Nga Shpëtim Luku
Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale. Lulëzim Basha e bëri këtë. Me vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ai mori mbi vete peshën e një akti që shumica nuk pati kurajën as ta mendonte. Madje i çuditi të gjithë.
Ky vendim nuk ishte vetëm një shkëputje nga një figurë e fuqishme dhe me histori në PD, por një përpjekje serioze për të çliruar partinë nga pengmarrja personale dhe familjare, që e ka shndërruar atë nga një forcë e madhe opozitare në një strukturë të ngërthyer nga interesat private dhe nostalgjia e një epoke të konsumuar.
Fakti që shumë prej bashkëpunëtorëve të tij zgjodhën t’i nënshtrohen Sali Berishës, jo për parim, por për interes, flet shumë më shumë për ta sesa për Bashën. Ishin këta që nuk qëndruan, nuk mbajtën barrën e një vendimi të drejtë dhe nuk panë përtej momentit. Ishin këta që sot nuk kanë më as moralin për të kritikuar shkatërrimin që i është bërë PD-së nga brenda.
Partia Demokratike ka ende një sfidë madhore përpara: të çlirohet nga pengmarrja dhe të kthehet në alternativë reale për shqiptarët. Por sot çështja shtrohet nëse është i mundur ky çlirim apo jo? Sepse Sali Berisha e ka deklaruar troç mos largimin, përveçse një rrethane. Por që të ndodhë, ky çlirim nuk mund të vijë pa e pranuar të vërtetën. Dhe e vërteta është se Lulëzim Basha pati të drejtë. Vendimi i tij ishte një shërbim që ai i bëri PD-së.
Lulëzim Basha nuk mund të rikthehet në krye të PD-së. Ndaj, në emër të së vërtetës, të së drejtës dhe mirënjohjes kërkojini falje Lulëzim Bashës. Që nëpërmjet “mosmirënjohjes” së tij ndaj Sali Berishës e çliroi PD-në njëherë prej tij.
Politikisht ne moralin e tij politik Basha kishte te drejte. Por militantet e Pd zgjodhen harakirin duke shpresuar te figura e deshtuar dhe e turpuruar e Berishes. Nuk kam shprese qe Pd eshte e afte te ringrihet si force politike serioze, ajo me shumta do jete nje strehe e horave, intriganteve, te paqyteteruareve e lloj lloj mostrash qe askush nuk pret hajer. Cikli i PD ka perfunduar. Shqiptaret politikisht e varosen!
kungillit pa fara ??!! jooo me jo
Shpetim ! Ti vertete mendon se ishte deshira dhe vullneti i Bashes, per perjashtimin e Saliut nga PD-ja !? Ti dhe shqiptaret jane deshmitare per deklaraten e Bashes, i cili tha se ne biseden paraprake me Saliun i percolli atij kerkesen e amerikaneve per largimin e tij, pra te Saliut nga politika, ne te kundert qe te dy do te digjeshin. Po ti vertete mendon se Basha kishte kaq fuqi sa te zbythte Saliun nga politika ? Ma do mendja qe sot u binde, se jo vetem qe Saliu nuk u largua nga politika, por ai perfundimisht nxorri jashte loje edhe vete Bashen. Saliun nga politika e largon vetem Zoti, e ke degjuar, apo jo kete deklarate te Lexhendes demonkratike ?
Sepse kane qene vazhdimisht te kercenuar, edhe fizikisht nga banditet e Saliut,si psh,cubi milioner Noka,spiuni i UDB-se,shume aktiv ne keto marifete,dhe e braktisen Lulin e shkrete!! Fakti eshte ama,qe Luli nuk ka taban per keto pune,nuk eshte temperuar,sepse nuk vjen nga baza,nuk e kishte idene se si duhet te funksiononte,e katapultuan,nga içi ne minister,deri ke kryetar bashkie e partie,keshtu qe tani,perfundimisht,mbreti eshte lakuriq edhe per te me rezultatet e 11 majit!!
Bashe,oBasheee ku i ke shoket o Bashe, Zegjineja kopja tende ne parlament o Bashe. 7here 7 bejne zero o Bashe.
Po te ishte Basha ne krye te PD , keta zgjedhje do t'i kishte fituar sigurte. Por Sal Koburja e perdori PD dhe te shkjerdhyerit qe i shkuan pas per nje vend deputeti per interesat e familjes se tij. Sa mire ndeshkimi qe i beri populli Jorida Tabakut, Kreshnik Collakut, Dhurata Çupit,Ina Zhupes, Adriana Kalase, e ca ish deputeteve te tjere qe shiten bythen tek Sali Krimineli per nje çike deputetellek. Shkoni e futuni ne hele te gomareve tani....
Si do qe te jete Basha, do9 mbahet mend ne histori si personi qe i tha largohu Sali Berishes nga PD, guxim te cili8n nuk pati mendere askush ta bente, pavaresisht se kush i tha amerikane apo gjermane. Mbani Saliun fort tani qe Edi Rama do jete ne pushtet dhe 4 vjet.
Per Bashen kemi folur shume dhe s'mund ta vem me shpatulla pas murit, per deshtimet e PDse.Dihej se kush eshte kaceri i ketije grupi politike.Luli,si cdo i ri ,si dhe shume te rinje te tjere,bashke me Erjon Veluajn u ekzaltuan, qe ju futen me pasjon politikes.Mos te harrijme ,ndryshimi sjell forca te reja ,te vrullshme e te apasjonuar te behesh dikushi,por jo te gjithe dalin faqebardhe.Shumica , jo vetem te rinje si Basha ,por dhe me te vjeter,turperohen gjate karjeres politike ,jo vetem nga mungesa e eksperiences por dhe nga eproret e tyre.Fatkeqsi te punosh me drejtues plot vese,apo pjese e agjenturave te huaja.C'llogari tu kerkosh kur shembullin e keq e jep kryetari i partise apo kryetari i shetit e K/M i vendit.Njerez pa taban kombetar.Kur ne krye dalin figura te fabrikuara nga drejtues me biografi e prejardhje,jo shqiptare.Mburren se jane me prejardhje serb,grek, turq gjerman,italjan,hebrenje, duke menduar se te tjeret, shume here me larte,nga cdo pikpamje ,nuk e perfaqsojne popullin shqiptare. Ne Shqiperi te jepet pershtypja se kushdo shqipfoles mund te kap c'te doje ne postet kyce te nje kombi.Jo zoterinje.Ne Gjermani,France,Itali , me keq Serbi e Greqi ,pa kaluar tek dinastija e flamurit ,qe perfaqson kombin ,nuk hyn dot ne ato organe drejtuese.Pse? Lexoni historine e tyre te kuptoni se kush duhet ta perfaqsoje kombin.Ja keto ka prodhuar e do te prodhoj politika po nuk pate nje Kushtetute te flas vetem ligjerishte ne mbrojtje te kombit etnik.Pjeset perberse te tije te funksjonojne sipas kritereve te kartes se drejtave njerzore.Nuk mund te barazohet nje shqiptar me rrenje patriotike , me nje ,sado i afte ,por i prejardhur nga kombesi te tjera.