuk është e përsosur. PD-ja, e drejtuar nga një figurë e konsumuar politikisht si Berisha, ndodhet në një krizë të thellë përfaqësimi dhe besueshmërie. Por kjo nuk e bën votën për PS-në një zgjidhje të detyruar. Përkundrazi, mbështetja për PS-në është sot një zgjedhje e vetëdijshme për stabilitet, për vazhdimësinë e reformave dhe për të mos rrezikuar gjithçka që është ndërtuar deri më tani.
Na ndajnë vetëm dy vjet nga mbyllja e negociatave teknike me BE-në. Ky është momenti për një vendim të matur që sheh përtej së tashmes. Zgjedhja e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste nuk është thjesht vazhdim; është një afirmim i qartë se shumica e qytetarëve duan të ecin përpara me një qeverisje që ka treguar qëndrueshmëri, orientim europian dhe një vizion të qartë për të ardhmen.
Po çfar të na duhet Franca dhe Gjermania (Anglia) kur kemi Burrelin dhe Laçin me Sali Qamilin. Po i thua or zoti Gazetar,po kujt ja thua. Ata duan Baben, edhe pse po bredh me uturak ne dore.
Kjo është e vërteta.
po ti gazetari patronazhist qe na thua qe ps eshte e vetmja zgjidhje qe ne shqiperi flasin hala per drita dhe uje po ti qe thua partite e vjetra qe bijne te huaj qe naj paraqesin si mesia qe do shpetojme kur e dime qe te huajt qe kane ardhur per tu marre ndonje lek here si pushtues here nene kravaten e ketyre tradhetareve qe kemi si ps dhe pd po njerin e kam ndermend njerin qe ska qef lekun dhe qe ka bere nje fushate aq te thjeshte po aq progresive si arlind qori keshtu duhet te sillen politikanet ne qofte se duhet ndryshim ne shqiperi shpresoj qe tge kete sa me shume shoke ky arlindi qe nuk pelqejn lekun por jane njerez idealist atehere shqiperia do te kete ndryshim tung
"jo votusi" çfare zgjedhje dhe per kungimin qe i ben prifti ! Ne Shqiperi sot, duhet folur hapur dhe shkronja kapitale qe duhet votuar Partia Socialiste me 11 Maj, jo per hater te Edi Rames, por per hater te vetes tone. Eshte rasti qe nuk ka me per tu perseritur per ne BE. Shume te vjeter ne Shqiperi qe i perkasin regresit dhe interesit te çastit dhe shume te rinj pjelle e tyre por dhe te pa ditur , kane cmiren dhe shpirtin e zi qe demton gjithe te tjeret qe demton Shqiperine, por nuk besoj se do tu pije uje luga e krimit, hadutellekut, shkaterrimit , ndalesave qe i kane bere Shqiptareve te ndershem per 35 vjet. Spak nuk merret me Saliun qe thyen heshtjen elektorale por na jep statistika se sa shqiptare bene shurren shtrember ne ferre. Turp drejtesia shqiptare, turp Celibashi qe ben propagande e jep porosi, turp SPAK e Dumani, Turp gjykatesit e plepave qe nuk jane shkule akoma rrenjet, por turpi eshte pak se atyre u mungon perhjegjshmeria dhe dinjiteti per vendin e tyre dhe popullin e tyre qe i ushqen me flori.Kur do shikojme drejtesi ?!
po ti gazetari patronazhist qe na thua qe ps eshte e vetmja zgjidhje qe ne shqiperi flasin hala per drita dhe uje po ti qe thua partite e vjetra qe bijne te huaj qe naj paraqesin si mesia qe do shpetojme kur e dime qe te huajt qe kane ardhur per tu marre ndonje lek here si pushtues here nene kravaten e ketyre tradhetareve qe kemi si ps dhe pd po njerin e kam ndermend njerin qe ska qef lekun dhe qe ka bere nje fushate aq te thjeshte po aq progresive si arlind qori keshtu duhet te sillen politikanet ne qofte se duhet ndryshim ne shqiperi shpresoj qe tge kete sa me shume shoke ky arlindi qe nuk pelqejn lekun por jane njerez idealist atehere shqiperia do te kete ndryshim tung
Në 11 maj do votohet për davaxhiun e 4 viteve të ardhshëm.
Me Ju lumte Altin Ketro per argumentimin qe beni ne kete shkrim para dite VOTIMEVE. Ju mbehtesim nga Toront me mbi 100 *Pasardhes Veterane*sa dashamires emigrante.
Të lumtë, e vërteta lakuriq siç të gjithë e njohin dhe duan vetëm përpara.
Bravo Altin, abuzohet shume me, te provojme re rinjte, se u lodhem me te vjetrit. Kete abuzm e bejne tv e media, duke perhapur mjergull ne mexhilis. Mungojne argumentat, te rinjte me shume flasin e veprojne kodra mbas bregut, jane anarkiste te mirfillte, nuk kane haber se cfare eshte shteti apo ekonomia, si fuksionojne, po hic fare haber. Eshte turp per ta, por ne mjergull e turbullire peshkojne njerez te paformuar, qe genjehen lehte e i bejne per vete duke u dhene fjale karamele. Historia boterore, ne vendet me kulture shtetformimi ka treguar e tregon se dy jane forcat kryesore politike, te majta e te djathta, me parti po aq te vjetra qe nuk zvendesohen kurre nga emra te rinj partish qe vegjetojne e terhiqen zvarre ne ne mjedise te turbullta politike. Si formohen, ashtu shformohen. Kemi shembuj me bollek ne Shqiperi per te tilla parti, qe jane pronare te nje emri inekzistent. Mund te genjesh sot disa te tilla, por neser je i shkermoqur. Keto particka vetem dem i bejne interesit te Shqiperise e qytetareve, dhe pastaj, si thote udheheqesi i tyre shpirteror: Pas meje ke te behet qameti. Por Shqiperia gjithmone eshte ngritur me lart pas ketyre, nuk eshte bere qameti.
O keterr, Levizja Bashke ka program qeverises shume serioz dhe aspak radikal. Politiken tatimore e ka shume te qarte: ulje taksash per kedo qe do te investoje ne industri prodhuese ose per fermeret qe duan te bashkepunojne me njeri-tjetrin. Rritje taksash per ata qe spekullojne ne tregun e ndertimeve dhe me pasurite e paluajtshme. Te hiqen lehtesite fiskale per hotelet me pese yje. Te anullohet ligji per investitoret strategjike. Te ndalohen konçesionet. Pasurite e nentokes t’i administroje shteti duke marre si shembull modelin norvegjez. Si mund ta quaje dikush veten te majte edhe te votoje kunder ketij programi?
PO bej dhe nje porosi si Celibashi, por une e kam per keto partite e reja me ide te vjetra: sado programe me te mire te kene, prograami tyre eshte o per te nxjerre inate, ose per te marre ndonje deputet me rroge duke shkaterruar perspektiven e Shqiperise e duke i bllokuar deren e BE. Programi tyre eshte njr rroge deputeti ne parlament per ata dhe asgje yjeter.