Iluzioni i panevojshëm se Trump do të heqë non gratën e Berishës

16 Nëntor 2024, 18:55Blog TEMA
Iluzioni i panevojshëm se Trump do të heqë non gratën e

Nga Andi Bushati

Që të nesërmen e fitores plebishitare të miliarderit konservator Donald Trump, në zgjedhjet amerikane, opozita shqiptare është përfshirë nga një eufori e pajustifikuar e cila lidhet para së gjithash me mundësinë e heqjes së njollës ‘non-grata’, që rëndon prej tre vitesh mbi liderin e saj Sali Berisha.

Dikush përmend se ka të dhëna që administrata e re, sapo të vijë në pushtet, do të shkëputet nga politikat e sekretarit të shtetit Blinken dhe të dirigjentit të tij Soros, për të shantazhuar liderët e rajonit tonë, përmes instrumentit të ndalimit të hyrjes në SHBA. Madje ka nga ata që përbetohen se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Të tjerë, më entuziastë akoma, shohin një sinjal pozitiv tek zgjedhja e senatorit Marco Rubio në postin e shefit të diplomacisë amerikane. Shpresa e tyre bazohet tek qëndrimet e këtij pasardhësi të Blinkenit, që ka denoncuar në fillim të vitit përdorimin nga demokratët të sanksionit “non grata”, si një instrument për të goditur liderët konservatorë dhe pro amerikanë në botë. Ndonëse letra që Rubio, së bashku me disa senatorë të tjerë, fokusohet në politikat për Amerikën latine, askush mes PD-istëve shqiptarë nuk ka dyshime se analogjia është e njëjtë edhe për ne. 

Më entuziastët i shtojnë fakteve të mësipërme edhe emërimin në organigramën e pushtetit të ardhshëm të “berishistit”, Lee Zeldin. Caktimi i kongresmenit që e ka quajtur kreun e PD si një mik të familjes Bush dhe armik të Sorosit, në krye të agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit, po komentohet si sinjal pozitiv. Fakti se ai i drejtoi pyetje sekretarit të shtetit në komisionin e jashtën, se i dërgoi atij disa letra që mbetën pa përgjigje, ku kërkonte fakte për argumentimin e non gratës, e rrit euforinë se në Uashington, bashkë me shumëçka, rrota e historisë ka ndryshuar edhe për vendin tonë.

Kësaj vale entuzizasmi i fryjnë si mediat e pakta pro opozitës, si familjarë të vetë Berishës, ashtu dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt që e kërkojnë heqjen e sanksionimit, mundësisht para zgjedhjeve të pranverës së ardhshme.

Por pyetja që shtrohet është: çfarë vlere ka kjo fortunë në gotë, përveç një sadisfaksioni moral për vetë të prekurin? Sa peshe politike ka realisht ajo?

Për të kuptuar këtë duhet që fillimisht të rikujtojë edhe njëherë synimet që pati dhe qëllimet që arriti akti i ‘non gratës”. Si një lëvizje e lobuar drejtpërdrejt nga Tirana, e shpallur shumë kohë më parë me gojën e vetë Edi Ramës, e përforcuar me metoda korruptive alla McGonigal, e pa mbështetur në asnjë dokument, ashtu sikurse pohonte edhe ish shefi i shërbimeve sekrete Grenell, ajo kishte dy objektiva. Së pari, si synim imediat të godiste opozitën dhe të mpinte rreagimin e saj mas masakrës elektorale të 2021. Në afatgjatë, ajo tentonte t’i jepte më shumë fuqi kryeministrit Rama duke i dhuruar atij kundërshtarë të bindur, të cilët i tërhiqnin për veshi diplomatët stabilokratë.

Objektivi i dytë qe, që nëse Berisha nuk bindej, ai të masakrohej përmes armës së drejtësisë së re. Pra nëse nuk e nxirrnin dot nga skena politikisht, për këtë duhej përdorur rruga ligjore. Shprehja e Escobar, ne e bëmë tonën, tani i përket drejtësisë shqiptare të gjejë faktet, dëshmon më së miri, se non grata shërbeu për të krijuar atmosferën e izolimit të liderit historik të demokratëve.

Po t’i shohim nga sot, tre vitë më pas, të dyja këto objektiva janë ezaruruar. Masa dërmuese e elektoratit opozitar e trajtoi si letër higjenike dekretin e sekretarit të shtetit. Ai krijoi reaksionin e kundërt. Thirrjet e Yuri Kim “do hani bar”, “mos votoni për non gratat” u përqeshën nga zgjedhësit. Ata që i mbajtën iso atyre ose dolën me turp nga skena, ose u detyruan të kthehen me bisht në shalë tek Berisha. Pra politikisht, në gjirin e PD-së, efekti i aktit të lobuar që firmosi Blinken ishte zero.

Ndërsa, nga ana tjetër, si municion për armën e drejtësisë së re ai e arriti qëllimin. Me justifikimin se e duan në burg amerikanët, prokurorët e SPAK e izoluan liderin demokrat përmes një dosjeje paçavure.

Që të dyja këto pamje tregojnë të njëjtën gjë, se sot non grata është një letër që nuk mund të përdoret më. Ata “euro atlantikë” që u kacavorrën pas saj, sot nuk ekzistojnë elektoralisht, ndërsa pushteti që e shfrytëzoi për goditjen penale ndaj Berishës, tani që kontrollohet krejtësisht nga Rama, nuk ka më ndërmend të tërhiqet pas. Si e tillë ajo as nuk vlen, as nuk shërben më. Në gjirin e opozitës ajo e humbi peshën, kurse për sa i’u desh qeverisë, e kreu misionin.

Prandaj pyetja shtrohet: pse gjithë ky entuziasëm në PD për zhvlerësimin e një letre tashmë pa vlerë? Pse i jepet kaq rëndësi një akti që edhe po u zhbë, nuk ka efekt tjetër veç përkëdheljes së krenarisë personale të Berishës, ndërsa nëse, po s’ndodhi deri në zgjedhje, mund të krijojë një efekt bomerang?

Pikërisht ky është një tjetër dimension i kurthit ku po futet me këmbët e saj opozita, duke vënë një shenjë gati barazimi mes përmbysjes që ndodhi në SHBA dhe efektit të domosdoshëm që ajo mund të provokojë ketëj në anët tona. Ky iluzion, aspak realist, anashkalon faktin se në 20 janar, në shtëpinë e bardhë, do të futet vërtet një udhëheqës konservator, që denoncon Sorosin dhe depp state, por që është njëkohësisht një politikan, që i përbuz vlerat demokratike dhe ka adhurim për autokratët.

Si i tillë Donald Trump, me paparashikueshmërinë e tij, nuk jep asnjë garanci se mund të përbëjë kërcënim për regjimin shqiptar. Madje nuk so ishte çudi që Rama të dalë më i fortë, qoftë dhe duke ndodhur “mrekullia” dhe të zhbëhej non grata.

30 Komente

  1. 5
    5D

    1 2 3 te dashur patronazhiste legena filloni të shani gjyshin e Bushatit etj ofendime personale pa lexuar asnjë fjalë

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Pse o bithqim, po shave gjishin hisni qenke patronazhist? U me rrofsh ate pa shpatulla mor bir.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vëzhguesi

        O zot sa idiotë ka ky vënd!! Po çfarë shkruan o trap me zile.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sofizmat e Bushatit

        Kësaj vale entuzizasmi i fryjnë si mediat e pakta pro opozitës, thotë Bushati. Por në fakt, ato media pro s'janë të pakta, mund të përmedim: Syri TV dhe Syri.net, Ora TV, Ora news, Fax news, News24, Klani, MCN, Lapsi.al, Dosja.al, etj. Ndërsa kur morri ABC TV ai oligaku kosovar, Saliu e kërcënoi publikisht që mos të bënte propagandë pro Ramës dhe qeverisë, se i prishej balanca doktorit. Ndërkohë që sipas monitorimit të mediave Saliu del me kohë televizive më të lartë në dispozicion nga të gjithë politikanët e tjerë. Opozita ka kapur media njësoj si Rama. Dhe të dyja palët bëjnë propagandë në mediat e tyre përkatëse. Është një skandal që ka dekada që vazhdon dhe është një turp i madh mediatik. Politikanët vjedhin e mashtrojnë popullin dhe paguajnë e favorizojnë mediat përkatëse për propagandë. A.Bushati është një nga analistët e paguar nga Saliu për propagandë , por e bën me lezet, pra nuk mburr doktorin siç bëjnë ca dumbabista të tjerë por thjesht shan Ramën, rilindjen e hajdutëve dhe Spakun. Por nuk thotë që doktori dhe Meta janë të korruptuar e të mbaruar politikisht dhe duhet të japin dorëheqjen. Dhe në fakt shumë mirë që janë nën hetim se kanë vjedhur gjatë pushtetit të tyre. Tërë kohës kanë si të paprekshëm ngaqë drejtësia ka qënë e tredhur, e kapur dhe e korruptuar.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini

          Po do haje edhe andushi i vogel. Eshte bere keq per lekun sot. Mirkuptojeni

          Përgjigjjuni
        2. Y
          Yzmeqari i Zenit

          E morre pagen edhe per sot mer plehre?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mos e ben per klikime ????????

            I ka mjekuar gjyshin Ne subkoshience e ka gjithsesi

            Përgjigjjuni
          2. A
            Aida Qirko

            Bushat te erdhi ndonje pagese e dyshimte? Mos ndrysho qendrim sipas transfertes. Mos analizo sipas opinionit tend! Gjithçka shkrove mund te jete pritshmeria jote, por jo e shqiptareve. Sa per "fortesine" e Rames do te kthehet ty boomerangu dhe mos dysho kurre ne korigjimin e gabimeve nga njerezit e zgjuar, sidomos te atyre, qe arrijne te rizgjidhen president i vendit me te fuqishem te botes. Nuk e ke kapacitetin te konkludosh ne epitete per te. Sa te zhduket Rama, do t' ju marre me vete te gjithe!

            Përgjigjjuni
            1. J
              J.P.Papin

              Abuzim klasik me të drejtën e botimit të argumentimeve të tij në media! Rezulton absolutisht e kundërta... "Non elligible" e Amerikës e diskreditoi plotësisht Partinë Demokratike si një parti arkaike,kopje e shëmtuar e PPSH. Një individ hileqar dhe egoist e përdori dhe po e përdor këtë grupim si mburojë për hallet e familjes të tij biologjike. Ai demek bashkim i saj është vetëm një ofertë për pazar i karavidheve që ka deputetë kjo organizatë Sa për faktin nëse votuesit e "shkelën me këmbë dekretin e DASH "për Berishën ,Bushati duhet të tregojë ku e pa, kur kjo parti u diskreditua në zgjedhjet lokale me çiftin Berisha - Meta në krye.? Për aludimin se" dekreti amerikan nuk arriti asgjë" duhet t'i kujtoj këtij puthadori se që nga shpallja "non elligible" Saliu bëri çmos të vërtetonte arsyet e këtij nominimi. Pengues i Demokracisë ( shkatërroi opozitën për hakun e tij), Mosrepektues i Drejtësisë( nuk i bindet asnjë gjykate apo ligji) ,Përfitues për vete dhe të afërmit ( ku i gjetën paratë Liria,Argita,Abi,Shkëlzeni e soji e sorrollopi për jetën që bëjnë!?). Kujtoj që shqiptari me më shumë botime në botë,i ndjeri Ismail Kadare ,nuk i afrohet pasurisë që ka pedagogia "botuese shkencore",Argita Malltezi. Kurse në lidhje më Drejtësinë: Afera " Partizani" nuk i takon vërtetë Berishës,por ajo ishte si evazioni fiskal i Al Kapones. Sa hapi derën për Remzi Hoxhën,Gërdecin,21 Janarin e të tjera që po gatuhen. Saliu dhe legenat pas tij i dalin e teprojnë publikut shqiptar,përse duhet edhe një legen më tepër!? Zgjedhjet e pranverës që vjen do shënojnë fundin e turpshëm të revolucionit të malokut. Atëhere Bushatët,Abilekajt,Meçot, Pekat,Fevzinjtë,Kokajt me shokë do merren me analiza mjedisore apo gazetari sportive... Populli shqiptar i cili e urren Edi Ramën, është gati t'a mbajë në kurriz për dekada,vetëm maloku të mos vijë më kurrë në pushtet. E hidhur por e vërteta!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patronazhisti

                1,2,3 , patronazhiste te dashur. Ju pyes perse nuk e doni me gjyshin e Bushatit, Hiske Dylberin e Xhaxhit? Perse nuk e permendni as edhe nje here ate cope loqe qe la nje nip me ..ar se vetvetja? Patronazhistd zgjohuni dhe shkoni ja permirni varrin.

                                              1. T
                                                Tironci

                                                Ky element i degjeneruar qe rrjedh nga nje familje e ndyre e udheqesve komuniste pa dyshim do te mbeshtesi komunistin non grata jo vetem se te vetet mishin njeri tjetrin ja hane por jo kocken sic thote thenia por dhe per faktin se non grata e ka ne bordero kete maskara qe une se kuptoj pse lejohet te bredhe televizioneve si medemek " analist i pavarur". Dhe sikur te hiqet non grata thote ky derdimen nuk ka rendesi sepse monstra e Vicidolit na paska mbledhur zgjedhesit e vete rrotull dhe na e paska punen fill ne vije dhe nuk i duhet gje tjeter. Yuri Kim nuk arriti ti ushqeje me bar dhe non grata nuk ka me nevoje as per ambasadorin Amerikan ti shkoje mbrapa neper mitingje sic beri ne 1992 se ai tani arrin ti fitoje zgjedhjet vete dhe s'ka nevoje per ndihme. Po ashtu sipas tij non grata nuk a asnje baze se non grata na qenka qelibar i paster. Cfare flitet per te dhe akuzat si psh afera Partizani nuk egzistojne dhe non grata na qenka i pakorruptuar dhe i eshte varfer dhe nuk ka bere korrupsion dhe nuk paska vjedhur sipas ketij pavarsisht qe ky e di shume mire se po paguhet prej tij. Po e ben te gjithe kete per ta ushqyer me luge bosh familjen non grata dhe ne rast se non grata nuk i hiqet sepse nuk ka me rendesi si do qe te jete sipas tij.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lekondi

                                                  DISKUTIMI PA MBARIM PER NON-GRATEN E BERISHES ESHTE AQ IDIOT E I PA NEVOJSHEM SA TE RRAHESH UJE NE HAVAN PER FAKTIN SE AJO NUK INFLUENCON PER ASGJE NE JETEN E TIJ. KETO BEHEN NGA FANSAT E TIJ QE SALIU TE GJENDET NE MEDIA CDO DIT E GJITH DITEN. CUDI SI MERREN MEDIAT ME IDIOTESIRA TE NEVERITESHME KUR KANE AQ SHUME LAJME PER TE THENE TE CILAT EDHE PUBLIKU MEZI PRET TI LEXOJE SI KONFLIKTET NEPER BOTE E NGJARJE TE TJERA NE SHQIPERI E RAJON.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. e
                                                    eli-tiv

                                                    ...."non grata " per Saliun nuk eshte leter pa vlere....POR vule e thate ne balle te cdo berishe...mos harro se behet fjale edhe per vulen angleze e te gjithe saksionet qe pasojne. Saliu eshte i dekoruar si kriminel....larg tyre

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Besimtari

                                                      More ky skuth I peshtire po plas....duke llokocitur idiotesite e tij...si puma e qent te rrahur! Nuk pushon.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Mara emigrante ne Itali

                                                        Nuk e kuptoj kete arsyetim te ketij dobiçi .Vetem nje krahasim si è morì PS Shqiperine ne 2013 dhe si eshte sot , saliu e shkaterroi Rama e rindertoi, nga nje vend qe nuk njihej sot mer pjese ne forumet nderkombetare .Shqiperia e shqiptareve dhe jo e tradhetareve .

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje