Ambasada më e rëndësishme pa shofer dhe pothuaj pa diplomatë

19 Nëntor 2024, 11:54Blog TEMA
Ambasada më e rëndësishme pa shofer dhe pothuaj pa diplomatë

Qeveria e Kosovës mburret se buxheti për vitin 2025 do të jetë 3,6 miliardë euro. Një pjesë e këtyre parave ka qenë mirë të ndaheshin qëmoti për lobim në Washington. Tash situata është kështu: Qeveria serbe ka qasje të thellë në të dy partitë amerikane, kurse Ambasada e Kosovës nuk ka as shofer - në të njëjtën kohë kryeministri mban ligjërata për problemet e së majtës në botë e ministrja e jashtme duket se ndihet më komode në takime me diasporën.

Nga Enver Robelli

Në numrin e fundit revista NIN e Beogradit shkruan se dikur në rajon primatin në marrëdhëniet me Washingtonin e mbanin shqiptarët e Kosovës dhe boshnjakët, ndërsa tani e ka marrë pushteti në Serbi. Si erdhi deri këtu?

Përgjigjja gjendet në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, aty ku zyrat private për konsulenca duhet të deklarojnë kontratat e tyre me shtete apo organizata të huaja. NIN shkruan se pas disa viteve pauzë, në vitin 2023, ambasadori i atëhershëm në Amerikë, Marko Gjuriq, nënshkroi kontratat për angazhimin e dy shtëpive lobuese. Rreth tre muaj më parë, këto kontrata u vazhduan. “Shtëpia lobuese KARV ka nisur sërish të punojë për Qeverinë e Serbisë që nga 17 korriku. Sipas një kontrate njëvjeçare, qeveria është e detyruar të paguajë 60’000 dollarë në muaj plus shpenzime shtesë. Për Ambasadën e Serbisë në SHBA është angazhuar grupi BGR për 50’000 dollarë në muaj për një periudhë njëvjeçare”. 

Domethënë, qeveria serbe jep minimum 110’000 dollarë në muaj për të lobuar në Washington ose rreth 1,3 milion dollarë në vit. 

Kosova lehtësisht do të mund të jepte dhjetëfishin. 13 milionë dollarë do të ishin një investim i duhur në Washington për të mirën e Kosovës. Qeveria e Kosovës mburret se buxheti për vitin 2025 do të jetë 3,6 miliardë euro.

Për t’i ndarë, ta zëmë, 13 milionë për lobim, Kosova do të duhej të kishte politikanë udhëheqës që e kuptojnë se përkrahja nuk fitohet duke u thirrur në “miqtë tanë të përhershëm”, në “ndërhyrjen e suksesshme të NATO-s”, në “të arriturat demokratike të Kosovës” etj., etj. Përkrahja fitohet jo duke u marrë me cikërrima - “kaq kemi kursyer” -, por duke gjetur mënyra për të depërtuar te vendimmarrësit në Washington. Detyra e qeverisë nuk është të kursejë, por të harxhojë buxhetin në të mirë të shtetit.

Ndërsa një firmë konsulencash në kryeqytetin e SHBA-ve çdo vit merr 600’000 dollarë nga Beogradi për ta përkrahur punën e Ambasadës së atjeshme të Serbisë, Ambasada e Kosovës në Washington ka vetëm dy-tre diplomatë dhe ambasadori, për fat të keq, detyrohet të kryejë edhe një punë tjetër: atë të shoferit. Sepse Ambasada nuk ka as shofer.

Ndërkohë që qeveria serbe ka siguruar qasje të thellë në të dy partitë amerikane, kryeministri i Kosovës mban ligjërata mbi problemet e së majtës në botë, kurse ministrja e tij e jashtme duket se ndihet më komode në takime me diasporën ose pjesëmarrje në ndeshje futbolli të ekipeve të diasporës. Në takimet me mërgatën shpesh nuk mungon as kryeministri. Në vitin 2017, Ministria e Jashtme i urdhëronte diplomatët të kthehen në Kosovë për të ngjitur posterë për PDK-në, tash disa ambasada - nën sloganin propagandistik se kryeministri apo ministrja e tij e jashtme po zhvillojnë “takim me bashkatdhetarë”-  lejojnë të bëhen pjesë e fushatës elektorale.

Shtëpia lobuese amerikane KARV, e cila punon për qeverinë serbe, drejtohet nga Andrew Frank, një ekspert për komunikim në kohë krizash. Frank ka punuar në administratën e presidentit Bill Clinton. Sipas NIN “grupi BGR, që punon për ambasadën (e Serbisë në Washington), është një nga firmat kryesore të lobimit dhe relacioneve publike në Washington, me lidhje të mira si me republikanët ashtu edhe me demokratët. Firma është e njohur për aftësinë e saj për të ndikuar në politikë dhe opinionin publik përmes lidhjeve të ngushta në Washington. Edhe pse pozicionohet si e afërt me të dyja partitë amerikane, grupi BGR ka rrënjë të forta republikane, çka do të thotë se ka lidhje të mira me administratën e sapozgjedhur”. 

Kjo nuk është e tëra sa i përket investimeve të shtetit serb në Washington. NIN shkruan se ka pretendime jozyrtare se këshilltar i pushtetit në Beograd është John Rendon, një konsulent i specializuar për operacione psikologjike (me fjalë të tjera: një ekspert i larë, i shpëlarë dhe i ndotur me të gjitha ujërat, aktiv në qarqet politike në Washington nga vitet 1980-të dhe, sipas gazetarëve të famshëm amerikanë, i lidhur me shërbimin sekret CIA). Në burime të hapura në internet mund të gjenden shkrime nga qershori i vitit 2023 në të cilat thuhet se Rendon është duke e këshilluar qeverinë e Serbisë lidhur me dialogun me Kosovën dhe marrëdhëniet me Rusinë. NIN është i bindur se John Rendon është lidhur me pushtetin në Beograd përmes ambasadorit aktual Christopher Hill. Të dy njihen nga koha kur operonin në Irak: njëri si specialist për relacione publike, tjetri si diplomat amerikan.

Kur para disa ditësh biseduan përmes telefonit presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump dhe kryetari serb Aleksandar Vuçiq, të pranishëm ishin edhe Elon Musk dhe Christopher Ruddy. Kush është ky i fundit? Në janar 2010, gazeta britanike “Daily Telegraph” e renditi Ruddy si njërin nga “100 konservatorët më të fuqishëm” në SHBA dhe nënvizoi: “Chris Ruddy është një lojtar gjithnjë e më i fuqishëm edhe në mediat konservatore dhe përtej tyre.” 

Ruddy është mik i ngushtë dhe i ngahershëm i Donald Trumpit, si dhe drejtor ekzekutiv i stacionit televiziv “Newsmax”, i cili ka nisur së fundmi të transmetojë program për Serbinë në bashkëpunim me telekomin serb. “Newsmax” mbështet republikanët. Deri këtu nuk u përmendën fare edhe disa kontakte të tjera të ngushta të regjimit në Serbi me këshilltarë dhe familjarë të presidentit të zgjedhur amerikan.

Është e vërtetë që presioni ndaj qeverisë së Kosovës në katër vitet e fundit nga Washingtoni dhe Brukseli ka qenë i pabalancuar dhe shpeshherë i padrejtë. Por kjo situatë e pakëndshme nuk duhet të shërbejë si arsyetim nga qeveria për mosveprim në politikën e jashtme. Fjalimet patetike të krerëve të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk sjellin asgjë konkrete. Janë si lojëra tenisi ku publiku (eventualisht) i brohorit lojtarit të vet. Duhet zhvillim i mendimit strategjik, duhen plane konkrete, duhet kuptim më i gjerë i dridhjeve tektonike në politikën botërore. 

Për të gjitha këto duhen profesionistë, duhen zyrtarë kompetentë. Duhen dhe shefa që kërkojnë llogari nga çdokush që ngarkohet me një përgjegjësi të caktuar. Duhet të jetë më aktive edhe presidentja e Kosovës, sepse, siç po shihet ashiqare, krerëve të shtetit po u mungon një koordinim i duhur dhe një strategji e përbashkët për politikën e jashtme. Kjo mangësi nuk mund të mbulohet me vizita dosido dhe takime dosido në SHBA apo vende të tjera.

22 Komente

  1. A
    Asllas

    O Enver Robeli,edhr ti dhe partia e jote LDK dhe gazeta e jote bota s…kane qene me shume se Kurti kundra Kosoves.Gjitha dosjet ne Hage jane tuajat,i bete bashke me shkiet.Pse nuk e thae deri tash asnje fjale per ata qe e cliruan Kosoven.Ju deshet ta coni Kosoven ne Serbi por su lane clirimtaret,tash qe ata jane ne burge at pun e bene me zelle te madhe albinoja ,nuk u vjen mire se do mbeteni jashte….

    Përgjigjjuni
    1. p
      prec ulaj

      Albini dhe Gervalla jane shume te mire, mendohen shume per Kosoven. Duan ti nderpresin marrdhenjet me Ameriken, se eshte shume larg, nuk perballohen shpenzimet. Marrim nje shembull, Albini ishte dje ne Maqedoni, ku qeveria e re Pro Ruse e priti shume ngrohte Albinin, aq sa ai deklaroi qe Shqiptaret atje nuk duhet te flasin apo mesojne Shqip. Vec nje "patriot" si Albini mund te shprehet keshtu ne Maqedoni. Pse me harxhu pare ne Amerike, kur e ke afer Maqedonine?

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kaman Dukati

      Albin Kurtit, i hyftë në bythë, ajo gjuha e fotos ilustruese.

      Përgjigjjuni
      1. m
        meri

        Enver Robelli krahas parave qe duhet te jape qeveria e Kosoves qofshin keto edhe shuma marramendese un jam i mendimit qe z.Kurti tu beje juve nje kerkese qe te jipni edhe grate per te konkuruar Serbin.Idiote te lindur ose te bere nga rregjimi i Millosheviçit.Turpe ,njeri na del e deklaron qe Kosovaret nuk qenkeshin Shqipetare,nje tjeter na del e na thote nese Serbia i jep A merr ik-es, dy miliard dollare,ne duhet ti japim kater.Po po i dha qeveria te gjitha parate per lobim Ju çfare do hani apo ju furnizon falas Serbia??????????? Ne kendej kur kemi zgjidhje te tilla si kjo e jotja , i permbeledhim me dy germa v.. k... Para se te loboni mblidhuni dhe ndani mendjen se çfare jeni pasketaj vendosni se mos ju shkojne parate dem ,se paguan edhe Serbia .

        Përgjigjjuni
      2. O
        Oficeri dulles

        Ky nipcja i Milloshevict nuk ka ikur akoma, ne cunin e Karaxhcit e rrasem brenda

        Përgjigjjuni
        1. C
          Comments

          Kosova kurrë nuk ka patur politikan dhe aq më pak diplomat., pasi po ti kishin këta të dyja., jo vetëm që do ishin në OKB, por nuk do na kishin penguar dhe ne për në BE.Sot në Hagë pret të dënohet Thaçi, Selimi ,Krasniqi., ku po të ishin të zgjuar Kosovarët., ata do kishin bust në çdo shtet të botës. Dje Kryeministri Kurti firmosi me Maqedoni e Veriut kontroll të përbashkët doganor, ku të gjithë e dinë se emri zyrtar i Maqedonis së Veriut ish Republika jugosllave e Maqedonis.Jo vetëm që krerët e vetshpallur të Kosovës nuk na ndëgjojn, por dhe na kundërshtojn fshehurazi te të huajt.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            Foto shume e bukur.Albin Kurti nje CAR me syze.

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Roberto, e ke gjet fiks fare, por shiko ku e mban bishtin e syzeve ky CAR-i, para "testikulit" dmth veshit te djathte...ha ha ha.

              Përgjigjjuni
            2. p
              politika shqiptare eshte kupola e mafias dhe ata j

              Rrofte Albin Kurti dhe e drejtofte Shqiperine dhe Kosoven bashke per 25 vite sepse shqiperine e ka marre lumi ku lartesohen deri ne nivel ministri,deputeti,drejtori,shefi,jane emeruar narkomane,tutore femrash,mafioze nderkombtare tonelatash droge,dhe llum

              Përgjigjjuni
              1. d
                dion

                Ky është plera i Kosovës dhe i atyre koqevarëve që e përkrahin,ky ndyrësirë është përçarës i shqiptarisë në rajon.....përse ka kaq shumë derra në Kosovë.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  UÇK

                  Ketij Serbit zAl -Bin kush ja ka dhene keto syze te saldatorit ?

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Albini, me vetedije apo pa vetedije po e zhben shtetesine e Kosoves!

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      prec ulaj

                      Kosova po behet Palestina e Europes. Me kete rruge, nuk do jete e larget dita qe Kosovaret do ikin dhe nuk kthehen me ne tokat e tyre. Ndersa Ballkani po blen arme per lufte, Kosovaret po blejne zetora per tu shperngulur me force prej Albinit dhe Gervalles.

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Shqipe-USA

                      @@Albin Kurti, eshte Kulish i sherbimit te Fshehte Serbe, dhe eshte Pjese e Skenarit te Shkaterrimit te Identitetit Kombetare... @@Albin Refugjati ne Norwegji, eshte per tu DENUAR, me Deklaratat e fundit ,per gjuthen Shqipe ne Maqedoni... Nuk Preket Gjuha Shqipe, me ate Indentifikohemi ne si Shqipetare gjithandej ku jemi, ajo nuk eshte Prone e Albin Kurtit.... @@Kur thone per Ambasaden pa Shofere...kjo do te thote NUK KEMI TE BEJME ME NJE SHTET Serjoz, por me nje Min-Pricipate, qe prete te rriten "Kuajt" per Karrocen??????????

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drenica

                        fotografia flet me mire se 1000 fjale Al Bini me syze saldatori dmth komplet rrot kari

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drenica

                          fotografia flet me mire se 1000 fjale Al Bini me syze saldatori dmth komplet rrot kari

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Soni

                            Po jo lakuriq e jo hajdut.

                            Përgjigjjuni
                          2. m
                            mirel

                            Robelli harron te thote qe Serbia ka lobuesin me te fuqishem se kedo ne Shqiperi Quhet Edi Rama, ky qe ka punuar kunder Kosoves me shume se cdo serb dhe te gjithe serbet se bashku Kryeministri me i mire i Serbise

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              MEDU.

                              Al-Bin-Lladeni, njeriu që do të mbahet në histori për veprat e tij antikombëtare dhe antishqiptare.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luani

                                Albin Çebja (batanije-s) Kryeministër i Qeverisë : ZDRAVO, ZDRAVO, ZDRAVO.

                                Përgjigjjuni
                                1. Z
                                  Ziu

                                  Ku kam qene ambasadat e Kosoves kane qene shume here me te mira e me te pajisura se te Shqiperise. Qe nga Konsullata ne Mynih e deri Berlin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 2
                                    2-shja kakastrofale

                                    Albin diletanti me ideologji të vjetër komuniste dhe Edi Rama që lobonte haptas për Serbinë janë 2-shja që dëmtuan Kosovën.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje