Disa përfundime, pas intervistës së Altin Dumanit

23 Nëntor 2024, 09:33Blog TEMA
Disa përfundime, pas intervistës së Altin Dumanit

Nga Habjon Hasani

Ndoqa intervisten e Altin Dumanit, disa pershtypje:

-Ndihej emocioni para kameres dhe sidomos bezdia e nxehtesise qe sjellin prozhektoret e studiove, nje lloj afshi qe te perplaset ne surrat dhe te ç’akordon; pasi te duket vetja si ne ndonje ofiçine.

-Nuk e shikonte ne sy bashkebiseduesin; por nuk ishte shikim dredharak por nevoje e tij per te perballuar emocionet dhe permbledhur mendimet duke u marre me veten nen bezdine e prozhektorit.

-Mbajti qendrim shume here me serioz  dhe dinjitoz se ata qe e kane akuzuar me epitete gjate ketyre muajve.

-Nuk u pyet nga moderatori per paradokse apo probleme te politikave penale qe ka sjelle reforma ne drejtesi. Jam shume kurioz te di se ç’mendon Dumani per disa paradokse qe jane krijuar nga kjo reforme.

-U perpoq te mbante qendrim asnjeanes me amerikanet; duke e pershkruar ndihmen e tyre si teknike dhe jo ushtrim kontrolli (gjeo)politik.

Nuk u sfidua fare nga moderatori me pyetje logjike, te tipit: “Ç’pune ka nje ambasade e nje shteti te huaj te mbeshtese me deklarata punen e nje prokurori qe eshte betuar ne kushtetuten e ketij vendi?”

-Foli me shume pergjegjesi, mençuri dhe maturi per strukturen e SPAK-ut duke vendosur perhere theksin te vlerat e ekipit dhe jo te vetat. Tipar themelor lideri.

***

Ne finale mund te them se struktura e tij, perveç produktit pozitiv ka bere plot deme te panevojshme; por jane deme te pritshme nese i sheh ne kontekstin e nje reforme drejtesie me te gjere qe ka deformuar sistemin dhe shpesh e ka futur ne ngerç sistemin e se drejtes.

Kam shkruar lirisht per keto probleme dhe me pelqeu kur Dumani u shpreh se kritikat e arsyetuara dhe konstruktive me ndihmojne.

Ky djali eshte serioz. Dhe skuqet. Eshte diçka shume e mire qe skuqet dhe ndjen peshen e pergjegjesise.

Eshte disa here me lart nga anatemuesit e te vet qe u eshte bere sedra dhe fytyra sholl dhe qe duke perdorur epitete te rendomta ndaj tij; kane zhvleresuar dhe goditur mundesine per ta vene realisht para pergjegjesise per problemet qe ka ky institucion.

Duke qene se e kam fobi kameren dhe famen ne teresi; sikletin dhe komportimin e tij para kameres e mirekuptoj teresisht, madje eshte element qe me jep te kuptoj se sa me ne siklet Dumani eshte para kamerave, aq me lojetar dhe i percaktuar eshte ai atje ku duhet te jete, ne produkt.

Si dalje e pare televizive eshte shume e mire. Kush mendon ndryshe le te kujtoje daljen e vet te pare ne TV, pastaj ta komentoje.

17 Komente

  1. e
    e po...

    Une s'kam dale asnjehere ne tv, por Dumani, kesaj radhe me beri te mendoj se Shqiperia paska djem qe mua me duken te mençur, atdhetare, trima, te edukuar, specialiste, te perkushtuar, njerez te aksionit dhe plot pasion njerezor-human, njeri qe skuqet kur flet, por nuk terhiqet para veshtiresise dhe nuk behet pjese e llumit si disa politikane te vetequajtur. Duhet mbeshtetur na shqiptaret e mençur dhe duhet inkurajuar se eshte nevoje imediate per vendin. Largohuni nga media se me eshte bere me keq se Saliu qe na ka vrare familjaret. Lexova nje palaço Andi Bushati sot, dhe ta kisha para syve, do ti nxirrja syte me gishta, ; katastrofe mediatike !

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kroi Mbretit

      Z.Dumani te dale ne media te pakten 1 here ne 2-3 muaj qe te shperndaje mjegullnajen qe hedhin palo analista dhe gazetare medioker per dosje te vecanta.Kjo i sherben trasparences me püublikun.Ky eshte mendimi im.

      Përgjigjjuni
      1. U
        USA

        Nuk me pelqyen tre apartamentet. Pasuri e madhe Sadi shume te jet paguar mendoj nuk e justifikon pasurin

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Sot në Shqipëri, nga dy apartamente i kanë shumë. Pse qenka e pajustifikuar t'i ketë një prokuror me mbi 25 vjet aktivitet? Siç deklaroi një prej tyre, të parin me sa kuptova, e kish blerë me kredi në vitin 2006. Gjithsesi, pasurinë e tij, si për gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, e hetoi procesi i vettingut, i cili zotin Dumani e vlerësoi pozitivisht në të tre komponentët: Integritet, profesionalizëm dhe pasuri. Të tjerat janë lehje e atyre që kanë hall me SPAK-un dhe jo personalisht me Dumanin, i cili thjesht bën detyrën, i mbështetur nga të gjithë faktorët, brenda dhe jashtë vendit, për më tepër dhe nga mbi 70% e shqiptarëve.

          Përgjigjjuni
        2. U
          USA

          Nuk me pelqyen tre apartamentet. Pasuri e madhe Sadi shume te jet paguar mendoj nuk e justifikon pasurin

          Përgjigjjuni
          1. s
            saliu duhet te shpallet terrorist

            Ah!te ishte llalla,zagarnjori e gjin gjonrat sa do ishte gezuar saliu me hajdutet e tij qe u mbrojten apo u fshehen pas ketyre maskarenjeve qe u bene milioner dhe ceshte me e keqa po i gezojne dhe po bejne karier te partia e dhjere

            Përgjigjjuni
            1. S
              ShqiperiaBehetMeDjemSiDumani

              A sikur te kishim 100 Dumane! Do tua lija gjithe Shqiperine ne dore, pa me vrare fare ndergjegja, do punoja dhe paguaja taksa i ndergjegjshem qe ato taksa shkojne ne vendin e duhur. Respekt dhe urime per familjen, qe ka nje djale, vella, bashkeshort dhe baba te tille (nuk e di nese eshte i martuar dhe ka femije, por edhe nese jo do ti kete nje dite).

              Përgjigjjuni
              1. R
                R. J. jurist ne pension

                Jam dakord me perfundimet e Z. Habjon Hasani dhe te komenteve. Me te vertete rasti i Zotit Dumani por edhe i kolegeve te tij, na ngjall shpresen se ky vend do te behet. Keta njerez duhen inkurajuar, duhen mbrojtur tamam si nje pasuri e vyer ne fushen e Drejtesise. Media eshte e lire te beje punen e vet, por ama te jete e kujdeseshme dhe te mos pranoje juriste rrugace, te semure psiqik, njerez qe kane blere diploma fallco apo qe i perkasin asaj rryme neonaziste qe ka filluar te gjalloje ne vendin tone qe u vret syte kjo kthese rrenjesore, historike per te shkallmuar pandeshkueshmerine. Eshte tipik rasti i nje personi qe nuk ja kujtoj emrin, nje njeri me nje nivel mizerabel, i cili tentoi te poshteronte analistin Demaliaj pse shprehu mbeshtetje per SPAK. Ne mos gabohem nje me mbiemer Cakani apo dicka e tille. Natyrisht SPAK duhet te beje shume kujdes dhe te vleresoje e analizoje nga i vijne sulmet kaq te ashpra deri ne thirrje histerike te cilat mundet nje dite te jene edhe objekt te ligjit. Nuk mundet me te lejojme qe vendi yne te terhiqet zvarre nga keta krimba qe historikisht kane shitur vendin per pese lek.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Me prokurë të posaçme

                  Mendoj se e ke fjalën për një farë avokat Kujtim Cakrani.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Shqipua

                  1. Nje interviste e mire GJITHMONE varet nga pyerjet e gazetarit. Keshtu qe s’eshte faj i Dumanit por dudush-kotit. 2. Duhet te hiqet SESBEN “kultura gazetareske” se kur merr interviste nga nje njeri me ndikim madhor istitucional( kryeminister, president, kr/gjukates kushtetuese ose te lartë, kr/spak, krye prokuror)) se ti si gazetar po “e merr ne pyetje hetusie”. Zoterinj gazetar. Jeni aty per te bere pyerje dhe PRITUR PERGJIGJIE SI NJEREZ ME INTEGRITET. E shumta e shumta ndonje nderhyrje kur nuk merrni pergjigjie per pyetjen tuaj e tipi “ me falni por me duket se nuk pyeta kete”. Por kur pyetjet jane koti, normal qe e vermja gje qe te ngeler si gazetar eshte te besh pyetje sikur je dikush . E verteta eshte se jeni mjerane ne kapacitet 3. Dumani nuk e shikonte ne sy sepse dudush-koti ishte qe ne fillim si sulmues e jo MIKPRITES. Kjo tip gazetarie eshte edhe shkaku kryesor i katandisjes se ketij vendi. Qe te ndihej Dumani rehat dhe ne te mesonim mendimet e tija reale mbi reformen ne drejtesi, mbi sistemin e prokurorise ne tersi, dudush-koti do duhej ta fillonte intervisten e tij me: Ku keni lindur, si e mbani mend femirine tuaj, perse zgjodhe te behesh prokuror, nqs nuk do beheshe prokuror cila ka qene endrra e dyte. Pra ta lironte te ftuarin. 4. Te marresh interviste nga njerez me ndikim madhor ne nje vend, do duhej te ishte endrra e nje gazetari. Ketu s’kini dhe shume faj se jeni mesuar me kryeministra qe japin intervista cdo muaj sikur ti kini qen te lidhur dhe i “ hidhni ushqim kur te doni”. Duhet te kuptoni se respekti per individet me ndikim madhor shoqeror eshte thelbi i krijimit te shendoshe te nje shteti-shoqerie E fundit… c’komentoj dhe ine kot. Ky stan kete bulmet ka( per ata qe nuk dine se cfare eshte te jesh drejtues i spak… o babi dua karamele. Nuk mundesh ti blesh zemer se duher ti bleje, kontrolloje, hapi, te marri ne tel bodygardi emrorin e tij, ai pastaj drejtuesin e gardas , ai pastaj “ spiunat” se a eshte ai dyqani i rregullt e pastaj ti blesh. Ndaj te keqen babi, neser do blejmë. E kuptoni dot?!)

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Traktori

                    Njeres te tille i duhen Shqiperise. Respekte Dumani!

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlora

                      Respekte për personalitete të till si Dumani.Punë të mbarë gjith punonjsve të SPAK’ut.Mendoji që këta jan shpresa e Shqipëtarve.

                      Përgjigjjuni
                      1. c
                        ce

                        Neqoftese do duhej te vlersoja me pike nga 1- 100 Altin Dumanit do ti jepja 100 piket e mundeshme kurse gjyqtarit me te kurruptuar te planetit Gjin gjoni do ti jepja 0,0000001 pike. Kaq eshte diferenca ne te gjitha drejtimet e Altin Dumanit me shpuren e gjyqtareve me kurs 3 mujor plepash, Gjin Gjoni,Osman Aliu Durres, Adriana nockederrja Kalaja, Fatmira Hajdari .

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mondi

                          Te korruptuarve duhet me I dhon plumbin ne fakt jo pike po kush tia japi.Jo kaq zemerbute ????

                          Përgjigjjuni
                        2. E
                          Endri

                          Lexoj komentyes te mrekulluar nga paraqitja e Dumanit.Nga njera ane I kuptoj pasi kemi 30 vjet qe shikojme dhe degjojme llumin e paraqitur si ajka e drejtesise.Nga ana tjeter u kujtoj qe eshte zgjedhur nga amerikanet,ashtu si dijne te zgjedhin vetem ata.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bob

                            Po mire, ky Habjon skuthi eshte kryetar komisioni qe po jep vleresime si ju duk 'ky djali', dhe si ekspert kokeqepe sugjeron se ka mundesi te permiresohet?

                            Përgjigjjuni
                            1. u
                              une

                              Dumani eshte vecse nje zyrtar i larte i Shtetit Shqiptar dhe SPAKU eshte vecse nje ingranazh i ketij shteti dhe me duket e paaresyseshme qe te behet tabele qitje nga opozita apo te hyjnizohet nga regjimi dhe puthadoret e tij. SPAKU dhe Dumani si pjese e t ij nuk jane as shkaku por nuk mund te jene as sheruesi i kesaj gjendje katastrofale te nivelit te korrupsionit ne Shqiperi. Per sa kohe shoqeria shqiptare eshte eshte tolerante ndaj korrupsionit qeveritar, cfare mund te beje SPAK qe paguhet nga qeveria? Ja ta zeme se SPAK eshte nje trupe Robespjeresh cfare mund te beje? Do te linte gjithe zyrat e qeverise, te pushtetit lpkal, te drejtesise dhe parlamentin pa asnje zyrtar ? sepse asnje prej tyre nuk ka shpetuar pa e ngrene corben e korrupsionit, te rushfetit apo shperdorimit te detyres sipas mundesise qe iu jep vendi i punes .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje