Nga fusha e sportit në fushën e gabimeve: Pse Kosova nuk mund të ndërtojë kombëtare me lojëra tavoline

18 Nëntor 2024, 17:49Blog Baton Haxhiu

Prita që dikush të tregonte një reagim normal, të matur dhe pa doza popullizmi pas ngjarjes së ndeshjes Kosovë-Rumani. Por, për fat të keq, histeria e përbashkët populiste i përfshiu pothuajse të gjithë, nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës e deri te vetë kryeministri Albin Kurti, i cili, në vend që të dënonte aktet djallëzore dhe të promovonte dinjitetin sportiv, e përkrahu këtë moment të turpshëm. I vetmi zë që ofroi një analizë të matur dhe një kritikë të bazuar në arsyetim ishte Halil Matoshi, i cili mbeti i ftohtë ndaj trysnisë së turmës, si dhe gazetarëve euforik, dhe përshkroi qartë pasojat e këtij veprimi të paprecedent.

Incidenti në ndeshjen Kosovë-Rumani është një shembull i hidhur se si politika, populizmi dhe ambiciet e pamenduara e kthejnë sportin në një platformë për dështime strategjike. Thirrjet raciste janë të papranueshme dhe duhet dënuar me forcë, por largimi nga fusha ishte një veprim i pamatur, pa menduar për pasojat sportive, politike dhe integritetin që Kosova duhet të mbrojë.

Momentet djallëzore (për të ikur bga fusha e lojës) nuk janë të denja për një komb që kërkon të ndërtojë reputacionin e tij në arenën ndërkombëtare. Supozimi se ndeshja mund të përfundojë me rezultat 3:0 në tavolinë, duke u mbështetur në fyerje të turpshme nga tifozët e kundërshtarëve, është një strategji e cila jo vetëm që dëmton integritetin sportiv të Kosovës, por vë në pikëpyetje gjithë përpjekjet që janë bërë për ta futur këtë vend në skenën ndërkombëtare të futbollit. Loja fitohet në fushë, me pasion, djersë dhe përkushtim, jo përmes kalkulimeve të ulëta që sfidojnë parimet bazë të sportit.

Largimi nga fusha në minutën e 92-të, gjatë një ndeshjeje ku Kosova po jepte një nga paraqitjet e saj më të mira në histori, është një akt i pamenduar që lë një njollë mbi gjithë performancën e ekipit. Futbollistët e Kosovës luajtën një lojë fantastike, treguan potencial të jashtëzakonshëm dhe e sfiduan një kundërshtar të fortë si Rumania në një ndeshje ku përballja sportive po dominonte mbi gjithçka tjetër. Por ky moment, i ndërprerë nga një vendim i nxituar, minoi gjithë atë që ata ndërtuan në fushë.

Fyerjet raciste dhe provokimet nga tifozët janë padyshim të papranueshme dhe kërkojnë dënime të rënda nga institucionet përkatëse. Megjithatë, largimi nga fusha nuk ishte përgjigjja e duhur. Përkundrazi, ishte një lëvizje që rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm në futbollin ndërkombëtar. Nëse çdo kombëtare apo klub zgjedh të largohet nga fusha për shkak të sjelljeve të tifozëve, atëherë sporti do të humbasë vetë thelbin e tij si një platformë për unitet, rezistencë dhe triumf ndaj padrejtësive. Kosova nuk duhet të jetë shembulli i parë i këtij modeli të dështuar.

Deklarata e kapitenit Amir Rrahmani pas ndeshjes, ku u përfshi një përzierje e panevojshme e emocioneve kombëtare dhe sportit, vetëm sa shtoi më shumë konfuzion dhe tension në situatën tashmë delikate. Thëniet e tij, të cilat kryeministri Albin Kurti i mbështeti pa asnjë rezervë, krijuan përshtypjen se ky akt ishte më shumë një lëvizje politike sesa një reagim spontan ndaj padrejtësive. Politizimi i futbollit është një lojë e rrezikshme që Kosova nuk mund ta përballojë.

Albin Kurti dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës duket se janë më të interesuar për të krijuar një narrativë nacionaliste sesa për të mbrojtur interesat afatgjata të futbollit kosovar. Largimi nga fusha nuk ka gjasa të sjellë përfitime, por vetëm ndëshkime nga UEFA, e cila ka bërë aq shumë për ta integruar Kosovën në familjen ndërkombëtare të futbollit. Ky veprim jo vetëm që dëmton besimin që është ndërtuar me mund, por gjithashtu i jep municion atyre që vazhdojnë të kundërshtojnë njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran.

Kosova ka luftuar shumë për të arritur deri këtu. Pranimi në UEFA ishte një fitore diplomatike dhe sportive që kërkoi vite përpjekjesh dhe negociatash të vështira. Largimi nga fusha dhe kërkimi i fitoreve në tavolinë janë akte që nuk përfaqësojnë këtë histori. Përkundrazi, ato e minojnë atë, duke e paraqitur Kosovën si një komb që nuk është ende gati të përballet me sfidat e mëdha në mënyrë dinjitoze.

Në fund të ditës, sporti duhet të jetë një fushë ku fitoret arrihen me lojë të ndershme, me mund dhe përkushtim. Largimi nga fusha, përkundër çdo provokimi apo fyerjeje, nuk është zgjidhja. Është një akt i dobësisë, jo i forcës. Kosova ka potencial për të treguar vlerat e saj të vërteta përmes sportit, por për ta bërë këtë, duhet të lërë mënjanë lojërat politike dhe të përqendrohet te ajo që ka më shumë rëndësi: të luftojë në fushë dhe të fitojë me meritë.

UEFA dhe bashkësia ndërkombëtare kanë treguar mbështetje të jashtëzakonshme për Kosovën, dhe është përgjegjësi e liderëve të këtij vendi që ta ruajnë këtë marrëdhënie. Politizimi i sportit nuk është rruga e duhur, dhe momentet djallëzore nuk do të sjellin asgjë tjetër përveçse izolim dhe humbje të besimit. Në futboll dhe në jetë, fitoret e vërteta nuk arrihen në tavolinë; ato fitohen në fushë.

33 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    E ke gabim, nuk vlejne tre pike sa personaliteti i 23 burrave qe vrapojne,dhe miljonave qe i ndjekin ndeshjet e skuadres se Kombetares. Nuk mund te behet rruge,qe ne çdo ndeshje te shqiptareve te Kosoves te shahen dhe ofendohen ashtu dhe UEFA te mbylle te dy syte. Duhet te kishte nje herë te fundit, dhe ajo erdhi. Duhet te trajtohen me dinjitet ashtu si kombetaret e tjera. Nuk ja u dhane te drejten per te perfaqsuar Kosoven ne futboll qe ti trajtojne ashtu.

    Përgjigjjuni
    1. O
      OLSI

      Dakort jam me ty muzaka i ri , tani nqs sharjet dhe provokimet do perseriten ne cdo ndeshje qe loz kosova cfare do besh , do besh udhetimin stervitjen grumbullimin e lojareve, dhe sa te filloje nje tifoz te shaje apo te thote serbia, edhe se nuk i plas fare per serbine , lojtaret sa ta degjijne do lene fushen e lojes dhe do humbasin 3-0 ne tavoline. Ky ishte permua nje gabim, dolen si ato grate nga fusha, dhe po talket gjithe bota duke i quajtur femije qaraman. Po pse ne 50 apo 60 mije tifoze ti do qe te sillen sic te pelqen ty ose ndryshe ti del nga fusha. Jo kjo nuk zgjidhje, zgjidhje eshte fitoje ndeshjen nqs je i zoti dhe pastaj qeshi ne fytyre ajo eshte zgjidhje, ose fito 5 me 0 te largohen nga stadiumi arrixhinjte e rumanise. Ose i thua uefas me shtetet qe nuk na njofin nuk lozim, por jo te lesh fushen se arrixhinjte e rumanise bertasin servia.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Llogjike e forte. Ekipi e la ndeshjen, hyri brenda per proteste. Kosova e beri te njohur , kerkon dinjitet. Por me vone duhet te hynte te mbaronte ndeshjen, edhe vete Federata Rumune po luftonte te ndalte thirrjet nacionaliste. Stadiumi ka 60 mije njerez, se bertasin 100 nacionaliste, nuk behet nami. Ne finalen Liverpool-Juventus jane vrare kushedi sa vete nga tifozet Angleze, ndeshja perseri u zhvillua. Me sa di une, ketu jo vetem qe nuk vdiq askush, por nuk u lendua njeri.

        Përgjigjjuni
      2. ?
        ????

        Muzake jam dakorte cka shkruan por pyetja shtrohet, ato gjate gjith ndeshjes therrisnin ne kor pse se ben me pare, por pikerishte ne dy minutat e fundit, dhe te lesh fushen e lojes eshte nje precedent i rrezikshem, rumania ka shume shoke e miq e kosova jo , uroj qe te behet me e mira per kosoven por???

        Përgjigjjuni
      3. B
        Batoni bythe-lepires

        Kombi kosovar haaa débil njeri i pa shkolluar munde te thoshe nje perfaqesuese por JO nje kombetare

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Pooo! Shqiptarët janë një komb dhe në këtë kuadër, cilësori "kombëtare", ka kuptim kur është fjala për përfaqësuesen kombëtare shqiptare, ose ndryshe në zgargonin popullor "Kuq e Zi". Jo rrallë herë dëgjojmë të përdoret si pa gjë të keq, termi 'komb kosovar' dhe ky gabim i pafalshëm, do duhet të kihet mirë parasysh nga politikanët e sëandejmi kufirit 'londinez'. "Përfaqësyesja e Kosovës" do ishte përcaktimi i saktë dhe i duhuri.

          Përgjigjjuni
        2. Mungese kulture. Mentaliteti i mbrapshte oriental i "burrave te zamanit' qe e zgjidhin cdo gje me dhune fizike dhe ofendime, i perhapur ne pergjithesi ne Ballkan, por sidomos ne Kosove. Nuk eshte rastesi qe kombet me te gjobitura nga UEFA per dhume, jane 3 shtete ballkanike. Eshte e lehte t'i vesh gjithmone gishtin tjetrit duke injoruar te verteten qe faktori i perbashket i sherrit jane gjithmone kosovaret.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fokusi duhet te jet ke Koret Bestiale .UEFA

            O te Dhjefsha mbi yllin tend te ndryshkur , kur u bet dhe ju pederaste Antishqiptare ,qe shfrytezoni cdo Teme ktu ,te qisni Mut nga Goja kunder Shqiptareve !! Problemi o goje e TruMut eshte vet UEFA ,aspak vendet e Ballkanit e akoma me pak Shqiperia e Kosova . Asnji bir Kurve s'ka te drejt te ver ne Diskutim - vendimin e Ekipit te Kosoves ne Rumani Putanen . Ai ishte Vendimi i duhur ,per t'i dhene fund Cfaqjeve te Shemtuara te histerikeve serb dhe Parrullave te tyre,qe cfaqen ne cdo Stadium ku Luajn Shqiptare , si Kafshe Mesjetare , qe akoma ne kte Shekull ,nuk mesuan te rrespektojne ate se ne Sport - i cili ne vetvehte perben nji Spektakel, s'kan vend Politikat e Shtetit Kriminele serb, e asnji krimineli rrugesh . Eshte shembulli i vetem ne Europe ,ku Stadiumet degradojne nga kafshet serbe ,njelloj siedhe me pellitjet ne Medie e Rrjete Sociale ,si zorraxhinj Kazanesh. ------------ Faji i vetem ,qe kto Cfaqje te Shemtuara serbe ne Futboll, kan marre te tilla permasa Absurde ,ku animojn edhe ciganet e Rumanise ,, eshte vet UEFA e cila do duhej te perjashtonte cdo serb, nga te gjitha Stadiumet e Kontinentit Europiane . Gjithcka ka nji Kufij edhe futja e Politikes ne Futboll ,nga Mafia e Futbollit qe po degradon vet Futbollin . E gjitha Degjeneroj per dyPllembe ber Xhesti i Shqiponjes, nji Xhest me se Normal ,qe nji Futbollist shpreh si emocion ne fushe , qe Uefa e penalizoj. Me kte Skandal Ordinere por me nji prapavije Politike , Ligjeroj - Histeriket serb te bejn Politiken e tyre Idiote - Stadiumeve . - Rrespekt 11 Dardane .Krenar per ju cdo Shqiptare

            Përgjigjjuni
            1. Bravo o shpellar i terbuar. Ne ndeshjen tjeter te boksit duartrokit prape "cunat" kur te nisin grushtin ndaj ekipit te radhes se do e gjesh justifikimin dhe atehere. A e kupton ti o kokebosh qe ka rregulla dhe ankesat dhe ndeshkimet per mungese respekti behen ne ndeshjet e ardhshme jo duke nderprere ndeshjen ku po luhet dhe ku po humbje, se ashtu nuk fiton asgje vetem penalizohesh. Po vazhdo pellit per shqiponja si patriot i madh se me grushte dhe shqiponja tregohet patriotizmi.

              Përgjigjjuni
          2. J
            Jeni

            .....Analize brilante BYTHON...... .....do ta kishte zili cdo filoserb ne Ballkan.....

            Përgjigjjuni
            1. U
              UEFA

              Ky tipi ben si Diplomat.Ske faj se ske lujt as pingpong ne jeten tende.Atyre i shkoi djersa te kpucet ti do ti trajtosh si bankiere.E kupton ti birbo cdomethene tension ne fushe e kombinuar me thirje kurvash rracash te krijuara nga spermat e ushtrive qe kan kalu ne ate mut vendi? Kodova fitoi ne fushe me loje,fitoi ne stadiumin e saj me qytetari,fitoi dhe nga cjerrja e maskes se kurvave Rumune.Duhet te fitoje dhe ne UEFA

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbër

                "...spermat e ushtrive që kanë kaluar ne atë mut vendi..." E kishe fjalën për Kosovën, besoj. Se asnjë vendi nuk i shkojnë më shumë për shtat ato shprehje. Apo jo, ti sperma otomane e hedhur në Shqipëri ???

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Ccc

                  Arbër Ndrysho pseudonimin Bëhe Janulla

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Soni

                  E ka ne terezi ky...vetem flet neper studio e rrumbullakos ca mijera ne muaj...

                  Përgjigjjuni
                3. D
                  Dardania

                  I nxori këmbët , me këtë shkrim e tregoi veten si një filo Serb

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pjeter

                    Ky eshte shnderruar ne nje figure te urryer ne Shqiperi. Perdori kryeministrin shqiptar per preferencat e tij dhe per t'u pasuruar (20 mije euro ne muaj e paguan nje spital) tani na jep mend edhe per sportin, ku nuk ka shkelur kurre!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arrifi

                      Bravo Baton ,analize shume profesionale.

                      Përgjigjjuni
                    2. U
                      Udbashi

                      Nuk e kuptoje kete koke tul qe perse permend kombin apo edhe ky si Matoshi eshte i mendimit qe nuk i perkasin kombit Shqipetar por tij sllav . Baton apo nuk zbaton pak na trishton or koka k.....! Ju kokat e k......t te kosoves dojni me e bo shuren ne Prishtine e me na lagun ne kendej ne Tirane.Ju jini pengmarresit e popullit te Kosoves qe nuk behemi nje ore plehra me gjak serbi.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        krenare per ata djem shqiptare

                        Ta kishe shkruar me mire serbisht se te shkon per shtat o kelysh serbi.Boll me leksione te peruljes dhe lejimit te poshterimit nga plehrat e europes.Bravo djemve te Kosoves qe kerkojne respekt dhe asgje me shume.Kurse ti vazhdo td hash mutin e Vukakes se te shijon.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Turi

                          Po e bëri Kosova para një viti kur luajti prapë në Rumani kur nuk ndaluan provokimet dhe ofendimet,çfarë i bëri UEFA Rumanisë? Asgjë sa për ta ditur,këtë që the ti e bëri Kosova para një viti dhe UEFA nuk bëri asgjë,përse duhej Kosova të bënte të njëjtën gjë kur federata rumune nuk ndëshkohet? Shumë mirë bënë që ikën se nuk mund të lejohet një racizëm për në 90 minuta në kor. Vetë UEFA e thotë që nuk lejohen fyerjet raciste në stadium,pse ti e quan populiste? Gjithmonë duhet të jemi të përulur në sipas teje? Të mos tregojmë dinjitet? E ke shume shumë gabim.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            astrit

                            Perdorja e futbollit per politike nga kryeministri Kurti mu duk e tepert dhe jo e dobishme per futbollin, ndoshta ka menduar per zgjedhjet e ardhshme te tija e jo per futbollin. Largimi nga perfundimi i ndeshjes mendoj se nuk qe e dobishme per futbollin kosovar. Reagimi kunder fyerjeve nga tifozet ishte i drejte mospranimi per te perfunduar ndeshjet ja pakesuane vleren rreagimit per fyerje.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ititi titi

                              Kush je ti mer gjakprishur ,qe guxon te tallesh me djersen e cunave ,qe lan shpirtin ne fushe dhe ne fund denigrohen dhe shahen me lloj lloj fjalesh .te vij turp ti nukje shqiptar ,ti je legen serb. Maskara,

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptari i Ilirisë

                                Ta trajtosh muhabetin sikur skuadra u tërhoq për të marë 3 pikët është një fyerje akoma më e rëndë që i bën Kosovës ky kokë pagurja që ma mban dhe veten "shqiptar i moderuar". Ishte e dyta herë që lojtarët në Rumani fyhen dhe poshtërohen nga ata bastardë,o kokë sapllak. Në pith të sëmës të shkojnë 3 pikët dhe ti ashkë me 3 pikët dhe të gjithë ata që mendojnë se para dinjitetit na qenka servilizmi,sporti dhe opinioni si gjoja të qytetëruar.Ptuuu gjak shprishur.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Labi

                                  Une po te isha kryeminister i Kosoves do te beja nongrata o kelysh serb. O plehre qe fyen nje skuader, nje shtet, nje komb. Ti do varur nga kembet o tradhetar i ndyr... yyyyyy fare e keqe!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kur do béni ekipin kombetar lab

                                    Non grata ne katundin e tij ? Kuveshte koqe var

                                    Përgjigjjuni
                                  2. o
                                    omen69

                                    Ky ka pjerdh fare

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Anamorava

                                      Ky gjakprishur e ka mision te jetes te relativizoj shovinizmin serb.Nuk behet fjalë ketu per tre pikê, por behet fjale per dinjitetin njerezor dhe kombetar.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kris

                                        Dihet qe ky e ka mamane shqiptare Babane duhet ta kete nga rraca e Miloshevicit.I duhet bere analiza e ADN

                                        Përgjigjjuni
                                        1. f
                                          ferdinand

                                          Nje pyetje me shkon nepermend : Po sikur Kosova te ishte ne avantazh le te themi 0-3, a do ta kishte braktisur ndeshjen, kur koret raciste do ishin dhe me provokuese? Nese PO atehere braktisja do kishte vlera fisnikerie, atdheu i pari dhe mesazhi i dhene do kishte vlera " proaktive"

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hakiu

                                            ARBER,EMER I MADHE,NE QOFSE NUK JE MBULES E NDONJE SHERBIMI TE HUAJ,PO TURP PER ATO RESHTA QE KE SHKRU...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              TANGULI BYTHON

                                              Nje komentues te ka quajtur BYTHON....Te shkon ky emer..... Me vjen keq se ndodhin keto raste dhe, per te bere detyren tend si "SHERBETOR I RENDOMTE I MEMES TENDE SERBI", detyroheni ti dhe MATOSHI te shkruani haptas si ANTI-KOSOVAR/ANTI-SHQIPTAR. Sakrifice per detyren b.q.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Arjan

                                                Si perhere Baton Haxhioviç, po e kryen me zell te madh detyren e ngarkuar nga eproret e tij ne Beograd dhe Moske, duke i futur mish dhie çdo gjeje qe ka qe beje me nderin dhe dinjitetin e nje populli te vuajtur si ai i Kosoves qe po ben perpjekje titanike per mbijetese kur i ka kunder nje pjese te madhe te vendeve te kurves se vjeter Europe.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Profesioni Batonit bythe-lepires

                                                  Bâton epiteti qe te shkone me shume eshte ( Bythe lepires) e filloje lepirjen me Berrishen pastaje kalove te Meta me vone te Rama tani te Berrisha, je felliqsir njeri i zhveshur . Ke problème me korrupsionin nuk te shpetone dot as i Qimi as koke palare Shkullaku as nipi Hysni Kapo e as Zéni , shpresoje te drejtesisa te shkoje ne burge plehre katundi.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje