Nga Raimond Cimbi
Në 26 korrik 2022, gjatë një takimi me intelektualë, Sali Berisha deklaroi se në ditën e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike, George Soros do të shpallet "non grata" në Shqipëri: “George Soros duhet të shpallet non-grata, dhe kur Partia Demokratike të vijë në pushtet i pari që do shpallet non grata është George Soros dhe djali i tij, me vendimin e parë të qeverisjes së PD”.
Pra, sot në dt.12 Maj 2025, Sali Berisha do të duhej të shpallte “non grata” Sorosët, George dhe i biri. Që të ndodhte një gjë e tillë duhej që Partia Demokratike të fitonte zgjedhjet në dt. 11 Maj. Por kjo mesa duket kjo nuk ndodhi.
Për të bindur shqiptarët se ai ishte serioz në deklaratën e tij dhe do e mbante këtë premtim (Berisha nuk shquhet për një gjë të tillë, përkundrazi…), pajtoi një strateg për fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike, njeriun AntiSoros, pikërisht atë, Chris LaCivita.
Në 12 Maj pati një “shpallje non grata”, jo me Akt Administrativ por me Verdikt Popullor. Ai nuk ishte George Soros, as i biri, ai është vetë Chris LaCivita.
Vota masive kundër Berishës ishte gjithashtu një votë pro amerikane, pro asaj Amerike që shpalli “non grata” Berishën dhe familjen e tij. Ajo ishte një mesazh në shqip për Chris LaCivita.
Chris LaCivita e dinte shumë mirë që Berisha nuk i fitonte zgjedhjet. Një profesionist si ai nuk mund të hidhej “symbyllur” në realitetin shqiptar. Ai i kish bërë sondazhet e veta. Por ai kish bërë edhe hesapet e veta: disa miliona dollarë të fituara për 2-3 muaj, për 2 fjalime nga 30 sekonda që në total bëjnë 1 minutë! Për më tepër kur bëhet fjalë për një marrëveshje me një politikan si Berisha, të cilit nuk i dhimbsen milionat e dollarëve të fituara pa u lodhur fare, me “korrupsion të rëndësishëm” (sipas Deklaratës së DASH).
Chris LaCivita dinte shumë mirë gjithashtu hallin e madh të Berishës: shpallur familjarisht “non grata” nga vendi i tij! Berisha nuk ka hallin e vet. Në fund të fundit çfarë do të ndodhë me të? Në moshën që ka dhe në mbyllje të karrierës së tij politike ai s`e ka problem edhe po nuk udhëtoi më në Amerikë, në pjesën e mbetur të jetës. Ai s`e ka problem edhe po qe se amerikanët nuk duan t`ja dijnë për të, sepse edhe ai nuk do t`ja dijë për ta.
Por Berisha e ka problem, shumë problem, të largohet nga kjo jetë duke i lënë fëmijët e tij të damkosur me “non grata”, pasi ai i di shumë mirë pasojat që të jep ky status. Ahere ky është një motiv shumë i rëndësishëm për të, për t`u investuar me gjithçka që familja e tij të çlirohet nga ky “dënim”. Këtë hall Chris LaCivita e nuhati dhe e shfrytëzoi shumë mirë, si një ujk i vjetër zanatçi dhe Berisha e zgjidhi qesen.
Chris LaCivita nuk shqetësohet fare që shqiptarët nuk i dëgjuan dhe as nuk i begenisën ato 2 herë 30 sekondshet e tij. Ai me siguri tani shijon milionat e dollarëve diku buzë pishinës, me shampanjë në dorë, pavarësisht se në një vend të largët e të vogël e “shpallën non grata”
Latifi eshte nje magjistar i vertete , me nje kapele qe i vuri Bufit mori 6 milione dollare . Kur humbi ne Australie , Latifi tha te njejten fraze ( u blene zgjedhjet) ehhh ku ne Australie . Kenaqesia per mua nuk ishte humbje Bufit pasi edhe vete Bufi e dinte , po humbje trete e Latifit.
O kurve, shqioraret nuk shpallen Non grada” LaCiviten, por veten e tyre qe u peqen diktatori qe i shkerdhen dhe komunizmi murtaja e njerezimit.
Latif Civita nje hajdut ordiner! Na vodhi parate qe kemi paguar si taksa nder vite. Keshtu bejne keta plehra mashtrues. Shqiptaret e trajtuan si qen.
o cja. bere. mir. o latiif. se latifi. e paska. gjetur. mir. punenen. vete. ne cdo shtet. mbush. xhepat. dhe. iken. sali kriminelin e la me. gisht. ne goje. i mori. 6 miljon dhe. ja mbathi. bravo latif
Mond Cimbi, dole ne skene mor hajdut muti, ca kujton se shpetove po ca fol mor kar , Ilir Beqja ne burge ti ben Ismail Kadaren me shkrime. mos u merzit ne pleqni te shijon, ne Rec te pres ma qifsh nonen ca i ke bo ministrise shendetesise dhe oligarkeve. te pres mos u vono, une po pref lapsin (karin)
Bravo Mondi, ke thene ate qe mendon shumica e shqiptareve, e kam fjalen per ata qe e kane trurin te akorduar dhe zemren ne vendin e duhur. Ka edhe plot te tille qe i shkojne pas Salehut, por ç‘ti besh, jane mesuar me dajak dhe nuk rrine dot pa te. Hajt se keni kohe, filloni pregatitjet per 2029, deri ne diten e zgjedhjeve jeni ju fitimtare. Por nje dite me pas, si gjate dy dekadave te shkuara, do filloni te pregatiteni per 2034…