Cili kryetar partie do japë dorëheqje në 12 Maj?

26 Mars 2025, 16:51Blog Nga Kreshnik Spahiu

Cili kryetar partie do japë dorëheqje në 12 Maj?

Edhe 6 javë na ndajnë nga basti i madh i Yuri Kim: - Kush do hajë bar në 12 Maj?

Fushata ka filluar dhe kemi disa parti që po kryejnë 24 orë aktivitete.

1- Rama dhe Basha jo vetëm kanë provokuar miliona klikime në rrjete sociale por po kryejnë me dhjetra takime dhe tubime brenda dhe jashtë Shqipërisë.

2- Berisha i lodhur nga mosha, i konsumuar nga idetë dhe i rrethuar nga xhaketat e vjetra, ka paguar një amerikan që të vij dy herë të thotë ndonjë mashtrim në emër të “Amerikës” pa adresë dhe të iki me xhepin plot.

Partitë e reja pa dyshim janë risia interesante e kësaj fushate elektorale.

3- Adriatiku dhe Endri kanë sjell një model ndryshe dhe kanë ngjallur shpresën për ndryshim.

4- Agron Shehaj me sukses po ngre një të djathtë që prej 20 vitesh u shkatrrua nga PD.

5- Arlind Qorri po konsolidon profilin e politikanit pa kompromise dhe një të majte ideale.

6- Elena Kocaqi dhe Kreshnik Osmani synojnë të përgatisin një elektorat jashtë establishmentit.

7- Tom Doshi po rikthehet në parlament me një ambicje për të dal parti e tretë në Shqipëri.

8- Dash Shehi dhe Alibeaj po tentojnë një fraksion të djatht tradicional pa shumë zhurmë.

9- Meta sheh ëndrra nga burgu dhe i shkruan Trumpit duke i ofruar të bashkpunojnë të dy.

Ne i kemi dëgjuar çfarë premtojnë këta dhe çfarë synojnë në 11 Maj, por pyetja është: - A do japin dorëheqje nëse dështojnë keq në rezultatin e zgjedhjeve?

Në Gjermani 3 kryetarët e partive që humbën dhanë dorëheqje, po në Shqipëri?

- Berisha premton 74 mandate por çfarë ndodh nëse ai merr 44 deputet?

- Rama premton 1 milion vota por çfarë ndodh nëse merr 700.000?

- Meta thotë do jem më i votuari por çfarë ndodh nëse nuk bëhet as deputet?

- Basha ishte kandidat për kryeministër, por çfarë do ndodh nëse ai katandiset tek pull?

- Kryetarët e partive të reja thonë do fusim nga 7, 11, 20 apo 71 deputet por çfarë do bëjnë nëse vetëm emri tyre hyn në Kuvend?

Sigurisht dorëheqja në Shqipëri për një pjesë të popullit quhet dobësi, largim nga lufta apo edhe tradhëti. Problemi është që nëse Rama merr mandatin e katërt, mos largimi i Berishës apo Metës nga politika nënkupton garanci që Rama të fitojë sërish edhe në 2029.

Shqipërisë nuk i duhet çdo bëjë Tiku apo Goni nëse humbin por çdo bëjë Berisha dhe Meta.

A do e mbajnë ata peng opozitën akoma dhe demokratët ti lënë të hanë bar jeshil…….?

10 Komente

  1. D
    Drejtori i patronazhisteve

    Përveç Doshit asnjë prej tyre nuk hyn ne parlament se s'kanë asgjë në dorë. Nuk kanë para si Toma që 5-6 deputet i merr pa asnjë dyshim

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeli

      Te hane bjga lope te stazhionuar si kulac

      Përgjigjjuni
      1. c
        c

        Se kush fiton nuk dihet por nje gje dihet , nese fiton Berisha ketij tipit qe shkruan nga Gjermania do i nderptiten pagesat nga Albania, por edhe po fitoi Rama nuk e paguan me se se nuk e ka me te nevojshme se nuk do kete me opozite.Keshtu qe te shkruaje sa te mundet deri me 11 Maj pastaj ben mire te shikoj per ndonje pune.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bënët Bëci-KM në hije.

          Kreshniku ka gjetur goxha pune eshte ndihmes bahçevan ne kryeministri, Ne kohen e lire hekuros breket e Rames.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noar

            Kurse ti pampersast e Sali kermrs

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maria rey

              Pampersati vendos plaku ram rama ...

              Përgjigjjuni
            2. A
              Alfred

              Meriton cmim per kete percaktim!!!

              Përgjigjjuni
            3. s
              sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

              sali krimineli. mer. nje mender. m m m se eshte kerm. kriminel. me ne krye. flamur. mutin noka. jane. te dy per burk. poshte partia e sali kriminelit. eshte parti kriminele

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alfred

                Te fituar do jene ata qe kane fytyre te pervallen me elektoratin! T'i takojne atje ku jetojne! Klikimet dhe videoklipet jane ne interes te atyre qe duan te dekurajojne zgjedhesit, me qellim qe te shtohen abstenuesit! Ti mor capacul je krejt i padobishem! Ben mire te mos na shfaqesh ekraneve!

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Opionisti

                  1 para eshte berisha qe humbasi

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje