Fëmijët e vdekur nuk largohen kurrë nga shtëpitë e tyre

19 Nëntor 2024, 09:46Blog TEMA
Fëmijët e vdekur nuk largohen kurrë nga shtëpitë e tyre

Nga Stavro Dhimitri

Sot një derë u mbyll, një nënë hodhi shaminë e zezë të vajit mbi kokë dhe lotët iu thanë, ndërsa një baba mban peshën e mundimshme të humbjes së të birit. Vakti i ngrohtë i drekës mbeti në tryezën e Martin Canit, futbollistit 14-vjeçar të Dinamos që thika i ndali frymën ende pa dalë në jetë.

Mbrojtësi i majtë të diel ishte në fushë së bashku me shokun e tij të plagosur, Luis Meçen, që shënoi edhe dy gola. Thika e ‘helmuar’ vjen si goditje në zemrën e çdo shqiptari, si një këmbanë alarmi për brezat e rinj dhe të ardhmen e shoqërisë.

Kjo nuk është vetëm tragjedia e familjes së Martinit, e nënës që nuk do e heqë veshjen e zezë dhe do gdhihet dhe shtrihet në shtrat me imazhin e vendprehjes së fundit të engjëllit të saj, kjo është tragjedia e shqiptarëve.

Është tregues se kemi dështuar në familje, shkollë dhe komunitet. Tregues se për një fjalë goje, a qoftë për një kapriço moshe nervat na dërgojnë direkt te vetgjyqësia. Kemi kopjuar shembujt e këqinj të rrjeteve sociale, që vetëm të tilla nuk janë, të klipeve plot dhunë që nuk edukojnë.

Secili prej nesh sheh në rrugë adoleshentë jo të qetë, që janë gati për grushtin edhe për ‘pse më pe’. Martini ishte fatkeqi i radhës, që thika i preu ëndrrat në mes. Si një mbrojtës i majtë ai me gjasë ëndërronte të bëhej një futbollist, pasi trajneri i tij thotë se ishte ndër më të mirët e ekipit.

Martini e bëri bashkë ekipin edhe sot, këtë herë disa adoleshentë u mblodhën jashtë spitalit ku trupi i pajetë i Martinit ndodhej, e shpirti i tij u largua me engjëjt.

Thonë se ‘fëmijët e vdekur kurrë nuk largohen nga shtëpitë e tyre, vërtiten aty, kapen pas fustanit të nënës së tyre, kur ajo po përgatit ushqimin dhe dëgjon ujin që zien, thua se po studion avullin dhe kohën.

Gjithmonë janë aty. Dhe shtëpia merr një dimension tjetër, si një shi i butë në mes të verës, në fushat e shkreta’.

Fëmijët e vdekur nuk ikin, qëndrojnë në shtëpi dhe luajnë në korridorin e mbyllur. Martini do i ketë ‘takat’ e futbollit në shtëpi dhe nëna e tij ulëritjen në gjumë do e këtë nqaqë do ndjejë përsëri dhimbjen, këtë herë jo të lindjes.

Mirë u pjekshim Martin, luaj i qetë me engjëjt…

15 Komente

  1. B
    Bureto

    U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes, shokëve e gjithë të dashurve të tij.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Nuk ka nevoje qe gazetaret te shkruajne elegji per vrasjen e femijes. Gjeja me e mire qe duhet t ebejne gazetaret eshte te kerkojne te Zbatohet forca e Ligjit. Nqs ky krimineli i vogel denohet ashpersisht ,me te pakten 30 vjet burg , pa te drejte apelimi, gjithe te tjeret ne te ardhmen nuk do ju shkoje mendja te qellojne edhe nje dacke . Ndaj nuk ka nevoje te futeni ne fjalime morale, per familjen , shkola etj. LIGJI vetem Ligji i forte , vendos Drejtesine dhe Qetesine. Ndaj gazetaret nuk ka nevoje te bejne artikuj Moral, por te bejne artikuj ku ti kekrojne gjykates Krimineli, i cfaredo lloj moshe te denohet ashpersisht , dhe kjo do jete sherbimi me i cmuar per Shoqerine Shqiptare. Cdo lloj krimineli qe ben vrasje , pavaresisht moshes te vendoset ne ligj denimi nga 25 vjet e lart . Dhe te shikoni kur te bjere numri i vrasjeve ne zero, sic ishte ne kohe te Enverit

      Përgjigjjuni
    2. s
      shqip

      U prefte ne paqe ky engjell i pafajshem ,viktime e nje shoqerie te etur per pushtet dhe para ,me ndjenja njerezore qe veniten cdo dite e me shume.Shkrimi shume prekes i autorit.Ngushellime familjes dhe Zoti ju dhente kurajo .

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Mos pafshim gezim si fis ata qe e vran

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Ku gjehen fjalē ngushēllimi pēr njē humble tē tillē ???

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Tmerri i madh eshte se ne bangot e shkolles ka perbindesha me thike e arme te stimuluar nga prinder garipa apo te forte qe mund te shkaktojne tragjedi te tilla.Duhet te kete kontrolle te befasishme ne oren e mesimit te pakten nje dite ne jave per te pare cfare mbajne ne canta femijet.

            Përgjigjjuni
            1. O
              OLSI

              Shkrim vertet prekes , me vjen shume keq qe nje femije te humbasi jeten kot per motive te dobeta.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Gazetari e ka marr me emocion kur eshte ulur te shkruaj,nga gazetat pashe se dhe ai qe ka vrare ket djalin eshte plagosur,pra te rinjte kane qene te armatosur me thika,shpatat i kane munguar.Personalisht nuk me vjen cudi,ne pallatin ku banoj shikoj shpesh femij te njejtes moshe qe rrine grup e luajne me njeri tjetrin,fjalorin banal qe degjoj do ta kishte zili dhe nje i rritur,degjoj vajzat 10 a 13 vjecare qe dhe kurvat e rrugeve do benin cudi ti degjonin,cudia me e madhe femije intelektualesh bij e bija te familjevd qe mbahen te mira,perqindja me e madhe kane familje te divorcuara e i kap ora 10 i nates jashte.Cfare mund te presesh nga femije te tille,cmund te presesh nga prinder qe pjellin si kafshe e i leshojne rrugeve,femija ka nevoje per edukim,pastaj kur femija i kthehet i vdekur thone ishte djali i mire nuk i bente keq njeriu.Sipas deshmise te shoferit djali ka pasur goje te shthurur vetem pse nje burre ne moshe i ka bertitur,eshte nje vrasje mes femijeh,turp per ata prinder qe nuk kan ditur te edukojne pjellen e vet.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Ks

                  Fjalori banal vjen nga te rriturit qe t‘ju thuash miremengjez pergjigja do jete; miremengjez o te q.. motren. Shprehje me te pista dhe te ashpra se nga shqiptaret e AL s‘kisha degjuare me pare. Po ju ra diçka nga xhepi e q… njehere pastaj e fusni ku ishte. Popull depresive.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sylvinjo

                    Ik ti mor gjarper i Kosoves , rrac legenash qe beni kete propagande te ndyre , Ju rrac e ndyre dhe e mbushur plot ligesi, Islamike te qelbur.dhe urrejtje kunder Shqiptareve te Shqiperise, na paske degjuar ti ne Shqiperi pershendetje me sharje per moter. Sic duket eshte pershendetja qe i beni ju njeri tjetrit ne Kosove, jo ne Shqiperi o rrac zvarranikesh , se ju jeni si gelbaze arabe ne mes Ballkanit , Funderine e qelbur ,

                    Përgjigjjuni
                2. G
                  Gabeli

                  Kjo eshte pasoja e mentalitetit mesjetar shqiptar qe ne vend te nxisin femijen te flase ne familje per problemet qe ka thone ate shprehjen e famshme "po te goditi godite dili zot vetes"

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhixh Merimonga

                    Kur nena e ketij engjelli tha qe nuk e dija qe kishte probleme ishte per te vene kujen.... tani e more vesh qe kish probleme .....ZGJIDHJA

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      politika ne Shqipéri eshte kupola e mafias

                      Ate birin e kurves qe e vrau Kete engjell,duhet tredhur,duhet tia shkerdhesh mamane dhe babane dhe motrat,ai,babai I tij moterqire,nuk duhet te falen kurrsesi,nese shteti nuk merr mase kunder tyre,ata duhet te vriten nga familjaret e viktimes sepse shteti ne Shqipéri,nuk egziston dhe ate e drejtojne bandat mafioze jo vetem ate por te gjithe politiken majtas,djathtas,qender etj

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Po

                        Kjo eshte tragjedi e te ardhmes shqiptare te dhunuar nga politika e ordinereve politikane dhe shumica e intelektualeve shqiptare qe nuk jane ne gjendje te perciellin efektivitet ne shoqeri! TV eshte i mbushur me analista 24 ore ne 7 ditet e Javes duke thene gjithshka, dhe duke ber asgje! Vetem sa riciklojne veten e tyre me ngjarje pas ngjarjeve te dhunes, politike, dhunes sociale dhe dhunes familjare! Shoqeria shqiptare eshte ne kriz morali ! Asgje nuk funksionon ! As policia as shteti as familja as shkolla as shoqeria ! As ekonomia ! Cdo gje eshte fallcitet genjeshter pa aftesi ! Shoqeria e viteve para 1990 panvarsisht sistemit politik, kishte vlera !Moral. Familje, Dashuri mes vedit!

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          demokrati

                          Kemi policine me inaktive dhe joprifesionale ne bote.Ndryshimi duhet te filloj nga Arsimi dhe Edukimi.Cfare jane keta 14vjecar me thika.Kush i rrit, kush i edukon.Shkolla dhe figura e Mesuesit duhet te jene te shenjta, aty fillon mbaresia dhe praptesia e njeriut.Pastaj kemi nje ministre arsimi qe pasi i vodhi sekretarja ne MSH pa dijenine e plote te saj, Kryeministri i besoi pa brerje ndergjgje ate qe duhet te jete ministria me e rendesishme.Kryeministri ka kohe qe nuk qeveris, eshte ne fushate zgjedhje nje dite pas zhjedgjeve te radhes.Ne pushtet vihet si kryetar partie, por qeveris nje shtet .Shkodra e kriminaluzuar dhe vrasjet e femijeve nepet shkolla jane nje arsyet pse kjo qeveri duhet te largohet me vote .Eshte dritheruese, nje femije humbi dhe nuk e gezoi jeten, fragile.Faji eshte i shoqerise, shkolles se munguar dhe deshtimit te policise.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje