Abelë dhe Kainë

22 Nëntor 2024, 11:20Blog TEMA
Abelë dhe Kainë

Nga Balil Gjini

Ajo çka ndodhi me dy adoleshentët mund të shikohet në dy pamje:
1.Pamja universale: brenda njeriut dremit krimineli. Mjafton të krijohen rrethanat që ai të zgjohet, të bëjë hatanë. Jemi të gjithë vrasësa, nipër e stërnipër të Kainit. "Njeriu ka lindur dru i shtrembër, thotë Kanti, dhe çdo përpjekje për ta drejtuar atë do të kullojë gjak." S'kemi derman si racë. Këtë na i ftillojnë me dhjetra shkrimtarë e njerëz të mençur, që nga motrat Brontë, Lavrenci, Laclostë, Sad, Mazoh, Bataille. Mjafton të lexohet "Vëllezërit Karamanzov" i Dostojevskit që të kuptohet kjo gjë.
2. Shoqëritë e dinë këtë gjë dhe ngrenë diga kundër të keqes. Shqipëria jonë jeton poshtë një maje mali, nga i cili bien orteqe. E ka të domosdoshme ndërtimin e digave. Po, në të vërtetë, ajo jo vetëm s'e ka bërë këtë, por, aty, në majë të malit, ka ngritur një brumatriçe, ku mbrun dhe e gatuan këtë të keqe. Kriminelë e sojsorropë e shkelin ligjin si të jetë copa e bajgës që e ka lëshuar në asfalt lopa e katundit. Kulti i kriminelit në këtë vend ze kryet e vendit, kurse njerëzit e ditur të tij janë vetëm ca portrete të varur nëpër zyra, mbi të cilët kanë dhjetë mizat. Krimineli ka makinë Hammer, llogari bankare prej disa miliona eurosh, të dashura e vila, i thotë "të q... robt" shefit të policisë në çdo sekondë që t'ia ketë ënda. Adoleshenti e shikon kriminelin me sytë mbushur plot lëng admirimi. Imagjinoni tani ata shërbëtorët e rangut të dytë: mësuesit, prindërit, apo nëpunës të tjerë të shtetit, që përdorin para tij ca fjalë si xhufka të dhjera zbukuruese "më fal", "të lutem", "a ka mundësi", fjalë që i shkaktojnë përzierje e të vjella. Jo! Kriminelët e këtij vendi e kanë mësuar adoleshentin të përdorë fjalë të ashpra, fyese, gjithë aromë cuknisëse.
A ka shpëtim shoqëria nga kjo e keqe që e ka pllakosur? Sigurisht. Ajo duhet të endë pëlhurën e bukur të perspektivës, ta endë në heshtje, pa u ndjerë, gjithë elegancë e përkorje. Por që të bëhet kjo duhet të hiqet dorë nga puna që kërkon t'i marrë frutet në çast. Të heqë dorë nga e tanipërtanishmja.

5 Komente

  1. "
    "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

    Nuk keni pa gjo akoma.... Gyzelet e brezit tjeter do te jene me agresore,kjo pasi pritet qe Hanemet turkoshqipfolese te nderzehen me kallepsese afghane.... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vendi me byth perpjete

      Problemi, nuk ka shans, te zgjidhet, vecse mund te zgjidhet ne kohe, ne menyre evolutive, duke u pastruar ne histori.Kjo per arsyen e thjeshte: Fshatareve te Enver Hoxhes, qe u vune ne drejtimin e qyteteve, pa u asimiluar, ju bashkua hordhia shpellare haxhiqamiliste hoxhiste e Berishes dhe e salianjeve. Tani klani i Saliut me mentalitetin bathorist,i ka te perhapura metastazat kanceroze, kudo: si oligarke te pa konkurushem ne ekonomi, shperndare ne gjithe institucionet e larta te shkences, kultures,arsimit,shtetit, legjislativit,jurisprudences etj.dhe jetojne ne nje simbioze me racen e tyre te boseve te droges, qe i kane kthyer parate ne objekte te pa tundeshme, ku ” suksesi” i tyre, garantohet pasi investojne jeten e tyre, ku egersia merret per trimeri dhe miletit te thjeshte, me te drejte nuk i pelqen te rrezikoje, kur per me teper kemi nje shtet, qe as ka ndermend te behet ndonjehere i tille, por vazhdon te mbete nje karikature e shemtuar e tij, qe perfaqesohet me se mire, nga nje amalgame piktori, ne cfaqie prej dylberi ne oborret e sulltaneve dhe shejkeve islamist, ne piruetat prej bufoni ne oborret e brukselit dhe okb-es.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tartufi

        Pershendetje fantastik , pas ti nuk do kete shum komente vec timi qe te pershendes ,se terre kjo mase qe komenton 95% e tyre jane [ thiare ] te qelbur me spaleta kapteri te zbritur nga shpellat dhe pyjet .

        Përgjigjjuni
      2. E
        ENTSOE

        Pronat I zaptoje Bathorja, toke e xanum, media nje kurve e perkore, pallat pioneeri nuk Ka me, panairi I librit mbushet me bleres femijet??!!!! Leku dhe kurvat ne rend te dites, shkolla dhe kultura ne grope te m....

        Përgjigjjuni
        1. k
          kirurg

          E ke nisur me një argument gjoja të nivelit të lartë filozofik e psikologjik, por ke bërë një vërë në ujë, Balilooo! Vetëm u ke dhënë rast turli antishqiptarëve që përqeshin në çdo postim online karakterin, prejardhjen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ke dashur të tregohesh shumë i mençëm, meqë je dhe si punë shkrimtari... Ke filluar punë në ndonjë vend pëllumbash më duket...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje