
Nga Bedri Islami
Në seancën e radhës të parlamentit , kryetari i grupit opozitar, Gazmend Bardhi, mes ulërimave të zakonshme dhe gjithnjë pragu i zgjedhjeve është koha e duhur për të ulëritur, lëshoi edhe një akuzë, që, për nga vetë kujdesi që tregoi për të sjellë këtë të dhënë në parlament, merr rëndësi të veçantë dhe nuk mund të kalohet si ato qokat e zakonshme që lëshohen në atë sallë.
Ai u kujdes të theksonte se, ka të dhëna të sigurta, se dy nga drejtuesit e strukturave të larta të shumicës qeverisëse, Erion Veliaj , krye bashkiaku i Tiranës dhe Zëvendëskryeministrja Balluku, të dy, njëra nga njëra anë dhe tjetra në krahun tjetër, kishin porositur dhe paguar vrasës për të eliminuar njëri tjetrin. Është një ndër akuzat q ngjan si ato që herë pas here lëshon shefi i tij politik, por, e thënë nga Bardhi, duhet bërë kujdes. Zakonisht ai flet për gjithçka dhe çdo gjë, që kur, përmes një kompromisi u bë figura e dytë e opozitës, duke rrëmbyer dy poste njëherësh: mallkon, hedh tutje xhaketën, duke u shfaqur si një ndër të fortët e opozitës, krijon dosje, padit për çdo gjë duke bërë kujdes të lërë jashtë duart e tij, pra që të ketë një rrugë e të mos gjykohet një ditë, tërheq turmat, një cikërrimë e bën gjëmë, sheh me përbuzje nga kati i tetë ku është mbyllur shefi i tij, të cilin mezi pret ta linçojë barbarisht, si e nisi një herë, kthehet as, por, asnjëherë, ai nuk ka hedhur në parlament një akuzë të tillë, që kemi të bëjmë me vrasje të profilit të lartë, për të cilët, sipas thënies së tij, ai di çdo gjë, si flasin për njëri tjetrin, e duan apo nuk e duan praninë e sho-shoqit, klimën e krijuar me tyre, hasmëritë, dhe tani, duke u përafruar me fantazitë e sëmura , ka hedhur idenë e tij se , ndoshta jo larg, do të kemi një vrasje të rëndë politike.
Edhe shefi i tij politik e kishte në gjen që të fliste për vrasje, por vetëm kur i rrezikohej pushteti. Bardhi e bëri këtë kur është në opozitë, dhe, mbi të gjitha e di fare mirë se shansi për të ardhur në pushtet është drejt zeros. Me gjithë mëkatet e mëdha të qeverisë Rama, ai është i bindur se rruga drejt pushtetit do të jetë e gjatë, vazhdon të jetë në pritë që dritarja e katit të tetë të mbyllet dhe, përmes një grupi pranë vetes, të ri shfaqur në foltoren e mallkuar dikur, të bëhet, as më pak e as më shumë, një ditë të ardhshme, shefi i opozitës.
Bardhi është njeri i skutave të errëta, i ndërtimit të skemave të fshehta, i rrezikshëm për shtetin, edhe më i rrezikshëm për opozitën, ai është ndër ato figura politike që shfaqen si mallkim i këtij vendi. I ngritur nga hiçi, përmes marrëzive të liderëve politikë të opozitës, që kërkonin shërbëtorë besnikë dhe pa skrupuj, të gatshëm të braktisnin ndërgjegjen, moralin, virtytin. Basha , shefi i tij i dikurshëm, tani është i mallkuari i tij, ndërsa Berisha, i mallkuari i djeshëm është njeriu që gabimisht i ka zënë vendin, por që, tani për tani, i duhet të jetë i përkulur.
E dhëna e Bardhit për vrasje të mundshme duhet marrë seriozisht. Jo se dy drejtuesit e lartë të shumicës qeverisëse kanë bërë plane për të eliminuar njëri tjetrin, por sepse Bardhi vetë është mjeshtër i organizimit të strukturave të jashtë ligjshme, që marrin atribute shtetërore, i japin të drejtën vetes të kthehen në polici politike, të lëvizin të armatosur, dhe, në fund, të vrasin.
Viti 2021 dëshmoi për herë të parë në pluralizëm se një forcë politike, jashtë çdo ligji dhe normaliteti, krijojë një forcë të armatosur, zakonisht me ish gardistë apo figura të larguar nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët, si kurrë ndonjëherë, të organizuar, të armatosur, lëviznin me mjete motorike nëpër rrugët e sheshet e qyteteve, ndalonin makina dhe njerëz, bënin kontrolle policore, rrëmbenin njerëz, ushtronin dhunë, nxirrnin armët dhe, në fund, bënë vrasje.
Makinat me të cilat lëviznin ishin të siguruara nga njeriu që shpresonte të ishte pas zgjedhjeve parlamentare , si një ëndërr e pa realizuar, ministri i brendshëm i shtetit. Ata që e shoqëronin ishin sejmenët e tij, që, megjithëse e dinin se çfarë bënin ishte jashtë ligjit, e dënueshme dhe, nga ana tjetër marrëzisht e organizuar, vepronin me shpresën e rikthimit në parajsën që kishin humbur.
Forca që krijoi Bardhi u shtri në të gjithë Shqipërinë, ajo vepronte e komanduar nga vetë ai, e askush tjetër, sepse ishte krijesa e tij. Kjo bandë, haptas, dhunshëm, ndalonte, kontrollonte, ushtronte dhunë dhe terror, përplasej ma njerëzit, dhe, synonte të nxirrte jashtë ligjit organet zyrtare, duke u bërë vetë ligj.
Si është akuzuar nga figurat e afërta tani në vetë strukturat e larta të opozitës, mbi atë vetë rëndon vrasja e një aktivisti të shumicës, dhe, për fat, gjithçka e ndal këtu. Kundër dëshirës së Bardhit, që synonte shumë më tepër se kaq, disa nga të mobilizuarit , pas ngjarjes tragjike në Elbasan, mblodhi mendjen, ashtu si e mblodhi vetën edhe shteti, që deri asaj dite i kishte lejuar këto banda të vepronin në dëshirën e tyre.
Në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, duke nisur që nga viti 1996, bandat politike kanë qenë pjesë e zgjedhjeve politike. Fillimisht ata kanë mbështetur opozitën e sotme. Fakt është se të gjitha grupet që përplasen sot me njëra tjetrën në qytetin e Shkodrës, qoftë në lagjen periferike, si në Dobraç dhe në Kiras, ku ndodhi edhe masakra e pak ditëve më parë, qoftë në anën tjetër të qytetit, fillimisht ishin bandat e organizuara të opozitës. Në Kiras , në zgjedhjet e para politike, votimi ndaj kandidatit të Berishës, të ndjerit Azem Hajdari ishte në maksimumin e mundshëm. Shoqëruesit e tij ishin disa nga ata që nuk janë më, të vrarë nga njëra bandë ose nga tjetra. Pas vitit 2009 bandat u ndanë. Disa i mori shumica e sotme politike të tjera i mbetën besnikë opozitës. Jo thjeshtë në Shkodër, edhe në Durrës, në Elbasan, në Vlorë, në Tiranë. Thuajse kudo.
Këto banda ishin dhe vazhdojë të jenë të jashtë ligjshme, por të pa dukshme. Ata kërcënojnë , por nuk janë të orkestruara nga një dorë. Hedhin gurin, por dorën është e vështirë ta shohësh. Nëse nuk do të ishte transkriptimi i bisedave në rrjete të fshehura pak gjëra do të ishin bërë të ditura.
Ndërsa bandat që ngriti Gazmend Bardhi shin të organizuara, dhe, mbi të gjitha, të gatshme për përleshje me armë. Për t’i shkuar deri në fund përplasjeve. Ndaj lëviznin të armatosur, në grupe bashkë shoqëruese, të drejtuara nga e njëjta dorë.
Kjo dorë nuk u përgjigj asnjëherë për krijesën e tij. Askush nuk e dënoi për krimin që kishte përgatitur. Mos dënimi i krimit përgatit krimin e ardhshëm.
Nëse Gazmend Bardhi flet për vrasje, atëherë duhet ruajtur. Ai ia ka marrë dorën kësaj, gjithë herë përmes një dore tjetër.
Botuar në Dita
Si gjithmonë i përpikët në analizën Tuaj i nderuari Bedri! Analist dhe Gazetar që ruan vërtetë Vlerën e Fjalës! Mendoj se kjo Analizë, duhet të shërbejë edhe si Indicie, për SPAK që të fillojë një hetim kryesisht, për atë Vrasje të urdhëruar nga G. B(y)ardhi në Elbasan! Këto janë Fundërrinat, që pa patur Pushtet, shiko se çfarë bëjnë; po të vijnë në pushtet këto fëlliqësira, çfarë mund të bëjnë??
Respekt per zotin Bedri. Artikull shume i veretet. Gaz Bardhi per ngjarjen e rende ne Elbasan ka pergjegjesi te rende. U vra nje sipmatizzant i PS-te. Ne ate fushate zgjedhje u pergjak nga PD-ke,nga i ngarkuari dhe deputeti i saj Gazmend Bardhi. Egjithe udheheqja e PD-ke ne ate fushate ,akuzonin Taulant Ballen per banda te armatosura,por populli pa me syt e tij vetem bandat e armatosura te Gaz Bardhit,te sistemuar dhe bridhenin me tre furgona ne çdo cep te qytetit te Elbasanit,ku, terrorizonin banoret e ketij qyteti dhe me ne fund e finalizuan me vrasjen e Pjerin Xhuvanit,fare i pafajshem. Per keto veprime mafioze te Gaz Bardhit,drejtesia eshte e vonuar,pasi ai bashke me Paplekun qe goditi dirkt mbi personin ne fjale, duheshi burgosur me burgim te perjetshem. Gaz Bardhi,nuk ka sy e faqe te dal para popullit shqipetar se eshte vreses. Deputet jo e jo.
Te ishte vrare ndonje simpatizant i PD, do digjej Elbasani. Saliu i tha te vriste, por nuk ja percaktoi Gaz Bardhit qe i duhet me shume nje kufome nga te tijet, se nga kundershtari. Azem Hajdari ishte kufoma qe duhej per te djegur Shqiperine, per grusht shteti, dhe p[er te vjedhur Bathorja dyqanet.
Sa analize e sakte!
Llogjikisht nuk mund ti heqesh presjen.Por pa fakte quhet thjesht hamendesim.
Gaz Bardhit i ka ardh fundi, e ka bo fli Saliu. Po e pret Spak krahehapur bythecin.
Ky shkrim është një përpjekje e sforcuar për t'a bërë qimen tra. Për të konkretizuar urrejtjen e skajshme midis dy individëve, Veliaj dhe Balluku, zoti Bardhi mund të përdorte shprehjen e zakonëshme "janë gati të hanë të gjallë njëri tjetrin" ose siç tha "janë gati të vrasin njëri tjetrin". Gjithë ky çarçaf i Islamit është një stuhi në gotë vetëm për arsye politike. Që Bardhi është një xanxar politik e dimë, por në këtë rast jo se ka thënë ndonjë gjë që mund t'a përligj gjithë këtë farë shqetësimi të majtistit të shquar Bedri Islami.
O Loni prej betoni,a je ne metro! Mos ke luajtur nga fiqiri. Po a mund te mbulohet vrasja qe u be ne Elbasan nga bandat e Gaz Bardhit? Nqs nuk di kete, ateher mos fol kot. Tre fugona kishte Bardhi me njerez te hurit e te litarit,aq sa edhe vran nje njeri te pafajsheem.. Cfare faji ka ketu Bedri Islami qe e akuzon ti?
O Loni, di gje ti se dora e kujt e vrau Pjerin Xhuvanin ne Elbasan?
upupu cfare nuk pret nga bq
Vrasës është e tepruar dhe akuzë e ulët. Por fakti që Bela do e shikonte fikun poshtë autobusit është mëse e vërtetë
Pre qenka organizator i te kqiave me grupet kriminale
Ruaju kur te ti qijn rropt e shpis o Bedri
Homoseksualet kane deformim gjenetik te karakterit, prandaj shpesh evidentohen si te rezikshem per shoqerine. Nuk e di nese eshte dhe ky nje rast i tille, por duhet me qene vigjilent.
Bedri problemi qe shtron eshte mese i qarte ne kete shkrim,ndersa koha e ketyre ngjarrjeve ka shkuar njehere e mire. Shteti eshte futur ne shina dhe po vrapon drejt Europes ,ku ska birr kurve qe ta nxjerre ate nga keto shina . Badhi eshte nje fantazem disi e ekzagjeruar qe mbivleresohet nderkohe qe emri i tij duhet te ishte harruar qe me ngjarrjet e parazgjedhjeve te mandatit qe shkoi lidhur me skenarin e kobshem tashme te dale boje qe realizoi ne Elbasan . Ne PD tashme kane mbetur dy banda rivale ,ajo e Mul Nokes dhe ajo e Bardhit ku qe te dyja kane lufte te brendeshme se kush komandon ku nga zenka e tyre kerkon te perfitoje vetem skifteri i futur ne kafaz qe uleret nga kati i tete sepse u be kohe qe i mungon gjahu.Edhe ai kerkon te riorganizoje bandat e Londres qe tashme jane bere me te fuqishme se ai e per rrjedhoje i kane dale nga shinat e nuk e pyesin me. Ndaj qe te besh nje shkrim kaq te gjate mbi Bardhin e zi eshte kohe e humbur dhe e papershtateshme Shoqeria shqipetare ka evoluar dhe nuk eshte me ajo e bandave ,ndaj nuk trembet njeri nga zeri i çjerrur i Bardhit te zi.Shume shpejt zeri i tij do te ndigjohet nga nje kafaz tjeter te mbyllur si ati i tij qe tashme ku leter komunikimi i tyre mund te behet vetem me pllumba.
Shprehje te tilla te pa kontrolluara,nga politikanet e ketyre 34-viteve jane te perditeshme.Degjo Saliun,Meten,Kryemadhin,Bashen apo te tjere majtas e djathtas.Eshte politika e kercenimit dhe e pushtetit te pa kontrolluar.Po te funksiononte drejtesia dhe shteti keto "shpreje" do te analizoheshin e do te gjykoheshin si te rrezikshme per jeten e qytetareve.Organet e ruajtjes te rendit dhe te drejtesise duhet ti degjojne,analizojne dhe te marrin masa parandaluese,qe mos te thone me pas qe jane thenie per politike e fushate.
Shprehje te tilla te pa kontrolluara,nga politikanet e ketyre 34-viteve jane te perditeshme.Degjo Saliun,Meten,Kryemadhin,Bashen apo te tjere majtas e djathtas.Eshte politika e kercenimit dhe e pushtetit te pa kontrolluar.Po te funksiononte drejtesia dhe shteti keto "shpreje" do te analizoheshin e do te gjykoheshin si te rrezikshme per jeten e qytetareve.Organet e ruajtjes te rendit dhe te drejtesise duhet ti degjojne,analizojne dhe te marrin masa parandaluese,qe mos te thone me pas qe jane thenie per politike e fushate.
Sic duket bardha e paska bere mire planin per ndonje atentat si dikur ne Elbasan dhe po pregatit terenin per tja faturuar te tjereve si gjithmone.Organet ligjezbatuese duhet te marin masa ndaj ketyre hamendesive dhe duhet ta vere para pergjegjesise kete bythe lepushke per keto qe thote.Te detyrohet per paraqese prova per keto hamendesi ne te kundert te pergjigjet ligjerisht per keto hamendesi. Cdo njeriut i duhet ti tregohet vendi per cdo gje qe flet e qe bene.
Të hyptë vetja në qef - thotë shkodrani. Kur të hypën vetja në qef, nuk di ç'bën, kjo po ndodh me të Ziun Gaz.