Martin Cani na ulëret të gjithëve "Act now"

20 Nëntor 2024, 17:54Blog TEMA

Martin Cani na ulëret  të gjithëve "Act now"

Nga Marko Caka, Nju Jork

Fundjavën që kaloi Kryeministri Rama në podkastin e tij  theksoi se qeveria po përgatitet të hapë një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit. Madje shkon më tej duke thënë-" se është çmenduri të rrish në Greqi dhe të mos kthehesh në Shqipëri" - pra të vish e të punosh se pagat janë më të mira këmbëngulte  nga mikrofoni i podkastit të tij,  kryeminstri i vendit. Deri ketu shumë mirë se motivon shqiptarët të kthehen e të kontribojnë për vendin e  tyre, se  "guri i randë peshon në vend të vet"- thonë edhe këngët e kurbetit, ndërsa të tjerat janë bla,bla.

  Pra, gjitha këto tingëlluan  shumë bukur në fundjavën me diell sadoqë për  komentuesit më kritikë të Ramës tek  Tema janë gjithmonë të pakënaqur e skeptikë, ku sipas tyre kryeminstri o nuk jeton në Shqipëri të njoh  realitetin,  o i thotë nën efektin e "pijes". Unë besoj tek e para me realitetin, sepse nuk kaluan as 48 orë dhe të Hënën  vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani që ishte ndoshta ngjarja më tronditëse, dhe  më e rënda e gjithë vitit, ishte  shembulli më i mirë për ti treguar kryeministrit se jo shumë larg zyrave të  tij  ne kemi një Shqipëri tjetër që rënkon brenda pellgut të pa sigurisë dhe në indiferencën e gjithë shoqërisë e më e kryesorja në inekzistencën e  shtetit që ti drejton  dhe paguhet nga taksat tona. Vrasja e 14 vjeçarit nga dora kriminale e bashkëmoshatarit të tij dëshmoi edhe një herë  se edukimi dhe siguria në vend është në nivelet më të ulëta,  si asnjëherë.  Në ambjentet e shkollës nxënësi me armë të ftohtë sfidoi  të gjithë, që nga prindërit e tij, mësuesit, shoqërinë ku rrethohemi dhe shtetin që duhet të na mbrojë bashkë me gardianët përreth shkollës. Të gjitha këto që lartpërmenda të hënën në orën 13:10 , në shkollën "Fan Noli"  rezultuan që  nuk funksionojnë aspak, pa thënë se janë inekzestentë përballë këtij brezit të ri që po e rrisim, se po e edukojmë as që bëhet fjalë. Madje vrasësi edhe pas ngjarjes si pa i hyrë ferrë në këmbë dhe me "trimëri" të madhe na bënte karshi me armën e ftohtë të krimit duke e publikur në rrjetin e tij social e duke na  treguar se krimin e kishte bërë me vetëdije, pa asnjë shenjë pendesë sepse shoqëria përreth është "e vdekur" dhe krenarinë e gjen tek "të fortët" që kanë pushtuar gjithë TIK-TOK-un . Ky është një akt kriminal alarmant për shtetin  sepse ka goditur në pikën më të dobët të shoqërisë sonë ,tek ardhmja e vendit, aty ku fëmijët ndjehen të pa sigurtë,  të pa mbrojtur nga bashkëmoshatarët e tyre të prirur për tu bërë kriminelë, të cilët për moshën që kanë mund të dalin të pa lagur nga lehtësirat që ua krijon ligji. Kështu brezi ka lindur Shqipëria e pas tranzicionit sepse shembulli i tyre fillon që nga familjet e tyre të shthurura, shoqëria që na rrethon(në injorancë të plotë), nga "të fortët" e lagjes dhe të politikës dhe deri tek aktet  e dhunshme të  ligjvënësve  brenda mureve të  parlamentit shqiptar nga ku dalin edhe ligjet që ne duhet ti zbatojmë.

  Pra, zoti Kryeministër përpara se ti ftosh bashkatdhetarët që të mbajnë ekonominë e Shqipërisë në këmbë, atyre duhet tu garantosh sigurinë e fëmijëve të tyre të cilët janë rritur dhe edukuar jashtë me një frymë tjetër ku vlera e njeriut është aq e shenjtë saqë  askush tjetër në këtë botë nuk ua ka fatin e tyre në dorë përveç Zotit ku ata besojnë.

    Para pak kohësh takoj në Athinë Sandër Palokën ,një mik i vjetër shkodran, i cili punon mjeshtër ndërtimi për 30 vite në shtetin helen. Por, para se ta takoja për kafe  pas kaq shumë vitesh, më thotë - Marko po nxitoj se kam për të shku tek shkolla e djalit, se çdo dy  javë e kamë lënë të bisedoj me mësuesit e tij për ecurinë e tij në mësime, sepse tek sjellja nuk e kam merak se e kam  shumë të  dashur si me bashkëmoshatarët ashtu edhe me mësuesit. Një herë e kisha pyetur- pse Sandër, me zanatin që ke ti shumë mirë  mund ta ushtrosh në Shqipëri, ngaqë kanë nevojë për ju dhe mund të paguhesh më mirë. Ai mu përgjigj menjeherë a thua se e kishte në majë të gjuhës -  "Jo, se unë sot jetoj për fëmijët dhe kam investuar gjithçka për  edukimin e tyre, për të cilët në Shqipëri ndjehem i pa sigurtë se si do të jetë e ardhmja e tyre". Ndoshta Sandri kishte të drejtë se shkolla e djalit të tij, Shtjefnit, në Shën Elefteri të Athinës ishte  e rrethuar, me një portiere të sigurisë që hapte e mbyllte derën dhe sillej  me shumë  edukatë si dhe mësuesit që e  pritshin vetëm për anën e mësimdhënies për arritjet e Shtjefnit, sepse edukimin ja jepnin prindërit dhe ishin shumë të kënaqur nga sjellja e tij me të gjithë.

     Edhe babai i Martin Canit  kamarier punonte në një lokal të Tiranës dhe sakrifikonte për të ardhmen e djalit, i cili ishte edhe futbollist i të rinjve të Dinamos, por nuk kishte llogaritur se jeta e tij nuk është vetëm brenda familjes së tij por është edhe jashtë ku djali jeton e luan me shokët e tij ku  "i forti"  sfidon shoqërinë dhe që  është i instaluar kudo në çdo hallkë të shoqërisë duke na e bërë   jetën tonë akoma  më të pa sigurtë nën hundën e shtetit. 

    Ky është realiteti i Shqipërisë sot, ku  tragjedia e 14 vjecarit Martin Cani mos të përsëritet më por të jetë një këmbanë për të gjithë ne që më përpara se ta luftojmë të keqen rreth nesh, prindërit të edukojnë fëmijët e tyre, mësuesit të arsimojnë nxënësit e tyre dhe shoqëria në harmoni  të bashkëjetojë për sfidat e reja zhvilluese, dhe shteti të garantojë të ardhmen e tyre të sigurtë. Kur këto të jenë arritur, atëherë  kryeministri i sotëm i Shqipërisë së tranzicionit të gjatë  ka të drejtën e Zotit të na ftojë të gjithëve, të kthehemi  për ta ndërtuar Shqipërinë tonë e për ta bërë akoma më të bukur ashtu siç na do Europa e Bashkuar. Por  përpara se të shkojmë deri atje shoqëria jonë ka nevojë të lëvizë që tani  "Act now" ..

11 Komente

  1. B
    Bardhyli

    Shume mire e ke shkruar Marko por nje gje nuk me ngjit me kto qe ke shkruar, “ti thua bejeni ju Shqiperine pastaj te vijme dhe ne” kjo nuk shkon!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Sakte. Nuk ka llogjike. Nuk ma merr mendja ne Amerike qe e ben shtetin me te sukseshem ne bote e bene duke ikur gjithmone.

      Përgjigjjuni
      1. N
        New York

        O Mark lexo editorialin e Mero Bazes mos u be vajtues profesionist Ne Amerike vriten mijera vete ne 1 Vit me arme zjarri dhe shumica jane adoleshente brenda ne shkolla

        Përgjigjjuni
        1. p
          prec ulaj

          Marko ka qene gazetar shume i mire ne Greqi. Tani eshte nje aktor shume i mire i Hollywoo Problemin e ka kapur sic duhet, prindi eshte edukatori i pare i femijes.

          Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Ke gabim. Nxenesi nuk u vra ne ambjentet e shkolles, por jashte saj. Sherrin qe kishin pasur sipas polices dhe stafit te shkolles e kishin sheshuar dhe madje edhe ishin perqafuar per tu mbushur mendjen aty se cdo gje ishte ne rregull. Thiken autori i vrasjes nuk kishte mundur ta fuste ne ambjentet e shkolles, pikerisht sepse nuk kishte pasur mundesi nga siguria, por e kishte lene diku jashte preimetrit te shkolles. Zenka u be afer shkolles, por jo brenda shkolles. Edhe nje gje, po atij kusheririt te tij ne Amerike qe sillej po si kafshe dhe qe tani po procedohet nga policia ne SHBA, Edi e ka fajin? Jo, mendoj se faji ketu ne kete rast fillon nga familja qe duken edhe ata qe paskan shkuar ne Amerike, nqs e kane kusheri, qenkan kafshe te pagdhendura kudo ti cosh. "ACT now" ne fillim ne familje dhe pa diskutim me rradhe te gjitha institucionet qe duhet te bejne pune me te mire.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salehu

        Po ky ka ndigjua gja se sa ngjarje ndodhin neper shkolla ne Amerike apo kakarise kot dhe bane hartime

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nuk ka asnje mundesi per tu ndaluar

          Semundje shekullit mos béni te paditurin. Site porno ....per te hyre ke nje pyetsor , a jeni mbi 18 vjec , nje vajze 13 vjeçe klikon PO dhe hyne ne site ......askush nuk e ka mundesine ti ndaloje keto site . E njejte eshte me Fb , Instagram , Tik tok .... Nuk ka asnje forme e mundesi te ndalohen vêtem kur individi ta kuptoje. Psh ...une personalisht ka mbi tre vite qe i kam mbyllur mbaje vêtem WhatsApp per te komunikuar .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labeati

            Keto njerez si autori i shkrimit e quan E Ramen sikur ka cdo gje ne dore edhe shpirtin e njerezve qe jetojne ne Shqiperi. Po atje ne Amerike kur nxenesi vret 10 veta ne shkolle presidenti e ka pergjegjesine.Kryeministri ben detyren e tij kur thote qe kthehuni ne atdhe sepse ne atdheun tend te pushon shpirti dhe gjendja ekonomike po permiresohet.Nese do besh politike vazhdo

            Përgjigjjuni
            1. t
              tahiri

              Pyetja e pare qe me lind sa vite kishte familja e autorit te krimit ne Tirane, pa dashur qe ka edhe familje te pergjeshme qe kane ardhur ne Tirane pas viteve 90 por shumicen e tyre i shikoj te paintegrueshem me qytetaret e Tiranes dhe ky eshte problemi. Kane 30 vite qe jane ne Tirane dhe nuk jane integruar, prandaj sistemi i vjeter bente filtrimin e atyre qe sillte ne Tirane, ndersa "papa" i PD qe del ne ballkon dhe mban ligjerata per demokracine, i duheshin proletare per te bere protesta dhe i solli te gjithe ne Tirane. E shkaterroj ate vend se bashku me kete qe eshte ne pushtet dhe kerkon te vij perseri. Fatkeqesia jone kombetare.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje qytetar

                Se bashku me kete qe eshte ne pushtet ? Jo mor Tahiri jo , nuk mund t'i fusesh te dy ne nje thes ! As nuk kane ngjashmerine me te vogel . Fatkeqesi kombetare eshte kur te gjithe Tahirat , te pashkollet , injorantet , bejne te diturin dhe japin konkluzione e zgjidhjen per problemet te cilat as nuk arrijne t'i kuptojne . Shkoni e beni ndonje pune e mos beni filozofira!

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vjola

                  Prindi , familia pastaj të tjerat .Sikur çdo prind të merret me femijët e tij nuk ndodh asnjë gjë në të gjithë botën

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje