Elsa Lila jep leksion për gazetarinë

18 Nëntor 2024, 17:07Blog TEMA
Elsa Lila jep leksion për gazetarinë

Nga Frrok Çupi

Njeriu është ai që është. Siç edhe lajmi është ai që ndodh, jo ai çfarë dikush thotë se ka ndodhur.

Ky është leksioni që i dha gazetarisë Elsa Lila, tashmë edhe shkrimtare.

Vajza e rritur pa të ëmën  që në moshën 15 vjeçare, i dha frymë në botë vendit dhe kombit të saj, si një këngëtare brilante edhe jashtë kufijve. E ndoqi fati i njeriut të famshëm, padyshim; si edhe më të mëdhenjtë e botës së artit që nuk patën kurrë ‘fatin e butë të askushit’. 

Para një jave Elsa bëri publik librin e saj me titull  “Mirë se erdhe në Rebibbia”. Me ‘Rabibbian’, burgun famëkeq të Romës, ajo zbuloi fatin e saj të tmerrshëm, të krijuar jo nga Zoti, por nga rob nën zot. E shpifën dhe i sajuan thagma; derisa doli pa asnjë faj.

Këtej nga brigjet e atdheut të vet e gjuajtën me gurë, më shpifje, me të paqena, me rrena, me lajme…. Me tituj në gazeta e televizione “s’e ç’e vranë/ e se ç’e  shanë’’, aq sa një ditë u duhej të pranonin ‘Mjaft më’.

Sa zbriti në Tiranë për librin e saj, Elsa Lila u ndodh prapë para mediave si para ‘kohës së ngrirë’.

Në një emision televiziv, njësoj si para asaj situate që kishte qenë në ‘Rabibbia’. Kur doli që andej, doli nga e Drejta Njerëzore si ‘Elsa që nuk ishte ajo çfarë kishin thënë’, por si ‘Elsa që jam’. Kjo është ideja e parë e të drejtës së individit në Drejtësinë tokësore të Botës: ‘Jam ai/ajo që jam, jo ajo çfarë kanë thënë se jam’.

Në Tiranë, sapo vërejti se i ishte ngritur një kurth në formë burgu, (në ekran vërtiteshin të njëjtët tituj që ishin vërtitur atëherë në një kohë të rreme) u ngrit e iku, madje me një sjellje të admirushme, duke i thënë gazetarit: ‘Epo, mirë atëherë, emisioni mbaroi!’.

Ky nuk ishte i vetmi leksion që Elsa Lila i dha gazetarisë. Ajo preku në nervin që i vuan gazetarisë dhe marrëdhënieve të saj me njeriun dhe me ‘zotin e vet’.

Gazetaria nuk mund ta ngarkojë individin me thënie të rreme, aq më tepër kur këto i ka hedhur poshtë Drejtësia publike. Media në atë rast të Elsës kishte një shans për t’i thënë njeriut të frikësuar edhe nga media, se ‘ja ku jemi, atëherë kemi gabuar!’. Media që ‘nuk gabon’ si në vendin tonë, është një pushtet i dhunshëm dhe i pa ligjshëm.

Një gazetar që dhunshëm i drejtohet individit si hetues për punët dhe jetën e tij, ai ka gabuar në të drejtën publike ku edhe ka  fushën. Nëse guxon në Europë që të kapësh dobësinë e njeriut dhe ta përdorësh, atëherë përgjigjesh para ligjit. Këtu njeriu i dobët është viktima e parë, i forti- kushedi kur.

‘Nëse të duhet intervista e një fëmije, ti nuk ke të drejtë ta bësh këtë; ke të drejtë vetëm t’i japësh kartëvizitën dhe t’i thuash “Nëse dëshiron prindi juaj të më kontaktojë”. Ky është njëri nga paragrafët e etikës së gazetarisë në Britaninë e Madhe e më tej.

Nëse shpif ke kryer vepër penale, pavarësisht se je gazetar, a deputet, apo vrasës me pagesë. Gjyqet tona i japin të drejtë të fortit, edhe kur shpif.

Aq më tepër nuk mund të rrëmosh nëpër ‘gjirize’ për të gjetur ‘faktin’ e pavërtetë që i bën keq tjetrit. Se atëherë, dhe në sjelljen tonë zakonore, pse pas një të keqeje që ka ndodhur, u dashka thënë shprehja: “Të harruara, të shkuara!’.

Se, atëherë, pse në gjithë sjelljen dhe frymën e njeriut, varrezat shpallen të paprekshme, as hapen, as dhunohen, veç përkëdhelen. Atje brenda është çfarë ka vdekur. Ata që e bëjnë, sado rrallë kur e bëjnë, shpallen djaj dhe dëbohen me kode.

Se atëherë, pse vallë edhe Google, kjo super media e rruzullit, nuk të risjell kurrë një foto nga arkivi yt i fotove që është shkrepur në rast të zi, apo në fatkeqësi. Edhe ajo media është.

Se atëherë, dreqi e mori, pse shtëpia e robit ka perde, pse ka mure, pse ka avlli… Më në fund pse njeriu vesh rrobe!?… Është privatësia, ajo që rrethon dhe bën njeriun.

Të paktën kaq të mendojë gazetaria para se t’i hyjë njeriut, dhunshëm, në qenien e tij. Leksioni i Elsa Lilës tani mund të nisë edhe si një manual sjelljeje ‘siç duhet’.

26 Komente

  1. A
    Asd

    Shume e ke ngritur flamurin e pafajsise or tej. Ate e di mire Elsa por e di edhe prokuroria e Romes. Ne Itali nuk te arrestojne "pa prova" Te tjerat jane dokrra qe njerezit thone ose shkruajne sipas empatise ose interesave.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Janë plotë që janë arrestuar pa prova dhe gjykata i ka nxjerrë të pafajshëm. Ku jeton ti në Hënë? Nqs prokuroria ka gjithmonë të drejtë atëherë përse janë gjykatat? Mos na kujtoni kohën e Enverit se na hapët barkun

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Sali Berisha shker.dheu cdo qelize te shoqerise, gjykata, Prokurori, Aresim, Shendetesi, Industri, Bujqesi, si mund te linte pa shker.dhyer Gazetarine? Nuk i shikoni cdo nate Fevziu, Ylli Rakipi, Grida Duma, Eni Vasili, Bushati, Lubonja, Abilekaj qurraviten, japin lloj-lloj variantesh si mund te kthehet Saliu prape ne pushtet. Kjo qe i beri gazetari Elsa Liles, eshte e njeta linje, sepse Elsa Lila mbeshteti Edi Ramen ne fushate elektorale.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmir

          Ne shqipetaret e kemi ne kulture te bejme gjyqin popullor, kam pare komentet ne rrjetet sociale brutale te pameshirshme. Sikur te fokusoheshin ne jetet e tyre personale dhe ne familjet e tyre jeta do ishte me e lehte dhe nuk do ishim shoqeri kaq problematike.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Pohimi yt nuk kundershton pohimin tim. Te dy jane te vertete. Italia ka sistem drejtesie nga me te perparuarit ne bote dhe prokurore nga me skrupoloze ne zbatim te ligjit. Kam bere perkthyesin ne dhjetra procese ne Milano dhe e njoh nga afer se si veprojne. Aresyeja pse ka gjykata, kjo ka te beje me formen e demokracise dhe marrjen e nje vendimi te drejte e proporcional duke gjykuar akuzen por edhe mbrotjen. Elsen e leshuan por kjo nuk tregon se ajo eshte e pafajshme. Ligji ne Itali eshte fleksibel dhe gjykatesit i lejohet te arsyetoje mbi te dhe formen e zbatimit. Psh mund te gjykohesh i fajshem por mund te mos denohesh me burg ose edhe mund te tolerohesh ne baze te rrethanave. Per Elsen besoj qe libri i saj eshte "hi syve" per lexuesit, eshte tentative per te rikuperuar imazhin e saj. Nese gjykata e ka nxjerre te pafajshme, nuk ka nevoje per shpjegime as arsyetime.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Macgr

            meqe kishin prova pse e leshuan apo nderhyre ti

            Përgjigjjuni
            1. p
              pa vlere

              U arrestua. U denua. E vuajti vete denimin. Tani ne jeten e pasburgut duhet gazetarucet shqiptare te bejne emision me burgun e Elses?? O Enver ku je ! I ke lene kelyshet mbrapa. Nga prokuror kane kaluar ne gazetare. E lloj lloj te padijë te sojit te tyre! Ah o Enver sa shume paske perdhunuar psikologjikisht dhe sa shume kopila lene

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilir

                Ne Itali, me 1983 u arrestua e bile u denua ne shkallen e pare Enzo Tortora, gazetar e personazh famoz televiziv. U shpall i PAFAJSHEM pas me shume se nje viti burg dhe arrest shtepie me pas,por démi ama... ju be,dhe keto nuk jane dokrra, as masturbime te trurit pa kontroll, sic... me lart.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elsa

                  Qenke nje idiot qe se paske shokun or tej ????

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drini

                    Si gjithmone po te jesh shqiptar je dhe Gjykates. Nuk e beni vetem Ju anonim guy, por e bejne edhe disa shqiptare deputete.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asd katunari

                      Or Asd, injorant dhe debil, ne Perendim kane bere dhe 40 vjet dhe 50 vjet burg dhe me pas kane dale te pafajshem.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asd katunari

                        Or Asd, injorant dhe debil, ne Perendim kane bere dhe 40 vjet dhe 50 vjet burg dhe me pas kane dale te pafajshem.

                        Përgjigjjuni
                      2. N
                        Nemesis

                        Shqiptareve nuk i duhet sjellja e Elses. Kane nevoje per shembuj frymezues pozitive, te paster nga rete e qena apo te paqena te droges, korrupsionit, vrasjeve, vjedhjeve etj Elsa e "pyes lotin" eshte nje mrekulli artistike e njerezore qe i takon se kaluares. Elsa e sotshme nuk na intereson, vecse per thashetheme

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PROSHI

                          Si gjithnjë i vemendshëm Frrok për antigazetarinë shqiptare. Urimet e mia.

                          Përgjigjjuni
                          1. n
                            neseba

                            More Asad, pse prekuroria nuk gabon?

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Isa

                              Per fat te keq kjo eshte gazetaria ne Shqiperi.Vetem per shikues e bejne te zezen te bardhe dhe anasjelltas.Meruni me fakte dhe respektoni njeriun

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Po

                                Degjoj shume qe po thon eshte e pa fajshe prandaj e leshuan. .nuk e besoj se po te ish ashtu nuk do rrinte zonja ne fjal pa treguar me prova pafajsin. Po i bje te jet denuar me kusht o njerz si her e par qe ish.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mondi

                                  E provoi avokati aty ku duhet pse duhet ta provoje para turmes,kujt I hy ne pune.

                                  Përgjigjjuni
                                2. A
                                  Arti

                                  Je gjithmon i sakte Frrok

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Endri

                                    Pra po e njejta prokurori e paska liruar "me prova".Shume e ke ngritur flamurin e ligesise, fajesise desha te thosha.Te rente ne koke se mbase nxë mend.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Erisa

                                      Ore po qe Elses i pelqente leku qyl, se luan topi. Edhe qe dashnori ishte diller droge e dinte elsa boll mire, po si e zgjuarqe eshte diti tja hedhi prokurorise se edhe dashnori e mbrojti. Dmth e mori fajin vet persiper.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        LIMONI

                                        Frrok,je shembull brilant per vleresimin e njeriut per bemat e jo nga qyrku qeka veshur

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Doruntina

                                          Jam me analizën e Frrokut,sepse vërtet gazetaria tek ne është shumë amatoreske. Shpesh të bulizojnë duke të tallur me pyetje provokuese denigruese dhe gazetari të persekuton,gati dhe 'të përçudnon' ,aq të rënda por dhe banale duken shpeshherë intervista e këtij lloj gazetarucësh,në një mënyrë të tillë,sa atij nuk i bëhet vonë dhe s'mban asnjë përgjegjsi për dëmin që i shkakton tjetrit,përkundrazi është perçmues deri në fund ,por kur janë fikur të gjitha të thonë,s'kishim gjë me ty,por kështu na i do puna ,se mo ti e di...pronarët keshtu e kanë.. Unë e pashë vidion e intervistës së Elsa Lilës dhe ai gazetari që e intervistonte,e kam parë e dëgjuar dhe herë të tjera dhe në fakt në përgjithsi është i ekuilibruar,por atë që ka të përbashkët me të tjerēt ,është nxitimi dhe ndërhyrja pa vend,kur tjetri po i pergjigjet pyetjes tënde dhe nganjëherë ,'në vend që të heq vetullat qërron sytë',sepse duke dashur të plotesosh me ndërhyrjen konteksin e të shprehurit të itervistuarit,tregon padashje paditurinë dhe injorancën tënde,që shkurt përkthehet paaftësi ,ose amatorizëm gazetaresk. Me Elsa Lilën ,u mundua t'a çonte bisedën te çfar paskan thënë gazetat e bla bla bla.. Që aty thashë ,ky e dhjeu këtë,por ishalla thashë ,ja përplas në fytyrë,kjo e shkreta se nuk mund të durohet dhe atë bëri... Por gazetaruci 'triumfoi' ,se nxori fakte 'shumë të rënda' që 'e ulnin' shumë Elsa Lila-n. Ai tha,-'ajo ishte ftuar në emision,por erdhi me vonesë'.. Dhe ky ishte një 'krim i rëndë',prandaj duhej denigruar patjetër nga gazetaruci,drejtor,prokuror,gjykatës dhe opinionist.. hahahaha ..se është për të qeshur dhe për të qarë me këtë soj 'kazani'. Elsa Lila,për atë që ka kaluar,ka shkruajtur dhe libër,që tregon dhimbjen dhe traumën që i ka shkaktuar ngjarja që ka kaluar. Pse mos të pyesësh siç duhet për librin dhe të marrim në kondideratë dhe atë si fakt,dëshmi,realitet,por duhet të dyshojme dhe ta përgojojme..!? Gjithçka sot në gazetarinë e pamoralshme,apo anatoreske,bëhet vetëm për klikime dhe në këtë pikë 'gazetaruci' ka fituar ca para më shumë,pra 'ka vjedhur' klikimin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tao Lali pederasta

                                            Nuk e mbuloni dot mutin e madhe me droge ku elsa lyhet edhe sot me ate mut e lepin gishtat, me ate shurren tuaj me karin tuaj te vogel te gazetarit frroço çupi qe ha dhe ti nga muti me droge, o ju q...gruaja e tao balles me car fallck

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dursakja

                                              Bravo Frrok Çupi! Si gjithnjë i këndshëm dhe mëndje prehtë!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Alok

                                                Duhet ta lexojë çdo deputet. Ta diskutojnë e nxjerrin akte ligjore për cenim të dinjitetit.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje