
Nga Ervis Iljazaj
Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare duke parë që një parti e vetme merr mandatin e katërt radhazi me një shumicë pothuajse 3/5. Dhe për një vend si Shqipëria, me demokraci të pakonsoliduar është e vështirë për ta përballuar një akumulim kaq të madh pushteti.Në fakt, më shumë sesa fitore e Partisë Socialiste në këto zgjedhje, duket sikur ka një humbje të thellë të opozitës, Partisë Demokratike dhe sidomos Sali Berishës. Humbja më e madhe në historinë e saj të tranzicionit që pas ‘97.11 maji duket si një referendum për fundin e berishizmit; kjo është e qartë si drita e diellit. Fundi i berishizmit, me të gjithë atë çka berishizmi përfaqëson, do të thotë fundi si shumicë. Në kuptimin që Sali Berisha nuk mund të jetë shumicë në shoqërinë shqiptare. Sigurisht ai mund të vazhdojë të ketë një përqindje të caktuar të Partisë Demokratike. Mund të ketë ende njerëz që do ta ndjekin akoma nga pas edhe pas kësaj humbjeje katastrofike, dhe do t’i ketë, por s’mund të jetë më alternativë qeverisëse për shqiptarët. Këtë gjë e konfirmuan shqiptarët të dielën. Kush gjen argumente të tjera, ose nuk e kupton të vërtetën e këtyre zgjedhjeve ose nuk do ta thotë.
Në fakt, fundin e berishizimit si shumicë në Shqipëri, i pari që e ka kuptuar është vetë Sali Berisha që në vitin 2013 kur humbi me një milion vota. Jo më kot u largua nga Partia Demokratike duke vendosur një drejtues të ri si Lulzim Basha. Berisha nuk u largua nga drejtimi i partisë në 2013 për një gjest demokratik apo përgjegjësi politike, por sepse kuptoi i pari që ai s’mund të jetë më shumicë në Shqipëri. E vetmja mënyrë që ai të qëndronte në pushtet ishte të jepte dorëheqje, të kontrollonte PD-në dhe të synonte rikthimin nëpërmjet Lulzim Bashës. Dhe për pak realizoi operacionin më gjenial politik në Shqiëpëri. Lulzim Basha në 2021 dhe opozita ishin shumë afër fitores, por Berisha nuk kishte parashikuar Reformën në Drejtësi, dorëzimin e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve lokale, dhe konfliktin me amerikanët dhe të gjitha ngjarjet që rrodhën prej këtij konflikti, të cilët padyshim që luajtën një rol për të bllokuar rotacionin në Shqipëri. Duket paradoksale, por Lulzim Basha ka rrezik të hyjë në histori si kryetari i fundit i Partisë Demokratike që ka marrë më shumë vota. Dhe i gjithë ky operacion gjenial, për pak u shpërblye nga qytetarët shqiptarë në 2021, i cili me sa duket ishte shansi i fundit që Berisha të rikthehej në pushtet
Personi i dytë që e di farë mirë që berishizmit si shumicë në Shqipëri i ka ardhur fundi prej kohe, është Edi Rama. Jo më kot, të gjithë fushatën elektorale e shndërroi në një referendum midis tij dhe Sali Berishës. Dhe shqiptarët, midis Berishës dhe Ramës zgjodhën qartësisht këtë të fundit. Jo vetëm kaq, por garën dhe rivalitetin me Sali Berishën, Edi Rama në këto katër vitet e fundit e ka kërkuar dhe ka ushqyer sepse e di fare mirë që Sali Berisha nuk mund të jetë më shumicë në Shqipëri, dhe u shpërblye për këtë strategji të dielën.
Ky është thelbi politik i rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Sali Berisha prej shumë vitesh ka vetëm votat e militantëve të tij dhe nuk merr dot asnjë votë përtej tyre. Ka një përqindje të caktuar që e ndihmon atë të mos iki nga politika, por të mos fitojë më kurrë, duke bllokuar kështu reformimin e opozitës dhe rotacionin në Shqipëri.
Gjithsesi, kush mendon që Sali Berisha ka humbur e ka gabim. Berisha me minimumin e kushteve mori maksimumin e rezultatit. Berisha arriti të rikthehej, të marrë Partinë Demokratike dhe ta zotërojë atë. Tashmë ka 50 deputetë dhe sërish vazhdon të jetë faktor politik, dhe me Partinë Demokratike mund të bëj ç’të dojë, edhe ta trashëgojë. Ai ishtë i ndërgjegjshëm, ndryshe nga ata që e ndjekin pas, që deri ku mund të arrinte PD nën drejtimin e tij, dhe këtë qëllim e arriti. Berisha fitoi, por çështja është a fituan demokratët të cilët e shohin veten 14 vite në opozitë! Sakrificat që ata bënë për të rehabilituar Berishën, energjitë që i fokusuan të gjitha në këtë drejtim, i solli një kosto politike shumë të lartë! I solli atyre mandatin e katërt të Edi Ramës.
Analize e stergjatur qe nuk kap thelbin e problemit persa i perket PD-se. Kjo parti u krijua nga "shoku" Ramiz Alija, pra nga PPSH-ja, aty ne fillim futen ish sigurimsat, por u infiltruan edhe agjente te UDB-se dhe Asfalise greke, ne krye vune Sali Berishen. Ky nje komunist i perbetuar, servil e karrierist, por edhe agjent i UDB-se dhe i inteligjences franceze. Gjate qeverisjes se tij i solli KOMBIT gjithe te keqiat qe vetem nje agjent serb mund t'i kryente. Shkaterroi gjithshka, nderkohe pasuroi familjen e tij, fale pushtetit te tij, vrau njerez e zhduku njerez! Populli me kalimin e viteve e me pak vonese e kuptoi fare mire se me ke kishte te bente, prandaj qe nga viti 2013 i ka prezentuar "non graten" e tij ketij LUGATI. Ps. Me vjen shume cudi qe shumica e gazetareve neper analizat e tyre boshe, nuk permendin kurre (o nuk kane guxim) thelbin e vertete se perse ky personazh supernegativ eshte i padeshirueshem nga shumica e shqiptareve!
Berisha nuk ka qenë kurrë shumicë! Po bind kurvat Bushati , Shkullaku,Abilekaj etj që thoshin se është shumicë
Bufi do t'ja trashegoje PD Tropojanit , djalit te Besnik Mustafaj , komunist e djale komunisti qe ka mbaruar institutin Marksist - Léniniste. Nese dikush mendone qe nje dite do beje karriere ne ate grupim eshte aveugle qorre nga syte ....
O koqe Iljazaj me nder je edhe petagog (leshi) qe llap neper TV per dy lek te qelbura qe te japin dhe ploteson skenarin e PS. O shoku o bythelepires nuk ishte refendum kunder berishizmit, por ishte REFERENDUM qe tregon qarte se ky popull toc eshte majtist dhe mbeshtet vete Komunizmin. Eshte referendum qe verteton se komunizmi ne Albanistan nuk mposhtet
Komunisti i fundit ne Shqiperi eshte Sali Berisha, u kthyer ne hajdut e vrases!
Iljazaj eshte nje nga armata e derrave te kenaqur qe hane supen e regjimit. A mendon vertet se 780 mije pensioniste kane votuar kunder rritjes se pensionit,se qindra mijera drejtues automjetesh kane votuar kunder uljes se cmimit te naftes,se qindramijera nena qe nuk ngopin me buke frmijet e tyre kane votuar kunder minimumit jetik,se qindramije fermer kane votuar kunder pesefishimit te subvencioneve ? Jo zoteri ti nuk je aq budalla sa te mos e kuptosh se nuk voton kush kunder interesit te vet,sa te mos e kuptosh se zhjedhjet u vodhen nga nje rrgjim qe ka vjefhur e do vjedhe Shqiperine,sa te mos e kuptosh se keto zgjedhje nqs nuk do kete nje perballje te popullit opozitar atehere do te jene fundi i demokracise e rpluralizmit ne Shqiperi
Iljazaj eshte nje nga armata e derrave te kenaqur qe hane supen e regjimit. A mendon vertet se 780 mije pensioniste kane votuar kunder rritjes se pensionit,se qindra mijera drejtues automjetesh kane votuar kunder uljes se cmimit te naftes,se qindramijera nena qe nuk ngopin me buke frmijet e tyre kane votuar kunder minimumit jetik,se qindramije fermer kane votuar kunder pesefishimit te subvencioneve ? Jo zoteri ti nuk je aq budalla sa te mos e kuptosh se nuk voton kush kunder interesit te vet,sa te mos e kuptosh se zhjedhjet u vodhen nga nje rrgjim qe ka vjefhur e do vjedhe Shqiperine,sa te mos e kuptosh se keto zgjedhje nqs nuk do kete nje perballje te popullit opozitar atehere do te jene fundi i demokracise e rpluralizmit ne Shqiperi