
“Vetëm shqiptarët dhe çeçenët vrasin pa motiv” ishte konkluzioni i Profesor Müller studius i kriminalogjisë gjatë një konference ndërkombëtare në Madrid.
Në të drejtën penale edhe vrasjet klasifikohen me motive në disa vepra të ndryshme penale:
Vrasje ndodhin në të gjithë botën për motive:
- interesi
- për shkak detyrës
- për xhelozi
- për gjakmarrje
- për grabitje
- për vetëmbrojtje etj etj
Ndërkohë Shqipëria i përket një planeti tjetër.
30% të vrasjeve në Shqipëri ndodhin pa “motiv” në kuptimim juridik të fjalës.
- pse e pa me inat
- pse e parakaloi me makinë
- pse i zuri parkingun
- pse kamarieri vonoi porosinë
- pse karikuesi celularit kishte zën prizën
Analiza ligjore e një kategori vrasjesh në Shqipëri provon se po rritet një brez i dhunshëm, por edhe me probleme të rënda psiqike.
Motivet e vrasjeve në Shqipëri ska psikolog që i analizon. Truri i kokës me gjashtë cepa të shumë kriminelve shqiptarë është i pashpjegueshëm nga kriminalogjia apo psikologjia.
Sot kur mbarova punë, takova Sedin një mikun tim piktor në Gjermani i cili më tha:
“Nuk shkel më në Shqipëri gjithë jetën”
Pse? - i thashë
Ai mu përgjigj: “Kur isha në gusht me makinë dhe familjen, udhëtuam 20 orë normalisht nga Berlini në Mal të Zi, por 6 orët nga Shkodra deri Sarandë ishin horror dhe disa herë ishim duke u vra me shoferë të çmendur që jo vetëm na rrezikonin jetën me shpejtësi por dhe më shanin familjen nga dritarja sepse unë i jepja makinës me kilometrazhim e lejuar nga tabelat”.
E dëgjova dhe iu përgjigja gjysëm me shaka: “Ke shpëtuar gjallë sepse ishit në Sarandë. Shyqyr s’ke parkuar në ndonjë qytet tjetër dhe ta shikoje rojen e parkigut me inat sepse do haje ndonjë plumb kot”.
Sot rrugët e Shqipërisë janë plot me polic por që s’kanë autoritet.
Dikur polici i Fierit i hidhte një sy qytetit Lushnjes, dhe i gjithë populli dridhej. Iku ajo kohë…
Tashmë jetojmë në epokën që kur i forti lagjes del me makinë në rrugë por dridhet policia dhe e nderon gjithë shoqëria.
Në Shqipëri nuk vret njeri as ministra dhe as pokitikanë që i lënë pa punë apo pa bukë.
Në Shqipëri kini kujdes kur shkoni tek lavazhi makinave, tek semafori i kuq, tek parkingu, tek bilardo, tek klubi me muzikë, tek plazhi me 5 yje.
Mos parakaloni makinat e shtrenjta.
Kujdes! Mos guxoni të shikoni askënd në sy.
Gëte ka thënë: “Të çmendurit nuk i gjen vetëm në çmendinë. Ata janë kudo. Planeti yne eshtë psikiatria e universit.”
Ndoshta ne jemi kryeqyteti i tyre…….
Eshte pune geni. E kemi te keq. Jemi shume prapa ne tabelen e civilizimit me kombet e tjera. Bejme shqiponjen vend e pavend si majmune mderkohe qe po keta shqiponjaxhinj hedhin kanocen nga makina, hane fasule por blejne benc e reoba firmato fallco qe te duken. Popull fallso si mall kinez.
I turpshem si shkrim. I ceket. Ofendues.
Jo nuk eshte ashtu! Eshte shume realist si shkrim. E kam pesuar vete, jo me rrezik jete por me shume stres te madh. Si i jepet makines ne Tirane eshte nje cmenduri. Nuk cuditem qe ka aq shume aksidente. E turpshme eshte te gjymtosh dhe shtypesh me makine nga padurimi dhe pakujdesia dhe jo te shkruash nje te vertete. Duhet ti therrasim mire mendjes, dhe rregulat duhet te jete te rrepta.
Eshte pikerisht si shkruan autori dhe mos ia beni qejfin vetes qe eshte ndryshe. Ndryshimi fillon atehere kur ti e pranon qe me ty ka diçka qe s’shkon. Ecin si te çmendur, nuk zbatojne ne rruge asnje shenje rrugore, shume shume rrallë, te hakerrehen, te shajnë, te bertasin (si meshkuj ashtu dhe gra), nuk duan te paguajne taksa, kudo evazion fiskal, absolutisht kudo, shtet qe ska kellqe te kontrolloje dy metra vend. Jemi njerez te pacivilizuar ne masë, nuk ka rendesi jug, veri, fshat a qytet.
Fatekeqesisht, kam patur te njejtin fat edhe une. Bera nje kthese djathtas ne nje lagje te Tiranes, hap sinjalin djathtas, ngadalesoj shpejtesine, kontrolloj te gjitha pikat e kryqezimit te vogel, shikoj kendin e vdekur ne te djathte per kembesoret, dhe te gjitha keto veprime i kam bere pasi kam bare nje dalim stop absolut stop prane tabeles Stop. Kam kontrolluar per here te dyte shume shpejt te gjitha pikat e masiperme dhe kam filluar te bej kthesen me kujdes sepse kishte edhe kembesore qe me dilnin perpara. Shoferi qe kisha pas 'u cmend'. Doli nga makina dhe filloj te ulerinte me sa kishte ne koke se perse po i bllokoja rrugen!. Se ku do te kalonte ai, nje zot e di por ai tha se duhet te ecja shpejt duke i rrene burine dhe kembesoret te hapnin rrugen. Pra duhej te trembja kembesoret. Nje situate absurde ku nje injorant po me jepte leksion se si t'i jepja makines!
Shoferi 100% alpin
Ore shkerdhat! Edhe kur mundohesh te besh.nje shkrim.gjoja. te aresyeshem vzhdon j.me.ofemdime. Cfare te kane bere Fieraket apo I ke inat qe jane te zot ne perendim se ti nuk punon.dot aty ku je? Rrace muti! Mahesh eshe si palo jurist! As nuk e di se nga je dhe as.me.intereson. Hajdd takohemi ne SHBA te.te mesoj.nje cike!
@Tani Lexoje mire shkrimin. "..dikur polici i Fierit i hidhte nje sy qytetit Lushnjes, dhe i gjithe populli dridhej" Eshte ilustrim i reputacionit te forte te policit. Edhe "Tirana e re" kishte nje polic operativ, qe quhej "i plotfuqishmi zones" Edhe nga ai dridheshin lacat apo vagabondet e atehershem. O Tani, o Fierak, provoje sillu njehere me policin ne Amerike si sillen keta Lacat me policin tone.. Nuk besoj se ta mban, se e ke bastin e humbur. Hajd shendet o Amerikano-Fierak.
O Tironso! Perse nuk perdori Kavajan ky apo Durresin? Ju jeni akoma provincial ne mendime dhe akoma shani nga krahinat! Mos ki merak per policine amerikane se nuk ben dallime krahinore si ky pallosh jurist qe nuk ia ka haberin se cfare flet. Qetesine atehere e mbante sistemi dictatorial qe nuk eshte per tu marre shembull.
Shkrim i shtrembër , vrite mutin..lol
Nje shkrim fantastik!