Patetizmi i mediave dhe gazetarëve, në fakt bashkëfajtorë

19 Nëntor 2024, 12:27Blog Nga Edmond Arizaj

Patetizmi i mediave dhe gazetarëve, në fakt bashkëfajtorë

Cila është vlera e përlotjeve të gazetarëve e emisioneve mediatike pas vrasjes së një 14 vjeçari? Ç’vlerë kanë ndërthurjet gazetareske që shtojnë trishtimin, ankthin e revoltën tek njerëzit e thjeshtë?! A i keni pyetur ndonjëherë fëmijët tuaj adoleshentë se çfarë bisedash bëjnë me shokët dhe bashkëmoshatarët?

Nëse jo, lexojeni: Biseda të fortësh, biseda gangosh me shumë lekë e me shumë femra, biseda Dubai, biseda makinash, biseda trimash që bëjnë emër duke mbajtur armë e duke kërcënuar, madje edhe duke goditur e duke vrarë. Nuk ju duken gjëra të dëgjuara? I transmetoni prej më shumë se 20 vjetësh vetë ju. Legjenda të krimit, emra të mëdhenj me vrasje shumë, jetë luksose që kanë nisur me një thikë në brez, banda, para, drogë.

Mos qani! Mos u përlotni, e mos bëni sikur ju merret fryma nga ngashërimi. Nuk keni dhënë asnjë ndihmë që kjo që po ndodh (prej vitesh) të mos ndodhte. Madje e keni yshtur. Në garën e ethshme për audiencë keni harruar kryesoren, njerëzit, njerëzoren, dhimbjen dhe empatinë.

Gjithçka është pjellë e shoqërisë. Edhe një qeveri hajdute, edhe një drejtësi e zhdrejtë, edhe një komunitet hilecak e përfitues, edhe një brez ku 14 vjeçarët nuk mendojnë të jenë konkurrues me njëri-tjetrin, por të luftojnë me njeri tjetrin. Media ka pjesën e luanit në këtë tablo të trishtë, ku një 14 vjeçar vdiq, një tjetër u plagos e një tjetër shkoi në burg.

Po mund të ngashërehet gjithë bota me rrëfimet e shokëve, të afërmve, jetës së atij 14 vjeçari, dhe gazetarët tanë janë të aftë për këto, por sfida është që ata fëmijë të mos shohin “legjendat e krimit” si shembuj për t’u marrë, por legjendat e punës, suksesit dhe talentit. Krimi nuk duhet të ketë vend më shumë se 20 sekonda në TV. Krimi e ka vendin në burg.

7 Komente

  1. L
    Lani

    Të lumtë për mendimet!????

    Përgjigjjuni
    1. @
      @

      Eshte nje epidemi meshkujsh rrugace qe rriten me zakonin e rrugacerise, te nxitur nga shoqeria e meshkujve te tjere shqiptare. Ne Tirane, nuk kalon dot ne rruge me nje familjar, prane nje grupi cunash, meshkujsh duke ecur ne trotuar, se te vjen zor. Do degjosh keta tipa duke bertitur ne mes te rruges me ze te larte fjale nga me te ndyrat "te q..nonen", "te q..motren", me spontanitetin me te madh si pjese e bisedes normale. Jane edukuar me zakonin harbut qe te duken burreror, duhet te jene sa me te vrazhde dhe te dhunshem qe te respektohen nga horrat e tjere si ata. Nuk edukohen me sensin e vleresimit te butesise dhe qytetarise, por dhunes, maskilizmit dhe harbuterise se ashtu shihen si me te forte nga horrat e tjere qe i rrethojne. Shihni edhe komentet e pergjjthshme te kesaj gazete me sharje nga me te ndyrat, per te kuptuar nivelin e qytetarise se shqiptareve.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muzaka i Ri

        Problemi madh nis qe nga familja, ky është mendimi im. Prinder qe jane gati te vrasin mesuesit pse i ka folur femijes, që i ka kerkuar llogari se nuk rri mirë ne klase, e shumë arsye te tjera. Nëna me thonje si te luanit dhe te llangosura ne kremra qe këlthasin,baballare me varse si patkonj kali dhe makina qe jan gati ti fusin dhe ne oborrin e shkolles i thonë drejtorit që une te heqë nga puna.Çfar edukate do ti jape ky prind femijes se vet??. Pa tjeter që media dhe te gjitha hallkat e shoqerine kanë rol paresor, por familja ështe rrenja.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vëzhguesi

          Koment shumë i gjetur dhe i saktë. Bravo për mendimet e shprehura dhe shumë të drejta.

          Përgjigjjuni
        2. t
          tiran____

          Bravo te madhe!!! Ku ti gjejme keto njerez te japin mesazhe te tilla???? Jane te neperkembur dhe te "dale mode" nga shumica e shoqerise idiote ,duke filluar nga "elitat" e deri tek pjesa vunerabel qe nuk dine se cfare bejne.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkërdheni

            Po lajmet dhe çdo emision në Shqipëri, hapet vetëm me vrasje dhe me çdo detaj të shpjeguar. Për çfarë i duhen një shoqërie këto?! Pastaj këto sjellin krimin e radhës, sepse dëgjohet vetëm dhunë dhunë dhunë, e vrau e preu, e vrau e preu. Çfarë fiton shoqëria nga këto? Vetëm dhunë.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vetri vetri

              Jam shume dskort me mendimin tusj

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje