Nga Kimete Berisha
- Me hajnat e Albin Kurtit më së shumti po çuditen hajnat!
Aq pa takt e në mënyrë amatore kanë vjedhur këta t'Kurtit sa që me guximin e tyre i kanë çuditur edhe hajnat më të rryer.
- S'është aspak e çuditshme që vjedhin ministrat e Albin Kurtit, gjithmonë kanë vjedhur dhe do të vjedhin shqiptarët, por është e palogjikshme që Albin Kurti u bë avokat i hajnave, aq fort, sa s'lë shibël të bie mbi ta!
- Pse i mbron hajnat Albin Kurti?
Që janë të tij, apo që, ky mund të mos jetë më normal!
S'di a do të ishte e tepërt të them se ata vjedhin për të.
- Të ishte ndryshe, do të distancohej, sa më larg. Ose të bëhej i mençur, ti hiqte këta hajna të dalë boje e të angazhonte hajna të Ri, derisa të zbulohen....
- Që u bë baba i hajnave, u bë, por pse nuk përpiqet ta fsheh, s'e kuptoj pse këta njerëz nuk vjedhin fshehtë, por hapur e me arrogancë...
- A është e mundur që gjithë atë luftë që Albin Kurti e ka bërë në opozitë, në emër të idealeve, e ka bërë për të vjedhur pare.
- Materialist me fjalë të idealistëve!
Apo, idealist ateist, që s'shkon hiç, se e mbaj mend veten si nxënëse që isha me Hegelin (idealist), kundër Marksit (materialist - ateist).
- Veç Zot s'kam parë këtu!
- E çka do të blejë ky, me gjithë ato pare....
- E ka legjitimuar krimin e organizuar dhe e ka familjarizuar vjedhjen.
E ka bërë normale konfliktin e interesit dhe korrupcionin.
-.U kanë dhënë miliona euro vëllezërve, kunatave, motrave, dashnorëve e dashnoreve...
Nuk e fshehin.
Vjedhin sy ndër sy, vjedhin ashiqare.
- Pse vjedhin ashiqare?
Pse s'i kanë lënë dy gurë bashkë!
- Miellin e rezervave e kanë vjedhur me ndihmën e një shoku bukëpjekës!
- Vajin ushqimor të rezervave shtetërore e kanë vjedhur. !
- Fasulin e ushtrisë e kanë vjedhur pa e blerë!
- Ka vjedhur Vitia edhe në emër të maskave gjatë pandemisë e të ilaçeve, por për t'u dukur të tokës, janë përcaktuar të vjedhin kryesisht ushqim dhe gjëra të amvisërisë, pra janë hajna folklorikë që vjedhin me def e me tupan, ama që e mbajnë veten për elitë.
- Paradite vjedhin lopë, e në mbrëmje shkojnë në Teatër për ta parë shfaqjen e operës 'Eugene Onegin' !
- Oh, sa gjynah, Onegini!
- E kanë paguar Tetëmijë euro në muaj ekspertin në Spanjë për shërbimet e tij prej sarhoshi.
- E paguajnë Pesëmijë e kusur euro në muaj ekspertin në Prishtinë për të pirë cigare...
Ky i Prishtinës si personazh i Markezit, një orar pune e kanë parë duke pirë cigare njërën pas tjetrës në oborr me shikim të ngulitur në mur!
-,Një ministër (me një rrogë) i ka blerë dy shtëpi në lagje luksoze.
Si do t'ia konfiskojë Albini shtëpitë Liburnit, nuk mundet, ose edhe mundet, po pastaj nuk mundet....
- Tjetri ministër e ka blerë një lopë 100 mijë euro.
- Tjetra ministre e ka fshehur pasurinë e saj nga shteti;
- Çfarë do të konfiskojë Albin Kurti!
- Lopën e Pecit!
- Këshilltari politik e ka këshilluar Pecin që është në favor të zhvillimit të bujqësisë së Kosovës që edhe këtij t'ia jap 100 mijë Euro!
-.Po thu' a?
Këshilltar më tarzan nuk bën nana. Një gajbe molla - 100 mijë euro!
Ndoshta janë edhe dy gajbe, por kush i ka numëruar!
Ata që numërojnë - vjedhin!
-.A mund ta konfiskojë Albin Kurti pasurinë e fshehur të Donika Gërvallës!
Nuk mundet sepse nuk e di ku është ajo pasuri, se Donika e mban sekret shtetëror!
- A mundet që Albin Kurti ta konfiskojë ahurin fantom të vëllait të deputetes së tij, që ka kushtuar njëqind mijë euro.
- Nuk mundet sepse nuk ekziston ahuri!
- Ahuri kushton aq shtrenjtë sepse përmbi derë do ta ketë të varur një kordele pembe me fije ari, si ajo e Pelës materialiste dhe egoiste, Moli, në Fermën e Kafshëve'.
- As paratë nuk mund t'ia konfiskojë atij vëllaut të motrës, se janë harxhuar!
- E Donikës hiç se hiç s'mund t'ia konfiskojë afro 90 mijë euro fjetje në bujtina të Amerikës!
S'mundet sepse gjumi nuk konfiskohet!
- Përveç vjedhjes së buxhetit dhe ndarjes së pasurisë shtetërore me shokë dhe me familjarë, Albin Kurti ka spikatur edhe në seks!
- Njëmbëdhjetë mijë shqiptarë, gra e burra në Facebook janë pajtuar me deklaratën e Albin Kurtit se ideja për seks publik e ministres së tij është keqkuptuar nga shqiptarët e Serbisë dhe të Rusisë, si dhe nga ata që e luftojnë seksualisht Kosovën e tij!
Qëllimet seksuale të ministres kanë qenë edukative!
-.Pasi populli dhe gazetarët konstatuan njëzëri se seksi është 'krim', Albin Kurti u tërhoq nga 'edukata seksuale' dhe tha që ideja perverse ishte e Arsim Bajramit!
- Arsimi nuk e pranoi krimin!
- Unë me një tjetër kasavet, mua më këputet shpirti se pse nuk quhet lënda 'Edukata dashurore, po quhet edukata seksuale...'!
- Prandaj, kjo luftë 'hibride' e shqiptarëve proserb dhe prorus ishte fitore për Albin Kurtin, sepse e detyroi Albin Kurtin të heq dorë nga fantazitë seksuale të ministres së tij, që sipas Frojdit jeta seksuale e grave është një 'kontinent i errët' për psikologjinë, prandaj kaq pak e hiç dihet për këtë 'kontinent'!
-E si do ta konfiskojë ky kontinentin e errët seksual, kur ky kontinent s'shihet nga errësira!
- Veç Albin Kurtit i ka ndodhur që të merret me seks në dimër, derisa shumica e shkollave nuk kanë ngrohje!
- Ministrja e ka pasur nijet që bananet për orët edukative t'i sigurojë vetë!
Nuk e ka marrë parasysh se ka njerëz që kanë fobi prej bananeve si ministrja e barazisë gjinore në Suedi, e cila e ka ndaluar nëpër zyra 'praninë' e bananeve sepse vuan nga bananofobia, dhe kështu kudo që shkon në takime, paraprakisht i largojnë bananet se përhënët!
- Për korrupsionin kombëtar të Albin Kurtit s'ka koment:
1. U bë me Radojçiqin kundër pagave të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së!
2. I prishi marrëdhëniet me Shqipërinë, me Amerikën dhe me BE-në;
3. Tha se gjuha shqipe në Maqedoni nuk ëahtë gjuhë zyrtare!
- Fluturoi dhe ra në të njëjtën stinë, si gjethe vjeshte.
Albin Kurti dështoi jashtëzakonisht shpejt.
- Sikur krejt shqiptarët të çoheshin në këmbë kundër Albin Kurtit s'do të mund ta turpëronin sa e kanë turpëruar hajnat dhe injorabtlt e tij.
- Identik si Napoloni i 'Fermës së Kafshëve' (Orwell), i shkeli shtatë urdhërat, asgjë që tha nuk e bëri, dhe asgjë që e bëri nuk e tha.
Dallimi i vetëm mes tyre është se Napoloni është derr...!
P.S. 'Pas meje, lexues'!
Moj Qamete me paragrafet ironike nga 2 rreshta. Po vetem per te hedhur vrer per qeverine e Kosoves te ka punesuar Gelbaza moj nuselale?
Bravo Kimete, mos u tut prej atyre qe vetquhen "?".
Albin Kurti ka futur ne sherr gjithe Shqiptaret. Presheva po shkaterrohet prej njerezve qe futi Albini, Mali i Zi po ashtu. Maqedonia nuk ju dashka gjuha Shqipe, ta degjonin Kristoforidhi, Petro Nini Luarasi, do e kishin marre ta mbysnin ne varr,. Albini vec llafe ka, te lodh me genjeshtra, asnje pune nuk e ben. Jo seshte e vertete, ka bere 13 kilometra rruge per 4 vjet, vec shkon cdo jave ndjek punimet per te dale ne televizor. Shikojeni tani, kur te ndaj me shume leke pensionisteve, vec per tja kaluar Edi Rames. Zoti i shtofte inatin. Ekonomia e Kosoves eshte e dobet prej Albinit, nuk ka projekte, askush nuk investon /.
Kimete je fantastike ia ke dhjere edhe Batonit me kete shkrim ,ndonese kam rezerva se e ke botuar me hile duke hapur rreshtat .Respekt Kimete demaskoi hajnat dhe fillo vidh per vete.Al Bini po ti kishte hyrr humrit kishte me u ba me i ndigjuem e me popullor sepse ai ka lindur per humor te zi.Sa per pare as qi nuk diskutohet qi kishin me ja hudhun me kanistra keti stari hollivudian.
S'i iket..
Shum zhurmë për asgjë nga pronto çakalla.
Kimete je më kimet Te lumtë penda Je mëndje e mpreftë Je guximtare Nji gabim pa dashje e bërë Është e drejtë te kishe shkrujtur Albin Serbia baba i hajnave Albin faqezia baba i hajnave Albin injoranti baba i hajnave Albin idioti baba i hajnave dhe Albin hajni baba i hajnave qe bëjnë hajni per baben Albin Serbinë
o njerez,ALBINI po i nxjerr te palarat te gjith hajduteve ,por ju nuk e kuptoni dot se jeni mbytur nga propaganda.ose sjeni mendje hapur. Albini nuk po hedh vallen e askujt dhe serbia po cmendet,se qe mesuar me thacin dhe te tjere qe hidhnin valle per pushtet. mbeshteteni me vote dhe shikoheni si do perparoj kosova per 5 vjet ne BE
Nje gje eshte e dukshme,qe,Kimete'ja e ka penen e forte !! Jam i prirur te besoj ne sarkazmen e saj ! Nuk e njoh situaten brenda Kosoves,vetem se gjykoj mbi te gjitha qendrimet e Kurtit ne marredheniet me SHBA'ne dhe Perendimin ,por edhe me vendin tone ! Nuk meritonte Kosova nje Kryeminister tille,me shume se dy dekada pas krijimit te saj ! Perendimi krijoi shtetin e Kosoves dhe nuk ju lejohet politikaneve Kosovare dhe Qeverise se ketij vendi,te "perballen" dhe t'iu bejne Karshillek atyre qe krijuan shtetin e Kosoves !! Marredheniet me Perendimin Ky i ka perkeqesuar ne nivelin me te ulet dhe gradualisht po e con Kosoven ne izolim duke e kthyer ne nje "ishull" pa "ngjyre" ! Te jesh me "vepra" anti amerikan dhe anti perendimor,do te thote qe udhehiqesh edhe nga nje ideologji e tille ! Megalloman dhe "marksist" i pa ndreqshem ! Nuk mund te harroj,pjesemarrjen e tij aktive ne zgjedhjet parlamentare tek Ne ! Nuk mund te gjesh asnje shembull te vetem,ku kryeministri i nje vendi,synon te marre pushtet politik ne nje vend tjeter,apo sikurse Kosova e konsideron Shqiperine,ne vendin Ame ! Gjithashtu se fundi,pozicioni i tij ndaj Gjuhes shqipe ne Maqedoni !?Kosovare mos ju "turrni" Kimetes,therritini mendjes sa nuk eshte vone ! Lymi Tutit
Nje gje eshte e dukshme,qe,Kimete'ja e ka penen e forte !! Jam i prirur te besoj ne sarkazmen e saj ! Nuk e njoh situaten brenda Kosoves,vetem se gjykoj mbi te gjitha qendrimet e Kurtit ne marredheniet me SHBA'ne dhe Perendimin ,por edhe me vendin tone ! Nuk meritonte Kosova nje Kryeminister tille,me shume se dy dekada pas krijimit te saj ! Perendimi krijoi shtetin e Kosoves dhe nuk ju lejohet politikaneve Kosovare dhe Qeverise se ketij vendi,te "perballen" dhe t'iu bejne Karshillek atyre qe krijuan shtetin e Kosoves !! Marredheniet me Perendimin Ky i ka perkeqesuar ne nivelin me te ulet dhe gradualisht po e con Kosoven ne izolim duke e kthyer ne nje "ishull" pa "ngjyre" ! Te jesh me "vepra" anti amerikan dhe anti perendimor,do te thote qe udhehiqesh edhe nga nje ideologji e tille ! Megalloman dhe "marksist" i pa ndreqshem ! Nuk mund te harroj,pjesemarrjen e tij aktive ne zgjedhjet parlamentare tek Ne ! Nuk mund te gjesh asnje shembull te vetem,ku kryeministri i nje vendi,synon te marre pushtet politik ne nje vend tjeter,apo sikurse Kosova e konsideron Shqiperine,ne vendin Ame ! Gjithashtu se fundi,pozicioni i tij ndaj Gjuhes shqipe ne Maqedoni !?Kosovare mos ju "turrni" Kimetes,therritini mendjes sa nuk eshte vone ! Lymi Tutit